LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Zgjedhjet e pjesshme/ Celibashi: Dekretin e Presidentit kemi detyrim ta zbatojmë, Votimi elektronik nuk është i mundur

• Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi ka dhënë detajet në lidhje me zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të Tiranës, data e cilave është dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj, më 9 nëntor. • Celibashi u shpreh se KQZ ka vetëm një detyrim ligjor, për të garantuar zhvillimin e procesit zgjedhor dhe se nuk ka të lejuar të vendosë në diskutim vendimet e marra nga instancat e tjera. • Teksa iu referua aplikimit të votimit elektronik, ai u shpreh se është akoma në fazë diskutimi, por që nuk shihet si e arsyeshme, qoftë dhe nga koha dhe faktit votuesit nuk janë të familjarizuar me këtë proces. • Celibashi deklaroi se fondi i parashikuar për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në 6 bashki, është 306 milionë lekë, ku më tej shtoi se me këtë kapital do të mbulohet e gjithë pjesa logjistikës zgjedhore, personeli si dhe identifikimi elektronik që do të vihet në dispozicion të procesit zgjedhor.

3 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet e 9 nëntorit! Celibashi: Fondi i parashikuar për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në 6 bashki është 306 milionë lekë

Zgjedhjet e pjesshme/ Celibashi: Dekretin e Presidentit kemi detyrim ta
Ilirjan Celibashi

TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka prezantuar sot draftin e buxhetit gjatë një takimi me gazetarët lidhur me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për bashkitë Tiranë, Vlorë, Tepelenë, Mat, Cërrik dhe Berat, që do të mbahen më 9 nëntor. Celibashi deklaroi se fondi i parashikuar për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në 6 bashki, është 306 milionë lekë, ku më tej shtoi se me këtë kapital do të mbulohet e gjithë pjesa logjistikës zgjedhore, personeli si dhe identifikimi elektronik që do të vihet në dispozicion të procesit zgjedhor.

“Me një vlerësim paraprak që i kemi bërë kostove të këtyre zgjedhjeve, personeli  që do angazhohet, identifikim elektronik dhe gjithë pjesën tjetër të logjistikës zgjedhore , kemi një vlerë 306 milionë lekë, për afërsisht nesër dhe deri pasnesër e kemi të finalizuar buxhetin për këto zgjedhje. Kemi përgatitur draftet përkatëse për miratimin për Komisionin Rregullator që lidhet me afatet e zhvillimit të procesit zgjedhor.

Kemi parashikuar që fushata të zhvillohet në 1 deri më 8 nëntor. Jemi në procesi ne rekrutimit të personeli që do të angazhohet në zgjedhje. Koha është ajo që është që e ka përcaktuar kodi zgjedhor se nuk mund të kesh më pak se 30 ditë dhe jo më shumë se 45 ditë. KQZ dhe stafi është duke punuar thuajse 24/7 për të mundësuar zhvillimin e zgjedhjeve me të gjitha standardet," tha Celibashi.

9 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet e parakohshme në 6 bashki! Aplikimi i votimit elektronik, Celibashi: Nuk ka kohë

Zgjedhjet e pjesshme/ Celibashi: Dekretin e Presidentit kemi detyrim ta
Ilirjan Celibashi

TIRANA-Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka prezantuar sot draftin e buxhetit gjatë një takimi me gazetarët lidhur me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për bashkitë Tiranë, Vlorë, Tepelenë, Mat, Cërrik dhe Berat, që do të mbahen më 9 nëntor. Teksa iu referua aplikimit të votimit elektronik, Celibashi u shpreh se është akoma në fazë diskutimi, por që nuk shihet si e arsyeshme, qoftë dhe nga koha dhe faktit votuesit nuk janë të familjarizuar me këtë proces. Sakaq Celibashi shtoi se një mundësi është për të aplikuar votimin elektronik në zonën nr. 10 të Tiranës.

“Kemi bërë një diskutim të brendshëm për ndonjë prej njësive zgjedhore, dhe për kohën e kemi parë si jo shumë të gjetur nëse do të vendosim për të zhvilluar votim elektronik por që dhe për 1 njësi zgjedhore, por më shumë për faktin nëse o të ishte rasti i ndonjërës i atyre njësive zgjedhore ku më para është zhvillua votimi elektronik, do të bënte sens sepse do të kishim votues që do të kishin një eksperiencë të fituar.

Me shumë mundësi nuk do ta aplikojmë, por jemi në një fazë diskutimi. Do të diskutojmë dhe me partitë politike. Maksimalisht mund të jetë për zonën nr, 10 në Tiranë”, tha Celibashi.

9 MUAJ ME PARE

Dekreti i Begajt për Tiranën, Celibashi: Detyrim ta zbatojmë! KQZ nuk mund të vërë në diskutim çfarë është zhvilluar nga çdo pikëpamje ligjore dhe kushtetuese

Zgjedhjet e pjesshme/ Celibashi: Dekretin e Presidentit kemi detyrim ta
Ilirjan Celibashi

TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi ka dhënë detajet në lidhje me zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të Tiranës, data e cilave është dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj, më 9 nëntor. Celibashi u shpreh se KQZ ka vetëm një detyrim ligjor, për të garantuar zhvillimin e procesit zgjedhor dhe se nuk ka të lejuar të vendosë në diskutim vendimet e marra nga instancat e tjera.

“KQZ ka vetëm një përgjegjësi, organizmin e zgjedhjeve që dekretohen nga një institucion tjetër, që është presidenti sipas një procedure të përcaktuar.

KQZ nuk mund të vërë në diskutim çfarë është zhvilluar nga çdo pikëpamje ligjore dhe kushtetuese deri në daljen e dekretit. Detyra e KZ është të përgatisë procesin zgjedhor për të 6 bashkitë dhe nuk e fare të lejuar të vërë në diskutim vendimmarrjet e presidentit apo të Këshillit të Ministrave.

KQZ është në detyrimin kushtetues dhe ligjor për të organizuar zgjedhjet në 6 bashkisë dhe qartazi nuk mund të përfshihet në gjithë diskutimin e bërë lidhur me këtë çështje”, tha Celibashi.

ilirjan celibashi zgjedhjet e 9 nentorit kqz

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj