LIVE UPDATES
Aktualitet

Kërkoi mëshirë… Gjykata lë në burg infermieren që zhvati pacientin e vdekur tek Infektivi! Ronida Hysi mori të gjitha p

28 Janar 2021, 10:30 Nga DOSJA
Kërkoi mëshirë… Gjykata lë në burg infermieren

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg infermieren e infektivit Ronida Hysin deri në përfundim të hetimeve.

Infermierja është shfaqur e penduar në gjykatë, aty ku ka pranuar dhe vjedhjen e kryer. Hysi është shprehur se veprimin e ka kryer për shkak të gjendjes së saj të rëndë ekonomike. Dosja.al mëson se Hysa jeton e vetme me djalin e saj 2-vjeçar pasi është e divorcuar nga bashkëshorti. Në gjykatë ajo ka kërkuar mëshirë për shkak se ka fëmijën e mitur për të rritur e se nuk mund t’ja dilte me pagesën e qerasë së banesës ku jetonte në Tiranë.

Vjedhja ndaj një personi të vdekur ka bërë që Gjykata të japë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për infermierin. Tentativat e tërheqjes së parave në banka kanë qënë të ripërsëritshme nga ana e saj. Që nga orët e para të mëngjesit e deri në orën 4,infermierja ka tentuar që të marrë të gjitha paratë që ndodheshin në kartën e pacientit me Covid.

Nga hetimi ka rezultuar se e reja i ka marrë bankat me rradhë, 600 mijë lekë i ka marrë në bankomatin e spitalit. Më pas ka shkuar në një bankomat në autostradë por nuk ka mundur të tërheqë pasi nuk ka pasur para. Ndërkohë avokati i saj ka deklaruar se klientja e tij nuk e vodhi portofolin por e ka gjetur në tokë. Kjo bie ndesh me deklaratën e vetë infermieres e cila u shfaq e penduar në sallën e gjyqit.

Mëshira nuk ka bërë asnjë punë pasi për gjyqtarin vjedhja ndaj një të vdekuri ka qënë vepër shumë e rëndë.

Si u zbulua rasti?

Rasti i 30-vjeçares Hysi u denoncua pak kohë më parë në emisionin ‘Stop’ nga 25-vjeçari me inicialet F.D., djali i një pacienti me inicialet K.C., 58 vjeç, i cili ishte i shtruar në spitalin e Infektit ku dhe ndërroi jetë. I riu fillimisht kishte denoncuar në polici se babait të ndjerë i kishin vjedhur paratë që kishte në portofol, 20 mijë lekë të reja. Sipas denoncimit të të riut, babai iu shtrua në spital më 22 Dhjetor 2020 dhe humbi jetën më 27 Dhjetor 2020. Djali thotë se para se të shtronte të atin në spital, i kishte dhënë portofolin me 202 mijë Lekë të vjetra, brenda së cilës ndodhej edhe karta e bankomatit së bashku me kodin pin. Por dy ditë përpara se babai të humbiste jetën, denoncuesi tregon se nga bankmati ishin tërhequr para me kartën e bankës që kishte lënë në portofolin e të atit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet infermierja ronida hysa ronida hysa arrestohet infermierja ronida hysa ronida hysa

Sondazh

Poll
Aktualitet 28 Janar 2021, 10:28

TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar 21 vite burg për Astrit Beqirin dhe Dhimitër Shkod...

Aktualitet 28 Janar 2021, 08:49

FIER-Dy fëmijë nga komuniteti rom janë rrëmbyer nga rrjedha e lumit Gjancia në Fier. Ata të dy kanë qënë duke luajtur pranë lumit, kur rrjedha e lumit i ka rrëm...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj