LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

PS feston 31-vjetorin! Rama uroi i pari, Meta&Nano 'dedikim' me videomesazh

TIRANË- Partia Socialiste feston sot 31-vjetorin e themelimit. Festa po zhvillohet në oborrin e selisë së PS-së, ku marrin pjesë ministra, deputetë,dhe figura të njohura të socialistëve. Një ftesë për të marrë pjesë në festë shkoi edhe për LSI, PDIU si dhe Agron Dukën, me të cilët kanë qenë aleatë. Festës në selinë rozë, i janë bashkuar edhe deputetja e LSI-së Erisa Xhixho si dhe sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari. Ndërsa Fatos Nano dhe Ilir Meta do të jenë pjesë me një video-mesazh për të uruar socialistët. Vetë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e bëri urimin i pari sot, me një mesazh duke përmendur edhe patronazhistët, për të vijuar më pas me drejtuesit në territor, themeluesit dhe liderin Fatos Nano. Ndërsa nuk ka munguar as reagimi nga "armiku" historik i PS, Sali Berisha, i cili drejton demokratët. Sipas Berishës, Fatos Nano u përpoq të reformonin partinë, por Edi Rama e ka kthyer sërish në parti të lidhur me drogën, krimin dhe vjedhje fondesh publike.

10 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

FOTOT/ Ditëlindja e PS-s, Rama i përqafuar me Ruçin, çfarë nuk u pa nga festa e sotme

PS feston 31-vjetorin! Rama uroi i pari, Meta&Nano 'dedikim' me
Edi Rama dhe Gramoz Ruçi

TIRANË- Fotot e mëposhtme janë nga ditëlindja e 31 e Partisë Socialiste. Në pamjet e publikuara nga LSA, shihen anëtarët e kësaj partie teksa festojnë para selisë mavi.  

Por e gjithë vëmendja në këtë festë ka kaluar te afrimiteti i kryeministrit Edi Rama si dhe ishkryeparlamentarit Gramoz Ruçi, i cili është larguar nga politika aktive. Gjithashtu në këtë festë në mungesë së kryetarës së LSI-së Monika Kryemadhi, nga LSI-ja shkuan në festë Erisa Xhixho dhe Endrit Braimllari, ndërkohë që nga Partia Agrare Ambientaliste mori pjesë Agron Duka.

4 VITE ME PARE

Festa e PS/ Gjiknuri e fton të flasë, Rama bezdiset: Hë mo tani. Ik na lër rehat!

PS feston 31-vjetorin! Rama uroi i pari, Meta&Nano 'dedikim' me
Edi Rama

TIRANË- Në oborrin e selisë rozë zhvillohet ceremonia për 31-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste. Edhe pse larg nga syri i mediave, kamera ka kapur një moment nga ceremonia, ku kryeministri Edi Rama sikletoset nga Damian Gjiknuri.

Festa është përshëndetur vetëm nga një fjalim i shkurtër i Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damina Gjiknuri, i cili në fund të fjalimit të tij i dha mundësi kryeministrit Rama për të folur.

“Dua t’ju uroj të gjithë socialistëve, 31 vjetorin paçi gjithçka të mirë në familjet tuaja. Të rrojë PS dhe të rrojë Shqipëria. Le të argëtohemi. Nëse kryetari do le të thotë ndonjë gjë,”- tha Gjiknuri me mikrofon. Ndërsa Rama, duke i bërë gjeste me dorë, lë të kuptohet se i thotë: Hë më lëre tashi. Ik na lër rehat.

4 VITE ME PARE

ME VD- Festa e PS, Gramoz Ruçi kalon ‘pa kontroll’. Veliaj: Sikur po presim krushqit

PS feston 31-vjetorin! Rama uroi i pari, Meta&Nano 'dedikim' me
Erion Veliaj dhe Gramoz Ruçi

TIRANË- Në 31-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, nuk mund të mungonte, Gramoz Ruçi. Edhe pse tashmë i tërhequr nga politika aktive, ish-kryetari i parlamentit ka shkuar në takimin e sotëm ku po marrin pjesë figura të ndryshme të PS-së.

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, Ruçi është futur pa kontroll ne ambientet ku po zhvillohet ceremonia, ndërsa është pritur nga socialistët e tjerë. Pasi u përshëndet me ta, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dëgjohet të thotë: Na duket sikur presim krushqit.

Në hyrje të festës, për të pritur të ftuarit ishin lënë sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, deputetja Blerina Gjylameti, Veliaj dhe Etjen Xhafaj.

4 VITE ME PARE

PS feston 31-vjetorin! Rama uroi i pari, Meta&Nano 'dedikim' me videomesazh

4 VITE ME PARE

Partia Socialiste feston 31-vjetorin e themelimit/ Shkon edhe Rama, por me vonesë

PS feston 31-vjetorin! Rama uroi i pari, Meta&Nano 'dedikim' me
Edi Rama

TIRANË-Partia Socialiste feston 31-vjetorin e themelimit të saj, ndërsa festa zhvillohet në oborrin e selisë. Tek takimi me socialistët shkoi edhe kryeministri Edi Rama, por me vonesë. Ndoshta ishte e planifikuar, por duket se është kuruar me kujdes, duke zgjedhur dhe një kostum ngjyrë bezhë. 

4 VITE ME PARE

Kryemadhi s'shkon tek 31-vjetori i PS! Kush janë dy përfaqësuesit e saj tek selia mavi

PS feston 31-vjetorin! Rama uroi i pari, Meta&Nano 'dedikim' me
Erisa Xhixho dhe Endrit Braimllari

TIRANË- Partia Socialiste feston 31-vjetorin e themelimit të saj, ndërsa festa zhvillohet në oborrin e selisë. Ftesë për sot ka shkuar edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, por Monika Kryemadhi ka munguar. Në vend të saj, tek socialistët kanë shkuar deputetja e LSI-së Erisa Xhixho dhe sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.

4 VITE ME PARE

Festa e PS, kush janë 4 të zgjedhur për të pritur miqtë

PS feston 31-vjetorin! Rama uroi i pari, Meta&Nano 'dedikim' me
4 të përzgjedhurit

TIRANË- Nis festa e 31-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste. Kryebashkiaku i Tiranë, Erion Veliaj, Blerina Gjylameti, Etien Xhafaj dhe Damian Gjiknuri presin të ftuarit tek hyrja. Të vendosur në radhë pas njëri-tjetrit, ata takojnë të gjithë ata që hyjnë në zonën ku po zhvillohet festa, duke i përshëndetur e duke u dhënë dorën. 

4 VITE ME PARE

FOTOT/ PS feston 31-vjetorin, nis mbledhja para selisë rozë, gazetarët nuk lejohen

PS feston 31-vjetorin! Rama uroi i pari, Meta&Nano 'dedikim' me
te ftuarit

TIRANË- Partia Socialiste po feston sot 31 vjetorin e krijimit të saj. Në nder të kësaj dite, është planifikuar një organizim festiv nga partia para selisë rozë. 

Para selisë janë vendosur disa tavolina për të ftuarit, ndërkohë që nuk do të mungojnë edhe aleatët e kësaj partie ndër vite. Një ftesë i është dërguar edhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, ftesë të cilës, ajo i është përgjigjur negativisht.

Gjithashtu mësohet se sot nuk do të mbahet fjalime nga asnjë zyrtar i kësaj partie, ndërkohë që as gazetarët nuk do të lejohen.

4 VITE ME PARE

31-vjetori i themelimit të PS-së, sot mbahet ceremonia festive, të ftuar LSI dhe PDIU, asnjë nga PD-ja

PS feston 31-vjetorin! Rama uroi i pari, Meta&Nano 'dedikim' me
PS

TIRANË- Partia Socialiste e Shqipërisë feston sot 31-vjetorin e themelimit të saj me rastin e së cilës do të mbahet një ceremoni festive në ambilentet e selisë rozë.

PS feston 31-vjetorin! Rama uroi i pari, Meta&Nano 'dedikim' me

Burime pranë PS-së bëjnë me dije se ceremonia do të mbahet sot pasdite në orën 19:00 në oborrin e kësaj force politike dhe njoftohet se përpos figurave të njohura gjatë viteveve në PS ftesë u është dërguar edhe  LSi-së dhe PDIU-së, ndërkohë që nga Partia Demokratike nuk ka asnjë të ftuar.

Kryeministri Edi Rama nuk nguroi të uronte përvejtorin e Partisë ku falendendoi çdo individ që ka kontribuar në PS, që nga patronazhistët e thjeshtë e deri tek Fatos Nano, ish-lideri dhe themeluesi i saj.

4 VITE ME PARE

Nga patronazhisti te Fatos Nano, Rama uron 31-vjetorin e krijimit të PS-së

PS feston 31-vjetorin! Rama uroi i pari, Meta&Nano 'dedikim' me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e së dielës duke uruar 31-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste.

Në një postim në Facebook Rama shkruan se urimin për ditëlindjen e PS-së ja jep të gjithëve duke nisur nga patronazhisiti më i thjeshtë e deri tek themeluesi Fatos Nano.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES

dhe me urimin për ditëlindjen e Partisë Socialiste, të gjithë atyre që i kanë dhënë dje dhe i japin sot #PS që nga patronazhisti më i thjeshtë, tek drejtuesit në territor e deri tek themeluesit e saj dhe lideri Fatos Nano, ju uroj të gjithëve ju një të diel të qetë.

Me rastin e 31-vjetorit sot do të mbahet dhe një festë në orën 19:00 në oborrin e selisë rozë. Përveç socialistëve, të ftuar të tjerë do të jenë edhe shumë personazhe të tjerë të politikës, përveç Partisë Demokratike.

31-vjetori i ps

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj