All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
LIVE UPDATES

Atentat i dyfishtë në Dukagjin/ Vritet Zef Guri, plagoset i biri, policia niset drejt vendngjarjes me helikopter (Pistat dhe Shkaqet)

• 1 i vrarë dhe 1 i plagosur, ky është bilanci i atentatit mbrëmjen e sotme në Dukagjin. • I vrarë ka mbetur Zef Guri ndërsa djali i tij Gjin Guri ka mbetur i plagosur rëndë. • Shkaku i atentatit nuk është konfirmuar ende por dyshohet se është për shkak të problemeve që kishte Gjin Guri. • 46-vjeçari njihet si njeri problematik në zonë dhe në vitin 2021 i është vendosur tritol në lokal. • Ndërkohë që në vitin 2015, Guri është përplasur dhe me policinë për shkak kultivimit të kanabisit. • Nga shkëmbimi i zjarrit, ai ka qenë dënuar me 7 vite dhe 2 muaj burg. • Policia për shkak të terrenit të vështirë ka nisur kërkimet për autorët nga ajri. 

9 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Ishte shënjestra e atentatit të sotëm, si u arrestua Gjin Guri më vititn 2015, pas përplasjes me policinë

Atentat i dyfishtë në Dukagjin/ Vritet Zef Guri, plagoset i biri,
Gjin Guri
All - Paragraf - 1

DUKAGJIN- Videoja e mëposhtme tregon momentin që është arrestuar Gjin Guri më vitin 2015 pas përplasjes me armë me policinë. Guri u përplas policinë për të mbrojtur kanabisin që kishte kultivuar.

Pas arrestimit ai u dënua me 7 vite dhe 2 muaj burg. Ndërkohë që në vitin 2021, Gurit iu vendos tritol në lokalin e tij.

2 VITE ME PARE

Pistat/ Vrasja në Dukagjin, nga konfliktet e mëparshme deri me kultivimi i kanabisit, çfarë po heton policia

Atentat i dyfishtë në Dukagjin/ Vritet Zef Guri, plagoset i biri,
Gjin Guri

DUKAGJIN- Policia po hetin disa pista për atentatin e dyfishtë në Dukagjin, ku mbeti i vrarë Zef Guri dhe i plagosur Gjin Guri. Dyshohet se shënjestra e vrasjes së sotme ishte Gjin Guri, i cili kishte probleme dhe konflikte të mëparshme.

Pistat që po heton policia janë disa, por kryesoret janë pista e konflikteve të mëparshme. Kjo pasi në vitin 2021, atij i vendosën tritol në lokalin që kishte në pronësi.

Një pistë tjetër që po hetohet është edhe ajo e konflikteve për kultivim kanabisi. Kjo pasi, Guri ka një histori me kultivim kanabisi dhe ka pasur disa konflikte të mëparshme. 

2 VITE ME PARE

Atentati në Dukagjin/ Vritet Zef Guri, dyshohet se shenjestra ishte djali i tij

Atentat i dyfishtë në Dukagjin/ Vritet Zef Guri, plagoset i biri,
gjin guri

DUKAGJIN- Një vrasje është shënuar pak minuta më parë në Dukagjin, ku persona të paidentifikuar ende kanë qëlluar babë e bir me breshëri automatiku. 

Si pasojë e atentatit humbi jetën babai Zef Guri ndërkohë që djali Gjin Guri mbeti i plagosur rëndë. Policia po heton në disa pista por dyshohet që shenjestra e atentatit ishte Gjin Guri, i cili është emër i njohur për policinë. 

Mësohet se Guri në vitin 2015 ka shkëmbyer zjarr me skuadrën e Policisë, por fatmirësisht nuk pati asnjë të plagosur. Nga kjo ngjarje, ai është dënuar me  vjet e dy muaj burg për “Prodhim dhe mbajtie pa leje të Armëve luftarake” dhe “Kanosje”.  Arrestimi i Gjin Gurit u realizua në fshatin Shosh të Dukagjinit.

Sot, gjashtë vite më vonë, Gurit i vendosën tritol në lokal. Nga ngjarja ka vetëm dëme materiale dhe asnjë person të lënduar, pasi në ato momente nuk ndodhej askush në bar. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe hetimet vijojnë. Shkaqet për vendosjen e këtij tritoli nuk dihen ende, por dyshohet se janë bërë konfliktet që mund të ketë pasur Guri.

2 VITE ME PARE

Atentati i dyfishtë në Dukagjin, Policia: Nuk kemi mbërritur ende në vendngjarje, për shkak të terrenit të vështirë

Atentat i dyfishtë në Dukagjin/ Vritet Zef Guri, plagoset i biri,
Foto ilustruese

DUKAGJIN- Policia e Shkodrës ka reaguar lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Dukagjin, ku mbeti i vrarë Zef Guri dhe i plagosur djali i tij, Gjin Guri. Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45 në Malin e Shoshit e për shkak të terrenit të vështirë, forcat policore nuk kanë mbërritur ende në vendngjarje. Njoftohet gjithashtu se Zef Guri ka ndërruar jetë pak minuta pasi ka ndodhur ngjarja. Ndërsa, djali i tij Gjin Guri është transportuar në spital. 

NJOFTIMI I POLICISË:  

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, në sallën operative të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë se në malin e Shoshit, ishin plagosur me armë zjarri shtetasit Gj. G. dhe Z. G.

Shtetasi Gj. G. po transportohet në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi Z. G. ka humbur jetën disa minuta pasi ka ndodhur ngjarja.

Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, janë nisur menjëherë për në vendngjarje, por për shkak të largësisë dhe të terrenit të vështirë nuk kanë mbërritur akoma.

Me mbërritjen e shërbimeve dhe grupit hetimor, në vendngjarje, dhe pasi të sqarohen rrethanat e ngjarjes, do të ketë një njoftim tjetër 

2 VITE ME PARE

FOTO/ U qëllua bashkë me të atin, kush është Gjin Guri, problematiku që 'kërciti' armët dhe me policinë

Atentat i dyfishtë në Dukagjin/ Vritet Zef Guri, plagoset i biri,
Gjin Guri

DUKAGJIN- Gjin Guri dhe babai i tij Zef Guri pësuan një atentat mbrëmjen e sotme në Dukagjin. Nga të shtënat e automatikut, humbi jetën Zef Guri, ndërkohë që 46-vjeçari Gjin Guri është plagosur rëndë. 

Kush është Gjin Guri?  

Gjin Guri nuk është një person i pa njohur për policinë e shtetit. Mësohet se Guri në vitin 2015 ka shkëmbyer zjarr me skuadrën e Policisë, por fatmirësisht nuk pati asnjë të plagosur.

Nga kjo ngjarje, ai është dënuar me  vjet e dy muaj burg për “Prodhim dhe mbajtie pa leje të Armëve luftarake” dhe “Kanosje”. Ndërkohë që 6 vite më vonë, më 2021, Gurit i është vënë tritl në lokal.

2 VITE ME PARE

Terreni i vështirë, policia kërkim me helikopter për autorët e vrasjes në Dukagjin

Atentat i dyfishtë në Dukagjin/ Vritet Zef Guri, plagoset i biri,
Foto Ilustruese

DUKAGJIN- Për shkak të terrenit të vështirë, policia po niset me helikopter në Dukagjin për të kërkuar për autorët e vrasjes. Nga atentati, kanë mbetur të vrarë babai Zef Guri, ndërkohë që djali Gjin Guri është i plagosur rëndë. 

Shkaqet e atentatit në Dukagjin nuk dihen ende. Ndërkohë që mësohet se drejt tyre është qëlluar me breshëri automatiku.

2 VITE ME PARE

DETAJE/ Janë qëlluar me breshëri plumbash, vdes babai në Dukagjin, i biri plagoset rëndë

Atentat i dyfishtë në Dukagjin/ Vritet Zef Guri, plagoset i biri,

DUKAGJIN- Detaje të reja kanë dalë nga atentati i dyfishtë në Dukagjin. Mësohet se persona të paidentifikuar ende kanë qëlluar babë e bir me breshëri automatiku.

Nga të shtënat, ka humbi jetën babai Zef Guri, ndërkohë që djali Gjin Guri mbeti i plagosur rëndë. Nuk dihen autorët e ngjarjes, por policia po heton disa pista. 

2 VITE ME PARE

EMRAT/ Atentati në Dukagjin, kush është viktima dhe i plagosuri

Atentat i dyfishtë në Dukagjin/ Vritet Zef Guri, plagoset i biri,
Policia

DUKAGJIN- Babë e bir kanë rënë pre e një atentati mbrëmjen e sotme në Dukagjin. Mësohet se Zef Guri ka mbetur i vrarë nga atentati.

Ndërkohë që Gjin Guri është plagosur rëndë dhe dërguar në spital në gjendje kritike për jetën. Nuk dihet shkaku i vrasjes mbrëmjen e sotme.

2 VITE ME PARE

Atentat në Dukagjin, vritet një person, plagoset një tjetër

Atentat i dyfishtë në Dukagjin/ Vritet Zef Guri, plagoset i biri,

DUKAGJIN- Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Dukagjin. Mësohet se nga atentati një person ka mbetur i vdekur në vend, ndërkohë që një tjetër është plagosur rëndë. 

Nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të gjetur autorët.

zef guri gjin guri vrasje ne dukagjin

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj