LIVE UPDATES
Politike

LISTA/ 19 institucionet që do të japin llogari për zgjedhjet e 25 prillit

18 Tetor 2021, 16:39 Nga DOSJA
LISTA/ 19 institucionet që do të japin llogari për zgjedhjet e 25

TIRANË– Komisioni Hetimor për 25 prillin do të kërkojë informacione nga 19 institucione. Kryetari i këtij komisioni, Enkelejd Alibeaj deklaroi para të pranishmëve se do të përdorin të gjitha metodat e hetimit përfshirë kqyrjen, kontrollin apo sekuestrimin e akteve pranë institucioneve përgjegjëse në mënyrë që të hetojnë zgjedhjet e 25 prillit, të cilat i cilësojnë një masakër zgjedhore.

“Konkretisht, do të kërkohen ndër të tjera, por pa u kufizuar vetëm në to, dokumentet apo informacionet e mëposhtme: Informacione apo dokumente të dërguara nga Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për numrin e procedimeve penale, lidhur me krimet zgjedhore dhe fazën e tyre; Informacione apo dokumente të dërguara nga Prokuroria e Përgjithshme për numrin e procedimeve penale, lidhur me krimet zgjedhore dhe fazën e tyre;
Informacione apo dokumente të dërguara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për numrin e shtetasve të ndaluar, të arrestuar dhe numrin e rasteve të referuara për krime zgjedhore; Informacione apo dokumente nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit mbi gjendjen e rezervave të shtetit në depozitat qëndrore dhe lokale për cdo muaj në përiudhën 01.01.2020 – 30.04.2021; Informacione apo dokumente nga Inspektoriati Qëndror dhe të gjitha inspektoriatet e tjera që veprojnë në Shqipëri për numrin e inspektimeve të kryera, numrin e gjobave dhe sanksioneve të vendosura, numrin e sanksioneve/gjobave të revokuara me vendim administrativ/gjyqësor në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021, të ndarë sipas muajve; Informacione apo dokumente nga Agjencia e Prokurimeve Publike për numrin e tenderave, koncesioneve, PPP-ve për periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021, të ndarë sipas muajve;
Informacione apo dokumente nga bashkitë dhe Këshilli Kombëtar i Territorit për numrin e lejeve të ndërtimit të dhënë në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021, të ndarë sipas muajve;
Informacione apo dokumente nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës për numrin e lejeve të legalizimeve në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021, të ndarë sipas muajve;
Informacione apo dokumente nga Ministri i Shtetit për Rindërtimin për numrin e banesave të ndërtuara/rindërtuara, për të cilat janë dhëne celësat e banesave në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
Informacione apo dokumente nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile për numrin e shtetasve shqiptarë që ndryshuan adresat e banimit në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
Informacione apo dokumente nga Departamenti i Administratës Publike për numrin e punonjësve të institucioneve publike, vendore apo qëndrore, në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
Informacione apo dokumente nga 61 bashkitë e vendit, agjencinë e varësisë dhe kompanitë publike, për numrin e punonjësve në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
Informacione apo dokumente nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe 61 bashkitë e vendit lidhur me nmrin e familjeve që kanë përfituar ndihmë ekonomike, apo shtesa të përhershme/përkohshme të masës së ndihmës, në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
Informacione apo dokumente nga Ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe bashkitë Durrës, Tiranë, Kavajë, Lezhë, Rrogozhinë, Vorë, Krujë, Lac dhe Mirditë për shpërblimet e dhëna familjeve të prekura nga tërmeti, në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
Informacione apo dokumente nga Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me fazën e hetimeve lidhur me bërjen publike të të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve të Tiranës;
Informacione apo dokumente nga Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile lidhur me mbledhjen, përpunimin, administrimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale;
Informacione apo dokumente nga Ministria e Brendshme lidhur me numrin e shqiptarëve me të drejtë vote që jetojnë jashtë Shqipërisë, vecanërisht atyre që jetojnë në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut;
Informacione apo dokumente nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit mbi numrin e shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin e RSH-së në periudhën 19.04.2021 – 25.04.2021, nga Republika e Greqisë dhe Maqedonia e Veriut; listën e plotë të këtyre personave;
Informacione apo dokumente nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural lidhur me rimbursimet, tollonat e karburantëve dhënë fermerëve në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
Çdo informacion tjetër të nevojshëm për përmbushjen e detyrave nga ana e Komisionit, sipas objektit të punës së Komisionit,”- tha Alibeaj teksa lexonte dokumentin që mbante përpara.

LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Mblidhet Komisioni për 25 prillin, Bardhi kërkon largimin e Etjen Xhafajt

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj komisioni hetimor per 25 prillin zgjedhjet 25 prill 2021 enkelejd alibeaj komisioni hetimor per 25 prillin zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj