LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Atentat mafioz me 3 viktima në Shkodër/ Bushati ndërron jetë në spital pas plumbit të marrë në kokë! Gjendet një makinë e djegur, RENEA kontrolle në zonën e Bajrave

• Shkodra është tronditur pasditen e sotme nga një atentat me armë zjarri ku tre persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. • Viktimat janë Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili nërroi jetë në spital dhe Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit. • Ndërkohë që i plagosuri rëndë është i moshuari Bashkim Basha. • Sipas informacioneve zyrtare të deritanishme, Hamza Lici po udhëtonte me makinë me Arlind Bushatin, kur automjeti i tyre u qëlluar me breshëri plumbash. • Lici humbi kontrollin e makinës duke marrë para një motor në të cilin ndodhen një cifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha. • Nga përplasja Flutura ka humbur jetën, ndërkohë që Bashkimi ndodhet në gjendje të rëndë. • Nga të shtënat me kallashnikovë drejt makinësa së tyre, Arlind Bushati mori një plumb në kokë, të cilit nuk i mbijetoi dot. • Ai është djali i ish-kandidatit të PD për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushatit. • 32-vjeçari, rreth dy javë më parë kallëzoi në polici se në zonën e pedonales persona të paidentifikuar i kanë drejtuar më një send në dukje armë zjarri. • Në 2022 një nga bizneset e familjes Bushati ka qenë shënjestër e sulmit me tritol. • Dyshohet se atentatorët e kanë ndjekur me makinë Hamza Licin dhe Arlind Bushatin, të cilët udhëtonin me një Mercedes-Benz, me targa kroate. • Po ashtu dyshimet janë se atentati është bërë nga grupi i Bajrajve, nga një konflikt i hapur prej vitesh mes këtyre të fundit dhe grupit kriminal që drejtohej dhe ishin pjesë Hamza dhe Ibrahim Lici. • Policia ka ngritur dy pika kontrolli për kapjen e autorëve, ndërsa në Shkodër kanë mbërritur edhe forcat RENEA dhe FNSH. • Një automjet tip "Range Rover" është gjendur i djegur, në zonën e Grudës së Re në Shkodër disa çaste pas atentatit. • Brenda makinës së shkrumbuar janë gjetur edhe 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur nga autorët e masakrës në fshatin Dobraç. • Armë zjarri janë gjetur edhe në makinën e viktimave, konkretisht 3 pistoleta, me njërën prej të cilave dyshohet se Bushati i është kundërpërgjigjur autorëve të atentatit që deri tani ka dyshime se ishin dy persona. • Ndërkohë bëhet me dije se kanë nisur dhe shoqërimet në polici për ngjarjen, ndërsa identitetet e personave nuk dihen.

21 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Mori plumb në kokë pas atentatit në Shkodër, ndërron jetë në spital Arlind Bushati

Atentat mafioz me 3 viktima në Shkodër/ Bushati ndërron jetë
arlind bushati

SHKODËR- Ka ndërruar jetë në spital 32-vjeçari, Arlind Bushati, i cili mori një plumb në kokë nga atentati i pasdites së sotme në Shkodër. I riu është djali i ish-kandidatit të PD-së për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushatit.

Ai ndodhej në makinë me Hamza Licin, një nga viktimat e atentatit, kur persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj automjetit të tyre. 

32-vjeçari, rreth dy javë më parë kallëzoi në polici se në zonën e pedonales persona të paidentifikuar i kanë drejtuar më një send në dukje armë zjarri. Në 2022 një nga bizneset e familjes Bushati ka qenë shënjestër e sulmit me tritol.

1 VITE ME PARE

Ekzekutimi i Licit/ "Qëllimi i autorëve ishte t'i vrisnin të dy", Lala: Ja pse kjo ngjarje do të përvëlojë Shkodrën

Atentat mafioz me 3 viktima në Shkodër/ Bushati ndërron jetë
klodiana lala

TIRANË- Pasditen e sotme në Shkodër e ekzekutua Hamza Lici dhe u plagos rëndë Arlind Bushatin, si pasojë e një atentati.  Ndaj tyre është qëlluar me breshëri armësh kallashnikov, ndërsa dyshohet se janë dy autorë që kanë marrë pjesë në këtë atentat.

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në "Open" në News24 tha se Hamza Lici është vëllai i Ibrahim Licit, një personazhi shumë të kërkuar, që ka pasur përplasje të fortë me grupin Bajri.

“Kjo ishte një ngjarje që do të përvëlojë Shkodrën. Hamza Lici ishte duke udhëtuar me Arlind Bushatin, me të cilin ishin lidhur shumë kohët e fundit. Familja Bushati është një familje me tradita, një ndër më të njohurat në Shkodër, që nuk kanë pasur probleme.

Arlind Bushati ishte i lidhur fillimisht me Astmer Bilalin, më pas ishte hedhur në krahun tjetër, te Licët”, tha gazetarja Lala.

Ajo tha se mund të kenë qenë dy ekzekutorë, që kanë qëlluar me breshëri armësh ndaj automjetit ku ishin Lici dhe Bushati. Lala tha se gjendja shëndetësore e Arlind Bushatit është e rëndë, ai po lufton me jetën. Lala u shpreh se qëllimi i atentatorëve është që t’i vrisnin të dy, si Hamza Licin ashtu edhe Arlind Bushatin. Gazetarja ka bërë një bilanc të përplasjeve që kanë ndodhur në Shkodër, duke theksuar se janë me dhjetra viktima.

“Duhet një reagim i shpejtë, Arlind Bushati duhej të ishte marrë në mbrojtje, pasi 3 javë më parë kishte denoncuar se ishte kërcënuar, se ishte i rrezikuar për jetën. Si ka mundësi që ata lëviznin me një automjet me targa të huaja, që kishin edhe armë dhe askush nuk i kontrollonte? Si ka mundësi që nuk u mor në mbrojtje Arlind Bushati? Kjo situatë më tremb”, tha Lala.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit në Shkodër, dalin pamjet e "Range Rover"-it të shkrumbuar totalisht

Atentat mafioz me 3 viktima në Shkodër/ Bushati ndërron jetë
makina e djegur

SHKODËR- Janë publikuar pamjet e para të autormjetit tip "Range Rover" të djegur në Golem të Shkodrës, pak minuta pas atentatit të rëndë ku u ekzekutua Hamza Lici dhe u plagos Arlind Bushati. 

Në makinën e djegur që dyshohet se iu përket autorëve të atentatit, u gjetën edhe dy armë zjarri automatik, që po ashtu ka dyshime se janë përdorur për vrasjen e Licit. Në pamjet e mëposhtme shihet që makina është e shkrumbuar totalisht. 

Viktimë nga atentati mbeti edhe një kalimtare e rastit, Flutura Basha, ndërsa bashkëshorti i saj, Bashkim Basha u plagos rëndë. Çifti i të moshuarve u përplasën nga makina e Hamza Licit, ndërsa po lëviznin me motomjetin e tyre. 

1 VITE ME PARE

Detaje nga ekzekutimi i Hamza Licit/ Arlind Bushati iu kundërpërgjigj me armë autorëve të atentatit, 4 persona shoqërohen në polici për ngjarjen

Atentat mafioz me 3 viktima në Shkodër/ Bushati ndërron jetë
makina e viktimave

TIRANË- Pasditen e sotme një atentat ka tronditur Shkodrën, ku u ekzekutua Hamza Lici dhe u plagos rëndë Arlind Bushatin. Dyshja ndodhenin në një makinë tip "Benz" me targa kroate, kur u qëlluan me breshëri kallashnikovi nga një tjetër makinë me autorët ende të paidentifikuar, ku dyshohet se ishin dy persona ata që kanë marrë pjesë në atentat.

Gazetarja Klodiana Lala tha në emisionin “Open” në News24 se referuar të dhënave nga Policia e Shtetit, Hamza Lici nuk ka mundur të qëllojë me armën që kishte me vete, por Arlind Bushati që mbeti i plagosur ka arritur të qëllojë.

Dyshohet se Lici dhe Bushati janë mbajtur në vëzhgim nga autorët e krimit, ndërsa viktima dhe i plagosuri kishin hyrë në territorin shqiptar nga Mali i Zi. Sipas burimeve nga policia për mediat deri tani janë shoqëruar 4 persona në komisariat lidhur me ngjarjen. Identitet e tyre ende nuk dihen.

Viktimë nga atentati mbeti edhe një kalimtare e rastit, Flutura Basha, ndërsa bashkëshorti i saj, Bashkim Basha u plagos rëndë. Çifti i të moshuarve u përplasën nga makina e Hamza Licit, ndërsa po lëviznin me motomjetin e tyre. 

1 VITE ME PARE

Vrasja në Shkodër/ Gjendet një makinë e djegur në Grudë të Re, brenda kishte dy automatikë, dyshohet se janë përdorur nga autorët e atentatit

Atentat mafioz me 3 viktima në Shkodër/ Bushati ndërron jetë
foto nga vendngjarja

SHKODËR- Një automjet tip "Land Rover" është gjendur i djegur, në zonën e Grudës së Re në Shkodër disa çaste pas atentatit ku mbeti i vdekur Hamza Lici dhe u plagos rëndë Arlind Bushati. 

Brenda makinës së shkrumbuar janë gjetur edhe 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur nga autorët e masakrës në fshatin Dobraç.

Viktimë nga atentati mbeti edhe një kalimtare e rastit, Flutura Basha, ndërsa bashkëshorti i saj, Bashkim Basha u plagos rëndë. Çifti i të moshuarve u përplasën nga makina e Hamza Licit, ndërsa po lëviznin me motomjetin e tyre. 

Ndërkohë policia ka ngritur disa pika kontrolli në zonat përreth, ndërsa në Shkodër kanë shkuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat RENEA, të cilët po kryejnë kontrolle në zonën e Bajrave. Këta të fundit dyshohet si autorët e atentatit, nga një konflikt i hapur prej vitesh me familjen Lici. 

1 VITE ME PARE

Atentati në Shkodër/ Autorët qëlluan me kallashnikov makinën e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit, çfarë u gjet në mjetin e tyre dhe në vendngjarje (FOTOT E DY TË RINJVE)

Atentat mafioz me 3 viktima në Shkodër/ Bushati ndërron jetë
hamza lici dhe arlind bushati

SHKODËR- Janë zbardhur detaje të tjera nga atentati që ka tronditur sot Shkodrën. Shënjestër e autorëve ishte makina në të cilën ndodhenin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, e cila u qëllua me breshëri me kallashnikov.

Lici humbi jetën në vendngjarje, ndërsa Bushati ndodhet në spital në gjendje të rëndë, pasi ka marrë plumb në kokë.

Ndërkohë mësohet se nga kontrolli që është ushtruar në makinën ku udhëtonin Lici dhe Bushati, policia ka gjetur dy armë. Po ashtu më shumë se 20 gëzhoja bëhet me dije se janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Atentat mafioz me 3 viktima në Shkodër/ Bushati ndërron jetë
hamza lici
Atentat mafioz me 3 viktima në Shkodër/ Bushati ndërron jetë
arlind bushati

Si ndodhi atentati? 

Hamza Lici po udhëtonte me makinë me Arlind Bushatin, kur automjeti i tyre u qëlluar me breshëri plumbash.  Lici humbi kontrollin e makinës duke marrë para një motor në të cilin ndodhen një cifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha.  Nga përplasja Flutura ka humbur jetën, ndërkohë që Bashkimi ndodhet në gjendje të rëndë.

Siç e thamë dhe më sipër në gjendje të rëndë ndodhet edhe Arlind Bushati që ka marrë një plumb në kokë. Ai është djali i ish-kandidatit të PD për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushatit. 32-vjeçari, rreth dy javë më parë kallëzoi në polici se në zonën e pedonales persona të paidentifikuar i kanë drejtuar më një send në dukje armë zjarri. Në 2022 një nga bizneset e familjes Bushati ka qenë shënjestër e sulmit me tritol. 

Dyshohet se atentatorët e kanë ndjekur me makinë Hamza Licin dhe Arlind Bushatin, të cilët udhëtonin me një Mercedes-Benz, me targa kroate. Po ashtu dyshimet janë se atentati është bërë nga grupi i Bajrajve, nga një konflikt i hapur prej vitesh mes këtyre të fundit dhe grupit kriminal që drejtohej dhe ishin pjesë Hamza dhe Ibrahim Lici.  Policia ka ngritur dy pika kontrolli për kapjen e autorëve, ndërsa në Shkodër kanë mbërritur edhe forcat RENEA dhe FNSH.

1 VITE ME PARE

DETAJE/ Arlind Bushati mori plumb në kokë ndërsa Hamza Lici ndërroi jetë në vendndgjarje, autorët i ndoqën me makinë dhe më pas hapën zjarr ndaj tyre

Atentat mafioz me 3 viktima në Shkodër/ Bushati ndërron jetë
arlind bushati

SHKODËR- Vijojnë të zbardhen detaje të reja nga atentati me dy të vdekur në Shkodër. Hamza Lici, i cili ishte një nga viktimat po urdhëtonte me makinë me Arlind Bushatin, kur automjeti i tyre u qëlluar me breshëri plumbash.

Lici humbi kontrollin e makinës duke marrë para një motor në të cilin ndodhen një cifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha. Nga përplasja Flutura Basha ka humbur jetën, ndërkohë që Bashkimi ndodhet në spital në gjendje të rëndë. 

Raportohet po ashtu se në gjendje të rëndë ndodhet edhe Arlind Bushati që ka marrë një plumb në kokë. 32-vjeçari është djali i ish-kandidatit të PD për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushatit.

Dyshohet se atentatorët e kanë ndjekur me makinë Hamza Licin dhe Arlind Bushatin, të cilët udhëtonin me një Mercedes-Benz, me targa kroate. Po ashtu dyshimet janë se atentati është bërë nga grupi i Bajrajve, një konflikt i hapur prej vitesh mes këtyre të fundit dhe Licve. Policia ka ngritur dy pika kontrolli për kapjen e autorëve, ndërsa në Shkodër kanë mbërritur edhe forcat RENEA  dhe FNSH. 

1 VITE ME PARE

Masakër me 2 të vdekur dhe 2 të plagosur në Shkodër/ Dashnor Sula: Shteti nën pushtetin e bandave

Atentat mafioz me 3 viktima në Shkodër/ Bushati ndërron jetë
pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar pas masakrës me dy viktima pasditen e sotme në Dobraç të Shkodrës. Sula përmes një postimi në Facebook shkruan se kriminelët morën jetë në mes të ditës dhe organet e rendit duhet të ngrihen në këmbë e të kapin autorët. 

"Shteti nen pushtetin e bandave. Trondite njarja ne Shkoder. Kriminelët morën jetë në mes të ditës. Organet e rendit duhet te ngrihen ne kembe e te kapin autoret. Për fatin e keq të shqiptarëve, ky është realiteti në Shqipëri. Ministër i Brendshëm dhe Drejtori i Shtetit ngrihen në mëngjes dhe flenë duke menduar se si të burgosin e përndjekin nga njerëzit ndërsa bandave, krimit të gjithë i hapin krahun. Rendi ka rënë në Shqipëri. Siç kanë komunikuar edhe komunikimet në sekretet, shumë e drejta e shtetit janë në shërbim të krimit të përbashkët," shkruan Sula. 

Atentat mafioz me 3 viktima në Shkodër/ Bushati ndërron jetë

1 VITE ME PARE

Masakra në Shkodër/ Kalimtarja humbi jetën, bashkëshorti i saj në gjendje të rëndë (EMRAT)

Atentat mafioz me 3 viktima në Shkodër/ Bushati ndërron jetë
pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen në Shkodër. Mësohet se automjeti që udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte çifti i bashkëshortëve, Bashkim dhe Flutura Basha.

Gjithashtu Flutura Basha ka ndërruar jetë, ndërsa Bashkim Basha ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

 

1 VITE ME PARE

Masakra në Shkodër, Policia njoftim zyrtar: Makina e drejtuar nga Hamza Lici përplasi çiftin e të moshuarve

Atentat mafioz me 3 viktima në Shkodër/ Bushati ndërron jetë
Pamjet

SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga masakra në Dobraç të Shkodrës. Policia ka sjell njoftimin zyrtar për ngjarjen e rëndë që ka tronditur sot Shkodrën. Mësohet se Hamza Lici që mbeti i vrarë ishte në një makinë me Arlind Bushatin, i plagosur nga atentati.

Teksa i kanë qëlluar me armë zjarri, makina e drejtuar nga Lici ka përplasur një motor, në të cilin ndodheshin çifti i të moshuarve Flutura dhe Bashkim Basha. Nga përplasja Flutura Basha ka humbur jetën, ndërkohë që Bashkimi ndodhet në spital në gjendje të rëndë. 

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit H. L. dhe A. B. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi H. L., dhe është plagosur rëndë shtetasi A. B. Automjeti që udhëtonin shtetasit H.L dhe A.B, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja F.B, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja F.B dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi B.B

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e rimeve të Rënda Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

1 VITE ME PARE

I vëllai humbi jetën nga atentati sot në Shkodër! Kush është Ibrahim Lici, i akuzuar për vrasjen e Endri Mustafës dhe dy vëllezërve Bilali

Atentat mafioz me 3 viktima në Shkodër/ Bushati ndërron jetë
ibrahim lici

SHKODËR- Hamza Lici, ka humbur jetën pasditen e sotme dyshohet si pasojë e një përplasje mes bandash me armë zjarri. Sipas raportimeve dy makina në lëvizje kanë shkëmbyer zjarr me njëra-tjetrën, ku njëra ka përfunduar duke u përplasur në mur. Sipas informacioneve, në makinën e përplasur ishte dhe Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit. Ky i fundit u arrestua në muajin shkurt të këtij viti në Turqi lidhur me vrasjen e Endri Mustafës, ndërsa familjarët e tij pretenduan se i shumëkërkuari u vetëdorëzua. Disa ditë më pas në një seancë gjyqësore në Stamboll gjykata turke ka vendosur lirimin nga qelia të Ibrahim Licit dhe masën shtrënguese ndaj tij për të mos dalë nga territori turk deri në përfundim të hetimeve ndaj tij.

Lici, duke folur për mediat turke, ka hedhur poshtë edhe dyshimet e ngritura ndaj tij për vrasjen e Endri Mustafes duke deklaruar se kamerat e sigurise dhe qelizat telefonike vertetojnë sipas tij se ka qenë në Tiranë në momentin e vrasjes.  Ai akuzohet gjithashtu si i përfshirë në të paktën tri vrasje në qytetin e Shkodrës, përfshirë edhe vëllezërit Bilali, ngjarje e ndodhur më 30 maj të vitit 2019. Në atë kohë, vrasja u cilësua se erdhi për shkak të përplasjeve mes grupeve kriminale.

Endri Mustafa u gjet i vrarë në zonën e Livadheve maj të 2021 në Shkodër, dy ditë pasi e shoqja dhe familja e tij kishin bërë kallëzim në polici. Gruaja e viktimës, Ingridi tregoi se ka qenë 15-vjeçari që me foton e një kali e nxorri nga shtëpia dhe e çoi në duart e vrasësve. Pavarësisht shpalljes në kërkim të Licit, Ingrid Mustafa siguroi në deklaratë për mediat se të shoqin nuk ia ka vrarë fisi Lici dhe as fisi Bajri. Gishtin ajo e drejtoi vetëm tek 15-vjeçari. Ndërsa i mituri është tërhequr nga bashkëpunimi me drejtësinë, duke mos dhënë asnjë detaj më për vrasjen që mendohet se ka kryer në bashkëpunim me Ibrahim Licin.

Sipas policisë, Lici është po ashtu autori kryesor i atentatit ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali (babai dhe xhaxhai i kampionit të boksit Astmer Bilali), ngjarje kjo e ndodhur në datën 30 mars të 2019. Ata u ekzekutuan në portën e shtëpisë me breshëri kallashnikovi dhe ngjarja u hetua si përplasje mes bandave rivale në Shkodër.

Astrit Bilali, i cili mbetur i vdekur së bashku me të vëllanë e tij me 30 mars 2019, është babai i Astmer Bilali, ish-kampionit boksit), i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër. Astriti ishte biznesmen i njohur në Shkodër dhe në qytet ai identifikohej për pasionin e tij për kuajt së bashku me vëllain Brahimin, i cili ishte kryetar i shoqatës “2 Prilli”. Endri Mustafa ka qenë shok me Astmer Bilalin, ndërsa emrat e tyre dalin bashkë në disa ngjarje kriminale. Ndaj Ibrahim Lici dyshohet se qëndron pas vrasjes së Mustafës.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Pamje të rënda nga masakra në Shkodër, viktimat të mbuluar me çarçaf

Atentat mafioz me 3 viktima në Shkodër/ Bushati ndërron jetë
Pamjet

SHKODËR- Pamje të reja kanë dalë nga masakra e ndodhur pasditen e sotme në Dobraç të Shkodrës. Dosja.al, raportoi se nga përplasja me armë zjarri kanë mbetur të vrarë 2 persona. 

 

Siç shihet edhe në video një nga viktimat ndodhet i shtrirë në mes të rrugës, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen edhe disa makina tjera. Siç raportohet katër personat kanë qenë duke lëvizur me një automjet, ku autorët janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi.

1 VITE ME PARE

Atentati mafioz në Shkodër, Bardhi: Policia është e zënë me përndjekjen politike të çdo kundërshtari të Ramës, mbron krimin dhe është vegël e tyre

Atentat mafioz me 3 viktima në Shkodër/ Bushati ndërron jetë
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas masakrës me 4 viktima pasditen e sotme në Dobraç të Shkodrës. Bardhi shkruan në një postim në "X" se sot në mes të Shkodrës ka ndodhur një atentat mafioz me disa të vrarë dhe disa të plagosur.

Ai shprehet se Policia e Shtetit është e zënë me përndjekjen politike të çdo kundërshtari të Edi Ramës, deri në absurditetin e “arrestimit” edhe të makinave. Ai ka akuzuar Policinë e Shtetit se është shndërruar në mbrojtëse të krimit dhe në vegël në dorën e tij për të goditur opozitën.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Në Shkodër, në mes të qytetit, ndodh një atentat mafioz me disa të vrarë dhe disa të plagosur, ngjarje që nëse Policia do ishte e fokusuar në punën e saj mund dhe duhet të ishte parandaluar.

Ndërkohë, Policia e Shtetit është e zënë me përndjekjen politike të çdo kundërshtari të Edi Ramës, deri në absurditetin e “arrestimit” edhe të makinave.

Është një akt kriminal nxjerrja e Policisë së Shtetit jashtë funksioni! Kjo sjell cënim të sigurisë publike dhe akte të rënda si kjo e sotmja. Policia e Shtetit që supozohet të luftojë krimin, është shndërruar në mbrojtëse e krimit dhe në vegël në dorën e tij për të goditur opozitën!

1 VITE ME PARE

Masakër në Shkodër/ Një prej të vrarëve, kalimtare e rastit

Atentat mafioz me 3 viktima në Shkodër/ Bushati ndërron jetë

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhu në lidhje me vrasjen në Shkodër, ku mbetën të vrarë katër persona. Mësohet se 1 prej viktimave, është Flutura Basha, e cila ndodhej së bashku me bashkëshortin e saj Bashkim Basha.

Ndërkohë që të plagosur nga ngjarja kanë mbetur Arlind Bushati dhe Bashkim Basha. 

1 VITE ME PARE

Përplasja mes bandave në Shkodër! Një nga të plagosurit djali i ish-kandidatit të PD-së, para dy javësh bëri kallëzim në polici për kërcënim me armë (EMRI)

Atentat mafioz me 3 viktima në Shkodër/ Bushati ndërron jetë

SHKODËR- Shkodra është tronditur pasditen e sotme nga një masakër me 2 viktima dhe 2 të plagosur, që dyshohet se ka ardhur nga përplasja mes bandave kriminale. Dy nga viktimat që janë identifikuar janë Hamza Lici dhe Flutura Basha.

Ndërkohë që i plagosur ka mbetur dhe Arlind Bushati. Ky i fundit është djali i Xhemal Bushatit, i cili ka qene kryetar i këshillit bashkiak në Shkodër dhe po ashtu kandidat për Partinë Demokratikë, në kohën që ishte kryetar Lulzim Basha. 

Arlind Bushati 32-vjeç, rreth dy javë më parë kallëzoi në polici se në zonën e pedonales persona të paidentifikuar i kanë drejtuar më një send në dukje armë zjarri. Më herët në një nga bizneset e familjes Bushati ka qenë shënjestër e sulmit me tritol. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2022. 

Ndërkohë, raportohet se Hamza Lici, nip i familjes Bushati, është djali i Mustafa Licit, që pak kohë më parë ishte në SPAK. Familja Lici është prej vitesh në konflikt me grupin e Bajrave në Shkodër dhe nga përplasjet kanë mbetur disa të vrarë.

1 VITE ME PARE

Shkon në 2 numri i viktimave nga masakra në Shkodër, identifikohet një tjetër viktimë

Atentat mafioz me 3 viktima në Shkodër/ Bushati ndërron jetë
vendngjarja

SHKODËR- Ka shkuar në 4 numri i viktimave nga masakra në fshatin Dobraç të Shkodrës. Deri më tani janë identifikuar vetëm dy prej viktimave, Hamza Lici dhe Flutura Basha. 

Hamza Lici është djali i Mustafa Licit, që pak kohë më parë ishte në SPAK. Familja Lici është prej vitesh në konflikt me grupin e Bajrave në Shkodër dhe nga përplasjet kanë mbetur disa të vrarë. Ndërkohë pritet njoftim zyrtar nga policia lidhur me rrethanat dhe motivet e sakta. 

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Identifikohet një nga viktimat e terrorit në Shkodër, pamje të tjera nga vendi i masakrës

Atentat mafioz me 3 viktima në Shkodër/ Bushati ndërron jetë
vendngjarja

SHKODËR-Shkodra u trondit nga një ngjarje terror, ku 2 persona raportohet se janë vrarë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Një nga viktimat është identifikuar si Hamza Lici. 

Siç shihet edhe në video një nga viktimat ndodhet i shtrirë në mes të rrugës, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen edhe disa makina tjera. Siç raportohet katër personat kanë qenë duke lëvizur me një automjet, ku autorët janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi.

1 VITE ME PARE

Masakra me 2 viktima në Shkodër/ Dy makina qëlluan njëra-tjetrën në lëvizje, njëra u përplas me një mur, pamje të rënda nga vendngjarja

Atentat mafioz me 3 viktima në Shkodër/ Bushati ndërron jetë
vendngjarja

SHKODËR- Deri më tani raportohet se dy persona kanë vdekur dhe dy janë plagosur nga të shtënat në fshatin Dobraç të Shkodrës.

Sipas raportimeve kanë qenë dy automjete të cilat në ecje qëlluar me breshëri njëra-tjetrën, ku një mjet me targa kroate është qëlluar disa here, dhe më pas është përplasur me një mur.

Pritet njoftim zyrtar nga policia, ndërsa ambulanca dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje. Raportohet gjithashtu se një nga të plagosurit ndodhet në gjendje kritike në spital. 

 

1 VITE ME PARE

Masakër në Shkodër/ Disa të vrarë në Dobraç, 5 ambulanca në vendngjarje (FOTO)

Atentat mafioz me 3 viktima në Shkodër/ Bushati ndërron jetë
vedngjarja

SHKODËR- Fshati Dobraç në Shkodër është tronditur pak më herët nga të shtëna me armë zjarri. Dyshohet se disa persona kanë humbur jetën ndërsa ka edhe të plagosur. 

Sipas informacioneve paraprake, 5 ambulanca dhe policia ndodhet në vendngjarje. Ende nuk ka asnjë detaj për motivet dhe rrethanat që sollën këtë masakër.

1 VITE ME PARE

Të shtënat në fshatin Dobraç në Shkodër, raportohet për një viktimë

Atentat mafioz me 3 viktima në Shkodër/ Bushati ndërron jetë

SHKODËR- Një person raportohet se ka humbur jetën si pasojë e të shtënave në fshatin Dobraç në Shkodër. 

Ende nuk dihet asnjë informacion për rrethanat apo motivet e ngjarjes së rëndë. Ka dyshime se ka më shumë se një viktimë dhe te plagosur.

Ambulanca dhe policia ndodhen në vendngjarje, ku kanë nisur menjëherë hetimet. 

 

1 VITE ME PARE

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia dhe ambulanca në vendngjarje

Atentat mafioz me 3 viktima në Shkodër/ Bushati ndërron jetë

SHKODËR - Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në qytetin e Shkodrës. Sipas informacioneve të para të shtënat kanë ndodhur tek "5 heronjtë e Vigut" në fshatin Dobraç. 

Policia dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo viktima. 

vrasje ne shkoder

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend