LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vrasje në Vlorë/ 58-vjeçari qëllohet me tre plumba pranë banesës së tij teksa po kthehej nga puna, autorët ende të paidentifikuar

• Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Vlorës. • 58-vjeçari, Renato Hoxhaj është ekzekutuar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar dhe shkaqe që nuk dihen. • Sipas informacioneve, Hoxhaj është ndjekur nga autorët dhe është qëlluar me armë zjarri tek shkallët e banesës së tij. • Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 06:00 kur po kthehej në shtëpi nga vendi ku punonte si roje i një objekti në ndërtim. • Ai është qëlluar nga afër tre herë me armë zjarri, dy herë në kokë dhe një në gjoks. • Ka qenë bashkëjetuesja e tij që ka dëgjuar të shtënat dhe e ka gjetur të vdekur.• Ajo ka shpërthyer në lot, duke thënë “e vranë mo e vranë”, ndërsa më pas është marrë në pyetje nga policia. • Viktima ishte i divorcuar dhe bashkëjetonte me një grua, ndërsa raportohet se është baba i dy fëmijëve të rritur. • Ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vrasjes, dyshohet se autori/ët mund të kenë hyrë edhe nga një rrugë tjetër pas lagjes e cila ishte pa kamera sigurie dhe në errësirë totale. • Policia e Vlorës ka marrë dhe kamerat e sigurisë së disa subjekteve aty pranë ku dyshohet se mund të kenë lëvizur ekzekutori/ët. • Renato Hoxhaj, nuk kishte precedentë penalë, ndërsa njihej në zonë si një person i qetë dhe jo problematik..

4 artikuj për këtë temë.

3 JAVE ME PARE

DETAJE/ "E vranë mo, e vranë", bashkëjetuesja e tij dëgjoi të shtënat, 58-vjeçari në Vlorë u ndoq nga autorët dhe u qëllua për vdekje pak larg banesës

Vrasje në Vlorë/ 58-vjeçari qëllohet me tre plumba
vendngjarja

VLORË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e 58-vjeçarit mëngjesin e sotëm në Vlorë. Renato Hoxhaj është ndjekur nga autorët dhe është qëlluar me armë zjarri tek shkallët e banesës së tij.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 06:00 kur po kthehej në shtëpi nga vendi ku punonte si roje i një objekti në ndërtim. Hoxhaj është qëlluar nga afër tre herë me armë zjarri, dy herë në kokë dhe një në gjoks.

Raportohet se ka qenë bashkëjetuesja e tij që ka dëgjuar të shtënat dhe e ka gjetur të vdekur. Ajo ka shpërthyer në lot, duke thënë “e vranë mo e vranë”, ndërsa më pas është marrë në pyetje nga policia. Viktima ishte i divorcuar dhe bashkëjetonte me një grua, ndërsa raportohet se është baba i dy fëmijëve të rritur.

Ndërkohë që ende vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vrasjes, dyshohet se autori/ët mund të këtë hyrë edhe nga një rrugë tjetër pas lagjes e cila ishte pa kamera sigurie dhe në errësirë totale. Policia e Vlorës ka marrë dhe kamerat e sigurisë së disa subjekteve aty pranë ku dyshohet se mund të kenë lëvizur ekzekutori/ët.

 

3 JAVE ME PARE

Zbardhen detaje nga vrasja në Vlorë/ 58-vjeçari u qëllua me tre plumba, dy në kokë dhe një në gjoks

Vrasje në Vlorë/ 58-vjeçari qëllohet me tre plumba
vendngjarja

VLORË- Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e 58-vjeçarit në Vlorë. Sipas raportimeve viktima është qëlluar me tre plumba, dy në kokë dhe një në gjoks.

Renato Hoxhaj, nuk kishte precedentë penalë, ndërsa njihej në zonë si një person i qetë dhe jo problematik. Ai jetonte i vetëm pasi ishte divorcuar nga gruaja pak kohë më parë. 

Policia ka nisur me hetimet mbi ngjarjen dhe identifikimin e kapjen e autorëve. Ndërkohë, grupi hetimor po kontrollon kamerat e sigurisë së zonës. 

3 JAVE ME PARE

FOTO/ Roja i objektit në Vlorë u gjet i vrarë me armë zjarri, dalin pamje nga vendngjarja

Vrasje në Vlorë/ 58-vjeçari qëllohet me tre plumba
vendngjarja

VLORË- Renato Hoxhaj u gjet i vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në objektin ku punonte si roje. Ndërkohë janë publikuar dhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes. 

Vrasje në Vlorë/ 58-vjeçari qëllohet me tre plumba
vendngjarja

Ai ruante një objekt në ndërtim pranë banesës së tij në lagjen "Hajro Çakërri". Ndërkohë policia vijojn me hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

3 JAVE ME PARE

EMRI/ Gjendet i vrarë me armë zjarri roja i një objekti në Vlorë, në kërkim autorët e ngjarjes

Vrasje në Vlorë/ 58-vjeçari qëllohet me tre plumba
foto ilustruese

VLORË- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Vlorë. Roja i një objekti është gjetur i pajetë dhe dyshohet se është vrarë me armë zjarri. 

Viktima është identifikuar si Renato Hoxhaj, 58 vjeç. Ai ruante një objekt në ndërtim pranë banesës së tij në lagjen "Hajro Çakërri". Ndërkohë bëhet me dije se vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, një 58 vjeçar, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

vrasje ne vlore renato hoxhaj

Sondazh

Poll

Olta Xhaçka përqafon Gjylametin teksa ka fituar garën

Olta Xhaçka përqafon Gjylametin teksa ka fituar garën

"A keni komunikuar me LaCivita në 72 orët e fundit?", Berisha: Po mjaftohem me falenderimet...

Berisha: Alimehmeti është luftëtar i çmuar i PD-së, nuk është vetëm parlamenti për përfaqësim

Berisha: Mediat kanë dhënë kontribut të çmuar në denoncimin e farsës elektorale

Vota e diasporës/ Berisha: Vota e tyre është e manipuluar si në Korenë e Veriut

Deputeti më i vjetër në kuvend, a do e drejtojë seancën e parë? Berisha: S'do lejojmë të ndodhë

Berisha: Në krye të amnistisë elektorale qëndron vetë Altin Dumani, shërbëtori i Ulsi Manjës

Berisha publikon dokumentin e prokurës: Kjo vërteton që Irena me 5 mbiemra është dënuar

Berisha në SPAK: Qëndrimi mbrojtës ndaj krimit elektoral i Dumanit përbën krim antikushtetues

Samiti Ekonomik Ndërkombëtar në Tiranë/ Jared Kushner nuk vjen në Shqipëri por dërgon video-mesazh

"Zoti e shpëtoi Trump sepse ka një plan edhe për Europën", Rama: Një epokë e re mund të vijë

Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat me përgjegjësi të jashtëzakonshme!

Ritja e buxhetit për NATO-n, Rama: I kemi përmbushur detyrimet ndaj aleancës!

Macron në Tiranë: Rifillimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, i rëndësishëm për të gjithë

Macron: Përballë cinizmit të Putin, jam i sigurt që Trump do të reagojë

Macron uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve: Ky mandat i rëndësishëm dhe për ne!

Rama: Kemi diskutuar me Macron përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë!

Rama konferencë me Macron: Marrëdhëniet e Francës me Shqipërinë kanë hyrë në një fazë të re

Frederiksen: Disa vende kanë bërë punë vërtet të mirë!

"Nuk jam socialiste", kryeministrja e Danimarkës nxjerr blof Ramën gjatë konferencës për shtyp

Protesta e PD, demokratët u bëjnë presion gazetarëve: Do fakte ti? I ke brenda

Përfundon protesta e PD/ Këlliçi: Ky është akti i parë

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin "Zogu i Parë"

PAMJE nga protesta/ Qytetarët: Edi Rama o hajdut votat tona ku i ke fut

Merz në Tiranë: Duhet të bëjmë çdo përpjekje që amerikanët t’i kemi në anën tonë

Merz: Lufta në Ukrainë është e drejtuar ndaj të gjithë rendit dhe të gjithë kontinentit

Çfarë ka aty vallë? Kryeministri i Belgjikës vjen me valixhe në Samit

"Kenaqësi që jam kryeministri i parë që vi në Shqipëri"/ Starmer: Kemi shumë sfida si emigracioni

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/ Starmer: Kemi intensifikuar partneritetin me BE-në

Keir Starmer i përgjigjet Ramës për motin: Kur erdha dje ishte diell

Macron në Tiranë: Të ngrihet sekretariati i Komunitetit Politik Evropian

Meloni: Ajo që ndodhi dje tregoi se kush bën propagandë për paqe dhe kush e do vërtetë paqen

"Moti i keq ka ardhur nga delegacioni britanik"/ Batutat e Ramës: Kur le Evropën fillon qan

Meloni: Europën e re në një botë të re nuk mund ta bëjmë pa Ballkanin Perëndimor

Erdogan në Tiranë: Europa të shfaqë interesin e duhur për vendosjen e armëpushimit në Gazë

Erdogan në Tiranë: Duhet të krijohet një arkitekturë e re dhe e drejtë e qeverisjes globale

Zelensky: Duhet të bashkëpunojmë me SHBA-në, mbështetja e saj thelbësore

Zelensky në Tiranë: Putin nuk ra dakord për asgjë, presioni duhet të rritet

Macron: Të ndërtojmë një koalicion shtetesh dhe organizatash për të luftuar krimin dhe trafikimin

Macron në Tiranë:Mbështesim armëpushimin në Ukrainë,duhet të këmbëngulim për një paqe të qëndrueshme

Antonio Costa në Tiranë: Agresioni rus kundër Ukrainës solli luftën e madhe

Antonio Costa në Tiranë: Nëse nuk sjellim siguri, autoriteti i BE-së do të jetë në rrezik

Rama: Përse të mos imagjinojmë një Aleancë Ndërkombëtare, përtej armatimit?

Rama: Po përballemi me forca që kërcënojnë themelet tona

Rama në Samit: Jeni rrethuar nga ëndrrat e fëmijëve shqiptarë për Evropën

Rama flet për zgjedhjet e 11 majit: Fushata u përqendrua te fjala Europë, fituam më shumë se 52%

Liderët e shteteve dhe organizatave europiane realizojnë foton familjare

Liderët perëndimore lënë "autografet" e tyre në "yllin europian" të Ramës

Negociatat për paqen Rusi-Ukrainë, Starmer në Tiranë: Putin nuk e do seriozisht paqen

Do ta vizitoni sot qendrën në Gjadër? Meloni në Tiranë: Nuk kam kohë, por atje puna vazhdon