All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

LISTA-EMRAT/ Kush ikën e kush vjen në PS, orët e ankthit para dorëzimit të emrave në KQZ, Rama heq Kodhelin, të rrezikuar

7 Mars 2021, 12:23 Nga DOSJA
LISTA-EMRAT/ Kush ikën e kush vjen në PS, orët e ankthit para
All - Paragraf - 1

TIRANE– Të hënën në orën 24: 00 përfundon afati ligjor për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit. Janë pak më shumë se 24 orë ankth për ata që lexojnë emrat e tyre, një herë në listë, pastaj jashtë saj, apo një herë në listën fituese pastaj në listën humbëse, ku duhen më shumë se 10 mijë vota preferenciale për të çarë murin e vënë nga Kodi Zgjedhor.

Ndërsa në PD dhe LSI ka hermetizëm total, Partia Socialiste ka njoftuar kryesinë në orën 18:00. Një mbledhje ku do të marrin pjesë 12 koordinatorët e qarqeve, me propozimet për listat e secilit qark dhe ku Kryesia, të paktën formalisht do të miratojë apo kundërshtojë secilin emër.

Pas mbledhjes së kryesisë, ashtu si në vitin 2017, Kryetari i PS dhe koordinatorët e qarqeve do të lexojnë emrat e kandidatëve përpara mediave dhe më pas do t’i nisin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në 2017, Gramoz Ruçi, atëherë sekretar i Përgjithshëm i PS, themeloi sfidën e drejtuesit të qarkut që kandidon në fund të listës fituese, për të cilën angazhohej. Ai e vuri emrin e tij të 8-in në Fier dhe fitoi 10 mandate aty. Kjo skemë është propozuar edhe këtë vit, por nuk ka patur asnjë vendim. Do të jetë zgjedhje e lirë për drejtuesit e qarqeve.

Një skemë e ngjashme, më 2017 është ndjekur edhe me përzgjedhjen e kandidatëve. Lista paraprake është bërë nga drejtuesit e qarqeve dhe merr miratimin e Ramës në mënyrë operative dhe kryesisë në mënyrë formale.

Kjo mënyrë përzgjedhjeje që këtë herë po praktikohet edhe në Tiranë, ka shkaktuar lëvizje të rëndësishme dhe dorëheqje të papritura. Vasilika Hysi, Besnik Bare dhe Sadi Vorpsi nuk e kanë më emrin në listat që po harton Veliaj, si drejtues i Qarkut të Tiranës. Pas kësaj ata shpallën dorëheqjen më një tekst të ngjashëm dhe pretekst të njëjtë: do iu hapim rrugë të rinjve.

Spastrimi nuk ka përfunduar akoma. Një emër i përfolur është ai i ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli. E larguar nga Kukësi, për mosmarrëveshje me drejtuesin e qarkut Safet Gjici, Kodheli u angazhua në Tiranën, në njësinë 5, bashkë me Pandeli Majkon dhe Elio Hyskon.

Por, ndërsa Majkos dhe Hyskos u janë kërkuar dokumentet për regjistrimin në KQZ, ish- ministres akoma nuk i është njoftuar vendimi. Ndërkohë që Elona Gjebrea është tashmë një emër që nuk do të jetë në listën fituese të Tiranës, e cila po mbushet me emra të rinj si Toni Gogo, Etjen Xhafaj dhe prurje të reja si Najada Çomo dhe Luljeta Bozo.

Çarjet mes socialistëve dhe rilindasve, janë reflektuar në Kryeqytet, ku socialistët pothuajse do të mungojnë, ose do të shpërndahen në qarqe të tjera, ose do të japin dorëheqjen si të tjerët.

Një listë e gjatë emrash që vijnë dhe që ikin, për shndërrimin total të grupit parlamentar të PS. Jo vetëm në Tiranë, ku bien në sy emrat e rinj, të sjellë nga Veliaj. Në Berat ikja e Ermonela Felajt dhe Adnor Shametit, për tu zëvendësuar me Nasip Naçon e LSI dhe një emër nga FRESSH, ka shkaktuar tashmë debate që mund të reflektohen edhe në rezultatin e 25 prillit.

Në veri, ndryshimet do të jenë radikale, emrat e rinj do të dominojnë me shpresën për përmbysje. E sigurtë është që grupi parlamentar që do të dalë nga 25 prilli, reflekton më shumë Veliajn se sa Ramën. Ndoshta PS ka filluar të punojë për trashëgiminë.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kandidatet e ps lista e ps zgjedhjet e 25 prillit 2021 kandidatet e ps lista e ps zgjedhjet e 25 prillit 2021

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj