Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
•Bilanc lufte në veri të Kosovës! •Mëngjesin e sotëm, mbeti i vrarë 1 polic dhe 2 të tjerë të plagosur, pas shkëmbimit të armëve në Banjskë në veri Kosovës, mes policisë dhe grupit të personave të armatosur. •U raportua se efektivët u sulmuan nga mbi 30 persona të armatosur në drejtime të ndryshme, të kamufluar me rroba ushtarake dhe të maskuar. •Nga shkëmbimi i zjarrit kanë mbetur të vrarë tre nga agresorët serbë dhe janë ndaluar 5 persona të tjerë. •Gjithçka, nisi në orën 02:34 në Mitrovicë, ku Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë e Policisë Kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Banjskë, në urë ishin vendosur dy mjetet të rënda kamion, pa targa, duke bllokuar rrugën. •Rreshter Afrim Bunjaku mbeti i vrarë nga ky sulm. •U plagosën tre policët e tjerë, më i lënduar mbeti efektivi, Alban Rashiti, i cili pas ndërhyrjes kirugjikale, është jashtë rrezikut për jetën. •Ministri Xhelal Sveçla tha se janë vrarë 3 kriminelë serbë, janë arrestuar 6 ndërsa janë plagosur 2 prej tyre. •Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se bëhet fjalë për një strukturë mercenarë e cila është përkapur politikisht dhe financiarisht nga Beogradi zyrtar. •Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, thotë se ka dyshime se ka vdekur dhe një sulmues tjetër serb në Banjskë të Zveçanit. •Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, Vuçiç, shprehet se sipas tij, në Kosovë ditën e sotme “është bërë një sulm brutal ndaj serbëve”.
40 artikuj për këtë temë.
KOSOVË- Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, janë ndezur mbrëmjen e sotme qirinj për policin e vrarë në krye të detyrës, Afrim Bunjakun.
Në mesin e shumë qytetarëve të pranishëm ishin edhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
View this post on Instagram
Për rreth 12 orë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçka ka konfirmuar se janë nxjerrë 30 serbët që u ngujuan në Manastirin e Zveçanit. Ai u shpreh se janë ekzekutuar 3 terroristë si dhe janë arrestuar 6, 2 prej tyre të plagosur./Dosja.al
KOSOVË- Media “Betimi për Drejtësi” ka publikuar fotografi nga aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës në veri të vendit. Në fotografitë e mëposhtme, shihet njëri nga të vrarët nga aksioni i sotëm.


Për rreth 12 orë një prej komunave në veri të Kosovës, Zveçani ka qenë pre e një sulmi të paprecedentë nga ana grupeve kriminale serbe, të cilët vranë efektivin në detyrë Afrim Bunjakun. Grupe të organizuara me uniforma, të armatosur rëndë mësynë në veri të Kosovës qëlluan në drejtim të policisë së Kosovës, duke vrarë 1 dhe duke plagosur 2 të tjerë.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçka ka konfirmuar se janë nxjerrë 30 serbët që u ngujuan në Manastirin e Zveçanit. Ai u shpreh se janë ekzekutuar 3 terroristë si dhe janë arrestuar 6, 2 prej tyre të plagosur./Dosja.al
KOSOVË- Policia njofton se deri më tani sipas informacioneve nga terreni tre sulmues janë vrarë, janë arrestuar dy sulmues dhe katër persona të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terroristë.
Policia ka bërë një njoftim të ri në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit. Sipas kësaj komunikate intensiteti i sulmeve ndaj policisë ka rënë, por situata vazhdon të jetë e tensionuar.
“Në orët e vona intensiteti i sulmeve ndaj zyrtarëve policorë ka rënë, por situata e sigurisë ende vazhdon të jetë e tensionuar, përderisa njësitet policore gjatë kontrollit në disa lokacione, objekte banimi dhe në disa automjete që janë përdorur nga grupi terrorist për bllokim të rrugëve, përfshirë automjetet që kanë qenë përreth manastirit në Banjskë, janë gjetur të mbushura përplot me arsenal armësh”, vijon njoftimi i Policisë së Kosovës.
Sipas informacioneve fillestare policia shton se bëhet fjalë për gjetjen e dhjetëra, qindra armëve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, zolla, mitralozë, kallashnikov etj. etj.
Policia e Kosovës nën udhëheqjen e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në bashkë koordinim edhe me EULEX-in dhe KFOR-in, kanë hyrë në objektet përcjellëse të manastirit të Banjskës, për realizim të detyrave zyrtare.
KOSOVË- Prokuroria Speciale ka njoftuar se janë dërguar në mbajtje për 48 orë gjashtë persona të persona të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku.
Sipas Prokurorisë, ata dyshohen për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’, ‘’Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës’’, ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’, ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Nga aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës, Prokuroria ka bërë me dije se janë sekuestruar automjete të mbushura me sasi të konsiderueshme të armatimit të llojeve të ndryshme.
Komunikata e plotë:
Prishtinë, 24 shtator 2023 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se që nga marrja e informatave të para lidhur me sulmin e ndodhur në mëngjesin e sotëm, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, në vendin e ngjarjes ka dalur prokurori i PSRK-së për të mbikëqyrur aksionin e sotëm.
Prokuroria Speciale, gjithashtu njofton se gjatë aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës, janë ndaluar gjashtë (6) persona të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës, për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ nga neni 126 lidhur me ‘’Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës’’ nga neni 114, ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’ nga neni 138 lidhur me nenin 129 dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.
Po ashtu, nga aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës, janë sekuestruar automjete të mbushura me sasi të konsiderueshme të armatimit të llojeve të ndryshme.
Prokuroria Speciale i shpreh ngushëllime familjes së Policit të vrarë, ndërsa policëve të plagosur në këtë aksion iu uron shërim të shpejtë.
PSRK, thekson se hetimet nga vendi i ngjarjes po vazhdojnë në bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha institucionet relevante përgjegjëse.
Me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale të ndaluarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.
KOSOVË-Policia e Kosovës, ka bërë publike disa lloje nga arsenali i armëve që kanë gjetur gjatë kontrollit në disa lokacione e objekte banimi në Banjskë të Zveçanit.
Sipas tyre, bëhet fjalë për gjetjen e dhjetëra, qindra armëve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, zolla, mitralozë, kallashnikov etj.

Tensionet janë rritur sërish në veri të Kosovës të banuar me shumicë serbe. Një pjesëtar i policisë së Kosovës është vrarë dhe 3 të tjetër janë plagosur në Zveçan si pasojë e një sulmi me armë dhe shkëmbimeve me armë zjarri mes forcave të policisë dhe forcave të armatosura që ndodhen në manastirin e Zveçanit. Sveçla konfirmon se janë vrarë 3 terroristë serbë ndërsa janë arrestuar 6, 2 prej tyre të plagosur. /Dosja.al
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim bazuar në Kushtetutën e Kosovës, që data 25 shtator do të shpallet si ditë zie shtetërore, në nderim të policit Afrim Bunjaku, që u vra në orët e para të së enjtes në veri.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të policit Afrim Bunjaku, i vrarë në veri të vendit. Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së hënë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
SERBI- Presidenti serb, Aleksander Vuçiç deklaroi para popullit se do të “zbulojë të gjitha gënjeshtrat dhe shakatë” e kryeministrit të Kosovës, Alibin Kurtit. Në nisje të fjalës së tij, Vuçiç tha se dita e sotme ishte më e vështira për popullin që nga viti 2004.
“Sot është një nga ditët më të vështira për popullin tonë që nga viti 2004 dhe 2008. Edhe pse kemi folur shumë herë për këtë, edhe pse kam paralajmëruar në Bruksel dhe Nju Jork se mund të kishte ardhur deri këtu, pak njerëz e dëgjuan”, shtoi Vuçiç.
Më tej, ai shtoi se ndaj dy serbëve është gjuajtur me snajper, ndërsa tha se dyshon për një viktimë të katërt.
“Ndaj tyre është kryer një sulm brutal dhe ne në fillim menduam se pse nuk e bëri KFOR-i, do të kishte më pak viktima. Sipas informacioneve tona që disponojmë, janë tre serbë, të konfirmuar nga Kosova dhe Metohia, mbetën të vrarë.Dy prej tyre ishin me siguri nga gjuajtja me snajper, kur nuk ishte e nevojshme të likuidoheshin, dy u plagosën rëndë dhe ekziston frika se ka mbetur i vrarë edhe një person i katërt. Ne ndoqëm se çfarë po bënte policia shqiptare.
Ne kemi një regjistrim zanor se si policët e tyre qeshin dhe thonë 'lërini të vdesin”, tha Vuçiç.
/Dosja.al
KOSOVË-Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës ka folur në lidhje me gjendjen shëndetësore të sulmuesit serb. Ajo ka treguar se gjendja e tij ishte e qëndrueshme kur erdhi në spital dhe kur u dërgua drejt Prishtinës. Drejtoresha tha se plagët e marra ishin të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe se gjithashtu kishte dhe një thyerje.
“Ai ka ardhur këtu me parametra stabil dhe me parametra stabil është nisur për në Prishtinë dhe atje presim që mos t’i kanoset diçka për jetë. Kemi ekipet tona por i kemi edhe përforcimet nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës që nga orët e hershme të ditës së sotme na kanë ardhur me të gjitha pajisjet në ndihmë. Personi ka pasur plagë nga arma e zjarrit, plagë hyrëse dhe dalëse, në anën tjetër ka pasur edhe një thyerje”, është shprehur ajo.
KOSOVË- Afrim Bunjaku është polici i Kosovës që humbi jetën në krye të detyrës.
Persona të armatosur i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç. Më pas ata kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën Bunjaku.
50-vjeçari nga Samadrexha e Vushtrrisë, me pozicion rreshter, prej vitesh ka shërbyer në uniformat blu të vendit të tij. Babai i dy djemve dhe një vajze ishte transferuar në Zveçan që pas dorëheqjes së bujshme të serbëve nga strukturat policore.
Vetëm para një jave Afrim Bunjaku mori mirënjohje për shërbimin e kryer në Policinë e Kosovës, lajm i cili u bë i ditur nga kolegët e tij, që sëbashku ndanë edhe një foto në grup.
“Dashtë Zoti që ti të jesh dëshmori i fundit që bie në altarin e lirisë”, kanë shkruar ata. Ndërkohë reagimin më prekës për viktimën që deri në momentet e fundit ishte në dispozicion të Kosovës e ka bërë i afërmi i policit.
I afërmi teksa shpreh pikëllimin për ngjarjen e rëndë, veçon më së shumti punën e bërë në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit, për të cilin thekson se e ka bërë nder e krenari deri në frymën e fundit./Dosja.al
SERBI-Sot u raportua se një prej viktimave në radhët e sulmit terrorist në Kosovë është shtetasi serb Radomir Pocuça. Por sipas një medie në Serbi, ai është gjallë dhe ndodhet në Beograd.
“Radomir Po?uça, një serb që luftoi me rusët në Ukrainë, nuk është në mesin e sulmuesve në Kosovë. Ndonëse në rrjetet sociale është bërë e ditur se Poçuça është një nga të vrarët, ai është pro @IstragaB konfirmoi se është gjallë dhe se ndodhet në Beograd”, thotë faqja serbe në Instagram.
Radomir Počuča, Srbin koji je sa Rusima ratovao u Ukrajini, nije među napadačima na Kosovu. Iako je na društvenim mrežama objavljeno da je Počuča jedan od ubijenih, on je za @IstragaB potvrdio da je živ i da je u Beogradu pic.twitter.com/6zpdqjb6Bt
— Istraga.ba (@IstragaB) September 24, 2023
Poçuça, në profilin e tij në Facebook i ka mohuar këto pretendime.
“Nuk kam vdekur dhe as nuk kam ndërmend. Nuk ka ende asnjë plumb në emrin tim”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se asnjë prej 3 terroristëve serbë të vrarë nuk u është konfirmuar identiteti. Madje ka raportime që janë vrarë 7 dhe jo 3./Dosja.al
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka shkuar për ngushëllime te familja e policit të vrarë Afrim Bunjaku. Para tij, ka shkuar edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, si dhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.

Familja Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë ka hapur dyert për ngushëllime pas lajmit të kobshëm për vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku, nga forcat serbe./Dosja.al
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla nënjë deklaratë për mediat është shprehur se një tjetër zyrtar i policisë është lënduar gjatë operacionit.
Ai zbuloi se gjatë ndërhyrjes është zbuluar një sasi e jashtëzakonshme armatimi të rëndë, uniforma, logjistikë, ushqime, pajisje për barrikada, teksa shtoi se këto ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë.
Sveçla gjithashtu konfirmoi se janë gjithsej 6 të arrestuar, 2 prej tyre të plagosur dhe janë 3 sulmues të vrarë dhe shtoi se forcat policore janë në çdo cep të manastirit.
“Grupe të armatosura sulmuan patrullën tonë dhe vranë rreshterin Afrim Bunjaku. Po ashtu kishim edhe një zyrtar të plagosur dhe një të lënduar. Shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve të viktimës. Pas kësaj përgjigja e zyrtarëve të policisë ishte e menjëhershme dhe profesionale, ku për një kohë të shkurtër vendosën territorin nën kontroll. Kishim edhe një tjetër zyrtar lehtë të lënduar, por të tjerët falë profesionalizmit ia dolën pa lëndime e pa viktima të tjera të kryejnë operacionin. Me këtë rast kemi 6 të arrestuar, 2 nga ata të plagosur, me uniformë ushtarake. kemi të paktën 3 sulmues të vrarë. Policia e Kosovës zbuloi një sasi të jashtëzakonshme armatimi të rëndë, eksploziv, uniforma, logjistikë, ushqime, pajisje për barrikada. Mund të themi, se ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë. Përgatitjet ishin që në mënyrë masive të sulmonin policinë e Kosovës, institucionet në Kosovës dhe të cenojnë sovranitetin e vendit. Ata dështuan falë sakrificës dhe profesionalizmit të Kosovës. Ata i bënë sot nder jo vetëm kujtimit të Afrim Bunjakut por gjithë Kosovës. Ky është grup terrorist.”, u shpreh ai.
ÇFARË NDODHI SOT NË VERI TË KOSOVËS?
Një pjesëtar i policisë së Kosovës është vrarë dhe 2 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë në Zveçan. Policia e Kosovës ka bërë me dije se njëri prej sulmuesve në veri, përkatësisht në zonën e fshatit Banjskë, është vrarë në shkëmbimet me armë zjarri me eketivët e policisë së Kosovës në Manastir. Kryeministri Kurti bëri me dije se në Manasitur janë ngujuar 30 serbët e armatosur dhe shkëmbejnë zjarr me efektivët e policisë së Kosovës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:34 të mëngjesit të 24 shtatorit 2023 kur në hyrje të fshatit Banjskë, në urë janë vendosur dy mjete të rënda kamionë pa targa, duke e bllokuar lëvizjen. Autoritetet e Kosovës fajësojnë Serbinë për vrasjen e efektivit dhe situatën e krijuar. Tensionet ende vijojnë.
KOSOVË- I lidhur nga duart dhe i rrethuar me forca të shumta police është nxjerrë nga spitali njëri nga sulmuesit në veri të Kosovës, ku humbi jetën një efektiv policie dhe u plagos një tjetër.
Pas plagosjes ka marrë ai ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ka dalë nga spitali për tu transportuar drejt Qendrës Klinike universitare të Kosovës.
Kujtojmë se efektivi i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku u vra dhe 2 policë u plagosën rreth orës 02:34 minuta të 24 shtatorit, kur grupe të armatosura sulmuan njësitin e policisë të cilin e kishin zënë pritë. Ndërkohë gjatë shkëmbimit të zjarrit mes njerëzve të armatosur dhe me uniforma ushtarake është plagosur dhe një efektiv informoi pasditen e sotme policia e Kosovës. Pika e kalimit kufitar në Bërnjak dhe e Jarinjes janë mbyllur ndërsa forcat e KFOR janë dislokuar në zonë.
KOSOVË- Një polic i vrarë, Afrim Bunjaku, dhe 3 pjesëtarë të njësitit të policisë së Kosovës janë plagosur. Nga pala e sulmuesve janë 3 të vrarë, 5 të arrestuar mes tyre një sulmues. Ndërkohë në mediat flitet për më shumë të vrarë, ndërsa është publikuar edhe fotoja e një tjetër personi të ekzekutuar nga ana grupit sulmues në Banjska.
Afrim Bunjaku u vra dhe 2 policë u plagosën rreth orës 02:34 minuta të 24 shtatorit, kur grupe të armatosura sulmuan njësitin e policisë të cilin e kishin zënë pritë. Ndërkohë gjatë shkëmbimit të zjarrit mes njerëzve të armatosur dhe me uniforma ushtarake është plagosur dhe një efektiv informoi pasditen e sotme policia e Kosovës.
Pika e kalimit kufitar në Bërnjak dhe e Jarinjes janë mbyllur ndërsa forcat e KFOR janë dislokuar në zonë./Dosja.al
KOSOVË- Mediat në Kosovë bëjnë të ditur se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës e ka marrë nën kontroll Manastirin e Banjskës në Zveçan. Disa prej sulmuesve janë vrarë, derisa deri tani sipas informacioneve zyrtare të Policisë së Kosovës janë tre të vrarë, një sulmues i arrestuar dhe katër të tjerë të arrestua.
Grupi kriminal i armatosur i përbërë prej mbi 30 personave ishte pozicionuar në Manastirin e Banjskës në Zveçan dhe kishte shfrytëzuar edhe objekte të tjera private, prej nga ka sulmuar Policinë e Kosovës.
KFOR-I ka dalë me një reagim se janë në afërsi të Banjskës dhe se janë në gatishmëri të përgjigjen nëse shfaqet nevoja, duke theksuar se Policia e Kosovës janë përgjegjësit e parë.
Pritet që në orët në vijim të ketë një informacion zyrtar sesa persona janë vrarë e sa janë arrestuar./Dosja.al
KOSOVË- Gjatë sulmeve dhe tensioneve në veri, policia e Kosovës ka vrarë 3 nga agresorët. Një prej tyre është serb dhe është identifikuar si Radomir Poçuça. Fotot e tij në rrjetet sociale tregojnë se ishte një ekstremist dhe që qëndronte i armatosur. Ai ka shërbyer si zëdhënës i njësisë speciale të anti-terrorit në Serbi, dhe është i njohur dhe i dënuar edhe si pjesëmarrës në luftëra të huaja nga shteti serb. Ai kishte marrë pjesë në luftën e Donbas në krahun e separatistëve të mbështetur nga Rusia më 2014.
Pas kthimit nga fronti ukrainas ai është angazhuar në fondacionin ‘Kapetan Dragan’, krimineli serb i luftës dhe ishte edhe anëtar i partisë ultra-nacionaliste serbe ‘Zavetnici’. Ai ka qenë edhe kandidat për deputet në Kuvendin serb të kësaj partie në zgjedhjet e 2022. Gjithashtu mësohet se Poçuça ka punuar edhe si gazetar në televizionin serb, mirëpo e kishte braktiskur pasi kishte shkuar në Ukrainë.
Informacionet zyrtare të deritanishme nga Kosova kanë konfirmuar vrasjen e tre sulmuesve, arrestimin e një sulmuesi, arrestimin e katër personave të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme.
ÇFARË NDODHI SOT NË VERI TË KOSOVËS?
Një pjesëtar i policisë së Kosovës është vrarë dhe 2 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë në Zveçan. Policia e Kosovës ka bërë me dije se njëri prej sulmuesve në veri, përkatësisht në zonën e fshatit Banjskë, është vrarë në shkëmbimet me armë zjarri me eketivët e policisë së Kosovës në Manastir. Kryeministri Kurti bëri me dije se në Manasitur janë ngujuar 30 serbët e armatosur dhe shkëmbejnë zjarr me efektivët e policisë së Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:34 të mëngjesit të 24 shtatorit 2023 kur në hyrje të fshatit Banjskë, në urë janë vendosur dy mjete të rënda kamionë pa targa, duke e bllokuar lëvizjen. Autoritetet e Kosovës fajësojnë Serbinë për vrasjen dhe tregojnë si ndodhi. Po ashtu raportohet per dy sulmues të vrarë dhe 4 serbë të arrestuar. Tensionet ende vijojnë.

KOSOVË- Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka shkruar për policin e vrarë sot në veri të vendit, Afrim Bunjaku, duke thënë se ai ra në krye të detyrës duke mbrojtur sovranitetin e Kosovës.
“Rreshter Afrim Bunjaku ra sot në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës”.
Sveçla tha se s’do të ndalen për idealin që ra Afrim Bunjaku.
“Ne zotohemi, që lufta dhe përpjekja e Afrimit dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për rend, ligj dhe siguri në veri të vendit nuk do të ndalet. Lavdi Heroit Afrim Bunjaku!”, ka shkruar ai.

KOSOVË- Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shkuar në 3 numri sulmuesve të vrarë në veri të Kosovës.
Informacionet zyrtare të deritanishme konfirmojnë vrasjen e tre sulmuesve, arrestimin e një sulmuesi, arrestimin e katër personave të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme.
Po ashtu si pasojë e sulmeve një zyrtar policor i PK-së ka pësuar lëndime kryesisht të lehta.
“Në zonën e fshatit Banjska situata e sigurisë vazhdon të qëndrojë e tensionuar, po ashtu sulmet me armë zjarri ndaj njësiteve policore po vazhdojnë në intensitet të njëjtë, varësisht nga lëvizjet e grupeve kriminale.
Veprimet policore po realizohen sipas planifikimeve dhe zhvillimeve në terren, duke u përgjigjur në vetëmbrojtje ndaj sulmeve të adresuara ndaj zyrtarëve policorë, të cilëve po iu rrezikohet jeta e tyre e drejtpërdrejtë”, thotë policia.
“Po ashtu njësitet policore gjatë ushtrimit të pikë kontrollit rutinë të automjeteve, në zonën e fshatit Rudare ka ndaluar katër persona të dyshuar të cilët janë hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, të cilët dyshohet se ndërlidhen me grupet kriminale, ku të gjitha veprimet e mëtejme ndaj tyre do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, njofton policia./Dosja.al
KOSOVË- Gjashtë terroristë serbë janë vrarë deri më tani në Manastirin e Banjskës, ndërsa shumë pajisje ushtarake janë gjetur nga Policia e Kosovës, raporton KosovaPress. Mësohet se Policia ka marrë një nga objektet brenda Manastirit.
Më herët u raportua se trupat e dy prej tyre janë gjetur të pajetë ndërsa tani, sipas informacioneve numri ka shkuar në gjashtë.
ÇFARË NDODHI SOT NË VERI TË KOSOVËS?
Një pjesëtar i policisë së Kosovës është vrarë dhe 2 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë në Zveçan. Policia e Kosovës ka bërë me dije se njëri prej sulmuesve në veri, përkatësisht në zonën e fshatit Banjskë, është vrarë në shkëmbimet me armë zjarri me eketivët e policisë së Kosovës në Manastir. Kryeministri Kurti bëri me dije se në Manasitur janë ngujuar 30 serbët e armatosur dhe shkëmbejnë zjarr me efektivët e policisë së Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:34 të mëngjesit të 24 shtatorit 2023 kur në hyrje të fshatit Banjskë, në urë janë vendosur dy mjete të rënda kamionë pa targa, duke e bllokuar lëvizjen. Autoritetet e Kosovës fajësojnë Serbinë për vrasjen dhe tregojnë si ndodhi. Po ashtu raportohet per dy sulmues të vrarë dhe 4 serbë të arrestuar. Tensionet ende vijojnë.
KOSOVË- Ambasadori amerikan Jeff Hovenier sot ka shkuar në zyre të kryeministrit Albin Kurti për takim pas ngjarjeve të sotme në veri të vendit ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe dy të tjerë u lëndua.
Hovenier para gazetarëve tha se nuk ka diçka më shumë sesa ato që ka thënë në deklaratën për media pak më herët ku dënoi vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe kërkoi që autorët të sillen para drejtësisë.
“S’kemi për të thënë diçka më shumë se reagimet që i kemi lëshuar”, tha shkurt Hovenier.
KOSOVË-Prej disa javësh, tensionet në veri të Kosovës vijojnë të mbajnë pezull banorët dhe forcat policore të zonës. Ngjarja më e fundit nga veriu u raportua rreth orës 02:34 të mëngjesit të ditës së sotme kur në hyrje të fshatit Banjskë u qëllua për vdekje efektivi i forcave policore të Kosovës, Afrim Bunjaku dhe mbeti i plagosur një tjetër.
Dy persona të maskuar i bllokuan rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç. Forcat e policisë janë sulmuar me armë zjarri nga pozicione të ndryshme si dhe me granata dore.
Dosja.al ju sjell të përmbledhur në pika kronologjinë e ngjarjeve më të fundit në veri të Kosovës:
· Lajmi për vdekjen e efektivit u bë i ditur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në rrjetet sociale. Kurti shkruante se krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin e tyre.
· Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani reagoi menjëherë pas Kurti për vrasjen e policit në fshatin Banjska të Leposaviçit në orët e para të mëngjesit të së dielës. Gjithashtu Osmani cilësoi si autorët të ngjarjes bandat kriminale serbe.
· Pas disa orësh tensioni, pikëkalimi kufitar në Bërnjak të Kosovës në hyrje dhe dajle është mbyllur. Kjo masë u mor nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pas sulmit me armë nga serbët në veri të Kosovës.
· Reagime të shumta kanë ardhur nga SHBA, BE, ambasadorë të huaj dhe politikanë të Shqipërisë të cilët dënojnë sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe bëjnë thirrje që autorët të vihen sa më parë para drejtësisë.
· Rreth mesditës së sotmë pas kundërpërgjigjeve të sulmeve, Policia e Kosovës bën të ditur se ka asgjesuar një nga kriminelët serb. Forcat policore konfirmuan se i asgjësuari ka qenë pjesëmarrës në vrasjen e policit në veri të Kosovës. Ndërkohë vijon ende kërkimi i agresorëve të tjerë. Raportohet gjithashtu se disa nga sulmuesit që deri tani konsiderohen si mercenarë profesionist po mundohen të vendosen në hapësira të barrikaduara për t'i bërë rezistenë Policisë së Kosovës.
· Ministria e Punëve të Brendshmë të Kosovës lajmëroi se pas Bënjakut, është mbyllur edhe pika kufitare në Jarinjë.
· Fehmi Hoti, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës bën të ditur se në vendngjarje ka ende shkëmbim zjarri midis forcave të Policisë së Kosovës dhe grupeve serbe. Sipas Hotit personat e grupit serb posedojnë armatim me kalibër të ndryshëm dhe bën të ditur se Policia e Kosovës ka vendosur perimetrin e sigurisë në zonën ku grupi është i rrethuar.
KOSOVË- Dy nga agresorët e grupit kriminal që sulmoi mëngjesin e sotëm Policinë e Kosovës duke lënë një efektiv të vrarë dhe të plagosur, janë vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit.
Nga foto e publikuar në rrjet, njëri prej terroristëve i armatosur dallohet i shtrirë në tokë dhe pa shenja jete. Nga pamjet duket sikur terroristi ka marrë plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen.
ÇFARË NDODHI SOT NË VERI TË KOSOVËS?
Një pjesëtar i policisë së Kosovës është vrarë dhe 2 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë në Zveçan. Policia e Kosovës ka bërë me dije se njëri prej sulmuesve në veri, përkatësisht në zonën e fshatit Banjskë, është vrarë në shkëmbimet me armë zjarri me eketivët e policisë së Kosovës në Manastir. Kryeministri Kurti bëri me dije se në Manasitur janë ngujuar 30 serbët e armatosur dhe shkëmbejnë zjarr me efektivët e policisë së Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:34 të mëngjesit të 24 shtatorit 2023 kur në hyrje të fshatit Banjskë, në urë janë vendosur dy mjete të rënda kamionë pa targa, duke e bllokuar lëvizjen. Autoritetet e Kosovës fajësojnë Serbinë për vrasjen dhe tregojnë si ndodhi. Po ashtu raportohet per dy sulmues të vrarë dhe 4 serbë të arrestuar. Tensionet ende vijojnë...
/Dosja.al
KOSOVË- Vrasja e Policit në Kosovë dhe plagosjes së dy të tjerëve në Banjskë të Zveçanit, mëngjesin e sotëm ka lënë të shokuar opinionin publik. Shkëmbimet me armë zjarri mes Policisë dhe sulmuesve janë duke vazhduar.
Ndërkohë që tensionet dhe përplasjet vijojnë, kjo ngjarje është pasqyruar edhe në mediat botërore.
Ja disa prej pasqyrimeve:
BBC- shkruan se "Policia e Kosovës ka rrethuar 30 persona të armatosur në manastir pasi u qëllua një oficer. Kurti ka akuzuar Serbinë se mbështet atë që ai e quajti një "sulm terrorist" që gjithashtu plagosi një oficer tjetër."
The Guardian- "Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se bisedimet me Serbinë kanë arritur në qorrsokak.Kurti pretendon se i dërguari i posaçëm i BE-së në bisedime ka humbur neutralitetin dhe nuk ka 'të lëvizë më tej me këtë metodë'
Aljazzera- "Një polic i vrarë në sulmin në Kosovë për të cilin fajësohet Serbia. Kryeministri i Kosovës e cilëson incidentin pranë kufirit si “aksion terrorist” të mbështetur nga zyrtarë nga Serbia fqinje"
Apnews- "Persona të armatosur të maskuar sulmojnë policinë e Kosovës dhe vrasin 1 oficer në një përshkallëzim të tensioneve me Serbinë"
Abcneës.go.com-"Persona të armatosur të maskuar sulmojnë policinë e Kosovës dhe vrasin 1 oficer në një përshkallëzim të tensioneve me Serbinë"
France24- "Luftimet vazhdojnë pasi një oficer policie u vra në një sulm në veri të Kosovës".
Reuters- 'Burra të armatosur sulmojnë fshatin e Kosovës, manastirin ortodoks serb; polici i vrarë'.
KOSOVË- Një tjetër autor i sulmit të armatosur në veri të Kosovës është vrarë në Banjskë të Zveçanit. Burime për mediat në Kosovë bëjnë me dije se të dy të vrarëve tashmë i janë gjetur trupat e pajetë.
Deri më tani, policia ka konfirmuar vrasjen e njërit prej sulmuesve, ndërsa pritet që të konfirmohet edhe viktima e dytë.
ÇFARË NDODHI SOT NË VERI TË KOSOVËS?
Një pjesëtar i policisë së Kosovës është vrarë dhe 2 të tjetër janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë në Zveçan. Policia e Kosovës ka bërë me dije se njëri prej sulmuesve në veri, përkatësisht në zonën e fshatit Banjskë, është vrarë në shkëmbimet me armë zjarri me eketivët e policisë së Kosovës në Manastir. Kryeministri Kurti bëri me dije se në Manasitur janë ngujuar 30 serbët e armatosur dhe shkëmbejnë zjarr me efektivët e policisë së Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:34 të mëngjesit të 24 shtatorit 2023 kur në hyrje të fshatit Banjskë, në urë janë vendosur dy mjete të rënda kamionë pa targa, duke e bllokuar lëvizjen. Autoritetet e Kosovës fajësojnë Serbinë për vrasjen dhe tregojnë si ndodhi./Dosja.al
KOSOVË-Fehmi Hoti, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës ka reaguar në lidhje me sulmin dhe tensionet në veri ku humbi jetën efiktivi i policisë së Kosovës Afrim Bunjaku. Hoti ka thënë se në vendngjarje ka ende shkëmbim zjarri midis forcave të Policisë së Kosovës dhe grupeve serbe. Sipas Hotit personat e grupit serb posedojnë armatim me kalibër të ndryshëm dhe bën të ditur se Policia e Kosovës ka vendosur perimetrin e sigurisë në zonën ku grupi është i rrethuar.
“Deri më tani që kemi informacione zyrtare është një të vrarë dhe dy kolegë që njëri është i lënduar tjetri i plagosur. Nuk ka informacione nga pala tjetër. Momentin që po flasim ka ende shkëmbim zjarri. Këta persona, që posedojnë kalibër të ndryshëm të armatimit, janë të rrethuar. Kemi marrë masat e sigurisë, kemi vendosur perimetrin e sigurisë. Personat e armatosur janë të rrethuar ka ende shkëmbim zjarri."- ka thënë Hoti.
ÇFARË NDODHI SOT NË VERI TË KOSOVËS?
Një pjesëtar i policisë së Kosovës është vrarë dhe 2 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë në Zveçan. Policia e Kosovës ka bërë me dije se njëri prej sulmuesve në veri, përkatësisht në zonën e fshatit Banjskë, është vrarë në shkëmbimet me armë zjarri me eketivët e policisë së Kosovës në Manastir. Kryeministri Kurti bëri me dije se në Manasitur janë ngujuar 30 serbët e armatosur dhe shkëmbejnë zjarr me efektivët e policisë së Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:34 të mëngjesit të 24 shtatorit 2023 kur në hyrje të fshatit Banjskë, në urë janë vendosur dy mjete të rënda kamionë pa targa, duke e bllokuar lëvizjen. Autoritetet e Kosovës fajësojnë Serbinë për vrasjen dhe tregojnë si ndodhi. Po ashtu raportohet per dy sulmues të vrarë dhe 4 serbë të arrestuar. Tensionet ende vijojnë...
KOSOVË- Vrasja e Policit në Kosovë ka ngjallur shumë reagime në shtetin fqinj.
“Të vdesësh për atdhe, sikur të rilindësh përsëri” ishte reagimi i familjes së Afrim Bunjaku, polici i cili u vra në krye të detyrës nga një sulm në orët e para të mëngjesit në veri të Kosovës.
Kjo frazë është vendosur sot në hyrje të qytetit të Prishtinës në Kosovë.
Afrim Bunjaku, 50-vjeç, baba i tre fëmijëve humbi jetën tragjikisht në veri të Mitrovicës. Persona të armatosur i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç.
ÇFARË NDODHI SOT NË VERI TË KOSOVËS?
Një pjesëtar i policisë së Kosovës është vrarë dhe 2 të tjetër janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë në Zveçan. Policia e Kosovës ka bërë me dije se njëri prej sulmuesve në veri, përkatësisht në zonën e fshatit Banjskë, është vrarë në shkëmbimet me armë zjarri me eketivët e policisë së Kosovës në Manastir. Kryeministri Kurti bëri me dije se në Manasitur janë ngujuar 30 serbët e armatosur dhe shkëmbejnë zjarr me efektivët e policisë së Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:34 të mëngjesit të 24 shtatorit 2023 kur në hyrje të fshatit Banjskë, në urë janë vendosur dy mjete të rënda kamionë pa targa, duke e bllokuar lëvizjen. Autoritetet e Kosovës fajësojnë Serbinë për vrasjen dhe tregojnë si ndodhi.
KOSOVË- Pas Bënjakut, është mbyllur edhe pika kufitare në Jarinjë. Sipas faqes së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, është mbyllur edhe pikëkalimi i dytë kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinje.
Gjatë paradites së sotme është mbyllur fillimisht pika kufitare Bërnjak. Kjo vjen pas situatës së krijuar ditën e sotme në veri, ku një polic i Kosovës ka mbetur i vrarë, një është plagosur dhe një është lënduar.
Situata në veri është tensionuar sërish, si pasojë e një sulmi me armë ndaj policisë së Kosovës, ku efektivi Afrim Bunjaku mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Banjska të Leposaviçit. Pas ngjarjes, SHBA dhe BE kanë dënuar ashpër ngjarjen e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës, ndërsa kanë bërë thirrje që sulmet të ndalojnë menjëherë dhe autorët të dalin përballë drejtësisë.
KOSOVË-Policia e Kosovës bën të ditur se ka asgjesuar një nga kriminelët serb, si pasojë e kundërpërgjigjes ndaj policisë. Forcat policore konfirmojnë se i asgjesuari ka qenë pjesëmarrës në vrasjen e policit në veri të Kosovës. Policia po vijon kërkimin e agresorëve dhe është në gatishmëri për të lokalizuar situatën. Disa nga sulmuesit që deri tani konsiderohen si mercenarë profesionist po mundohen të vendosen në hapësira të barrikaduara për t'i bërë rezistenë Policisë së Kosovës.
Njoftimi i policisë së Kosovës
“Sulmuesit profesional në numër të konsiderueshëm, të maskuar e të uniformuar me uniforma të ndryshme, të armatosur me armë të rënda, granata, mjete ushtarake (zolla), disa mjete të blinduara, po shfrytëzojnë hapësira dhe objekte të ndryshme, private, përfshirë në dhe përreth manastirit në Banjska, për të kryer lëvizje, strehim dhe pozicionim për gjuajtje me armë zjarri ndaj njësiteve policore të PK-së.
Njësitet policore konform situatës dhe rrezikut të shfaqur nga sulmet sporadike të grupeve kriminale, në vetëmbrojtje të tyre dhe të qytetarëve të asaj zone, janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen grupeve kriminale, ku referuar informacioneve të deritanishme, një nga sulmuesit është vrarë”, njofton Policia e Kosovës..
Referuar situatës dhe rrethanave të krijuara, Policia e Kosovës për shkaqe sigurie ka mbyllur për qarkullim kufitar dy vendkalimet kufitare në veri (Jarinje dhe Bërnjak), andaj fton të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim si dhe të shmangun daljet dhe lëvizjet e tyre në atë rajon/zonë.
Bashkëpunimi dhe koordinimi i Policisë së Kosovës me institucionet kompetente vendore dhe ndërkombëtare po vazhdon, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së kryerësve të sulmeve të vazhdueshme ndaj zyrtarëve policorë dhe njëherit fton ata që të dorëzohen para organeve të rendit.”
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dënuar aktin kriminal ndaj policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë. Rama përmes një pstimi në "X" e ka konsideruar ngjarjen e mëngjesit të sotëm si këmbanën më të madhe të alarmit, për rrezikun e eskalimit të krizës në një konflikt të armatosur.
Ai gjithashtu ka theksuar edhe nevojën e thirrjes së një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikqyrjen BE-së për marrjen e masave për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës.
Edi Rama: Tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur. Kriminelët që i morën jetën një njeriu të pafajshëm, i cili shërbente nën uniformën shtetëtore të forcave të rendit të Republikës së Kosovës, duhet të dalin përpara drejtësisë. Komuniteti euroatlantik duhet të mbledhë të gjithë forcën e tij imponuese dhe të ulë pa kthim, Kosovën dhe Serbinë në tryezën e Dialogut të Normalizimit. Thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikqyrjen e garancinë e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, e njëkohësisht marrja e të gjitha masave të jashtëzakonshme me KFOR-in, për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës, janë një domosdoshmëri strategjike jo vetëm për rendin e sigurinë në Kosovë sot, po edhe për paqen e të ardhmen e rajonit nesër, përpara sesa kriza e zgjatur në Veriun e Kosovës të dalë jashtë kontrollit e të kthehet në një zjarr destabilizues për krejt rajonin.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit. Në konferencë për mediat, Kurti thotë se 30 persona të armatosur rëndë janë rrethuar nga policia në Aveçan dhe janë autorët që vranë policinë.
Gjithashtu Kurti ka publikuar disa fotografi nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja e policit të Kosovës sot. Në imazhet e publikuara nuk duket se janë persona të zakonshëm, por duken si policë apo dhe ushtarakë.
Kurti: Sulmet mbi policinë tonë janë duke vazhduar. Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë që ndodhen nën rrethimin e forcave policore. I ftoj të dorëzohen. Formacion me profesionistë, ushtarak në Zveçan në dhe rrotull manastirit atje. Këto automjete janë pa targa, nuk i posedojnë serbët lokalë dhe askush që është civil në republikën tonë. Këto janë dy kamionët që kanë vendosur tek ura për të bllokuar qarkullimin. Shihni atje një person të maskuar që mban armë krahu që nuk është tipike për policinë.
TIRANË- Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar pas nagjrjes së rëndë në Kosovë ku një polic mbeti i vrarë pas sulmit me armë. Hasani shkruan se akti i sotëm është një kërcënim për sigurinë e stabilitetin e rajonit, ndërsa thotë se autorët duhet të përballen me drejtësinë.
"Akti i sotëm kriminal është kërcënim për sigurinë e stabilitetin e rajonit tonë dhe autorët duhet të përballen sa më parë me drejtësinë. Shqipëria është në krah të Kosovës në këto momente të vështira që kërkojnë gjakftohtësi, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e partnerët”, shkruan Hasani.
KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas vrasjes së policit në veri. Teksa ka ripublikuar postimin e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, Rohde ka thënë se autorët e këtij sulmi vrasës kundër zyrtarëve të rendit të Kosovës, duhet të dalin para drejtësisë.
Ambasadori gjerman thotë se sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë, teksa ka shprehur ngushëllime për familjen e policit të vdekur.
"Sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë. Ngushëllimet e mia të përzemërta shkojnë për familjen e policit të vdekur dhe për policët e plagosur të Policisë së Kosovës”, shkruan Rohde.
I fully associate with my US colleagues‘ statement. The perpetrators of this murderous attack against KOS law enforcement officers must be brought to justice. 1/2 https://t.co/lqk48HCm96
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 24, 2023
KOSOVË- Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka reaguar për vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës në Veri, duke thënë se dënojnë ashpër sulmet e orkestruara dhe të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës.
Ambasadori Hovenier tha se autorët duhet të sillen para drejtësisë dhe ka shprehur ngushëllime për familjen e rreshterit të Policisë së Kosovës.
“Dënojmë ashpër sulmet e orkestruara, të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Autorët duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi dhe do të sillen para drejtësisë. I shpreh ngushëllimet në emër të Shteteve të Bashkuara familjes për vdekjen e rreshterit të Policisë së Kosovës të vrarë në krye të detyrës”, thuhet në reagim.
Strongly condemn the orchestrated, violent attacks on the Kosovo Police. KP has full & legitimate responsibility for enforcing the rule of law in Kosovo. The perpetrators must & will be held accountable and brought to justice. I express condolences on behalf of the United States… pic.twitter.com/iWvQ53guZK
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) September 24, 2023
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka vizituar njërin nga policët që mbeti i plagosur në orët e para të mëngjesit në veri të Kosovës. Gjithashtu Kurti bëri me dije se do të mblidhet Këshilli i Sigurisë, shkaku i zhvillimeve në veri ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
"Operacioni i heqjes së predhës nga krahërori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes. Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit. Gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së takova edhe familjen e Albanit e cila erdhi nga Velekinca e Gjilanit. Polici i plagosur Alban Rashiti do të lirohet sot nga spitali.Tani në ora 10:00 kemi mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.
KOSOVË- Pikëkalimi kufitar në Bërnjak të Kosovës në hyrje dhe dajle është mbyllur. Kjo masë është marrë nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pas sulmit me armë nga serbët në veri të Kosovës.
Persona të maskuar i kanë bllokuar rrugën makinës së Policisë në Mitrovicë- Leposaviç me dy kamionë dhe më pas kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre. Nga të shtëna, humbi jetën një efektiv policie dhe dy efektivfë të tjerë janë plagosur.
KOSOVË- Ky është Afrim Bunjaku, polici i cili mbeti i vrarë pas sulmit në Leposaviç, ku persona të armatosur dhe të maskuar kanë bllokuar rrugën me dy kamionë dhe kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë.

KOSOVË- Detaje të reja janë zbardhur nga sulmi me armë në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe mbeti i plagosur një pjesëtar i Policisë Kufitare.
Mësohet se persona të maskuar i kanë bllokuar rrugën makinës së Policisë në Mitrovicë- Leposaviç me dy kamionë dhe më pas kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre. Sipas njoftimittë policisë, efektivët në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri.
Njoftimi i policisë:
Policia e Kosovës (PK) në vazhdën e realizmit të detyrave dhe autorizimeve të saja kushtetuese dhe ligjore, sipas detyrës zyrtare ka të angazhuara njësi patrulluese në nivel vendi, me qëllim të kryerjes së detyrave policore në interes të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim.
Gjatë realizimit të detyrave policore, sot rreth orës 02:34 në Mitrovicë Veri, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar.
Njësitë e rendit të Stacionit Policor Zveqan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërri në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë. Njësitë policore në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri.
Zyrtarët policorë të plagosur janë tërhequr nga lokacioni dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Jugu, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e njërit nga zyrtarët policor të plagosur rëndë, ndërsa dy zyrtarë të tjerë, njëri i plagosur dhe tjetri i lënduar, sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë dhe të njëjtit janë transportuar në SHSKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Të gjitha njësitë policore relevante sipas profileve janë aktivizuar në teren, të njëjtat kohë pas kohe janë duke u sulmuar me armë zjarri nga pozicione të ndryshme, nga grupe të organizuara dhe të armatosura. Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente dhe organet e drejtësisë, po ndërmerr veprimet e saja me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së kryerësve të sulmeve ndaj zyrtarëve policor.
KOSOVË- Vjosa Osmani ka reaguar për vrasjen e policit në fshatin Banjska të Leposaviçit në orët e para të mëngjesit të së dielës. Me anë të një postimi në Facebook Osmani tha se vrasja dhe plagosja e një polici në veri është e planifikuar, orkestruar dhe ekzekutuar nga bandat kriminale serbe, teksa e quajti sulm ndaj Kosovës.
“Vrasja e një polici dhe plagosja e një polici tjetër në veriun e Kosovës, e planifikuar, orkestruar dhe ekzekutuar nga bandat kriminale serbe, është sulm ndaj rendit dhe ligjit në veriun e vendit, është sulm ndaj Kosovës. Këto sulme dëshmojnë edhe njëherë fuqinë destabilizuese të bandave kriminale, të organizuara nga Serbia, të cilat prej shumë kohësh, siç është dëshmuar edhe me sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve, po synojnë të destabilizojnë Kosovën dhe rajonin. Sulmet e organizuara kundër forcave të rendit të Republikës së Kosovës janë sulme kundër sovranitetit të Republikës së Kosovës. Përveç dënimit të ashpër të këtij agresioni të hapur të Serbisë ndaj Kosovës, pres që aleatët tanë do ta mbështesin Kosovën në përpjekjen e saj për vendosjen e rendit dhe ligjit si dhe ruajtjen e sovranitetit në çdo pjesë të Republikës së Kosovës. Familjes së policit të vrarë ju shprehim ngushëllime të thella dhe i sigurojmë se autorët e këtyre akteve terroriste nuk do të mund t’i ikin drejtësisë. Ftoj të gjithë qytetarët, institucionet dhe subjektet politike që të qëndrojnë të bashkuar në këtë kohë kur nga Serbia po sfidohet hapur integriteti territorial, siguria dhe sovraniteti i Republikës sonë. Si Presidente e Republikës kam besimin e plotë në djemtë dhe vajzat tona nga Policia e Kosovës.”, ka shkruar Osmani.
KOSOVË- Afrim Bunjaku nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë, është efektivi i cili humbi jetën gjatë sulmit me armë ndaj policisë në veri të Kosovës. Ndërkohë, polici i plagosur është dërguar në spitalin e Mitrovicës.
Mësohet se dy persona të maskuar i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç. Forcat e policisë janë sulmuar me armë zjarri nga pozicione të ndryshme si dhe me granata dore.
KOSOVË- Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në veri të Kosovës, në Leposaviç ku një polic thuhet se është vrarë. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Albin Kurti, i cili duke shprehurngushëllime ka njoftuar se është sulmuar policia e Kosovës, ku për pasojë ka humbur jetën një efektiv dhe është plagosur një tjetër.
"Të dashur qytetarë,
Rreth orës 3 të mëngjesit sot, në fshatin Banjska të Leposaviçit, është sulmuar policia e Kosovës me ç’rast është vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër është plagosur. I vrari është polic i rendit me gradën rreshter, kurse i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitare. Në këto momente ende vazhdojnë gjuajtjet me armë zjarri të kalibrave të ndryshëm mbi policinë tonë. Sulmuesit janë profesionistë me maska e të armatosur edhe me armë të rënda. Ne e dënojmë këtë sulm kriminal e terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të dështojnë, do të kapen, gjykohen e dënohen. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e shtetit janë të gatshme dhe të bashkërenduara për t’iu përgjigjur krimit dhe kriminelëve, terrorit dhe terroristëve. Policia e Kosovës e ka njoftuar familjen e policit të vrarë A.B. Polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë. Ngushëllime familjes dhe të gjithëve për policin tonë të vrarë. Shërim të shpejtë e të plotë policit të plagosur,"- shkruan Kurti.