LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasje në Shkodër/ 15-vjeçari qëllohet për vdekje me thikë gjatë një konflikti, vihet në pranga bashkëmoshatari i tij

• Një vrasje ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Shkodrës. • 15-vjeçari, Emiljano Gjoni, është qëlluar me thikë nga një bashkëmoshatar i tij gjatë një konflikti për motive të dobëta. • Gjoni u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës nga një kalimtar i rastit, por fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. • Autori dyshohet se është ndihmuar nga një tjetër person për t'u larguar nga vendngjarja. • Ndërkohë pas sekuestrimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë pranë zonës ku ndodhi vrasja, policia ka identifikuar dhe bërë të mundur arrestimin e 15-vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin e tij. • Edhe i arrestuari ishte dëmtuar lehtë me thikë në sup pa probleme për jetën. • Po ashtu është sekuestruar edhe thika me të cilën u vra i mituri. •Grupi hetimor po vijon veprimet, në prani të psikologut dhe familjarëve, për të zbardhur dinamikën dhe motivin e plotë të ngjarjes.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Vrasja e 15-vjeçarit në Shkodër, shoqërohet në polici autori i dyshuar

Vrasje në Shkodër/ 15-vjeçari qëllohet për vdekje me
Pamje nga vendi i ngjarjes

SHKODËR- Policia ka identifikuar dhe shoqëruar autorin e dyshuar të vrasjes së 15-vjeçarit në Shkodër. Ngjarja e rëndë u regjistrua në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”. Në rrethana ende të paqarta u plagos me thikë një 15-vjeçar dhe si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë u shpërndanë në zonë për të grumbulluar informacion me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Policia pasi identifikoi autorin bëri edhe shoqërimin e tij në Komisariat për veprime të mëtejshme. Autori mësohet se është bashkëmoshatar me viktimën. Policia gjithashtu ka sekuestruar thikën me të cilën u vra i mituri.

Njoftimi i plotë;

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, ku në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, në rrethana ende të paqarta u plagos me armë të ftohtë (thikë) një 15 vjeçar dhe si pasojë e plagëve të marra humb jetën në spital, menjëherë u krijua grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë u shpërndanë në zonë për të grumbulluar informacion me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë Shkodër, identifikuan dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme, një 15 vjeçar që dyshohet si autor i kësaj ngjarjeje. Shërbimet e Policisë gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit, ku mbeti i plagosur 15 vjeçari, i cili humbi jetën në Spital.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se dhe 15 vjeçari i dyshuar si autor i ngjarjes është dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë) në sup pa probleme për jetën. Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë po vijon veprimit intensive, në prani të psikologut dhe familjarëve, për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

1 VITE ME PARE

Vrasja në Shkodër/ Sekuestrohen pamjet e kamerave të sigurisë pranë vendngjarjes, policia kryen kontrolle në banesën e autorit të dyshuar

Vrasje në Shkodër/ 15-vjeçari qëllohet për vdekje me
vendngjarja

SHKODËR- Vrasja e 15-vjeçarit Emiljano Gjoni ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Shkodrës. Ndërkohë bëhet me dije se edhe autori i krimit është gjithashtu një 15-vjeçar.

Policia, pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë në zonën ku ka ndodhur ngjarja, ka identifikuar e shpallur në kërkim adoleshentin, që dyshohet se është ndihmuar nga një tjetër person për tu larguar nga vendngjarja.

Efektivët po kryejnë kontrolle në banesën e tij dhe në banesa të të afërmve të tij, ku adoleshenti dyshohet se fshihet.

1 VITE ME PARE

Detaje nga vrasja në Shkodër/ Dyshohet se u qëllua me thikë nga bashkëmoshatari i tij, zbardhet identiteti i viktimës (EMRI)

Vrasje në Shkodër/ 15-vjeçari qëllohet për vdekje me
vednngjarja

SHKODËR- Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. 15-vjeçari, Emiljano Gjoni dyshohet se u qëllua me thikë nga bashkëmoshatari i tij, ende i paidentifikuar, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Raportohet po ashtu se Gjoni u dërgua në spital nga një kalimtar i rastit, por fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Nga ana tjetër ka dyshohet se autori është ndihmuar nga një person tjetër për tu larguar nga vendngjarja. 

1 VITE ME PARE

Vrasje me thikë në Shkodër, policia: I mitur ndërroi jetë në spital, autori ende i paidentifikuar

Vrasje në Shkodër/ 15-vjeçari qëllohet për vdekje me
vendngjarja

SHKODËR- Policia ka reaguar lidhur me vrasjen e regjistruar pak më herët në qytetin e Shkodrës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orë 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”.

Dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, 15-vjeçari është qëlluar me thikë nga një person ende i paidentifikuar. 

Si pasojë e plagëve të marra i mituri, po ashtu ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një të mitur 15-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

1 VITE ME PARE

Vrasje në Shkodër, qëllohet me thikë një i mitur

Vrasje në Shkodër/ 15-vjeçari qëllohet për vdekje me
foto ilustruese

SHKODËR- Një 15-vjeçar është qëlluar për vdekje me thikë në Shkodër.

Sipas informacioneve, i mituri ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës.

Autori është ende i paidentifikuar, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

vrasje ne shkoder emiljano gjoni

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj