Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANE– Mbrëmja e djeshme u mbyll me një aksident tragjik në aksin Tiranë-Elbasan, aty ku një makinë me 4 vajza u përplas nga një makinë tip ‘Benz’ e për pasojë dy prej tyre humbën jetën ndërkohë që dy të tjerat janë në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Vajzat ishin nisur për të festuar një ditëlindje mirëpo shoferi i mjetit tjetër, Behar Pema i cili ishte në gjendje të dehur dhe bënte manovra në rrugë duke drejtuar mjetin me 160 km në orë, përplasi 4 të rejat.
58-vjeçari iu nënshtrua dy herë testit të alkoolit dhe doli mbi normën që duhet, duke u dënuar me akuzat ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe e dyta “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”. Mirëpo lind pyetja, a duhet të dënohet kaq pak vite një person që ka marrë dy jetë njerëzish, plagosur dy të tjera e mbi të gjitha i dehur duke i dhënë makinës në atë lloj gjendje.
Për ti bërë llogaritë saktë: ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor‘, kur ka shkaktuar vdekjen ose plagosja e rëndë e disa personave, dënohet me burgim nga pesë deri në njëzet vjet. Ndërsa akuza e dyte me të cilën dënohet 58-vjeçari është ‘Drejtimi i automjeteve apo mjeteve të tjera të motorizuara në gjendje të dehur, nën efektin e lëndëve narkotike apo pa dëshminë përkatëse të aftësisë’ dënohet me burgim nga dhjetë ditë deri në tre vjet.
Pra me pak fjalë shtetasi mund të kryejë maksimumi 30 vite burg për vdekjen e dy vajzave të reja, dhe plagosjen e dy të tjerave që nuk i dihet nëse do jenë të afta të jetojnë jetën normalisht. Me pak fjalë në këtë rast jeta e njërës vajzë shkon në 15 vite burg.
Ky nuk është aksidenti i parë i këtij lloji, me pasoja të ngjashme dhe me dhënien e dënimit në të njëjtën formë pavarësisht se autori në rastin e dytë humbi jetën së bashku me personat e tjerë që aksidentoi.
Aksidenti që ndodhi në vitin 2016 në Sukth, ku humbën jetën 4 persona pasi autori, Dashnor Deliallisi ishte në kahun e kundërt të autostradës, si dhe nën efektin e alkoolit dhe drogërave të forta kaloi po ashtu pa dënim të rëndë, pavarësisht se ndërroi jetë.
Ekspertët rrugorë e vlerësuan këtë aksident si ‘gabim njerëzor‘ pasi sipas tyre Deliallisi u fut në kahun e kundërt pasi nuk kishte ndriçim në autostradë.
Në këto raste ajo që i përshtatet më shumë ngjarjeve të tilla është ”vrasja rrugore”, projektligji që parashikon rritjen e masës së dënimeve për drejtuesit e mjeteve që shkaktojnë aksidente me pasoja në disa rrethana të caktuara.
Ky është projektligj që ka më shumë se 2 vjet që qëndron në sirtarët e kuvendit. Fillimisht u depozitua në atë kohë nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në cilësinë e deputetit dhe ende nuk është marrë në shqyrtim.
Ky propozim nuk u mor asnjëherë në konsideratë.
Edhe sa jetë njerëzish duhet të vdesin nëpër autostrada për ta marrë seriziosht këtë projektligj? Cili person duhet të ndërrojë jetë nga një drejtues mjeti i dehur që ligji të vihet re nga personat përkatës??
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SARANDË- Baftjar Nela përmbarues privat u qëllua me thikë mëngjesin e sotëm teksa kishte shkuar për të dorëzuar njoftimin për masë sigurie në banesën e Ale...
KUÇOVË– Viti i ri shkollor 2020-2021 ka nisur ndryshe për nxënsit e shkollës “18 Tetori”. Këtë vit nxënësit e kësaj shkolle do zhvillojnë mësim në a...
BALLSH- Në protestën e sotme të naftëtarëve të Ballshit morën pjesë edhe disa gra. Këto të fundit kanë qenë prezente edhe gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe...
TIRANË- OFL, (Operacioni Forca e Ligjit) iu ka dërguar formularët 3 të dënuarve për trafik droge dhe vrasje. Mësohet se në sitëne OFL-së janë Alket Zeneli,...
TIRANË- Shtyhet seanca e parë në GJKKO për çëshjen “VOL-VO4” . Shkak i shtyrjes është bëtë kërkesa e njërit prej avokatëve të 14 të pandehurve, i ci...
TIRANE-Një 25-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia pasi përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një 29-vjeçare.I riu i ka shkuar në banesë vaj...
BALLSH- Vijojnë tensionet në uzinën e Ballshit. Policia ka hedhur spraj për shpërndarjen e naftëtarëve, pasi këta të fundit kanë çarë kordonin e efektivë...
TIRANË- Një ditë pas aksidentit tragjik në Tiranë-Elbasan, ku vdiqën dy vajza dhe 2 të tjera po luftojnë për të jetuar në spitalin Ushtarak, detaje tragjik...
TIRANË- Pamjet e mëposhtme na vijnë nga shkolla “At Zef Pllumi” në Tiranë.Nxënësit bashkë me prindërit shfaqen grumbull jashtë derës së shkollës, ndërkohë ...