LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

14 Maji/ Berisha&Meta: Do të dokumentojmë vjedhjen e votës, u ndanë miliarda për pensione e ndihmë ekonomike

• Kryedemokrati Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk pranojnë rezultatet e zgjedhjeve të 14 majit. Të dy zhvilluan një takim që zgjati një orë dhe pas bisedimeve kokë më kokë, deklaruar se zgjedhjet janë vjedhur nga kryeministri Edi Rama. • I pari që foli ishte Meta, i cili tha se do të nisin dokumentimin për vjedhjen e votive, gjë që e konsideroi masakër zgjedhore. • Pas tij, Berisha konfirmoi të njëjtën gjë. Berisha tha se me qëllim përfitimin e votës, 13 mijë qytetarë u fut në skemën e pensioneve pa kontribute shoqërore, mbi 20 mijë qytetarë u shtuan në listën e ndihmës ekonomike, dhe mbi 10 mijë të tjerë u paguan pa kontratë, 400 mln lekë u ndanë për individë me aftësi ndryshe. • Gjithashtu, ai shtoi se 4 muaj para zgjedhjeve u bënë nga qeveria dhe bashkitë qindra tendera me 6 mld lekë dhe u dhanë investime strategjike. Mbi 4 mld lekë sipas Berishës u tenderuan si fonde për rindërtim banesash nga tërmeti. Kreu i PD-së u shpreh se gjithashtu janë dhënë nga 300 deri në 500 euro për një votë. • Berisha tha se nuk do të tërhiqet, por do të dokumentojë vjedhjen e votës së qytetarëve dhe do ta mbrojë atë.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

"Blerja e votës kap 500 euro"/ Berisha: Regjimi i Ramës u ka thënë merr 'këto euro dhe mos dil në votim'

14 Maji/ Berisha&Meta: Do të dokumentojmë vjedhjen e votës, u
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar vjedhjen që u bë gjatë fushatës zgjedhore. Në një dalje për mediat, Berisha tha se qeveria ka vjedhur votën duke nisur nga 300 deri në 500 euro. Po ashtu, ai tha se ka dhe raste që u kanë kërkuar personave që të mos dalin nga banesa e për të shkuar e për të votuar. 

Pyetja- Të dhënat për blerjen e votës, sa vota ka blerë PS? 300 mijë shqiptarë që nuk kanë votuar, kë kanë refuzuar?

Berisha; PS ka blerë votat që iu është dashur të rrëzojë rezultatin, unë mund të të citoj dhe bashkinë por nuk ia vlen. Blerja e votës kap 500 euro. Teknika e tyre është e njohur, zgjedhin zonat që duan të përmbysin rezultatin. 

Pjesëmarrja: Për mua askush s'me thote dot sesa janë votuesit sot kur në 1 vit sipas Eurostat kanë ikur nga Shqipëria 210 mijë shqiptarë. U kanë thënë merr këto euro dhe mos dil në votim. Në zona ku nuk sigurohen se ajo jep rezultat, kalohet në blerje vote ku cmimet janë më të larta. /Dosja.al

3 VITE ME PARE

Berisha: Nuk ka zgjedhje të lira me Ramën, unë do mbroj votën e lirë! Do ketë një analizë të plotë

14 Maji/ Berisha&Meta: Do të dokumentojmë vjedhjen e votës, u
Berisha, deklarate per media

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka lëshuar një lum akuzash ndaj kreut të qeverisë Edi Rama për blerje votash. Ai theksoi që në krye të fjalës së tij në selinë blu se me kryeministrin Rama nuk ka zgjedhje të lira. Sipas tij, e gjithë qeveria është shndëruar në një makineri mafioze elektorale. Berisha paralajmëroi se do mbrojë votën e lirë, dhe se në ditët në vijim do i njohë qytetarët me atë që ai e cilësosi si zgjedhje “farsë kriminale e të paprecedentë”. Ai garanton çdo qytetar, se analiza e të gjithë veprimtarisë elektorale të PD-së do të jetë një analizë e plotë dhe e thelluar.

“Ata që besojnë se kjo blerje masive e votës mund të kapërcehet me frymë, mashtrojnë veten. Ata besojnë se Edi Rama bën zgjedhje të lira dhe pranon rotacionin.

Detyrimi për të mbrojtur votën e lirë të shqiptarëve më shtyn të flas para jush: me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira.

Në këto zgjedhje, më shumë se në çdo zgjedhje tjetër në 32 vite, e gjithë qeveria qendrore, e gjithë qeveria vendore, u shndërruan në një makineri mafioze elektorale.

Përballë garonin 61 kandidatë, në 61 bashki të vendit, të cilët u votuan nga 510 mijë qytetarë dhe patën zero financime nga financat publike të narkoshtetit shqiptar.

Ata të cilët injorojnë këtë realitet, si realitet të papajtueshëm me çdo standard të votës së lirë, ata janë anëtarë të mafies së narkoshtetit ose kanë probleme me veten e tyre.

Unë do mbroj votën e lirë!

Për rikujtesë, pas ardhjes në pushtet në vitin 2005, në zgjedhjet e vitit 2009, firmosa një vendim ku ndaloja të gjithë zyrtarët, përfshi kryeministrin, që të përdorin për fushatë mjete apo burime zyrtare. Ambasadorja Glover kryesonte vëzhgimin e zgjedhjeve të vitit 2009. Ajo shkruan se ky urdhër i kryeministrit u zbatua plotësisht.

Unë në vazhdim do ju njoh ju me të gjithë aspektet e tjera të kësaj farse kriminale të paprecedent.

Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka dhe këtë çdo shqiptar që dëshiron ose beson se shteti ligjor, se ekonomia e tregut, se e ardhmja garantohen vetëm me votën e lirë, duhet të bëjë gjithçka për të larguar këtë armik të votës së shqiptarëve.

Duke thënë këto, garantoj çdo demokrat dhe çdo qytetar, se analiza e të gjithë veprimtarisë elektorale të PD-së do të jetë një analizë e plotë, e thelluar, pa asnjë hezitim, në përputhje me të gjitha normat që kemi", tha Berisha.

3 VITE ME PARE

'Kam thënë GOOD BYE'/ Do dorëhiqet pas humbjes? Berisha: E kam bërë këtë betim në '91, sot ta harrojnë se do tërhiqem

14 Maji/ Berisha&Meta: Do të dokumentojmë vjedhjen e votës, u
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka nënkuptuar se nuk do japë dorëheqjen. Ditën e sotme, teksa doli në një deklaratë për mediat, tha se PD u fut në zgjedhje pa logo dhe pa asnjë financim. Po ashtu, Berisha tha se ka bërë një betim në vitin 1991, ku u zotua se do të tërhiqej nga politika kur të humbasë zgjedhjet e lira. Mirëpo shtoi se tashmë ka më shumë motiv për të drejtuar partinë. 

Pyetja- Morët 1 milionë vota kundër, dhatë dorëheqjen. Morët rezultatet më të këqija. A nuk mendoni se shqiptarët janë lodhur? 

Berisha: Këto janë tezat të atyre që duan të justifikojnë dhunimin e votës, nëse doni të bëni një analizë s'dua të futem në të gjitha aspektet. E vërteta është një përpjekje antiligjore. Kjo është me fakte dhe me vendime. Me ndërhyrje, është realitet. Çdo lloj parimi dhe ligji, PD, forca kryesore u fut në zgjedhje pa logo. Pa asnjë financim, cfarë synimi kishin, zhdukjen.

Unë kam bërë një betim në vitin 1991, ka qënë që zgjedhjet e para të lira që do humbas do largohem nga politika. Ka qenë betim, dhe do i qendroj, në rastin e parë që ka ndodhur thashë 'good bye'. Të harrojë kush se unë mund të tërhiqem, veçse nga vota e demokratëve, asnjë presion, përkundrazi, vetëm sa më shtojnë motivet, se shof se lufta për shqiptarë duhet bërë më shumë. Ata që duartrokasin se na erdhi radha, ata janë viktima të një segmenti të shkurtër. 

3 VITE ME PARE

"U shit vota në ‘tregun e zi’"/ Berisha: Këto zgjedhje ishin të blera, u përdorën qindra milionë euro nga taksat e shqiptarëve

14 Maji/ Berisha&Meta: Do të dokumentojmë vjedhjen e votës, u
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat, ka akuzuar qeverinë se ka ndikuar dhe blerë votën e shqiptarëve përmes disa lëvizjeve. Ai tha se qeveria pak para zgjedhjeve futi në skemën e pensioneve pa kontributeve shoqërore mbi 13 mijë qytetarë, ndërsa listoi më poshtë edhe disa akuza të tjera.

“13 mijë qytetarë u fut në skemën e pensioneve pa kontribute shoqërore. Mbi 20 mijë qytetarë u shtuan në listën e ndihmës ekonomike, dhe mbi 10 mijë të tjerë u paguan pa kontratë. 400 mln lekë për individë me aftësi ndryshe u disbursuan. 900 mln lekë më shumë se vjet për pagesat e personave me aftësi ndryshe. 4 muaj para zgjedhjeve u bënë nga qeveria dhe bashkitë qindra tendera me 6 mld lekë dhe u dhanë investime strategjike. Mbi 4 mld lekë u tenderuan si fonde për rindërtim banesash nga tërmeti.

Po në këtë kuadër, u konstatua qindra raste asfaltimi ë rrugë fshati, e duke kulmuar në Tiranë. Të gjitha këto u bënë me qëllim ndikimin e votës dhe krijimin e fondeve shtesë për blerjen e votave. Të gjitha këto shuma të shpërndara për të blerë votën janë vetëm maja e ajsbergut, e shumë së shpërndarë nën dorë në tregun e zi të votës me destinacion direkt: blerjen e të drejtës së votës; blerje direkte të votës. Nga 300 deri në 500 euro për një votë. Në total shuma që u përdor për të blerë votën, është vështrirë të gjendet, por euro në Shqipëri gjatë fushatës arrit në nivele këmbimi me lekun në rekorde të ulta”, tha Berisha.

3 VITE ME PARE

S'pranon humbjen në zgjedhje! Meta tregon lëvizjen e radhës pas '14 Majit'

14 Maji/ Berisha&Meta: Do të dokumentojmë vjedhjen e votës, u
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i 'Partisë së Lirisë', Ilir Meta u takua përreth një orë me kryedemokratin Sali Berisha në selinë blu. Pas përfundimit të takimit, ai u pyet nga gazetarët se nëse do ketë ndonjë protestë të mundshme nga ana e opozitës. Meta tha se së pari do faktohen akuzat për rezultatet sipas tij të pavërteta të 14 Majit.

“Së pari është dokumentimi i masakrës zgjedhore, dhe më pas përgatitja për të nisur betejën e transparencës në të gjitha këshillat bashkiakë. Gomerët nuk do kenë më mundësi të vjedhin të qetë taksat e qytetarëve."

3 VITE ME PARE

"Përshkallëzim i aksionit opozitar"/ Pas takimit me Berishën, Meta: “Gomerët” e Ramës nuk do vjedhin më!

14 Maji/ Berisha&Meta: Do të dokumentojmë vjedhjen e votës, u
Ilir Meta

TIRANË- Pas përfundimit me takimin në selinë blu me kryedemokratin Sali Berisha, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta dha një prononcim për mediat. Ai u shpreh se vjedhja e votës së lirë në këtë proces zgjedhor jo vetëm që do të dokumentohet, por do ndiqet në mënyrë ligjore.

“Çdo minutë, fakte të reja tronditëse vijnë dhe dokumemntohen se si mafia nën komandën e Edi Ramës shkatërroi procesin zgjedhor, standardet e të cilit ishin zeruar nga vetë ai para se të niste. I gjithë ky shkatërrim i procesit zgjedhor, i tjetërsimit të votës së lirë, jo vetëm po dokumentohet por njëkohësisht do nisë procesi i kontestimit ligjor dhe veprimi opozitar do përshkallëzohet në emër të votës së lirë dhe njëkohësisht ju e dini shumë mirë që pavarësisht të këtij tjetërsimi me porosi të Edi Ramës, nën mbrojtjen edhe të Policisë së Shtetit në shumë qarqe të vendit e realizoi, një gjë është e qartë.”

Meta theksoi se opozita do ndërmarrë veprime urgjente në këshillat bashkiakë për të mos lejuar vjedhjen e taksave të shqiptarëve.

“Gomerët që iu imponoi Edi Rama qytetarëve shqiptarë për kryebashkiakë nuk do vjedhin më. Përshkallëzimi opozitar në këshillat bashkiakë do nisë menjëherë. Nuk ekziston asnjë krahasim mes atij që ja fali pushtetin vendor Edi Ramës në tavolinë për 4 vite me përpjekjet për të rikthyer pluralizmin politik dhe duhet të jeni të qartë se nuk ka dorëzim apo kapitullim përpara mafies shtetërore, narko-shtetit. Do luftojmë jo vetëm në emër të mbi 500 mijë shqiptarëve që votuan në kushte presioni, por edhe në emër të disa qindra mijërave që u intimiduan, do i shikoni të gjitha faktet. Janë denoncuar para, gjatë dhe në vazhdimësi.”

sali berisha ilir meta zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj