Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar me armë zjarri. • Fico u qëllua përpara një ndërtese në qytetin qendror të Sllovakisë Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë. • Kryeministri është dërguar në spital dhe ndodhet në sallë operacioni. • Raportimet e mediave sllovake thonë se ai u godit në stomak, krah dhe në këmbë. • Autori është arrestuar nga policia. • Presidenti i sapozgjedhur i Sllovakisë Peter Pellegrini ka thënë se është i tmerruar nga sulmi. • Në të njëjtën linjë me Pellegrinin janë dhe liderat e tjerë të botës që dënuan njëzëri sulmin ndaj Ficos.
20 artikuj për këtë temë.
SLLOVAKI- Ministri i Brendshëm, Matus Sutaj Estok duke folur para mediave për sulmin ndaj kryeministrit sllovak thotë se urrejtja që po përhapet në internet qëndron pas sulmit ndaj politikanit. Ai u bën thirrje gazetarëve, publikut dhe politikanëve që të ndalojnë përhapjen e urrejtjes.
“Ne nuk mund t’i përgjigjemi urrejtjes me urrejtje. Prandaj do të doja t’ju kërkoja të gjithëve që të ndaloni gjithë këtë urrejtje në rrjetet sociale, që synojnë këtë apo atë parti politike. Ajo që ka filluar tani është mbjellë nga shumë prej jush. Ndalo tani”, thotë Estok.
"This was a politically motivated attempt."
— Sky News (@SkyNews) May 15, 2024
Interior minister Matus Sutaj Estok says the man who shot Slovakia's prime minister Robert Fico is still being 'investigated'.
Watch live: https://t.co/G6I6dcN8mt
???? Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/Rf9BI4PXLM
SLLOVAKI- Një video e autorit që qëlloi kryeministrin sllovak është publikuar. Siç raportohet autori Juraj Cintula, i cili qëlloi kryeministrin Robert Fico tha se e bëri këtë sepse nuk pajtohej me politikat e qeverisë.
“E bëra sepse nuk isha dakord me politikat e qeverisë”, thotë ai.
Kryeministri sllovak Robert Fico ka rënë pre e një atentati ditën e sotme në Bratislavë. Gjithsej ishin 4 të shtëna që u qëlluan drejt tij, nga të cilët tre është raportuar se e kanë kapur. Fico momentalisht ndodhet në duart e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
‼️ Video of the first interrogation of the man who shot Fico 5 times
— NEXTA (@nexta_tv) May 15, 2024
The writer Juraj Cintula, who shot #Slovak Prime Minister #Fico, said he did it because he disagreed with the government's policies. pic.twitter.com/DDPBLnyxFj
SLLOVAKI- Robert Kalinak, ministër i mbrojtjes, duke folur para gazetarëve tha se për momentin nuk ka asnjë lajmë të mirë. Kalinak vazhdon të thotë se dëshiron të falënderojë urgjencën, mjekët, infermierët dhe specialistët që luftuan për jetën e kryeministrit Fico. Ai thotë se kryeministri Fico është ende në operacion dhe se situata është vërtet e keqe.
Kryeministri sllovak Robert Fico ka rënë pre e një atentati ditën e sotme në Bratislavë. Gjithsej ishin 4 të shtëna që u qëlluan drejt tij, nga të cilët tre është raportuar se e kanë kapur. Fico momentalisht ndodhet në duart e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico pasditen e sotme. Me anë të një postimi në X, Rama thekson se është i tronditur nga sulmi. Ndërkohë që i ka uruar atij shërim të shpejtë dhe rikthim spektakolar në politikë.
Postimi i Plotë:
I tronditur nga lajmi i tmerrshëm i sulmit të tmerrshëm ndaj Kryeministrit të zgjedhur të Sllovakisë, një i mbijetuar i madh dhe mik i dashur të cilit i uroj shërim të shpejtë dhe një rikthim spektakolar.
Shocked from the terrible neës of the heinous attack on the elected Prime Minister of Slovachia, a great survivor and dear friend to ëhom I ëish a quick recovery and another spectacular comeback.
— Edi Rama (@ediramaal) May 15, 2024
Kryeministri sllovak Robert Fico ka rënë pre e një atentati ditën e sotme në Bratislavë. Gjithsej ishin 5 të shtëna që u qëlluan drejt tij, nga të cilat tre janë raportuar se e kanë kapur. Fico momentalisht ndodhet në duart e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
SHBA- Presidenti i ShBA-së Joe Biden ka reaguar nëpërmjet faqes zyrtare të webit të Shtëpisë së Bardhë në lidhje me atentatin ndaj Kryeministrit sllovak Robert Fico. Në reagimin e tij ai është shprehur se u ndje i alarmuar nga lajmet e atentatit dhe thekson se dënon këtë akt dhune.
Biden është shprehur se ai dhe zonja e parë Jill, po luten për shëndetin e Fico dhe thot se ambasada e ShBA-së është në kontakt të ngushtë me qeverinë Sllovake dhe gati të ndihmojë.
SLLOVAKI- Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico u qëllua ditën e sotme më armë zjarri dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Në një video që po qarkullon në mediat sociale dëgjohen pesë të shtëna me armë.
Kryeministri sllovak Robert Fico ka rënë pre e një atentati ditën e sotme në Bratislavë. Gjithsej ishin 5 të shtëna që u qëlluan drejt tij, nga të cilat tre janë raportuar se e kanë kapur. Fico momentalisht ndodhet në duart e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar në lidhje me atentatin që ju bë homologut të tij sllovak ditën e sotme. Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social X, Kurti i ka uruar shërim të shpejtë Robert Fico-s si dhe ka ndarë lutjet e tij me familjen e të plagosurit dhe populin sllovak.
Kurti përmbyll postimin me një fjali ku thot: Dhuna nuk ka vend në demokraci.
Very disturbing news from Slovakia, reporting that PM Robert Fico has been shot. We wish him a fast and full recovery and extend our thoughts to his family and the people of Slovakia. Violence has no place in a democracy.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 15, 2024
SLLOVAKI- Është identifikuar autori që qëlloi kryeministrin sllovak Ruber Ficko. Sipas raportimeve autori i atentatit ndaj kryeministrit sllovak është një shkrimtar 71-vjeçar sllovak i quajtur Juraj Tsintula. Gjithashtu Tsintula e ka thërritur kreun e qeverisë në emër para se ta qëllonte, duke bërtitur “Robert, hajde këtu” dhe më pas ai e ka qëlluar.
71-vjeçari Juraj Tsintula është një nga themeluesit e klubit letrar DÚHA, në vitin 2005. Deri në vitin 2016 ka qenë kryetar i klubit dhe ka shkruar tre përmbledhje me poezi.
Ndërsa që nga viti 2015 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovakë. Sipas informacioneve, në vitin 2016 ai punonte si shofer në një qendër tregtare në Levice, vendlindja e tij.
Kryeministri sllovak Robert Fico ka rënë pre e një atentati ditën e sotme në Bratislavë. Gjithsej ishin 4 të shtëna që u qëlluan drejt tij, nga të cilët tre është raportuar se e kanë kapur. Fico momentalisht ndodhet në duart e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
SLLOVAKI- Kryeministri sllovak Robert Fico pësoi lëndime të rënda për jetën pasi u qëllua dhe u plagos me armë zjarri. Kryeministria sllovake tha se Fico u dërgua me urgjencë në spital në qytetin qendror të Handlova.
Pamjet tregojnë kryeministrin sllovak duke u transportuar në spitalin e Banska Bystrica, në lindje të Handlova, pasi u transportua atje me helikopter. Në video duket një staf i madh mjekësh që shtyjnë barelën që mban kryeministrin e plagosur ku fytyra e këtij të fundit është e mbuluar.
Gjithashtu efektivët e Policisë ndalojnë kameramanin ti afrohet më tepër barelës, teksa kjo e fundit i afrohet derës së spitalit.
SLLOVAKI- Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg ka reaguar në lidhje me atentatin që iu bë ditën e stome kryeministrit sllovak. Stoltenberg shtoi se lutjet dhe mendimet e tij janë me Robert Fico.
"I tronditur dhe i tmerruar nga të shtënat ndaj kryeministrit Robert Fico. I uroj forcë për shërim të shpejtë. Lutjet e mia janë me Robert Fico dhe të dashurit e tij," shkroi shefi i NATO-s në "X".
Shocked and appalled by the shooting of Prime Minister Robert Fico. I wish him strength for a speedy recovery. My thoughts are with Robert Fico, his loved ones, and the people of Slovakia.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) May 15, 2024
Kryeministri sllovak Robert Fico ka rënë pre e një atentati ditën e sotme në Bratislavë. Gjithsej ishin 4 të shtëna që u qëlluan drejt tij, nga të cilët tre është raportuar se e kanë kapur. Fico momentalisht ndodhet në duart e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
SPANJË- Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez ka reaguar ndaj atentatit që iu bë ditën e sotme Kryeministrit sllovak Robert Fico. Nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social X, Sánchez ka thënë se është i tmerruar dhe i indinjuar nga sulmi.
Sánchez gjithashtu thot se Spanja do të qëndrojë krah Kryeministrit sllovak, familjes së tij si dhe popullit sllovak. Sánchez përmbyll reagimin ndaj sulmit duke thënë se asgjë në botë nuk mund të justifikojë dhunën.
Horrified and outraged at the attack on the Slovak Prime Minister.
— Pedro Sánchez (@sanchezcastejon) May 15, 2024
Spain stands with Robert Fico, his family and the Slovak people at this extremely difficult time.
Nothing can ever justify violence.
SLLOVAKI- Kryeministri sllovak Robert Fico mori pjesë në mbledhjen e kabinetit para se të qëllohej me armë zjarri. Disa pamje tregojnë momentet ku Fico mbërrin me makinë në qytetin qendror Handlova, ku sapo del nga makina ai duartrokitet nga qytetarët aty pranë që qëndronin pas një gardhi.
Me një dosje të kuqe në dorë dhe i buzëqeshur, Fico takon të pranishmit përpara se të futet në mbledhjen e kabinetit.
Kryeministri sllovak Robert Fico ka rënë pre e një atentati ditën e sotme në Bratislavë. Gjithsej ishin 4 të shtëna që u qëlluan drejt tij, por vetëm një plumb arriti që ta kapte. Fico momentalisht ndodhet në duart e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.
SLLOVAKI- Kryeministri sllovak Robert Fico pësoi lëndime të rënda për jetën kur u qëllua dhe u plagos në një tentativë për ta vrarë. Kryeministria sllovake tha se Fico u dërgua me urgjencë në spital në qytetin qendror të Handlova.
“Një atentat (tentativë) ndaj kryeministrit Robert Fico u krye sot në mbledhjen jashtë vendit të qeverisë në Handlova Për momentin ai po transportohet me helikopter në Banska Bystrica, sepse do të duhej shumë kohë në Bratislavë për shkak të nevojës së një ndërhyrjeje akute," tha zyra e qeverisë në një deklaratë.
Shërbimet e urgjencës thanë se kishin marrë informacion për një burrë që u qëllua në Handlova pak pas orës 14:30 dërgoi një helikopter urgjence një pacienti 59-vjeçar.
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka reaguar ndaj atentatit që iu bë ditën e sotme Kryeministrit sllovak Robert Fico. Nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social X, Zelenskyy ka cilësuar sulmin si një akt të tmerrshëm dhe gjithashtu thekson se dënon fuqishëm këtë të fundit.
Në vazhdim të reagimit Zelenskyy ka vënë në dukje se dhuna nuk duhet të bëhet normë në asnjë vend të botës dhe për këtë duhen bërë të gjitha përpjekjet.
Presidenti përmbyll reagimin me një urim për shërim të shpejtë për Fico-n si dhe shprehu solidaritetin për popullin sllovak.
The attack on Slovakia’s Prime Minister Robert Fico is appalling.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 15, 2024
We strongly condemn this act of violence against our neighboring partner state's head of government. Every effort should be made to ensure that violence does not become the norm in any country, form, or sphere.…

SLLOVAKI- Reagojnë Liderët botërorë për atentatin ndaj Kryeministrit slloven. Gjithashtu ka reaguar kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak. Sunak thotë që është i tronditur nga lajmi i tmerrshëm.
Ai shkroi në X: "Të tronditur kur dëgjova këtë lajm të tmerrshëm. Të gjitha mendimet tona janë me kryeministrin Fico dhe familjen e tij."
Po ashtu presidentja sllovake ka reaguar duke thënë që është e tronditur nga të shtënat brutale.
Presidentja e Sllovakisë Zuzana Caputova thotë se është e tronditur nga sulmi brutal dhe i pamëshirshëm ndaj kryeministrit.
"Jam e shokuar. I uroj Robert Ficos shumë forcë në këtë moment kritik për tu rikuperuar nga sulmi," thotë ajo në një deklaratë.
Kryeministri rumun Marcel Ciolacu thotë se është thellësisht i tronditur nga lajmi i të shtënave dhe thotë se autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.
"I tronditur thellësisht nga lajmet që vijnë nga Sllovakia. Akte të tilla ekstreme nuk kanë asnjë justifikim dhe autorët duhet të mbajnë përgjegjësi," shkroi Ciolacu në "X".
Profoundly shocked by the news coming from Slovakia. I convey my most sincere thoughts to the Slovak Prime Minister Robert Fico.
— Marcel Ciolacu (@CiolacuMarcel) May 15, 2024
Such extreme acts have no justification and the perpetrators must be held accountable. https://t.co/meCuwRDuDu
Kryeministri çek Petr Fiala thotë se të shtënat janë tronditëse dhe i uron Ficos shërim të shpejtë.
"Lajmi për vrasjen e kryeministrit sllovak Robert Fico është tronditës. I uroj kryeministrit te sherohet sa me shpejt. Nuk duhet të tolerojmë dhunën, ajo nuk duhet të ketë vend në shoqëri," tha Fiala.
Zpráva o postřelení slovenského premiéra Roberta Fica je šokující. Přeji panu premiérovi, ať je co nejdříve v pořádku. Násilí nesmíme tolerovat, nesmí mít ve společnosti místo.
— Petr Fiala (@P_Fiala) May 15, 2024
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orabn thotë se është thellësisht i tronditur nga sulmi kundër mikut tim, kryeministrit Robert Fico.
"Thellësisht i tronditur nga sulmi i tmerrshëm ndaj mikut tim, kryeministrit Robert Fico. Ne lutemi për shëndetin dhe shërimin e tij të shpejtë! Zoti e bekoftë atë dhe vendin e tij!" shkroi Orabn në "X".
Kryeministri polak Donald Tusk iu drejtua drejtpërdrejt Ficos në një postim në X, duke thënë se "jemi me ju në këtë moment shumë të vështirë".
"Lajm tronditës nga Sllovakia. Robert, jami me ty në këtë moment shumë të vështirë," shkruan Tusk.
Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas i uroi Ficos një shërim të shpejtë, duke shtuar se një sulm kundër një lideri të zgjedhur është gjithashtu një sulm kundër vetë idesë së demokracisë.
"I tronditur thellë nga përpjekja për vrasjen e kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico. Një sulm kundër një lideri të zgjedhur është gjithashtu një sulm kundër vetë idesë së demokracisë. I uroj shërim të plotë dhe të shpejtë. Mendimet e mia janë me familjen dhe të dashurit e tij," tha ajo.
Deeply shocked by the assasination attempt of Slovakia's Prime Minister Robert Fico.
— Kaja Kallas (@kajakallas) May 15, 2024
An attack against an elected leader is also an attack against the very idea of democracy.
I wish him a full and speedy recovery. My thoughts are with his family and loved ones.
SLLOVAKI- Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ka reaguar ndaj atentatit që iu bë ditën e sotme Kryeministrit sllovak Robert Fico. Von der Leyen dënuar sulmin me armë zjarri ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico përpara një ndërtese në Handlova, ku u mbajt një mbledhje e qeverisë. Diplomatja europiane përmes një postimi në "X" e cilëson ngjarjen si një akt që minon demokracinë.
“Dënoj fuqishëm sulmin e poshtër ndaj kryeministrit Robert Fico. Akte të tilla dhune nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe minojnë demokracinë, të mirën tonë më të çmuar të përbashkët. Mendimet e mia janë me kryeministrin Fico dhe familjen e tij.”, ka shkruar von der Leyen në "X".
Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar dhe plagosur. Fico u qëllua përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë. Kryeministri është dërguar në spital dhe ndodhet në sallë operacioni.
SLLOVAKI- Kryeministri sllovak Robert Fico u qëllua dhe u plagos në bark pas një takimi të qeverisë të mërkurën. Një dëshmitar i Reuters dëgjoi disa të shtëna pas takimit në Handlova në verilindje të kryeqytetit Bratislavë.
Gjithsej u qëlluan katër të shtëna dhe një kapi Ficon në bark. Ndërkohë që kanë dalë dhe pamjet nga ngjarja e rëndë. Siç shihet në videon e mëposhtme, është momenti kur sigurimi i Ficos e transporton atë drejt makinës, në mënyrë që të jetë i sigurtë.
SLLOVAKI- Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar dhe plagosur. Fico u qëllua përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë. Kryeministri është dërguar në spital dhe ndodhet në sallë operacioni.
Kush është Robert Fico?
Kryeministri sllovak Robert Fico u rikthye në pushtet pas zgjedhjeve shtatorin e kaluar, në krye të një koalicioni populist-nacionalist.
Ai drejton partinë populiste të krahut të majtë Smer-SSD dhe fitoi votimin tetorin e kaluar me premtimet për të ndërprerë ndihmën ushtarake për Ukrainën, por mohoi të ishte pro-rus. Fico u detyrua të jepte dorëheqjen si kryeministër pas vrasjes së gazetarit investigativ Jan Kuciak në 2018.
"Nëse Smer hyn në qeveri, ne nuk do të dërgojmë asnjë raund të vetëm municioni në Ukrainë," u tha Fico mbështetësve gjatë fushatës së tij.
Kjo, si dhe premtimi i tij për t'i rezistuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë, bëri që disa shikues ta krahasojnë Fico me kryeministrin e djathtë populist të Hungarisë, Viktor Orban.
SLLOVAKI- Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar dhe plagosur. Fico u qëllua përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë. Udhëheqësi sllovak është dërguar në spital dhe autori është ndaluar nga policia.
Ndërsa në reagimin e saj fillestar ndaj të shtënave, presidentja e Sllovakisë Zuzana Caputova tha se ishte e tronditur nga sulmi brutal dhe i pamëshirshëm ndaj kryeministrit dhe i uroi atij forcë për tu rikuperuar. Fico u kthye në pushtet në Sllovaki pas zgjedhjeve shtatorin e kaluar, në krye të një koalicioni populist-nacionalist.
SLLOVAKI- Kryeministri sllovak Robert Fico ka rënë pre e një atentati ditën e sotme në Bratislavë. Reuters raporton se Fico ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë, pas mbledhjes së qeverisë.
Sipas një dëshmitari fillimisht u dëgjuan disa të shtëna dhe më pas ndërhyri policia, e cila arrestoi autorin. Gjithsej ishin 4 të shtëna që u qëlluan drejt tij, por vetëm një plumb arriti që ta prek. Ngjarja ndodhi në qytetin Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit.