6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Një atentat me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër. • Mësohet se një kallup tritoli i është vendosur në makinë punonjësit të Tatimeve në Shkodër Enea Busukja. • Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 'Ndoc Mazi' ku dhe makina ndodhej e parkuar. • Në momentin që Busukja ka hyrë në makinë dhe e ka ndezur ka ndodhur shpërthimi. • 38-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën në spital, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje.
6 artikuj për këtë temë.
SHKODËR- Një makinë e djegur është gjetur ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se makina e djegur është gjetur në fshatin Postribë.
Kjo makinë dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit me tritol ndaj punonjësit të Tatimeve Enea Busukja. Vetë Busukja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al
SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga atentati ndaj punonjësit te Tatimeve në Shkodër Enea Busukja. Mësohet se tritoli në makinën e tij ka shpërthyer teksa ky i fundit ka hyrë në makinë. Nga shpërthimi ka mbetur i lënduar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi E. B. ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet. Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./Dosja.al
SHKODËR- Enea Busukja është punonjësi i Tatimeve që ka pre e atentatit ditën e sotme në Shkodër. Teksa kishte makinën e parkuar në zonën tek 'Arra e Madhe', lënda plasëse ka shpërthyer.
Nga shpërthimi Busukja është lënduar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur atenatin e rëndë./Dosja.al

SHKODËR- Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur veriun e vendit pak çaste më parë, ku raportohet se punonjësit të tatimeve, Enea Busukja iu bë atentat në makinë me tritol. Mësohet se Buzukja ka mbetur i plagosur nga shpërthimi i rëndë. Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbadhjen e krimit.

SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi me tritol mesditën e sotme në Shkodër. Mësohet se tritoli ishte vendosur në një makinë ku dhe ka shpërthyer.
Nga shpërthimi ka mbetur i lënduar një person, i cili dyshohet se është punonjës e Tatimeve.Ngjarja ka ndodhur tek Arra e Madhe, ndërsa mjeti raportohet se ka qenë i parkuar./Dosja.al
SHKODRA- Një shpërthim me lëndë plasëse raportohet të ketë ndodhur këtë mesditë në qytetin e Shkodrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen 'Arra e Madhe' dhe si pasojë dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon mbi zbardhjen e plotë të rastit.