LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

12 orë rezistencë dhe tension me RENEA-n/ PAMJET nga operacioni në Orosh, Uka dhe Cumraku qëlluan drejt bluve! Policia sekuestron në banesë armë e municione luftarake (DETAJE)

• Një operacion policor i koduar “Oroshi”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Pukë në bashkëpunim me DVP Shkodër, Drejtorinë e Antiterrorit dhe Forcat Speciale RENEA, u finalizua dje pas një rrethimi të gjatë 12-orësh në fshatin Orosh, Fushë-Arrëz. • Ngjarja filloi më datë 24 nëntor 2025, rreth orës 09:00, kur shërbimet e Policisë së Pukës konstatuan një person që, duke parë patrullën, u fut me shpejtësi në një banesë të braktisur, pronë e shtetasit P. Cumraku. • Shërbimet e Policisë i bënë thirrje për t’u dorëzuar, por personi kërcënoi me armë punonjësit e rendit dhe refuzoi t’i bindet. • Për shkak të rrezikshmërisë së situatës, policia rrethoi banesën dhe kërkoi ndërhyrjen e forcave speciale. • Në vendngjarje shkuan Forcat RENEA, të cilat morën nën kontroll perimetrin e jashtëm, ndërsa forcat “Shqiponja” të DVP Shkodër ndihmonin operacionin. Gjatë thirrjeve për dorëzim, nga brenda banesës u qëllua me armë ndaj forcave RENEA, duke rrezikuar jetën e tyre. • Pas 12 orësh negociata, të dy personat që ndodheshin në banesë, Erzen Uka (i njohur edhe si Hamza, 35 vjeç) dhe Julian Cumraku (34 vjeç), u dorëzuan. • Në këtë periudhë, rol të rëndësishëm luajtën edhe të afërmit e tyre, të cilët ndihmuan në finalizimin e operacionit pa përdorur forcë dhe pa shkaktuar dëmtime. • Gjatë dorëzimit, Eren Uka kishte një plagë të sipërfaqshme në kofshën e djathtë dhe u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. • Gjatë kontrollit të kryer në mjediset e shtëpisë ku u strehuan, policia gjeti një arsenal të plotë armësh. • Në total u sekuestruan: 4 automatikë, një armë pistoletë, 18 granata dore, 7 karikatorë të mbushur dhe rreth 2000 fishekë. • Po ashtu, u fund një flamur i ISIS-it, material zjarrpërcjellës, kapsolla detonatore dhe dy gëzhoja. • Të dy të arrestuarit tani do të përballen me akuza të rënda, përfshirë: “propaganda terroriste”, “prodhim armësh luftarake”, “kundërshtim të punonjësit të policisë” dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

5 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

U arrestua ditën e djeshme nga Operacioni i RENEA-s në Orosh/ Kush është Erzen (Hamza) Uka, ish-komando në focat paqeruajtëse në Irak! U dënua në 2020 për terrorizëm

12 orë rezistencë dhe tension me RENEA-n/ PAMJET nga operacioni

PUKË- Erzen Uka, i njohur edhe si Hamza, është i njohur për policinë shqiptare. Ai ka shërbyer si komando në trupat paqeruajtëse në Irak. 35 vjeçari ka qenë më herët i dënuar për “nxitje urrejtjeje dhe grindjesh”. Mësohet se dyshimet për aktivitet të dyshimtë të tyre ishin monitoruar prej kohësh nga strukturat e Antiterrorit.

Në shtator 2020, Gjykata e Tiranës e dënoi me 3 vite burg për akuzat e “Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për veprat me qëllime terroriste”, si dhe për “Mbajtje dhe prodhim pa leje të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Uka, ish-pjesëtar i trupave paqeruajtëse shqiptare në Irak, është përfshirë më herët në një çështje të bujshme në vitin 2015, kur u arrestua i dyshuar për rekrutimin e të miturve për t’iu bashkuar organizatës ISIS, një proces që solli përplasje të forta në gjykatë me gjyqtarin Bibë Ndreca.

Ndërsa prej 1 muaji së bashku me Juljan Cumrakun banonin në shtëpinë e braktisur në Orosh. Cumraku është nipi i pronarit të banesës, Mehill Cumraku.

6 MUAJ ME PARE

PAMJE nga Operacioni i RENEA-s në Orosh/ Të ngujuar në banesë 12 orë, Uka dhe Cumraku me precedent të mëparshëm penal! ZBARDHET e shkuara e "errët" e dy të rinjve, lidhja me ISIS...

12 orë rezistencë dhe tension me RENEA-n/ PAMJET nga operacioni
Pamje brenda banesës

PUKË- Zbardhen të tjera detaje nga operacioni në Orosh, ku Hamza Uka dhe Julian Cumraku u dorëzuan pas 12 orësh rrethim dhe negociatash me forcat RENEA. Dy të dyshuarit dyshohet se fshiheshin prej rreth dy muajsh në një banesë të braktisur në zonën e Fushë-Arrëzit.

Gjatë kontrollit të kryer në mjediset e shtëpisë ku u strehuan, policia gjeti një arsenal të plotë armësh. Në total u sekuestruan: 4 automatikë, një armë pistoletë, 18 granata dore, 7 karikatorë të mbushur dhe rreth 2000 fishekë. Po ashtu, u fund një flamur i ISIS-it, material zjarrpërcjellës, kapsolla detonatore dhe dy gëzhoja.

Policia ka publikuar edhe një njoftim zyrtar, ku sqaron se të dy të dyshuarit u vetëdorëzuan pas ndërhyrjes së forcave RENEA dhe pas negociatave të vazhdueshme me familjarët e tyre.

Të shkuara penale dhe dyshime për lidhje me ekstremizmin

Eren Uka, 35 vjeç, ka qenë më herët i dënuar për “nxitje urrejtjeje dhe grindjesh”. Ndërkohë, 34-vjeçari Julian Cumraku ka precedent penal për “vjedhje” dhe “kanosje”. Mësohet se dyshimet për aktivitet të dyshimtë të tyre ishin monitoruar prej kohësh nga strukturat e Antiterrorit.

Uka, ish-pjesëtar i trupave paqeruajtëse shqiptare në Irak, është përfshirë më herët në një çështje të bujshme në vitin 2015, kur u arrestua i dyshuar për rekrutimin e të miturve për t’iu bashkuar organizatës ISIS, një proces që solli përplasje të forta në gjykatë me gjyqtarin Bibë Ndreca.

Të dy të arrestuarit tani do të përballen me akuza të rënda, përfshirë: “propaganda terroriste”, “prodhim armësh luftarake”, “kundërshtim të punonjësit të policisë” dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

6 MUAJ ME PARE

VIDEO/ “Qëlluan me armë drejt RENEA-s!” Policia jep detaje nga operacioni në Orosh: Njëri kërcënoi, ja çfarë iu gjet në banesë pas 12 orësh rezistencë

12 orë rezistencë dhe tension me RENEA-n/ PAMJET nga operacioni
Pamje brenda banesës

PUKË- Operacioni i koduar “Oroshi”, i zhvilluar nga Policia e Pukës në bashkëpunim me DVP Shkodër, Drejtorinë e Antiterrorit dhe Forcat Speciale RENEA, u mbyll pas rreth 12 orësh me arrestimin e dy rinjve që u rezistuan forcave të rendit të mbyllur në një banesë në fshatin Orosh.

Blutë bëjnë me dije se ngjarja nisi paraditen e 24 nëntorit, kur një person u largua me shpejtësi dhe u fut në një banesë të braktisur sapo pa patrullën e Policisë. Thirrjet për t’u dorëzuar u kundërshtuan me kërcënime, ndërsa më vonë, ndaj forcave RENEA u qëllua edhe me armë zjarri.

Për të shmangur viktimat, negociatat me familjarët vijuan për orë të tëra deri sa dy personat brenda banesës u vetëdorëzuan. Sakaq Eren Uka u gjet me një plagë në kofshë dhe u dërgua në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në banesën e braktisur, policia sekuestroi: 4 armë automatike; 1 armë pistoletë; 17 granata dore difensive;  Municion luftarak; Kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës; Flamur të ISIS-it i vendosur në mur mes armëve si edhe dy gëzhoja.

Bëhet me dije se 35-vjeçari Eren Uka rezulton i dënuar më parë për “nxitje urrejtjeje dhe grindjesh” ndërsa Julian Cumraku, 34 vjeç, me precedent për “vjedhje” dhe “kanosje”.

Mbi dy të arrestuarit rëndojnë disa akuza të rënda si, “propaganda terroriste”, “prodhim armësh luftarake”, “kundërshtim të punonjësit të policisë” dhe “mbajtje të armëve dhe municionit luftarak pa leje”.

Njoftimi i policisë: 

Pukë/Finalizohet operacioni policor i koduar “OROSHI”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Pukë,  strukturat e DVP Shkodër, Drejtoria e Antiterrorit me mbështetjen e Forcave Speciale Renea.

Kërcënuan me jetë punonjësit e Policisë së Komisariatit të Policisë Pukë, u mbyllën në banesë dhe reaguan me armë ndaj punonjësve të Policisë së Repartit Special Renea duke u rrezikuar jetën, pas 12 orësh në rrethim, pamundësisë për t’u larguar dhe pas negociatave me të afërmit e tyre, vetëdorëzohen dy shtetas që u mbyllën në banesë.

Sekuestrohen 5 armë zjarri, municion luftarak, granata dore difensive, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës.

Vihen në pranga të dy shtetasit që kundërshtuan Policinë me armë.

Më datë 24.11.2025, rreth orës 09:00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Orosh, Fushë-Arrëz, kanë konstatuar një person i cili, sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar me shpejtësi duke u futur në një banesë të braktisur, pronë e shtetasit P. C.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje që të dilte nga banesa, por personi nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka kërcënuar punonjësit e Policisë.

Ndodhur në këtë situatë, bazuar edhe në informacionet e siguruara më parë për rrezikshmërinë e këtij personi, shërbimet e Policisë rrethuan banesën dhe kërkuan ndërhyrjen e forcave policore të specializuara, me qëllim sigurinë e jetës së punonjësve të Policisë.

Në vendngjarje shkuan Forcat Speciale Renea, të cilat morën në kontroll perimetrin e jashtëm të banesës që mbahej nga forcat e Komisariatit të Policisë Pukë dhe forcat “Shqiponja” të DVP Shkodër.

Në momentin që Forcat Speciale Renea i kanë bërë thirrje personit të dalë nga banesa, nga brenda banesës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave speciale Renea.

Pas 12 orësh në rrethim, ku Forcat Speciale Renea u bënë thirrje të vazhdueshme për t’u dorëzuar, pamundësisë për t’u larguar nga rrethimi dhe pas negociatave me të afërmit e tyre të cilët luajtën një rol të rëndësishëm në finalizimin e operacionit pa përdorur forcë dhe pa shkaktuar dëmtime, të dy personat që ndodheshin në brendësi të banesës u dorëzuan.

Në momentin e vetëdorëzimit, shtetasi E. U. kishte një dëmtim tejshpues në kofshën e djathtë, i cili menjëherë është transportuar me ambulancë për në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të banesës janë sekuestruar, në cilësinë e provave materiale, 4 armë zjarri automatike dhe një armë zjarri pistoletë, një flamur i Organizatës Terroriste “Shteti Islamik” (ISIS), i vendosur në faqen e murit ndërmjet armëve të lartpërmendura, 17 copë granata dore difensive, municion luftarak, kapsolla detonatore elektrike për shpërthimin e lëndëve eksplozive, fitil zjarrpërcjellës që përdoret për shpërthimin e lëndëve plasëse, dy gëzhoja.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. U., 35 vjeç, lindur në Gjorm-Kurbin, i dënuar për veprën penale “Nxitja e urrejtjes dhe grindjeve”.

J. C., 34 vjeç, lindur në Pukë, i dënuar për veprat penale “Vjedhje” dhe “Kanosje”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, “Prodhimi i armëve luftarake”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”./ Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Operacioni i RENEA-s në Fushë Arrëz/ Del FOTO e arrestimit të Hamza Ukës dhe Julian Cumrakut! U "ngujuan" për 12 orë, iu gjetën në banesë automatikë, pistoletë e granata

12 orë rezistencë dhe tension me RENEA-n/ PAMJET nga operacioni
Arrestimi

PUKË- Detaje të reja vazhdojnë të dalin në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Orosh, ku Erzen Uka dhe Julian Cumraku qëndruan të ngujuar për orë të tëra brenda një banese të rrethuar nga policia. Në foton e mësipërme paraqitet momenti i arrestimit të dy të dyshuarve për terrorizëm, Uka dhe Cumraku, të cilët u vetëdorëzuan pas rreth 12 orësh rezistence të izoluar në banesë.

Ngjarja u shënua në zonën Orosh 2, Fushë-Arrëz, ku forcat e rendit rrethuan shtëpinë dhe kërkuan dorëzimin e dy të rinjve. Pas kontrollit në banesë, policia zbuloi një arsenal armas ash të konsiderueshëm: 4 automatikë, 1 pistoletë, 7 karikatorë të mbushur, 18 granata dhe rreth 2000 fishekë.

Sakaq dyshohet se Eren Uka është vetëplagosur me qëllim që më pas t’i atribuonte plagën ndërhyrjes së policisë. Ai ka marrë një dëmtim të lehtë në zonën e kofshës. Ndërkohë, Erzen Uka dhe Julian Cumraku nuk kanë pranuar ende të japin dëshmi përpara hetuesve.

Hetimet paraprake tregojnë se policia kishte nisur prej mëngjesit të djeshëm një aksion për kontrollin e ambienteve të dyshuara për kultivim të kanabisit.

Në momentin që patrulla iu afrua shtëpisë, dy të rinjtë e armatosur thuhet se kanë bërë një paralajmërim kërcënues duke thënë se do të hapnin zjarr nëse policët vazhdonin të afroheshin: Mos u afroni se do iu vras!/ Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

"Mos u afroni se do iu vras", Aksioni i bluve për kanabis përfundon me rrethim në Orosh! Erzen Uka u vetëplagos për të fajësuar RENEA-n, ja çfarë dihet nga "ngujimi" 12 orësh në Pukë

12 orë rezistencë dhe tension me RENEA-n/ PAMJET nga operacioni

PUKË- Detaje të reja dalin në dritë lidhur me situatën e tensionuar në Orosh të Pukës, ku dy të rinj u mbyllën për 12 orë në një banesë dhe refuzuan t’i përgjigjeshin urdhrave të policisë për t’u dorëzuar. Vetëm pas negociatave të gjata me një prej familjarëve të tyre, ata pranuan të dilnin.

Sipas informacioneve të siguruara për mediat, gjatë kontrollit në banesë u sekuestruan tre armë zjarri si dhe sasi municioni luftarak. Dyshohet se Erzen Uka është vetëplagosur me qëllim që më pas t’i atribuonte plagën ndërhyrjes së policisë.

Ai ka marrë një dëmtim të lehtë në zonën e kofshës. Ndërkohë, Erzen Uka dhe Julian Cumraku nuk kanë pranuar ende të japin dëshmi përpara hetuesve.

Hetimet paraprake tregojnë se policia kishte nisur prej mëngjesit të djeshëm një aksion për kontrollin e ambienteve të dyshuara për kultivim të kanabisit.

Në momentin që patrulla iu afrua shtëpisë, dy të rinjtë e armatosur thuhet se kanë bërë një paralajmërim kërcënues duke thënë se do të hapnin zjarr nëse policët vazhdonin të afroheshin: Mos u afroni se do iu vras!

erzen uka hamza uka julian cumraku fushe arrez renea isis arme

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë