LIVE UPDATES
Aktualitet

Lirimi i supertrafikantit Naser Gashi/ Polici u pezullua, kërkoi azil, a do të hetohen përgjegjësit?

13 Shkurt 2019, 12:45 Nga DOSJA
Lirimi i supertrafikantit Naser Gashi/ Polici u pezullua, kërkoi azil, a do

TIRANË- 3 javë pas denoncimit të skandalit që ka përfshirë prokurorinë e Kukësit, ish-zv.drejtori i Hetimit në Drejtorinë e Kukësit, Shkëlqim Pepkolaj, është pezulluar nga detyra dhe ndodhet në azil, ndërkohë që prokuroria e Kukësit është futur në një ‘spirale’ nga ku dihet si do të dalë.

Çështja u bë publike në gazetën Shqiptarja.com dhe gazetarët Elton Qyno e Artan Hoxha. Naser Gashi, një trafikant i superkërkuar droge është ndaluar nga Policia e Kukësit në mes të tetorit teksa po tentonte të kalonte kufirin dhe të arratisej në Kosovë.

Gashi, me dokumente false dhe i dënuar nga Gjykata e Tiranës, është liruar brenda 24 orëve në pikën kufitare të Morinës. 58-vjeçari ka rreth 5 vite që kërkohet nga drejtësia shqiptare, për të vuajtur dënimin prej 7.4 vite burg, por ia doli të largohet ndërkohë që polici që bëri denoncimin u pezullua nga detyra dhe ndodhet në azil.

Si ndodhi skandali?

Në 17 tetor të 2018-ës, Naser Gashi i shoqëruar nga Ron Nimani tenton të dalë nga Shqipëria përmes pikës kufitare të kalimit të Morinës.

Në një makinë tip Audi me dokumente të falsifikuara që mbanin emrin e Saimir Bula, Gashi tentoi të largohej. Por pas dyshimeve për dokumentet, policia e shoqëroi në Drejtorinë e Policisë ku iu bë identifikimi përmes gjurmëve të gishtave.

Pas identifikimit në Komisariat u zbulua se nuk ishte Saimir Bula por Nazër Gashi. Dhe këtu nis që historia të marrë rrjedhë.

Prokurorja Rita Gjati firmosi lirimin e menjëhershëm, që u ekzekutua nga policia në 18 tetor. Policia e Kukësit e fshehu ngjarjen duke mos dhënë asnjë njoftim për mediat. “Kurbani” i vetëm i kësaj historie u bë denoncuesi, polici Shkëlqim Pepkolaj që u pezullua nga detyra pasi hetoi procedurën e paligjshme të policisë së Kukësit.

Pasi ngjarja u bë publike, prokuroria e Përgjithshme reagoi duke thënë se Naser Gashi nuk duhet të lirohej, ndërkohë që Krimet e Rënda dhe organet e tjera shtetërore nuk kanë dhënë më asnjë informacion se çfarë do të bëhet me hetimin dhe vënien para përgjegjësitë të prokurores, që e dinte kë po lironte dhe oficerëve që liruan supertrafikantin e dënuar me 7.4 vite burg.

Krimet e Rënda kanë nisur një hetim për këtë çështje në 30 janar 2019, dhe që pas asaj dite, nuk ka asnjë të dhënë zyrtare.

Shkëlqim Pepkolaj iku në Azil

Gazetarja e kronikës, Anila Hoxha, i kushtoi një shkrim rastit të policit Shkëlqim Pepkolaj, i cili zbuloi të gjithë procedurën e paligjshme me të cilën, prokuroria dhe Policia e Kukësit liruan një supertrafikant të kërkuar droge.

Në shkrim, Hoxha thoshte se gjithë vitet e karrierës së Pepkolajt u hodhën poshtë dhe se fakti që ai kërkoi zbatim të ligjit, solli përballjen me ‘të fortët’ që e pezulluan nga detyra duke e detyruar të largohet për azil.

Gjithë Shteti në dijeni për lirimin e Gashit, po përgjegjësia?

Kryeministri Edi Rama tha pak javë më parë: Përgjegjësia nuk është të ndalojmë çdo gjë që ndodh, por përgjegjësia jonë duket në reagimin tonë pasi ngjarja ndodh.

Kështu, një prokurore liron një trafikant të dënuar droge me pretekstin se ishte arrestuar vetëm për falsifikim pasaporte, ndërkohë që policia ka 5 vite që e kërkon dhe për ngjarjen janë vënë në dijeni, të gjitha instancat më të larta të shtetit.

Për lirimin e paligjshëm të tij tashmë kanë marrë dijeni Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, zv/drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu, dhe një sërë struktura të tjera në polici dhe ministri.

Për këtë rast të paprecedentë aktualisht ka nisur një hetim nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në ministri, ku në fokusin e verifikimeve janë vënë Drejtori i Qarkut Kukës Zef Laska, Shefi i komisariatit Kukës Agim Basha, Alfred Mazreku, shef seksioni i hetimit pranë komisariatit të Kukësit dhe Shkëlqim Kola, me detyrë shef i sallës së komandimit dhe Drejtimit në Kukës.

Njëkohësisht nga e Këshillit të Lartë të Prokurorisë pritet të nisë një verifikim për prokuroren e Kukësit Rita Gjati, e cila ka firmosur lirimin e Naser Gashit, duke nxjerrë ndalimin e tij nga policia e Kukësit si të paligjshëm. Por pavarësisht kësaj, ende nuk ka një masë konkrete për personat e përfshirë në këtë çështje që duket e pabesueshme, por tregon edhe njëherë përballjen e vështirë që ka policia dhe shteti i dobët shqiptar para krimit.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lirimi i naser gashit polici ne azil prokuroria e kukesit rita gjati shkelqim pepkola lirimi i naser gashit polici ne azil prokuroria e kukesit rita gjati shkelqim pepkola

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj