LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

35 vjetori i themelimit të PD-së/ Berisha: Narkoshteti po shembet, demokratët do japin goditjen përfundimtare

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në ceremoninë e themelimit të 35-vjetorit të PD-së në selinë blu, ku nderoi themeluesit dhe kontribuuesit e PD ndër vite. • Në fjalën e tij para të pranishmëve, Berisha u shpreh se kujtimet, veprat dhe trashëgimia e tyre mbeten krenaria e demokratëve. • Teksa përmendi disa prej figurave kryesore të PD, edhe të atyre që sot nuk janë më por që me kontributin  e tyre hodhën themelet e demokracinë në Shqipëri, Berisha u ndaj veçanërisht te figura e ish-kryetarit të parlamentit, Pjetër Arbnori, të cilin e konsideroi si Mandelën e Evropës. • Lideri historik i së djathtës shqiptare e ka konsideruar Partinë Demokratike, avokaten më të pamposhtur të Shqipërisë, në mbrojtje të interesave të kësaj të fundit. • Berisha u shpreh gjithashtu se PD, është partia e interesit kombëtar të shqiptarëve, ku çështja kombëtare u bë ylli polar i PD. • Kryedemokrati tha ndër të tjera se në pavarësimin e Kosovës, PD luajti rol të pazëvendësueshëm dhe shtoi se ishim të gjithë bashkë, ditën kur ish presidenti amerikan, Xhorxh Bush shpalli Pavarësinë e Kosovës. • Duke e konsideruar kreun e qeverisë si themeluesin e narkoshtetit të vetëm në Evropë, Berisha u shpreh se demokracia, familja dhe Shqipëria janë betejat e jetës dhe misionit të Partisë Demokratike. • Lideri i opozitës tha se Edi Rama, njëjtë si Enver Hoxha dhe etërit e tij biologjikë, xhelatë të shqiptarëve, ka vrarë zgjedhjet e lira, shpresën e shqiptarëve, duke çuar në shpopullimin e vendit, një plagë sociale për shumë familje shqiptare.

10 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

Berisha: Këtë 35-vjetor le të kurorëzojmë PD-në si forcën e vetme politike në planet që gjatë ekzistencës së saj shembi dy diktatura

35 vjetori i themelimit të PD-së/ Berisha: Narkoshteti po shembet,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se këtë 35-vjetor do ta kurorëzojë PD-në si forcën e vetme politike në planet, që gjatë ekzistencës së saj shembi dy diktatura. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se PD nuk do të dorëzohet kurrë për familjen dhe vlerat e saj, pluralizmin politik, interesin kombëtar dhe për Shqipërinë.

Kryedomokrati tha se PD nuk ka përpallë një parti kundërshtare, por një organizatë gjigante kriminale me rrezik për Shqipërinë dhe sigurinë e Europës. Në fund, lideri i opozitës tha se tani është koha për bërë premtimet më kryesore, ku përmendi shpëtimin e demokracisë, familjes, Shqipërisë dhe fitoren e Partisë Demokratike. 

"Pra, të gjitha këto, miqtë e mi, këto arritje, këto kushte pozitive ku gjendet pas 35 viteve, në këtë 33 vjetor të Partisë Demokratike, janë rezultat i punës, qëndrimit, qëndresës dhe sakrificave tuaja. Sepse ne jemi të pamposhtur, sepse ne nuk dorëzohemi. Nuk dorëzohemi kurrë për dinjitetin njerëzor. Nuk dorëzohemi kurrë për familjen dhe vlerat e saj. Nuk dorëzohemi kurrë për pluralizmin politik. Nuk dorëzohemi kurrë për interesin kombëtar dhe për Shqipërinë. Ne jemi një parti, sepse ne jemi një parti që ka fuqinë për të krijuar veten e saj, për t'u rithemeluar. Ne mësojmë nga gabimet tona dhe kemi aftësinë për t'u ngritur, për t'u ringritur pasi rrëzohemi. Zoti i bekoftë demokratet dhe demokratët, Partinë Demokratike.


Miqtë e mi, të gjitha arritjet tona ishin një proces i pashmangshëm, të cilat bëjnë të mundur dhe të pashmangshëm triumfin tonë, fitoren tonë. Shumë kush mund të jetë mërzitur, mundet dhe të jetë lodhur. Normale, opozitë e zgjatur. Por mos harroni. Miqtë e mi, të gjitha arritjet tona ishin një proces i pashmangshëm, të cilat bëjnë të mundur dhe të pashmangshëm triumfin tonë, fitoren tonë. Shumëkush mundet të jetë mërzitur, mundet dhe të jetë lodhur. Normale, opozitë e zgjatur. Po mos harroni se përballë ne kemi jo një parti kundërshtare, por një organizatë gjigante kriminale, rrezik për Shqipërinë dhe sigurinë e Europës. Përballë ne kemi një kryeministër, jo një kryeministër, por një narko-kryeministër, kumbari i Hysës dhe Sinaloas, Tropinëve, Çelëve, Bajrëve dhe bandave më të rrezikshme kriminale të Shqipërisë dhe Europës. Përballë ne nuk kemi një qeveri, por një Lubi qeveri, që ka vjedhur, shpërdoruar 90% të 67 miliardëve të 12 viteve buxhetet të shtetit shqiptar.


Përballë ne kemi një shtet, nuk kemi një shtet, por një narko-shtet sipas përkufizimit të mirëfilltë të fjalës. Ndaj nuk ka qenë dhe nuk është e thjeshtë. Por ja ku jemi sot. Ju premtuam shqiptarëve se do shpëtojmë opozitën dhe e mbajtëm këtë premtim. Kurrë ndonjëherë opozitë më sovrane Shqipëria nuk ka pasur. Ju premtuam shqiptarëve se do mbrojmë votën dhe e përmbushëm këtë premtim. Tani është koha për premtimet më kryesore: shpëtimin e demokracisë, shpëtimin e familjes, shpëtimin e Shqipërisë, fitoren e Partisë Demokratike. Dhe sot, në këto kushte ku gjendemi, kemi çdo mundësi për të shembur narko-shtetin, që është aq i dobët sa ç'ishte partia e punës në vitin '90. Çdo betejë e këtyre katër viteve, çdo fitore që kemi arritur, ka qenë që të arrimë këtu.


Tani na pret përballja përfundimtare. Të organizojmë protestat më të fuqishme, kombëtare. Të përmbysim narko-shtetin dhe të arrijmë me votën tonë fitoren e Partisë Demokratike, fitoren e opozitës shqiptare, fitoren e merituar. Narko-shteti po shembet, por goditjen e mëshirës, goditjen përfundimtare duhet t'ia japim ne, demokratët, demokratët, opozitarët e këtij vendi. Ndaj dhe këtë 35-vjetor le të kurorëzojmë Partinë Demokratike si forcën e vetme politike në planet që gjatë ekzistencës së saj shembi dy diktatura. Rroftë, rrofshi ju! Rroftë Partia Demokratike! Rroftë Shqipëria! Faleminderit." tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Berisha: Rama dhe Soros më shpallën non-grata, por sot narko shteti po shkërmoqet

35 vjetori i themelimit të PD-së/ Berisha: Narkoshteti po shembet,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Edi Rama dhe George Soros e shpallën non-grata, por sot narko shteti i tyre po shkërmoqet. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se nga këto sulme, PD ka festuar vitet e fundit në kushte të vështira. Ai tha se ky përvjetor i themelimit të Partisë Demokratike është më i veçanti i 4 viteve të fundit për çdo demokrat, sepse ajo që partia ka arritur është shumë.

Berisha deklaroi se 7 rezoluta ndërkombëtare denoncojnë farsën elektorale të Edi Ramës, narkoshtetin e tij dhe  lidhjet e tij me Sinaloan e Meksikës. Ndërsa shtoi, se mbështesin pa kushte Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare. Në fund, Berisha tha se mbështetja që Edi Rama gëzonte nga mafia më e rrezikshme e planetit, George Soros, po bie me shpejtësi. 

"Vitet e fundit kanë qenë ndër më të vështirat që ka kaluar forca jonë politike. Siç thashë dhe më parë. Asnjë opozitë tjetër nuk do kishte mbijetuar dot sulmeve të padrejta që na u bënë. Nga këto sulme, ditëlindjet që forca jonë politike ka festuar vitet e fundit, kanë qenë në kushte të vështira. Disa herë, e keni festuar 11 dhjetorin pa simbolet e partisë. Një herë tjetër në kushte që po arrestohej kryetari i saj. Por pas këtyre viteve të vështira, më duhet të them se para nesh, ky përvjetor i themelimit të Partisë Demokratike është më i veçanti i 4 viteve të fundit për çdo demokrat, sepse ajo që ne kemi arritur është shumë dhe nuk është pak. Le të marrim ku jemi sot dhe ku ishim vitet e fundit. Në mënyrën më kriminale, na kishin grabitur simbolet e partisë. Sot flamuri ynë është më sovran se kurrë. Dhe Partia Demokratike është e demokratëve.


Na kishin izoluar padrejtësisht me anë të lobingjeve korruptive të mafies ndërkombëtare. Sot, lideri juaj është zëvendëspresident i organizatës më të madhe ndërkombëtare të partive të djathtë, të djathta dhe qendrës së djathtë. Deri para një viti asnjë mbështetje ndaj padrejtësive që na bënë. Sot 7 rezoluta ndërkombëtare që denoncojnë farsën elektorale të Edi Ramës, narkoshtetin e tij, lidhjet e tij me Sinaloan e Meksikës dhe mbështesin pa kushte Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare. Edi Rama, George Soros dhe mafia e tij shpallën ‘non grata’ Sali Berishën dhe përdorën prokurorinë politike për arrestimin e tij. Por sot, ai që mori vendimin, lavdi Zotit, është shpallur ‘non grata’ në vendin e tij si një nga mashtruesit më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara dhe të planetit.


Na treguan barin, por sot, personat që treguan barin u pensionuan para kohe dhe hetohen për korrupsion. Por më e rëndësishmja miq, sot narko-shteti është duke u shkërmoqur. Mbështetja që Edi Rama gëzonte nga mafia më e rrezikshme e planetit, George Soros, po bie me shpejtësi. Asnjë urim nuk ka marrë nga Shtetet e Bashkuara Edi Rama. E gjithë Rilindja ka rënë. Qeshte Lubia. Një vit më parë kur unë i thoja në parlament se do kesh fatin e Lali Vjedhësit, ndërsa tani nuk futet dot në parlament. Sot e them këtu para jush, Edi Rama, pas Lubisë, e ke radhën ti!" tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Edi Rama ka themeluar narkoshtetin e vetëm në Europë"/ Berisha: Demokracia, familja dhe Shqipëria janë betejat tona të jetës dhe misionit tonë

35 vjetori i themelimit të PD-së/ Berisha: Narkoshteti po shembet,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Edi Rama ka themeluar narkoshtetin e vetëm në Europë. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se kur PD u themelua përballë një diktaturë komuniste, ndërsa sot ka përballë një diktaurë të bazuar në drogën, vjedhjen dhe ideologjinë post-marksiste të ekstremit të majtë.

Kryedemokratit tha se Rama qeveris në bashkëpunim me kartelet më të rrezikshme të drogës të Shqipërisë dhe Amerikës Latine. Berisha deklaroi se pas 12 vitesh në pushtet, Shqipëria është populluar dhe kombi ka pësuar katastrofën demografike më të madhe në ekzistencën e tij. Në fund, ai tha se demokracia, familja dhe Shqipëria janë betejat dhe misioni i PD-së.  

"Zonja dhe zotërinj, 35 vite pas themelimit të Partisë Demokratike, në disa aspekte ne gjendemi sot në një situatë shumë të ngjashme me ditët e para, por pak në mënyrë figurative. Koincidenca. Në ato vite ishte Aleksandër Gjoka, që na priste dhe na frymëzonte, sot kemi Renis Gjokën. Renis, të përqafoj dhe të falënderoj shumë. Kur u themeluam, përballë kishim një diktaturë. Sot përballë kemi një diktaturë tjetër. Jo një diktaturë komuniste, që kishte për ideologji ideologjinë marksiste-leniniste dhe indoktrinimin, por një diktaturë të bazuar në drogën, vjedhjen dhe ideologjinë post-marksiste të ekstremit të majtë. Edi Rama, që ne e përzumë nga Partia Demokratike orët e para pas ardhjes së tij, sot ka themeluar narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Ai sot ka më shumë pushtet se Ramiz Alia në vitin 91.


Ai qeveris në bashkëpunim me kartelet më të rrezikshme të drogës të Shqipërisë dhe Amerikës Latine.
Sot, pas 12 vitesh në pushtet, Shqipëria është populluar nga pothuaj gjysmë e popullatës së vet. Kombi ka pësuar katastrofën demografike më të madhe në tërë ekzistencën e tij. Edi Rama ka grabitur pasuritë e shqiptarëve në sasi më të mëdha se sa ç'kanë grabitur të gjithë në të gjithë historinë të marrë së bashku, të gjitha regjimet dhe pushtimet e mëparshme. Edi Rama, njëlloj si Enver Hoxha dhe etërit e tij biologjikë, xhelatë të shqiptarëve, ka vrarë zgjedhjet e lira, shpresën e shqiptarëve. I ka zëvendësuar ato me forcë elektorale, siç faktoi dhe raporti i fundit i OSBE-ODIHR-it. Pra, në çdo aspekt po që ta kapësh, Shqipëria sot po vuan një diktaturë të dytë të mirëfilltë, me arrestime dhe burgosje kundërshtarësh politikë, kontrollin e mediave, varfërimin dhe dëbimin e shqiptarëve nga dheu i tyre. Por dhe diçka miqtë e mi.


Nëse ne u themeluam për disa vlera themelore, për pluralizmin politik, për lirinë dhe dinjitetin njerëzor, për familjen, integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe NATO, për interesin kombëtar dhe çështjen kombëtare, arsyet pse ne luftojmë sot janë akoma më themelore, sepse ne luftojmë sot për shpëtimin e demokracisë, sepse ne nuk kemi më zgjedhje.
Ne luftojmë sot për shpëtimin e familjes shqiptare, sepse ligji i shkonfigurimit të gjinive është votuar nga Edi Rama. Ne luftojmë sot për shpëtimin e Shqipërisë, sepse me shkallën e shpopullimit që vazhdon, rrezikojmë zhdukjen e plotë në 5 dekadat që vijnë. Demokracia, familja dhe Shqipëria janë betejat tona të jetës dhe misionit tonë. Këto të trija janë kushtrimi i çdo demokrati sot. Kurrë në jetën tonë nuk kemi patur një mision kaq të lartë si ky. Kurrë nuk është varur fati i Shqipërisë nga një parti, ashtu siç varet sot nga ne. Miqtë e mi, ne do fitojmë." tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Nuk rezistoi dot as disa orë te PD"/ Berisha kujton kohën kur Rama ishte pjesë e saj: Na u bashkua në fillim si pedagog i Arteve, por më vonë u kthye në fatkeqësi

35 vjetori i themelimit të PD-së/ Berisha: Narkoshteti po shembet,

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në ceremoninë e 35-vjetorit të themelimit të PD-së ka kujtuar vitet e para kur forcës së parë politike pas rënies së sistemit komunist iu bashkua dhe Edi Rama, atëherë pedagog në Akademinë e Arteve. Lideri i opozitës theksoi se Rama u bashkua në fillim si pedagog i Arteve, por më vonë u kthye në fatkeqësi dhe shtoi se ai nuk rezistoi dot as disa orë te PD. Kryedemokrati tha ndër të tjera se PD është parti e instiktit, që e kuptoi 35 vite më parë se kush ishte ky djaloshi i arteve që iu afrua PD-së si shumë të rinj të tjerë.

“Është një histori 35 vite më parë, që më së miri tregon se çfarë parti e jashtëzakonshme jemi. Do e ndaj me ju, për t’ju kujtuar vlerat dhe idealet që e kanë bërë PD-në forcën më të suksesshme historike që ka udhëhequr dhe forcën më të palëkundur opozitare që ka parë ndonjëherë edhe Evropa. Shumë të rinj na bashkoheshin në atë kohë, mes tyre edhe një djalë 27 vjeçar i Universitetit të Arteve, e askush nuk do mendonte se ky djalë do kthehej në fatkeqësinë e kombit shqiptarë në shekuj. Ky djalë ishte Edvin Rama, ai nuk rezistoi dot as disa orë te PD. Kjo është forca e PD-së, demokratët kanë instikt të pagabueshëm për ta njohur të mirin dhe të keqin”, tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Ishim bashkë atë ditë kur Xhorxh Bush, shpalli Pavarësinë e Kosovës"/ Berisha: PD luajti rol të pazëvendësueshëm në pavarësinë e Kosovës

35 vjetori i themelimit të PD-së/ Berisha: Narkoshteti po shembet,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në pavarësinë e Kosovës. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se kjo parti është opozita me e pamposhtur që ka parë ndonjëherë Europa deri më sot.

Kryedemokrati tha se Partia Demokratike i dhurojë Shqipërisë anëtarësimin në Këshillin e Europës, anëtarësimin në NATO, liberalizimin e vizave, projekte monumentale si Rruga e Kombit, gazsjellësi Trans-Adriatik, bashkimin e Elbasanit me Tiranën, ndërtimi dhe rindërtimi i 11.000 km rrugë, autostrada, superstrada, ura dhe tunele.

Berisha deklaroi se me ardhjen e PD-së në pushtet, shqiptarët për herë të parë në historinë e tyre dolën nga grupi i kombeve me të ardhura ndër më të ultat në planet dhe njerëzit ndër më të varfër të kësaj toke, në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta, në qytetarët më të paguar të rajonit.

"Por është një histori 35 vite më parë, e cila më së miri tregon se çfarë partie e jashtëzakonshme që jemi. Dhe sot do ta ndaj me ju këtë histori. Për të rikujtuar dhe njëherë vlerat dhe idealet që e kanë bërë Partinë Demokratike forcën më të suksesshme qeverisëse që ka udhëhequr ndonjëherë Shqipërinë në të gjithë historinë e saj dhe vitet e fundit, opozitën më të pamposhtur që ka parë ndonjëherë Europa gjerë sot. Miqtë e mi, 35 vite më parë, në ditët e para pas themelimit të Partisë Demokratike, shumë të rinj, intelektualë, na bashkoheshin çdo ditë. Midis tyre ishte dhe një djalë rreth 26, 27 vjeç, pedagog i arteve.

Askush nuk mendonte në atë kohë se disa vite më vonë ai person do kthehej në fatkeqësinë më të madhe të kombit shqiptar pas Enver Hoxhës në një shekull. Ky djalë ishte Edvin Kristaq Rama dhe siç e dini, ai nuk rezistoi dot më gjatë se disa orë në Partinë Demokratike dhe është kjo forca e madhe e kësaj partie. Demokratët kanë një instinkt të pagabueshëm për të dalluar të mirën dhe të keqen, gënjeshtrën dhe të vërtetën, sepse ne bashkë, ish-studentët e dhjetorit, intelektualët themeltarë, themelues të Partisë Demokratike, brezat e rinj të demokratëve dhe të gjithë mbështetësit tanë, janë burra, gra, djem dhe vajza, që janë bërë bashkë rreth idealeve më të larta njerëzore, rreth interesit kombëtar.

Janë këto ideale dhe interesi kombëtar që bën të mundur që Partia Demokratike t'i dhurojë Shqipërisë anëtarësimin në Këshillin e Europës, anëtarësimin në NATO, liberalizimin e vizave, projekte monumentale si Rruga e Kombit, gazsjellësi Trans-Adriatik, bashkimi i Elbasanit me Tiranën, ndërtimi dhe rindërtimi i 11.000 km rrugë, autostrada, superstrada, ura, tunele. Shqipërinë nga humbtirë dixhitale, e sollëm në moshën dixhitale. Shqiptarët për herë të parë në historinë e tyre dolën në një ‘kuantum lip’, nga grupi i kombeve me të ardhura ndër më të ultat në planet dhe njerëzit ndër më të varfër të kësaj toke, në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta, në qytetarët më të paguar të rajonit.

Shqiptarët, nga skllevër të hiperkolektivizimit dhe pronës socialiste, në pronarë dinjitozë, zotër të pronave të tyre dhe iniciativës së tyre të lirë, në vendin e hiperkolektivizmit, tregun dinamik dhe vibrant. Partia Demokratike, partia e interesit kombëtar të shqiptarëve dha kontribut dhe luajti rol të pazëvendësueshëm në Pavarësinë e Kosovës. Ishim bashkë të gjithë atë ditë kur këtu në Tiranë miku i shquar i kombit shqiptar, presidenti Xhorxh Bush, shpalli për herë të parë pavarësinë e shtetit të dytë shqiptar, pavarësinë e Kosovës. Të gjitha këto arritje epokale, të gjitha këto gëzime, këto marrëdhënie të jashtëzakonshme që ne kemi njeri me tjetrin, janë të gjitha fat dhe privilegj, që jo çdokujt i jepet në jetë.

Por, mbi të gjitha, çfarë fati për ne të jemi një parti që nuk lëshojmë kurrë të vërtetat, që besojmë interesin kombëtar, edhe sikur e gjithë bota të jetë kundër nesh. Dhe kjo është dëshmuar, është faktuar në këto vite që lamë pas. Por gjithashtu janë këto ideale që na mundësuan mbijetesën dhe mbrojtjen e tyre, që na mundësuan mbijetesën gjatë atij sulmi që na u bë këto vite nga i cili asnjë parti në Europë dhe në botë nuk do kishte mbijetuar dot. Dhe sigurisht janë këto ideale dhe interesi kombëtar që do sjellin triumfin, rrëzimin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë dhe shpëtimin e Shqipërisë," tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

35 vjetori i themelimit të PD-së/ Berisha: Narkoshteti po shembet, demokratët do japin goditjen përfundimtare

 

5 MUAJ ME PARE

Berisha: Ne jemi Partia Demokratike dhe kurrë Shqipëria s'ka patur një avokate më të pamposhtur të interesave të saj

35 vjetori i themelimit të PD-së/ Berisha: Narkoshteti po shembet,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se PD është nga ato më të paktat parti të këtij planeti që kanë ndarë epoka dhe kanë bërë histori që në ditën e parë të themelimit të saj. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se kjo parti i ka dhënë Shqipërisë pluralizmit politik, të cilën e cilësoi si dhuratën më të çmuar të shekullit, pas pavarësisë së vendit.

Lideri i opozitës u shpreh se PD u themelua si parti, në vendin e lirive dhe të drejtave të njeriut të ndaluara me kushtetutë. Ai deklaroi se PD ishte partia e parë që në shtetin e parë ateist të botës, u riktheu shqiptarëve besimet fetare. 

"Të dashur miq! Ne jemi nga ato më të paktat parti të këtij planeti që kanë ndarë epoka dhe kanë bërë histori qysh në ditën e parë të themelimit tonë. Për shembull, ne jemi, ne jemi një parti e cila në ditën e parë të ekzistencës sonë i dhamë Shqipërisë dhuratën më të çmuar të shekullit, pas pavarësisë së vendit, pluralizmit politik. Me fjalë të tjera i dhamë lirinë. Ne jemi partia që u themeluam si parti në vendin e lirive dhe të drejtave të njeriut të ndaluara me kushtetutë. Si forca politike e vokacionit perëndimor të kombit shqiptar dhe njëherazi, forca e parë politike në Europën ish-komuniste, që kërkoi qysh në themelimin e saj anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.


Ne jemi partia e interesit kombëtar, të shqiptarëve, që shpallëm në themelimin tonë çështjen kombëtare si yllin tonë polar. Kurrë shqiptarët, kurrë Shqipëria s'ka patur një avokate më të pamposhtur të interesave të saj dhe shqiptarët një mbrojtëse të lirive të tyre sa Partinë Demokratike dhe si Partinë Demokratike. Ne jemi partia që në shtetin e parë ateist të botës, rikthyem besimet fetare të shqiptarëve. Ne jemi partia e cila pas më pak se një vit themelimi arritëm të shembim diktaturën e fundit komuniste, por dhe më teke të Europës. Ne jemi një parti e cila i dha Shqipërisë ëndrrën më të bukur të rilindasve tanë, që i dha forcën shqiptarëve të kapërcenin 45 vite shtypje. Kjo ëndërr u artikulua nga studentët liberatorë: E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Shqipëria në Europë. Kjo ishte epoka që hapëm me themelimin e Partisë Demokratike dhe pluralizmit politik në Shqipëri." tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Berisha nderon themeluesit dhe kontribuuesit e PD ndër vite: Kujtimi, vepra, trashëgimia e tyre mbetet krenaria jonë

35 vjetori i themelimit të PD-së/ Berisha: Narkoshteti po shembet,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nderoi themeluesit dhe kontribuuesit e PD ndër vite gjatë ceremonisë së 35-vjetorin e themelimit të PD-së. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se kujtimet, veprat dhe trashëgimia e tyre mbeten krenaria e demokratëve.

Teksa përmendi disa prej figurave kryesore të PD, edhe të atyre që sot nuk janë më por që me kontributin e tyre hodhën themelet e demokracinë në Shqipëri, Berisha u ndaj veçanërisht te figura e ish-kryetarit të parlamentit, Pjetër Arbnori, të cilin e konsideroi si Mandelën e Evropës. Lideri i opozitës nënvizoi gjithashtu se kujtimi, vepra, trashëgimia e tyre është dhe do mbetet krenaria e demokratëve në çdo kohë.

"Të dashur qytetarë dhe qytetare të pranishëm sonte në këtë takim, por dhe kudo që ndodheni. Të nderuar demokratë dhe demokrate të pranishëm këtu, në Shqipëri dhe jashtë vendi. Të nderuar drejtues, deputetë, qeveritarë vendorë, këshilltarë të Partisë Demokratike. Të dashur kryetarë, drejtues të forcave politike aleate të Partisë Demokratike. Të dashur drejtues të forumeve të Partisë Demokratike, forumit të gruas dhe forumit të rinisë. Përshëndetje dhe urimet më të përzemërta në 35 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, partisë më të jashtëzakonshme.

Nderimin më të madh për guximin, kontributin, lumenjtë e sakrificave të qindra e mijëra demokratëve dhe demokrateve dhe mbështetësve tanë në këto 35 vite. Nderim dhe mirënjohje të pakufijshme për veprën e pavdekshme të tribunit të lirisë, themeluesit dhe prijësit të parë të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Azem, ti je gjallë! Nderim të veçantë dhe të madh për veprën dhe kontributin e themeluesit të shquar të Partisë Demokratike, intelektualit të mirënjohur, të pavdekshmit Gramoz Pashko. Ne përkulemi me nderim të thellë para kontributit dhe veprës së pavdekshme të themeluesve dhe drejtuesve të Partisë Demokratike, Mandelës së Evropës, ish-kryetarit të parlamentit, Pjetër Arbnori.

Qëndrestarit të pamposhtur dhe intelektualit të madh, drejtuesit kryesor të Partisë Demokratike dhe grupit të mazhorancës së saj në parlament, Ali Spahia. Personalitetit të shquar të Partisë Demokratike, burrit të shtetit që i dha aq shumë nder shtetit dhe presidencës, Bujar Nishani. Ministrit brilant të Partisë Demokratike dhe drejtuesit të rinisë së saj, Sokol Olldashi. Udhëheqësit të talentuar të rinisë, Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. Dhe dhjetëra e dhjetëra drejtuesve, deputetëve, qeveritarëve qëndrorë dhe vendorë të kësaj partie që nuk janë më. Kujtimi, vepra, trashëgimia e tyre është dhe do mbetet krenaria e jona dhe e demokratëve në çdo kohë," tha Berisha./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

35 vjetori i themelimit! Garo: Sot, më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për PD-në

35 vjetori i themelimit të PD-së/ Berisha: Narkoshteti po shembet,
Floriana Garo

TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, mbajti fjalën e saj në nisjes të ceremonisë së 35-vjetorin e themelimit të PD-së. Gjatë fjalës së saj, Garo theksoi sfidat e mëdha me të cilat përballet sot Partia Demokratike. Ndër të tjera ajo tha se historia e PD-së ka treguar se kur demokratët qëndrojnë bashkë dhe besojnë tek liria, edhe e pamundura bëhet e mundur. Në fund, Garo nënvizoi se sot, më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për PD-në.

"Të nderuar zonja dhe zotërinj,  themelues dhe rithemelues,  I nderuar lideri historik i Partisë Demokratike, të dashur demokratë, opozitarë, miq dhe të ftuar! Mirë se erdhët në këtë mbrëmje të veçantë të 35 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, të zanafillës së historisë që i dha frymë Shqipërisë. Sot jemi mbledhur me një lajtmotiv të thjeshtë, por thelbësor: Faleminderit Partia Demokratike!

Faleminderit PD për guximin që solli ndryshimin në vitin 1990! Faleminderit për liberalizimin e vizave, që i hapi rrugët, horizontet dhe shpresat një populli të tërë! Faleminderit për antarësimin e Shqipërisë në NATO, që vendosi siguris dhe stabilitet për brezat! Faleminderit për rolin historik në pavarësinë e Kosovës. Faleminderit për Rrugën e Kombit, që bashkoi shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje!

Sonte, teksa nderojmë të shkuarën, ne shohim drejt një të ardhmeje që kërkon më shumë prej nesh. Partia Demokratike sot gjendet para sfidash të mëdha. Sfida të një kohe kur demokracia është e rrezikuar, kur shteti ka rënë në duart e një regjimi autoritar, që përpiqet të shuajë pluralizmin, fjalën e lirë dhe shpresën e shqiptarëve.

Po ju them me bindje: kjo sfidë nuk është fundi i PD. Kjo është ora e saj. Është ora e qëndresës. Është ora e besimit. Është ora e bashkimit. Sepse historia e kësaj partie na ka mësuar se kur demokratët qëndrojnë bashkë, kur besojnë te liria dhe kur ecin përpara pa u trembur, atëherë edhe e pamundura bëhet e mundur. Sot, më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për PD-në. Ka nevojë për vendosmërinë e saj, për njerëzit e saj.

Dhe ju siguroj: ne bashkë, nëse duam, nëse besojmë, nëse ngrihemi pa frikë, e mposhtim regjimin e Edi Ramës.
Ne e rikthejmë PD-në në vendin që i takon: forcë e parë dhe forcë fituese. Ndaj sot, le të festojmë jo vetëm çfarë ka bërë PD, por edhe çfarë do të bëjë. Sepse rruga e lirisë nuk mbaron kurrë dhe ne jemi ata që do ta çojmë përpara," tha zëdhënësja e PD, Floriana Garo./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

PD feston sot 35 vjetorin e themelimit/ Në 18:00 ceremonia zyrtare në selinë blu, i pranishëm dhe lideri historik Sali Berisha

35 vjetori i themelimit të PD-së/ Berisha: Narkoshteti po shembet,

TIRANË- Partia Demokratike feston sot 35 vjetorin e themelimit. Një ceremoni zyrtare do të organizohet sot në orën 18:00 pranë selisë qendrore të PD-së me prezencën e liderit historik, Prof. Dr. Sali Berisha. Kryedemokrati në një postimi në rrjetin social Facebook tha më herët se PD u lind si lëvizje për liri dhe demokraci dhe mbetet simbol i rezistencës dhe shpresës për shqiptarët.

"Partia Demokratike u lind si lëvizje për liri dhe demokraci. 35 vite më vonë, mblidhemi për të kremtuar themelimin, dhe duam ta bëjmë këtë me ata që i ndanë këto vite të stuhishme, në të mirë e në të keq, me forcën e parë të lirisë. Sot, ora 18:00 Selia e PD," tha Berisha në postimin e tij. 

Më 11 dhjetor 1990 u krijua Partia Demokratike nga një grup studentësh dhe intelekualësh shqiptarë të cilët zgjodhën si Kryetar të Komisionit Nismëtar studentin Azem Hajdari dhe më pas si Kryetar të Partisë, Sali Berishën./Dosja.al

partia demokratike sali berisha

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje