LIVE UPDATES
Bota

Ligjvënësit amerikanë paralajmërojnë për rrezikun në rritje të Kinës

1 Tetor 2020, 14:46 Nga DOSJA

UASHINGTON – Ligjvënësit amerikanë po paralajmërojnë për rrezikun në rritje nga Kina.

Në dy raporte të veçanta, të publikuara të mërkurën, kritikohen agjensitë amerikane të zbulimit dhe politikanët se shpresuan më tepër se ç’duhej në nocionin se rritja e tregtisë dhe ndërveprimit me Kinën, do ta shtynin rrjedhimisht Pekinin të përshtatej me vlerat perëndimore.

Raportet thonë se Shtetet e Bashkuara janë duke u munduar vetëm të reagojnë ndërsa përballen me rrezikun real të zëvendësimit nga Kina në skenën botërore.

“Janë shumë gjëra që rrezikohen”, thuhet në një raport të redaktuar të qarkulluar nga demokratët në Komissionin e Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve.

“Në rast se nuk bëhet një rishpërndarje domethënëse e burimeve, qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe komuniteti i zbulimit nuk do të arrijnë rezultatin e nevojshëm për të mundësuar konkurencën e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara me Kinën në skenën globale për dekadat e ardhshme”, thotë raporti.Ligjvënësi demokrat Adam Schiff, Kryetar i Komisionit të ZbulimitLigjvënësi demokrat Adam Schiff, Kryetar i Komisionit të Zbulimit

Raporti i Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, i mbështetur tek qindra orë dëshmish të zyrtarëve të zbulimit dhe tek rishikimi i mijëra vlerësimeve, kritikon agjensitë amerikane të zbulimit se u fokusuan më tepër se ç’duhet në misionin e tyre kundër terrorizmit dhe se dështuan t’i përshtaten rreziqeve të një bote në ndryshim.

“Ndërsa Shtetet e Bashkuara ishin të zëna në luftën me al-Kaidan, ISIS-in dhe bashkëpunëtorët, degët dhe ndjekësit e tyre, dominimi i pasfiduar i Uashingtonit në sistemin global u zvenit”, thotë raporti.

Për t’u përballur më mirë me Kinën dhe rreziqet e tjera që po shfaqen, raporti thotë se agjensitë amerikane të zbulimit duhet të shfrytëzojnë më mirë informacionin e disponueshëm në internet, mediat sociale dhe gjetiu.

Raporti gjithashtu thotë se zyrtarë amerikanë të zbulimit duhet t’u kushtojnë më shumë vëmendje rreziqeve jo të menjëhershme dhe joushtarake “si shëndeti global, siguria ekonomike dhe ndryshimet klimatike”.

Gjithashtu, raporti bën thirrje për një fokus më të madh tek rekrutimi dhe përgatitja e “brezit të ardhshëm të analistëve për Kinën”, siç përshkruhen nga raporti.

“Lajmi i mirë është se ende kemi kohë për t’u përshtatur”, tha në një deklaratë Kryetari i Komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve, Adam Schiff. “Është shpresa ime që komuniteti i zbulimit do të bashkëpunojë ngushtë me komisionet e mbikqyrjes nga Kongresi për t’i realizuar këto ndryshime me shpejtësi”.Ligjvënësi republikan Michael McCaul, Komisioni i Marrëdhënieve me JashtëLigjvënësi republikan Michael McCaul, Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë

Një raport i dytë i publikuar po të mërkurën, këtë radhë nga ligjvënësit republikanë, kishte gjithashtu kritika, duke rekomanduar më shumë se 400 ndryshime në strategjinë e Uashingtonit për Kinën.

“Për të ruajtuar demokracinë dhe lirinë në mbarë botën, Shtetet e Bashkuara duhet të veprojnë me vendosmëri me aleatët tanë për të rifituar avantazhin e iniciativës”, thotë raporti i Grupit të Punës për Kinën.

Ideologjia e Partisë Komuniste Kineze (PKK) “po dëmton parimet themelore të sistemit ndërkombëtar dhe po rrezikon sigurinë dhe begatinë e amerikanëve”, thuhet në raport. “Mëshira dhe mirëkuptimi ndaj PKK-së dhe axhendës së saj shtypëse nuk është më një opsion”.

Raporti u bën thirrje politikëbërësve të shtojnë operacionet e kundërzbulimit ndaj Kinës dhe të sigurohen që zinxhiri i furnizimit për mjekësinë dhe për sigurinë kombëtare të mos mbështetet më tek mallrat kineze.

Raporti gjithashtu rekomandon rritjen e shpenzimeve për t’u përballur më mirë me aftësitë bërthamore të Kinës, si dhe forcat saj të armatosura konvencionale që vazhdojnë të rriten.

“Për mbi 40 vjet, jemi përpjekur t’i sjellim në familjen e kombeve, si një partner i përgjegjshëm, por ata refuzojnë të sillen me përgjegjësi”, tha në një deklaratë Kryetari i Grupit të Punës për Kinën, Michael McCaul.

Marrë nga: VOA 

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kina shba kina shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj