LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

30 vite partneritet/ Rama: Komisioni i Venecias ka 2 kontribute kyçe. Gianni Buquicchio: S’mund t’i ndryshoni rregullat e lojës sipas interesave politike

• Kryeministri Edi Rama, ish-kryetari i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchi dhe Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj kanë marrë pjesë në hapjen e Konferencës “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias”. • Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se Komisioni i Venecias lindi si një fëmijë i Evropës së ribashkuar, ndërsa demokracia shqiptare si një ëndërr e shumëpritur. • Kryeministri tha më tej se kontributi i parë është Kodi Zgjedhor, ndërsa kontributi i dytë është procesi i vettingut, që është dhe kyç në Reformën në Drejtësi. • Ndërkohë Buquicchio gjatë fjalës së tij kujtoi kontributin e institucionit në proceset zgjedhore në Shqipëri. • Buquicchio përshëndeti krijimin e komisionit të ri ndërparlamentar për reformën zgjedhore dhe shprehu gatishmërinë e Komisionit të Venecias për të bashkëpunuar ngushtësisht me të. • Sipas tij, ligji zgjedhor dhe kodi elektoral përbëjnë “rregullat e lojës”, të cilat nuk duhet të ndryshohen sipas interesave të subjekteve politike. • Buquicchio theksoi se çdo ndryshim duhet të bazohet në zbatimin e rekomandimeve të organizatave ndërkombëtare. • Gjathashtu, Zaçaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional mes Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit të Venecias dhe sqaroi se ky bashkëpunim duhet të ndodhë në kohën e duhur dhe pa cenuar autoritetin e gjykatës. • Zaçaj u shpreh se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të formës së prerë dhe të pakontestueshme, duke nënvizuar se kërkimi i një opinioni nga Komisioni i Venecias duhet të realizohet përpara marrjes së një vendimi nga Gjykata Kushtetuese dhe jo më pas si një mënyrë për të vënë në diskutim qëndrimet e saj.

5 artikuj për këtë temë.

9 MUAJ ME PARE

"Një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon është një dekor institucional", Kryetarja Zaçaj: Vendimet e GJK nuk mund të kontestohen nëpërmjet Komisionit të Venecias

30 vite partneritet/ Rama: Komisioni i Venecias ka 2 kontribute kyçe.
Holta Zaçaj

TIRANA- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, në një deklaratë publike ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional mes Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit të Venecias, por ka sqaruar se ky bashkëpunim duhet të ndodhë në kohën e duhur dhe pa cenuar autoritetin e gjykatës.

Zaçaj u shpreh se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të formës së prerë dhe të pakontestueshme, duke nënvizuar se kërkimi i një opinioni nga Komisioni i Venecias duhet të realizohet përpara marrjes së një vendimi nga Gjykata Kushtetuese, dhe jo më pas si një mënyrë për të vënë në diskutim qëndrimet e saj.

“Një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon është një dekor institucional. Konventa evroapine  për të drejtat e njeriut është dokument unik që pasqyron vlerat e demokracisë evropiane. Ajo është kthyer në trashëgimi sepse afirmon për lirinë dhe dinjitetin njerëzor. Në 1995 Shqipëria u bë anëtare e Këshllit Evropian dhe një vit më vonë ratifikuam konventën kombëtare për të drejtat e njeriut. Nga aktet e para në këtë drejtim, ishte shfuqizimi i dënimit me vdekje, që plotësoi një angazhim juridik dhe politik të Shqipërisë.

Kushtetua e Shqipërisë, e bën pjesë të brendshme konventën, sepse ajo barazohet me vetë Kushtetutën, sepse në asnjë rast këto kufizime nuk mund të tejkalohen nga ato që ka parashikuar konventa. Standardet dhe parimet e elaboruara dhe nga komisioni Venecias, plotësojnë dhe projektojnë sistemit tonë juridik. Janë garanci për mbrojten e lirive themelore.

Komisioni i Venecias ka qenë një partner i çmuar për Gjykatën Kushtetuese. Partneriteti nuk është një marrëdhënie mësues nxënës, është dialog midis të barabartëve. Kur Gjykata Kushtetuese kërkon opinion nga Komisioni i Venecias nuk kërkon leje dhe nuk cedon sovranitet. Komisioni i Venecias ka qenë udhërrëfyes duke ndihmuar vendimmarrjen, edhe përmes standardeve dhe parimeve të elaboruara. Kodisis, baza e të dhënave të Komisionit të Venecias, nuk është thjeshtë një bibliotekë digjitale, është dëshmia se drejtësia kushtetuese flet një gjuhë universale.

Megjithatë procesi konsultativ me Komisionin e Venecias nuk mund të përdoret për të shmangur vendimet e GJK që janë përfundimtare, dhe nuk mund të vihen në diskutim nga asnjë organ i shtetit., Kërkimi i një opinioni këshillimor duhet të ndodhë paraprakisht dhe jo të përdoret si mjet për të kontestuar një vendim të dhënë. Kjo është themelore për të respektuar ndarjen e pushteteve, Gjykata Kushtetuese nuk është dekorative, është arbitër i lojës demokratike. Kushtetuta nuk është pronë e politikave, është kontratë me qytetarin. Të drejtat dhe liritë themelore nuk mbrohen sepse njihen nga shteti, ata janë universale dhe duhet të respektohen nga të gjithë pa përjashtim”, tha Holta Zaçaj./ Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

"Rregullat e lojës s'mund të ndryshohen"/ Gianni Buquicchio: Komisioni i Venecias në dispozicionin tuaj për Zgjedhoren

30 vite partneritet/ Rama: Komisioni i Venecias ka 2 kontribute kyçe.
Gianni Buquicchio

TIRANË- Ish-kryetari i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, ka rikujtuar kontributin e institucionit në proceset zgjedhore në Shqipëri. Buquicchio përshëndeti krijimin e komisionit të ri ndërparlamentar për reformën zgjedhore dhe shprehu gatishmërinë e Komisionit të Venecias për të bashkëpunuar ngushtësisht me të.

Sipas tij, ligji zgjedhor dhe kodi elektoral përbëjnë “rregullat e lojës”, të cilat nuk duhet të ndryshohen sipas interesave të subjekteve politike. Buquicchio theksoi se çdo ndryshim duhet të bazohet në zbatimin e rekomandimeve të organizatave ndërkombëtare.

"Ligji zgjedhor, kodi elektoral ka qene objekt bashkëpunimi më shumë se tre dekada. Është bërë vendimtar në krizën e 1997. Në vitet e ardhshme zhvilluam diskutuam me palët e ndryshme për të gjetur zgjidhje të përhershme. Që atëherë ne ndërhymë dhe dhamë  mendime për një numër reformash zgjedhore. Nuk duhet të harrojmë, si për kushtetutën kemi të bëjmë me rregullat e lojës dhe rregullat e lojës nuk duhet të ndryshohen në bazë të interesave të lojtareve apo disa prej tyre. Nëse parashikohen ndryshime duhet të përqëndrohen në zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga organizatat ndërkombëtare. Do të përmendja edhe komisionin e ri ndërparlamentar që do të shqyrtojë këtë temë në bashkëpunim me Komisionin e Venecias dhe ne jemi në dispozicionin tuaj," tha Buquicchio./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

"Komisioni i Venecias ka 2 kontribute kyçe"/ Rama: Kodi Zgjedhor dhe Procesi i Vettingut

30 vite partneritet/ Rama: Komisioni i Venecias ka 2 kontribute kyçe.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Komisioni i Venencias në Shqipëri ka 2 kontribute kyçe. Gjatë fjalës në Konferencën “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias”, Rama u shpreh se kontributi i parë është Kodi Zgjedhor. Ndërsa sipas Ramës, kontributi i dytë është procesi i vettingut, që është dhe kyç në Reformën në Drejtësi. 

"Komisioni i Venecias ka në bilancin e vet dy kontribute kyçe të zhvillimeve demokratike, kontributet për Kodin Zgjedhor që kanë mbështetur thelbësisht përmirësimin e këtij kodi dhe kanë forcuar standardet demokratike dhe kontributin historik, për reformën më të thellë dhe më të vështirë që ka bërë Shqipëria, reformën në drejtësi. Komisioni ka qenë udhërrëfyes i matur dhe një autoritet që na ka ndihmuar të orientohemi në drejtimin e duhur. Pa kontributin e Komisionit të Venecias do ishte e pamundur procesi i vettingut, proces kyç në reformën në drejtësi. Një proces që deri në momentin e opinionit të Komisionit të Venecias kishte jo pak kundërshti në rrethet profesionale. Komisioni i Venecvias ka fituar edhe fuqinë për tu imponuar dhe respektuar në të gjitha instancat. Opinionet e Venecias respektohen plotësisht në cdo nivel ndërkombëtar lidhur me cështjet që kanë të bëjnë me shtetin e të drejtës," tha Rama./Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

30 vite partneritet/ Rama: Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare janë shok materniteti

30 vite partneritet/ Rama: Komisioni i Venecias ka 2 kontribute kyçe.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare janë si shok materniteti. Në hapjen e Konferencës “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias”, Rama deklaroi se Komisioni i Venecias lindi si një fëmijë i Evropës së ribashkuar, ndërsa demokracia shqiptare si një ëndërr e shumëpritur.

"Simbolikisht mund të thuhet se Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare janë shok maternitetit, kanë lindur në 1990. Komisioni i Venecias si një fëmijë i Evropës së ribashkuar në vlerat e lirisë dhe me dëshirën për tu njësuar me parimet demokracisë, dhe demokracia shqiptare si një ëndërr e shumë ëndërruar që më në fund pa hapur shtegun e saj. Sot Komisioni i Venecias ndër të tjera ka në bilancin e saj edhe kontributin e paçmuar për Kushtetutën e parë të shtetit demokratik shqiptar, asaj të vitit 1998. Komisioni i Venecias ka në bilancin e vet edhe një sërë ndërhyrjesh të rëndësishme në procese ku mendimi i Komisionit ka luajtur rol vendimtar," tha Rama. /Dosja.al

9 MUAJ ME PARE

Rama: Shqipëria do të ketë identitetin digjital një vit para BE-së, transformim me AI në çdo sektor

30 vite partneritet/ Rama: Komisioni i Venecias ka 2 kontribute kyçe.
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në aktivitetin për prezantimin e Identitetit Digjital. Në fjalën e tij, Rama tha se ky do të jetë një hap domethënës për Shqipërinë në rrugën drejt modernizimit teknologjik të jetës sociale dhe ekonomike.

Rama tha se Shqipëria e 2030-ës do të jetë shumë ndryshe nga sot, ndërsa shtoi se jeta e qytetarëve do të lehtësohet më shumë përmes inteligjencës artificiale dhe teknologjisë.

"Bashkimi Europian po ashtu për identitetin digjital, dhe objektivi i shpallur është që qytetarët e BE-së do të shpallen me identitetin e tyre digjital. Ne do të jemi një vit më parë, kjo për të rikujtuar se përparësia që teknologjia i jep çdo vendi që e përqafon atë, është një përparësi e jashtëzakonshme, që unë e quaj bekim të kësaj kohe. Përmes teknologjisë digjitale vendet do të mund të imagjinojnë që të kapërcejnë epoka që do i kishin të pamundura me progresin linerar. Ne besojmë shumë te teknologjia e inovacionit, duke u bërë vendi lider në rajon për shërbimet publike duke u mbështetur tek inovacioni. Tani jemi të angazhuar në një punë për të krijuar acilator që do të mbështesë ministren tonë të jashtme, që do të na ndihmojë në çdo sektor për të kapërcyer sfidat.

Nga paraja cash tek ajo digjitale do të thotë më shume siguri, transparencë dhe më shumë të ardhura për konsumatorin. Besojmë që përmes teknologjisë dhe AI kemi premisa për të krijuar kushte më të mira dhe cilësore për trajtimin shëndetësor, pa dyshim për sistemin arsimor, po punojmë për të digjitalizuar dhe sistemin tonë të transporteve. Dua të theksoj që po ecim me hapa të shpejtë lidhur me zbatimin e projektit të madh që do të na ndihmojë të digjitalizojmë përmes kamerave, monitorimin e trafikut, duke nisur nga Tirana. Do të kemi një pamje shumë më mbështetëse sa i takon mbledhjes së të dhënave, luftës kundër kriminalitetit. Ne do të jemi në gjendje që ta çojmë Shqipërinë 2030 në një nivel krejt tjetër nga ky që jemi sot. Të lehtësojmë përditshmërinë e qytetarëve me më pak konsum kohe dhe energjie," tha Rama./Dosja.al

edi rama gianni buquicchi holta zaçaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj