LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

KRIM PASIONI/ Tina çoi Martinin në duart e Valterit, e pa teksa e vrau, babai: Dhamë 2.5 mln lekë për ta marrë nuse

• Vrasja e Martin Çeços, 26-vjeçarit që u gjet i pajetë në rezervuar më 16 qershor erdhi si pasojë e këmbënguljes së vetë të riut që kërkonte me këmbëngulje të martohej me Martina Pajollarin, të njour ndryshe si Tina, një 18-vjeçare që i kishte rrëmbyer zemrën. Por, dashuria nuk ishte e dyanshme dhe këtë e zbuloi arrestimi i të resë që akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Martinit. • Nga hetimet ka rezultuar se Pajollari ka qenë e pranishme në momentin që është planifikuar vrasja e Çeços nga Valter Mollaj, Edlir Molla dhe Bledi Angjo, të tre të arrestuar për këtë ngjarje, si dhe në momentin që ka ndodhur krimi. • Por, nuk është vetëm kaq! Me lot në sy, Nevzat çeço tregoi sot se Tina Pajollari është shkaktarja kryesore e vrasjes së djalit, ndërsa shton se ajo i dërgonte foto të një varri me lule. Për të arrestuarit, Nevzat Çeço thotë se nuk i njihte. • Çeço tregon se i përfshirë në krim është edhe një tjetër person. Bëhet fjalë për Xhoni Potkën, ish-bashkëshortin e motrës së Martinës, Bora, i cili ishte personi që kishte hyrë ‘mblesë’ për të lidhur këtë çift. Ai shton se Xhoni është shprehur se i duheshin para për ta bindur Tinën dhe i kishte dhënë 2.5 milionë lekë. Por, as dhënia e parave nuk ia mbushi mendjen 18-vjeçares të martohej me Martin Çeçon. • Nevzat Çeço thotë se djali i tij është kërcënuar një natë para se të vritej përmes një telefonate dhe se ka dalë nga shtëpia duke thënë: Jeta ime mbaron këtu! • Më pas, lajmi i radhës që mori i ati për 26-vjeçarin ishte gjetja e trupit të tij në një rezervuar në Kolanec të Maliqit. Paralelisht me Martin Çeçon, Tina Pajollari kishte nisur një marrëdhënie intime me një 38-vjeçar Valter Mollaj. Kur ky i fundit kishte mësuar se nuk ishte i pari për vajzën, pasi ajo më herët kishte qenë e lidhur me Martin Çeçon, ishte bërë xheloz. Mollaj, i dënuar më parë për vjedhje së bashku me dy kushërinjtë e tij Bledi Angjo dhe Edlir Mollaj shkuan në Maliq dhe takuan 26-vjeçarin. Pas debateve, e kanë mbytur të riun me një litar dhe trupin ia kanë hedhur në rezervuar.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Ish-burri i motrës së Tinës u fut mbles! Babai i Martinit: I dhashë 2.5 mln lekë t’i mbushte mendjen ta merrnim për nuse

KRIM PASIONI/ Tina çoi Martinin në duart e Valterit, e pa teksa e
Nevzat Çeço

MALIQ- 2.5 milionë lekë të vjetra i ka kushtuar babait të të vrarit Martin Çeço, përpjekja për të marrë nuse Martina Pajollarin. Në një rrëfim para kamerave, Nevzat Çeço tregon se ka qenë Xhoni Potka, ish-bashkëshorti i motrës së Martinës, Bora, personi që ka hyrë ‘mbles’ për të lidhur këtë çift. Ai shton se Xhoni është shprehur se i duheshin para për ta bindur vajzën dhe i kishte dhënë 2.5 milionë lekë. Por, as dhënia e parave nuk ia mbushi mendjen Tinës të martohej me Martin Çeçon, i cili u vra më pas.

“Vajza e kishte refuzuar. Ishte njëri me emrin Xhoni. I kam paguar 2.5 milion lekë të vjetra për t’i mbushur mëndjen Tina Pajollarit që të martohej me të. Prapë s’pranoi,”- tha babai i Çeços.

26-vjeçari, Martin Çeço nga fshati Kolanec i Maliqit u denoncua më 12 qershor i zhdukur nga ana e babait të tij. Pas njoftimit Policia e Korçës kreu kontrolle në terren dhe trupi i pajetë i të riut u gjet më 16 qershor në rezervuarin e fshatit. Ngjarja ishte inskenuar si vetëvrasje, pasi buzë rezervuarit ishin lënë sendet personale të të riut. Por nga këqyrja e trupit të pajetë u vërejtën mavijosje në pjesën e qafës ç'ka shtoi dhe hetimet zbuluan se kishim të bënim me një vrasje. Paralelisht me Martin Çeçon, Tina Pajollari kishte nisur një marrëdhënie intime me një 38-vjeçar Valter Mollaj. Kur ky i fundit kishte mësuar se nuk ishte i pari për vajzën, pasi ajo më herët kishte qenë e lidhur me Martin Çeçon, ishte bërë xheloz. Mollaj, i dënuar më parë për vjedhje së bashku me dy kushërinjtë e tij Bledi Angjo dhe Edlir Mollaj shkuan në Maliq dhe takuan 26-vjeçarin. Pas debateve, e kanë mbytur të riun me një litar dhe trupin ia kanë hedhur në rezervuar.

3 VITE ME PARE

"Tha ‘jeta ime mbaron këtu’ e iku"/ Me lot në sy, babai i Martin Çeços akuzon Tinën për vrasjen e djalit: I çonte në foto varr me lule

KRIM PASIONI/ Tina çoi Martinin në duart e Valterit, e pa teksa e
Nevzat Çeço

MALIQ- Babai i Martin Çeços ka rrëfyer detaje të reja në lidhje me vrasjen e djalit të tij, një ditë pasi u vu në pranga Martina Pajollari e cila dyshohet të jetë bashkëpunëtore dhe dëshmitare në momentin që ka ndodhur krimi. Me lot në sy, Nevzat Çeço tregoi se djali i tij e kishte kërkuar për nuse Tina Pajollarin, por që ajo e kishte refuzuar. Për ta bindur, ai thotë se përveç 'mblesit', një të riu me emin Xhoni, i kanë dërguar edhe 2.5 milion lekë të vjetra që Tina Pajollari të martohej me djalin.

Babai i Martin Çeços akuzon Tina Pajollarin si shkaktaren kryesore të vrasjes së djalit, ndërsa shton se ajo i dërgonte foto të një varri me lule. Për të arrestuarit, Nevzat Çeço thotë se nuk i njihte.

"Tina Pajollari i dërgonte Martinit foto të një varri me lule por nuk e kuptova mesazhin e fotografive që i dërgonte Tina. Natën kur ndodhi ngjarja, Tina Pajollari e ka marrë Martinin në telefon duke i kërkuar që të mos e shqetësonte me justifikimin se nuk ishin në dijeni prindërit të lidhjes së tyre. Tina Pajollari më pas i tha Martinit që do e telefononte të nesërmen në orën 10 në mëngjes. Pas përfundimit të bisedës me Tina Pajollarin, Martinin e ka telefonuar një person që s'e njihnim. Telefonuesi e ka kërcënuar Martinin duke i thënë që do t’i këpus buzët. Në gjendje të rënduar psikologjike, Martini iku e më tha, jeta ime mbaron këtu. Pas kësaj Martini i shqetësuar ka dalë nga shtëpia me shapkat që gjeti tek shkallët e shtëpisë. E kërkova gjitha natën sipër shtëpisë duke pasur frikë se mos Martini kishte varur vetën më pas kërkova edhe tek rezervuari i fshatit, por nuk ka parë asgjë të dyshimtë,"- thotë ai. 

26-vjeçari, Martin Çeço nga fshati Kolanec i Maliqit u denoncua më 12 qershor i zhdukur nga ana e babait të tij. Pas njoftimit Policia e Korçës kreu kontrolle në terren dhe trupi i pajetë i të riut u gjet më 16 qershor në rezervuarin e fshatit. Ngjarja ishte inskenuar si vetëvrasje, pasi buzë rezervuarit ishin lënë sendet personale të të riut. Por nga këqyrja e trupit të pajetë u vërejtën mavijosje në pjesën e qafës ç'ka shtoi dhe hetimet zbuluan se kishim të bënim me një vrasje. Paralelisht me Martin Çeçon, Tina Pajollari kishte nisur një marrëdhënie intime me një 38-vjeçar Valter Mollaj. Kur ky i fundit kishte mësuar se nuk ishte i pari për vajzën, pasi ajo më herët kishte qenë e lidhur me Martin Çeçon, ishte bërë xheloz. Mollaj, i dënuar më parë për vjedhje së bashku me dy kushërinjtë e tij Bledi Angjo dhe Edlir Mollaj shkuan në Maliq dhe takuan 26-vjeçarin. Pas debateve, e kanë mbytur të riun me një litar dhe trupin ia kanë hedhur në rezervuar.

3 VITE ME PARE

Përmend emra të tjerë/ Babai i Martin Çeços: Kanë gisht ata që i morën para, e telefonoi një femër

KRIM PASIONI/ Tina çoi Martinin në duart e Valterit, e pa teksa e
Nevzat Çeço

KORÇË- Nevzat Çeço, i ati i Martin Çeços, i cili u vra mbrëmjen e 12 qershorit, ka dhënë dëshminë e tij për mediat. I ati i Martin Çeços zhvendos vëmendjen tek persona të tjerë, jo tek 4 të arrestuarit që prej qershorit ndodhen pas hekurave. Sipas tij, e gjithë ngarja është kryer nga ish kunati i Martinës (burri i motrës), së bashku me të tjerë pasi i kanë kërkuar 2 milionë lekë 26-vjeçarit për mblesërinë me Tinën.

Ai deklaron se ish burri i motrës së Tinës, i quajtur Xhoni, kishte takuar në byrektore të atin dhe Martinin, të cilit i kishte premtuar se do t’i bënte Tinën për nuse. Pas takimit, Xhoni i bllokoi numrin Martin Çeços dhe humbën komunikimin. Sipas të atit, e gjithë kjo situatë mërziti 26-vjeçarin. Në rrëfimin e tij tregon detaje nga takimi me Xhonin deri tek komunikimi i të birit me Tinën. Nevzat Çeço përmend edhe një tjetër, Erzatin, kushëri të Tinës që i kishte thënë se do të hynte si mblesë, por më vonë hoqi dorë, ndonëse i kishte marrë para.

'Kjo i bënte vjersha në celular. Mua ma ha mendja që në këtë ka gisht më shumë ai që i ka marrë lekë djalit dhe një tjetër që ka hyrë në burg. Edhe ai Erzati i ka marrë para djalit. E kam dëgjuar unë, Xhonin e ka lënë e shoqja. Me këta ma ha mendja më shumë se i kanë marrë paratë. Tinën ky e patur kushërirë, Erzati hyri në mblesëri, nuk e bëri dot. Pastaj më tha të fus Xhonin, se me të atin e Xhonit kisha ngrënë e pirë unë. Hyra me djalin në byrektore, ky ishte atje. U ulëm atje, u njohëm, pimë dhe nga një birrë. Pas një jave takoj plakun dhe nusen e Xhonin me gjithë fëmijë. Ja shtruam atje, u hodh vjehrri i tha nuses, ka një djalë të mirë të urtë, t’ia bëjmë Tinën. Pastaj Xhoni i tha djalit, ta bëj unë por dua kaq lekë. 500 mijë mori ai i mblesës, 1 milionë Xhoni dhe 1 milionë shoku i Xhonit. Pastaj djali më tha që Xhoni me bllokoi, nuk foli më. Që në atë kohë, djali u mërzit. Kishte shkuar 2 herë për ta takuar, ky i kishte thënë “Ik p*rdhu se nuk më ke dhënë para. Që atë kohë, djali u mërzit", tha Nevzat Çeço.

Për natën kur dyshohet se u ekzekutua, i ati rrëfen se e kishte marrë në telefon një vajzë, por nuk e di nëse është Tina apo jo.

 “Të nesërmen në mëngjes e mori në telefon, nuk e di a ishte Tina, por zë femre ishte. Edhe në mbrëmje, zë femre ishte. Nëse e bëri këtë punë, si ka mundësi që e merrte në telefon të nesërmen”, tregon Nevzati.

Për vrasjen e Martin Çeços është arrestuar edhe Martina Pajollari, duke e çuar në 4 numrin e të arrestuarve. E reja, ka qenë arsyeja e konfliktit mes viktimës dhe autorit kryesor Valter Mollaj. Mësohet se ajo mbante lidhje të dyfishtë, ndërsa në sy të Valterit shprehej se Martini e detyronte për të qëndruar me të, gjë që nuk rezulton e vërtetë. Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj janë pas hekurave.

3 VITE ME PARE

Vrasja e Martin Çeços/ Tina mbante lidhje të dyfishtë, ishte prezent në momentin e vrasjes

KRIM PASIONI/ Tina çoi Martinin në duart e Valterit, e pa teksa e
Marin Ceco dhe Martina Pajollari

KORÇË- Një ditë pas arrestimit të Martina Pajollarit, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Martin Çeços në Korçë, kanë dalë detaje të reja në pah.

E reja, ka qenë arsyeja e konfliktit mes viktimës dhe autorit kryesor Valter Mollaj. Mësohet se ajo mbante lidhje të dyfishtë, ndërsa në sy të Valterit shprehej se Martini e detyronte për të qëndruar me të, gjë që nuk rezulton e vërtetë.

Nga hetimet ka rezultuar se Pajollari ka qenë e pranishme në momentin që Valteri me 2 të arrestuarit e tjerë bënin planin për vrasjen e Martinit. Ndërsa sipas informacioneve ajo ka qenë po ashtu e pranishme në momentin që u krye vrasja.

SI NDODHI VRASJA E ÇEÇOS?

Trupi i pajetë i Martin Çeços u gjet më 16 Qershor 2022 në rezervuarin e Kolanecit në Maliq. Ai ishte raportuar i zhdukur në polici nga i ati, më 12 Qershor. Në trupin e 26-vjeçarit u konstatuan shenja dhune, ç'ka nxiti dyshimet se mund të ishte vrarë...derisa u zbulua e vërteta.

Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj janë pas hekurave për vrasjen e Martin Çeços. Ata akuzohen se e kanë mbytur me litar dhe kishin lënë pantoflat e Çeços buzë rezervuarit për ta bërë të dukej si vetëvrasje, por ‘telenovela’ e krijuar me dy vajza, do të zbulonte se 26-vjeçari nuk ishte vetëflijuar.

Autorët e dyshuar e kanë marrë Çeçon dhe e kanë çuar në rezervuar, ku më pas e kanë vrarë me litar dhe e hodhën trupin në ujë për ta inskenuar si vetëvrasje. E gjitha si pasojë e një femre. Shkak i vrasjes dyshohet se është konflikti për të dashurën e Martinit (Tina Pajollarit). Para se të lidhej me Martin Çeçon, e reja ka pasur një lidhje me Bleti Angjon, njërin prej vrasësve, e me lidhjen e re duket se ka shqetësuar ish të dashurin e saj aq sa prej kohësh kërcënonte Martinin. Ky i fundit ka shkëmbyer fjalë në telefon, duke i pohuar se tashmë vajza i përket atij, duke e paralajmëruar që të mos e shqetësonte. Por kjo situatë, është përshkallëzuar duke nisur një konflikt mes djemve.

Ata e kanë lënë të takohen diku tjetër dhe që pas këtij takimi, që sipas policisë ishte bërë më 12 qershor 2022, ditë kur edhe familjarët kanë humbur gjurmët, ndërsa ishte dëshmia e vajzës mendohet se çoi në arrestimin e Edlir dhe Valter Mollaj dhe ishit të saj. 

SI U NJOH ÇEÇO ME TINËN? 

Çeço donte të njihej me Tinën, siç njihej ndryshe Martina Pajollari, me të cilën është raportuar se Valter Mollaj kishte nisur një lidhje dashurie. E reja punonte në stallën e Mollajt, i cili ishte i martuar e shumë herë, bazuar në intervistat e dhëna në emisionin “Uniko”, shkonte në shtëpinë e Pajollarit që tu dërgonte dru. Kështu mendohet të ketë nisur lidhja, por me Pajollarin fliste edhe dikush tjetër. Ajo shkëmbente mesazhe në rrjetet sociale me Martin Çecon, mesazhet të cilat u bënë publike muaj më parë në emisionin 'Unico'.

“Mirëmëngjes Tina. Çfarë bën? Si je, mirë? Jam ai djali që ishte para dy ditësh. Çfarë të tha ai djali? Mua më hyre në sy. Por unë të isha vënë që qëkuri por thashë ka ndonjë. Po të ketë mundësi të pi një kafe lali me babin se mami më ka vdekur”, shkruhet në mesazhin që Martin Çeço i ka dërguar vajzës.

Por, përse Martin Çeço i shkruante Pajollarit?

26-vjeçari në fakt kishte parë dhe pëlqyer vajzën që punonte në një byrektore, Bora. Këtë version tregon edhe shoku i Martinit, Rezart Dokolli. Ai tregon se e dinte pëlqimin e Martinit për Borën, pasi vetë i ndjeri ia kishte shprehur. Të dy bashkë, Martini dhe Rezart Dokolli, kishin shkuar një ditë në fshatin Goskovë dhe i kishin kërkuar dorën e vajzës së babait të Borës. Por ky i fundit nuk kishte pranuar.

Dhe ka qenë data 8 Janar 2022 kur Martini i shkruajti Tina Pajollarit me idenë se po i shkruante vajzës së byrektores të quajtur Bora, por që 26-vjeçari nuk e dinte këtë identitet. Çeço ia nisi mesazhin Pajollarit me idenë që po i shkruante Borës një ditë pasi priste përgjigje nga shoku i tij Rezart Dokolli, sepse ky i kishte premtuar që djali i dajës së tij, i cili është nga fshati Goskovë do pyeste në fshat për vajzën e byrektores.

Kush i kishte dhënë Martinit emrin e Tina Pajollarit për vajzën që punon te byrektorja, e cila në fakt quhet Bora dhe janë dy vajza të ndryshme?

Vetë Tina Pajollari është shprehur se Çeço i ka dërguar mesazhe, por që ajo nuk e kishte njohur kurrë. Ajo mohon gjithashtu të ketë pasur një idhje me Mollajn. 

Vajza e quajtur Bora u thirr në Policinë e Korçës për të dhënë deklarime ku dhe u ballafaqua me njërën prej motrave të Martinit. Bora ka treguar se pas ballafaqimit, motra e Martinit deklaroi se ajo nuk është Tina, vajza që kërkonin. Vetë Bora deklaroi në polici se nuk e njeh Martinin dhe nuk e kupton përse është ngatërruar në këtë histori. Ajo tregon edhe se babai i Çeços i ka shkuar në byrektore për të pyetur për të, por e ka kërkuar me emrin Tina.

POR... Banorët e fshatit janë shprehur për emisionin Uniko se nuk e besojnë që Martini të jetë vrarë pas sherrit për një vajzë. Njëri prej banorët ka treguar se Martin Çeço kishte zbuluar aksidentalisht një parcelë kanabisi teksa po priste dru në mal. Sipas tij, Martini kishte marrë kërcënime nga kultivuesit e parcelës së drogës, të cilët më pas e vranë...

nevzat ceco martin ceco martina pajollari

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën