LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

365 ditë terror që nga 7 tetori 2023/ Izraeli mban ceremoni përkujtimore për viktimat, qindra persona jashtë banesës së Netanyahut: Lironi pengjet! Hezbollahu kryen sulm

• 7 tetori shënon një vjetorin e sulmit të Hamasit në tokat izraelite.• Një ceremoni përkujtimore për viktimat e sulmit të Hamasit u mbajt këtë mëngjes në Kibbutz Reim në Izraelin jugor në një vjetorin e sulmit të Hamasit në festivalin muzikor Nova. • Gjatë ceremonisë përkujtimore u dëgjua pjesa muzikore e fundit e dëgjuar nga ata që ishin në festival në kohën e sulmit të Hamasit. • Kur ora shënoi 06:29, koha kur filloi sulmi terrorist i Hamasit, muzika u ndal dhe ata që ishin në vend mbajtën një minutë heshtje. • Në festival humbën jetën mbi 370 persona. • Në të njëjtën kohë, në orën 06:29 të mëngjesit të sotëm, qindra qytetarë u mblodhën jashtë shtëpisë së kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu në Jerusalem, duke kërkuar lirimin e pengjeve dhe armëpushim. • Po sot Hezbollahu sulmoi me raketa qytetin e tretë më të madh të Izraelit, Haifa, tha policia izraelite të hënën. • Ndërkohë, mediat izraelite raportuan se 10 njerëz u plagosën në veri të vendit nga sulmet në përvjetorin e parë të luftës në Rripin e Gazës, e cila është përhapur në Lindjen e Mesme.

11 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Analiza: Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit komprometoi Iranin dhe bashkëpunëtorët e tij

365 ditë terror që nga 7 tetori 2023/ Izraeli mban ceremoni
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Irani ka shpenzuar dekada të tëra duke formuar “boshtin e rezistencës”, një rrjet i bashkëpunëtorëve të armatosur dhe aleatëve të Teheranit kundër Izraelit. Rrjeti është kyç në përpjekjet e Iranit për të mbajtur presionin ushtarak ndaj Izraelit dhe për të penguar armikun e tij të përbetuar që të sulmojë drejtpërdrejtë Republikën Islamike. Por, më 7 tetor 2023, një anëtar kyç i boshtit kreu një sulm vdekjeprurës në Izrael, duke kompromentuar boshtin dhe duke e lënë Iranin të ekspozuar ndaj një lufte të mundshme të drejtëpërdrejtë me Izraelin.

Hamasi – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – vrau pothuajse 1.200 izraelitë, shumica civilë, dhe rrëmbeu 251 pengje gjatë sulmit ndaj Izraelit. Një vit nga ky sulm i paprecedent, Izraeli ka dobësuar anëtarët kyçë të boshtit dhe ka bërë që Irani të jetë gjithnjë e më afër një lufte të plotë me Izraelin, luftë që synon ta shmangë. Hamasi është goditur nga sulmet hakmarrëse ajrore dhe ofensiva tokësore e Izraelit në Rripin e Gazës.

Lufta shkatërruese e Izraelit ka vrarë më shumë se 41.000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të udhëhequr nga Hamasi. Izraeli vlerëson se afër 17.000 luftëtarë të Hamasit janë vrarë në Gazë, shifër që është mohuar nga Hamasi. Në korrik, udhëheqësi politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, u vra në Teheran në një sulm të dyshuar izraelit. Hezbollahu, grupi militant libanez dhe parti politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor, ka gjuajtur mijëra raketa drejt Izraelit në vitin e fundit, në shenjë solidariteti me palestinezët.

Organizata shiite, që është anëtarja më e fuqishme e boshtit të rezistencës, konsiderohet grup terrorist nga SHBA-ja, ndërkaq BE-ja e ka në listën e saj të zezë krahun politik të grupit. Hezbollahu ka pësuar humbje të mëdha në muajt e fundit. Sulmet izraelite kanë shkatërruar udhëheqjen e tij, kanë degraduar aftësitë e tij luftarake dhe ia kanë kompromentuar komunikimet. Më 1 tetor, trupat izraelite nisën ofensivë tokësore në jug të Libanit, duke hapur një front të dytë në luftën e tyre kundër boshtit të rezistencës.

Rreth 2.000 kilometra më në jug, rebelët Huthi po ashtu janë shënjestruar. Rebelët jemenas nisën sulmet me raketa dhe dronë ndaj Izraelit menjëherë pas sulmit të 7 tetorit dhe kanë shënjestruar trafikun ndërkombëtar detar në brigjet e Jemenit. Veprimet e tyre bënë që rebelët Huthi në janar të riktheheshin në listën e terrorit të SHBA-së. Në fund të shtatorit, disa sulme izraelite goditën caqe të rebelëve Huthi në Jemen.

Milicitë proiraniane dhe anëtarët e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit po ashtu janë goditur rëndë nga sulmet ajrore izraelite në Irak dhe Siri. Ali Alfoneh, hulumtues i lartë në Institutin e Shteteve arabe të Gjirit, me seli në Uashington, tha se duke sulmuar bashkëpunëtorët e Iranit, Izraeli po minon një komponent të rëndësishëm të doktrinës të sigurisë kombëtare të Teheranit.

“Irani e ka parë që një nga palët, bashkëpunëtori kryesor, Hezbollahu libanez është reduktuar në pothuajse asgjë”, tha Alfoneh, duke shtuar se kjo e ka kufizuar shumë “në atë që Hezbollahu mund të bëjë për Iranin, në terma afatshkurtër”.

Më 1 tetor, Irani kreu sulmin më të madh me raketa kundër Izraelit, sulm që u pa si hakmarrje për vrasjen nga Izraeli disa ditë më parë të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Alfoneh sugjeroi se sulmi i Iranit mund të jetë nxitur nga shqetësimet se Izraeli mund të kishte në shënjestër arsenalin raketor të Hezbollahut që “potencialisht mund të pengojë Izraelin që të sulmojë infrastrukturën bërthamore të Iranit”.

“Nëse këto raketa më nuk janë atje, situata duket shumë e zymtë për Iranin”, tha Alfoneh, duke shtuar se Irani mund ta ketë sulmuar Izraelin me shpresën se mund “të shpërqendronte vëmendjen e Izraelit nga Libani”.

Ekspertët e tjerë, megjithatë, u shprehën skeptikë për efektin e përgjithshëm të bombardimeve të Izraelit ndaj boshtit të rezistencës.

“Hezbollahu sigurisht që është goditur, por euforia që kaploi Izraelin dhe pjesërisht edhe Uashingtonin, duket e parakohshme dhe e ekzagjeruar”, tha Trita Parsi, bashkëthemelues i Institutit Quincy me seli në Uashington. “Boshti mund të jetë goditur, por nuk është mposhtur”.

Hamidreza Azizi, hulumtues në Institutin gjerman për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare tha se Hamasi, milicitë në Siri që mbështeten nga Irani dhe deri në njëfarë mase edhe Hezbollahu, janë dobësuar në kuptim të armatimin dhe burimeve njerëzore. Por, ai tha se kjo nuk vlen për boshtin e rezistencës në përgjithësi. Në rastin e Hezbollahut, Azizi tha se grupi ka anëtarë të mjaftueshëm dhe numri arrin në afër 100.000 luftëtarë. Dhe Hezbollahu, tha ai, ka përdorur me masë vetëm raketat e tij më të fuqishme balistike kundër Izraelit.

Rebelët Huthi, ndërkaq, veçse kanë kryer sulme me raketa balistike me aftësi të mëdha dhe atja janë më pak të prekur nga sulmet ajrore izraelite. Ndikimi më i madh, tha ai, ka qenë në strukturën komanduese dhe koordinuese të boshtit të rezistencës, kryesisht për shkak të vrasjes nga Izraeli të udhëheqësit të kamotshëm të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, “i cili ishte përgjegjës për koordinimin e të gjitha këtyre grupeve”, përfshirë trajnimin dhe përpjekjet për rekrutim./ REL

1 VITE ME PARE

VOA: Izraeli shënon përvjetorin e sulmit të Hamasit

365 ditë terror që nga 7 tetori 2023/ Izraeli mban ceremoni
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Ushtria izraelite tha se kreu sulme ajrore të hënën mbi pozicionet e Hamasit në gjithë Rripin e Gazës, një vit pasi një sulm i Hamasit në Izraelin jugor shkaktoi një luftë që përfshin përleshjet në Liban dhe shqetësimet për një konflikt rajonal. Objektivat përfshinin pozicionet e raketave të Hamasit. Grupi militant palestinez tha të hënën se hodhi raketa në zonat pranë disa vendkalimeve kufitare në jug të Izraelit.

Ushtria izraelite tha gjithashtu se goditi objektivat e grupit militant Hezbollah në Liban, duke përfshirë sulmet në Bejrut, në pjesë të Libanit jugor dhe në Luginën Bekaa. Raketat e Hezbollahut goditën qytetin verior izraelit Haifa, ku sipas medieve izraelite të paktën 10 persona mbetën të plagosur. Hezbollahu tha se kishte vënë në shënjestër një bazë ushtarake izraelite në jug të Haifas. Përpara përvjetorit të së hënës, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vizitoi trupat e tij të dielën në Izraelin verior.

“Një vit më parë, ne pësuam një goditje të tmerrshme”, tha kryeministri Netanyahu, sipas një deklarate të publikuar nga zyra e tij. “Në 12 muaj që nga ajo kohë, ne kemi ndryshuar realitetin në tërësi. E gjithë bota është e habitur nga goditjet që po u jepni armiqve tanë. Unë ju përshëndes dhe ju them: ju jeni brezi i fitores”.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan Joe Biden, do të shënojë përvjetorin e sulmeve të hënën, duke përfshirë edhe ndezjen e qirinjve. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin, përsëriti mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj të drejtës së Izraelit për vetëmbrojtje në një telefonatë të dielën me ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant, thuhet në një deklaratë të Pentagonit.

Sekretari Austin "përsëriti angazhimin e palëkundur të SHBA-së për sigurinë e Izraelit, një armëpushim në Gaza dhe një zgjidhje diplomatike që u mundëson qytetarëve të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre në të dyja anët e kufirit Izrael-Liban", tha sekretari i shtypit i Pentagonit, gjeneralmajori Pat Ryder. Militantët e udhëhequr nga Hamasi vranë rreth 1200 veta në sulmin e tyre të 7 tetorit të vitit 2023 në Izraelin jugor. Ata morën gjithashtu peng rreth 250 njerëz, rreth 100 prej të cilëve mbahen ende nga grupi militant.

Fushata e sulmeve ajrore dhe tokësore të Izraelit ka lënë pas vetes rreth 42,000 palestinezë të vrarë dhe më shumë se 97,000 të plagosur, sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gaza. Ministria nuk bën dallimin ndërmjet civilëve dhe militantëve, por ka thënë se vetëm më shumë se gjysma janë gra dhe fëmijë. Si Hamasi ashtu edhe Hezbollahu janë cilësuar si organizata terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian dhe të tjerë./ VOA

1 VITE ME PARE

Analiza: Izraeli e shënon njëvjetorin e sulmit nga Hamasi, teksa lufta në Liban e Gazë po vazhdon

365 ditë terror që nga 7 tetori 2023/ Izraeli mban ceremoni
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Izraeli e ka shënuar më 7 tetor njëvjetorin e sulmit shkatërrues të Hamasit ndaj shtetit hebraik, gjatë të cilët militantët i vranë mbi 1.200 njerëz dhe i rrëmbyen rreth 250 të tjerë. Ndërkohë, ushtria izraelite i ka vazhduar bombardimet e ashpra në Bejrut dhe inkursionin në jug të Libanit, në përpjekje për ta shkatërruar grupin militant të mbështetur nga Irani, Hezbollah.

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, e udhëhoqi një minutë heshtje në orën 6:29, orën kur filloi sulmi, në Kittbutz Reim, vendndodhjen e festivalit muzikor Nova, ku qindra të rinj u vranë nga luftëtarët e Hamasit, grupit të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ushtria izraelite tha se gjatë ceremonisë së udhëhequr nga Herzog u shkrepën katër raketa nga Gaza drejt vendbanimeve të njëjta izraelite që ishin sulmuar në fillim të sulmit të vitit të kaluar. Ceremonia nuk u pengua, sipas ushtrisë.

Në Jerusalem, të afërmit e rreth 100 pengjeve që ndodhen ende në robërinë e Hamasit, shumë prej të cilëve besohet se janë të vdekur, u mblodhën pranë rezidencës së kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe qëndruan në heshtje në shenjë proteste ndaj asaj që të afërmit e quajnë dështim të Qeverisë për t’i liruar më të dashurit e tyre.

Pas sulmit të 7 tetorit, Izraeli nisi një luftë Gazë, ku i ka vrarë afro 42.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi. Ushtria izraelite tha më 7 tetor se gjatë vitit të fundit i ka bombarduar më shumë se 40.000 shënjestra në Gazë, ka zbuluar 4.700 tunele dhe ka shkatërruar 1.000 vende të raketahedhësve.

Konflikti në Gazë është duke u zhvilluar ende, ndërsa Izraeli tani po lufton në një front të dytë në jug të Libanit kundër Hezbollahut. Mëngjesin e 7 tetorit, Hezbollahu, i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, hodhi raketa në qytetet veriore të Izraelit, Haifa dhe Tiberias, duke shkaktuar dëme dhe disa lëndime të lehta, sipas policisë izraelite.

Bashkimi Evropian ka vendosur në listën e zezë krahun e armatosur të Hezbollahut, por jo edhe krahun e tij politik, i cili ka ulëse në parlamentin libanez. Në javët e fundit, Izraeli ka bombarduar periferitë jugore të Bejrutit dhe është duke e kryer një inkursion tokësor në jug të Libanit, në përpjekje për ta shkatërruar Hezbollahun.

Fushata e Izraelit kundër Hezbollahut nxiti patronin e grupit, Iranin, të përgjigjet duke sulmuar shtetin hebraik me një breshëri raketash, pjesa dërrmuese e të cilave u shkatërruan nga mbrojtja ajrore izraelite pa shkaktuar dëme të konsiderueshme, por sulmi ringjalli frikën për shpërthimin e një konflikt më të gjerë rajonal.

Më 6 tetor, ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, e kërcënoi Iranin se ai mund të përfundojë duke u dukur si Bejruti apo Gaza – të cilat gjithashtu janë shkatërruar gjatë vitit të fundit – nëse Teherani tenton ta dëmtojë më shumë Izraelin.

“Iranianët nuk prekën aftësitë e forcave ajrore. Asnjë avion nuk u dëmtua, asnjë skuadron nuk u nxor jashtë përdorimit”, tha Gallant në lidhje me sulmin raketor iranian, i cili shkaktoi pak lëndime dhe dëme të vogla në dy baza të forcave ajrore.

“Kushdo që mendon se një përpjekje e thjeshtë për të na dëmtuar do të na dekurajojë nga ndërmarrja e veprimeve, duhet të shohë [operacionet e Izraelit] në Gazë dhe Bejrut”, tha ai.

Izraeli tha më herët se kreu një sërë “sulmesh të shënjestruara” ndaj “depove të armëve” dhe infrastrukturës që i përkasin Hezbollahut. Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit tha se baza e Hezbollahut në zonë u godit nga më shumë se 30 sulme. Një pikë karburanti dhe një magazinë me pajisje mjekësore u goditën nga sulmet ajrore. Shumë vëzhgues thanë se këto sulme ishin më të fuqishmet deri më tani nga sulmet ajrore të Izraelit në javët e fundit.

Izraeli ka bombarduar periferitë e Bejrutit për shumë ditë me radhë, duke vrarë liderin e Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, dhe ndoshta pasardhësin e tij të mundshëm, Hashem Safieddine. Burime të sigurisë kanë thënë se Safieddine nuk është shfaqur prej 4 tetorit, pas një sulmi ajror izraelit afër aeroportit ndërkombëtar të Bejrutit, i cili thuhet se e kishte në shënjestër atë. Hezbollahu nuk ka komentuar për Safieddine.

Izraeli thotë se Nasrallah u vra në një sulm ndaj selisë së komandës qendrore të grupit në Bejrut më 27 shtator. Dy zyrtarë të lartë iranianë të sigurisë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters më 6 tetor se as nga Ismail Qaani, komandant i Forcës Quds – krahu i jashtëm i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) –nuk është dëgjuar kohët e fundit, prej kur udhëtoi për në Liban. Deklaratat e 6 tetorit nga Shtetet e Bashkuara – aleati më i rëndësishëm i Tel Avivit – treguan se ka zemërim me shtrirjen e veprimeve ushtarake të Izraelit.

“Trysnia ushtarake mund ta mundësojë në disa raste diplomacinë. Natyrisht, trysnia ushtarake mund të çojë gjithashtu në llogaritje të gabuara. Mund të sjellë pasoja të padëshiruara”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit në një deklaratë.

Zëdhënësi tha se Uashingtoni mbështet veprimet e Izraelit për t’i luftuar elementet ekstremiste, por shtoi se liderët e SHBA-së nuk i mbështesin sulmet ndaj infrastrukturës civile. Izraeli thotë se sulmet ndaj Hezbollahut kanë për qëllim të mundësojnë kthimin e sigurt të dhjetëra mijëra qytetarëve në shtëpitë e tyre në veriun e Izraelit./ REL

1 VITE ME PARE

Një vit nga sulmi i Hamasit në Izrael, Hasani: Shqipëria e vendosur në thirrjen për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve

365 ditë terror që nga 7 tetori 2023/ Izraeli mban ceremoni
Igli Hasani

TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka reaguar me anë të një postimi në platformën 'X' në lidhje me një vjetorin e sulmit të Hamasit në territorin izraelit. Hasani thotë se Shqipëria është e vendosur në thirrjen e saj për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve.

Ai shton se Shqipëria shpreh ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave dhe mbështetjen e palëkundur për ata që janë ende në robëri dhe të dashurit e tyre. Gjithashtu ai shkruan se u bën thirrje të gjitha palëve të punojnë drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse, që garanton paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

Ministri Igli Hasani në platformën X:

Sot, një vit nga sulmi tragjik terrorist i Hamasit në Izrael.

Shqipëria është e vendosur në thirrjen e saj për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve.

Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave dhe mbështetjen tonë të palëkundur për ata që janë ende në robëri dhe të dashurit e tyre.

U bëjmë thirrje të gjitha palëve të punojnë drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse, që garanton paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

1 VITE ME PARE

Protestat në Uashington kundër luftës së Izraelit në Gaza, gazetari i vë flakën vetes teksa bërtet me dhimbje: Po i neglizhojmë, po shpërndajmë dezinformim! (VIDEO)

365 ditë terror që nga 7 tetori 2023/ Izraeli mban ceremoni

SHBA- Mijëra njerëz marshuan në qytetet amerikane nga Uashingtoni në Los Anxhelos të shtunën, duke kërkuar një armëpushim të menjëhershëm ndërsa lufta në Gaza po bën një vit. Marshimet ishin pjesë e një dite mbarëbotërore të aksionit kundër luftës shkatërruese, e cila kohët e fundit ka parë Izraelin të intensifikojë operacionet e tij ushtarake në Liban, shkruajnë mediat e huaja.

Lufta u ndez më 7 tetor kur grupi palestinez Hamas sulmoi Izraelin, duke rezultuar në vdekjen e 1205 personave, kryesisht civilë, sipas një raporti të AFP-së bazuar në shifrat zyrtare izraelite që përfshijnë pengjet e vrarë në robëri.

Më shumë se 41,825 palestinezë, shumica e të cilëve civilë, janë vrarë në luftën e Izraelit në Gaza, sipas të dhënave të ofruara nga ministria e shëndetësisë në enklavën e rrethuar. Në Uashington, më shumë se një mijë protestues demonstruan jashtë Shtëpisë së Bardhë, ku shumë prej tyre kërkuan t’i jepet fund ndihmës ushtarake amerikane dhe ndihmës tjetër për aleatin e saj strategjik, Izraelin.

Protestuesit valëvitën flamujt palestinezë dhe libanezë, ndër të tjera, me shumë që mbanin shenja dhe brohoritnin një zëri për të demonstruar solidaritet me kauzën palestineze. Pothuajse dy orë pas protestës, një burrë iu afrua vendit të demonstrimit dhe u përpoq t’i vinte flakën vetes.


“Unë jam gazetar dhe e neglizhojmë, shpërndajmë dezinformatat”, bërtiti ai mes britmave teksa i shuhej zjarri në krah. Policia tha se burri po trajtohej për “lëndime jashtë rrezikut për jetën”.

1 VITE ME PARE

Një vit pas sulmit të Hamasit/ Analiza: Marrëdhënia e vështirë e Evropës me Izraelin

365 ditë terror që nga 7 tetori 2023/ Izraeli mban ceremoni
Foto ilustruese

LINDJE E MESEM- Reagimet e para të BE dhe shteteve anëtare të tij ishin të qarta: ata e dënuan sulmin terrorist të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023 "në mënyrën më të prerë”. BE shprehu solidaritetin me Izraelin dhe mbështeti të drejtën e tij për "t'u mbrojtur kundër sulmeve të tilla të dhunshme dhe pa dallim, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare". Qëndrimi ka mbetur deri tani, BE mbështet Izraelin në të drejtën e tij, për t'u mbrojtur kundër terrorizmit, thotë Peter Stano, zëdhënësi i të ngarkuarit të BE për politikën e Jashtme, Josip Borrell. Partnerëve të Izraelit u bëhet thirrje, që t`i mendojnë mirë pasojat humanitare të luftës në Rripin e Gazës, thotë Stano për DW.

Që nga sulmi terrorist i Hamasit militant-islamist ndaj Izraelit, ku rreth 1200 vetë u vranë dhe 250 u morën peng në rripin e Gazës, sipas të dhënave palestineze atje janë vrarë më shumë se 40 000 vetë nga ofensiva e ushtrisë izraelite.

Impulsi i parë: Solidaritet i fortë dhe unitet evropian

Menjëherë pas sulmit terrorist Hugh Lovatt vërejti një "moment ndoshta të paprecedent të unitetit evropian" në qëndrimin ndaj Izraelit. Hugh Lovatt është ekspert i Lindjes së Mesme në European Council on Foreign Relations (Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë) (ECFR).

Por vetëm pak kohë më vonë filluan të shfaqen të çarat e para në këtë unitet. Dallimet u ilustruan në debatin, nëse shtetet e BE duhet të kërkojnë një armëpushim afatgjatë ose vetëm disa armëpushime të vogla. Shtetet si Gjermania dhe Çekia argumentuan se thirrjet për armëpushim i mohojnë Izraelit të drejtën për vetëmbrojtje. Ata fillimisht dominuan ndaj shteteve si Irlanda dhe Spanja. Në një takim në tetor 2023 liderët evropianë bënë thirrje për "korridore humanitare dhe pushime zjarri për qëllime humanitare".

Në mars 2024 u fol për një "pauzë të menjëhershme humanitare si parakusht për një armëpushim të përhershëm". Në të njëjtën kohë krerët e shteteve dhe qeverive kërkuan vazhdimisht lirimin e pengjeve dhe shprehën shqetësimin për situatën humanitare në Rripin e Gazës. Në qershor Këshilli i Evropës foli për një "numër të papranueshëm të viktimave civile" dhe u bëri thirrje të dyja palëve në konflikt, që të bëjnë gjithçka të mundur për mbrojtjen e popullsisë civile.

E pyetur nga DW përfaqësia izraelite në BE dhe NATO pohoi me shkrim, se Izraeli vlerëson "miqësinë dhe solidaritetin", që BE shprehu pas 7 tetorit, veçanërisht vizitën e Presidentes së Komisionit të BE von der Leyen dhe kryetares së parlamentit Metsola pas sulmit. Von der Leyen u kritikua në vizitën e 13 tetorit për pozicionim të njëanshëm në krah të Izraelit. Lufta Izrael-Hamas shqetëson edhe shoqërinë evropiane. Në disa vende evropiane pati si shprehje solidariteti me Izraelin ashtu edhe protesta propalestineze, si në universitetet gjermane dhe franceze.

Lufta Izrael-Hamas po kthehet në një sfidë

Ndërkohë një vit pas 7 tetorit 2023 marrëdhëniet mes BE dhe Izraelit gjenden nën një trysni të pashoqe, thotë eksperti i Lindjes së Mesme Lovatt. Dhe kjo kryesisht nga qëndrimi i Izraelit në Rripin e Gazës.

Për ofensivën e tij tokësore në Gaza, Izraeli i referohet të drejtës së tij për vetëmbrojtje. Thuhet se sulmet drejtohen kundër anëtarëve të Hamasit, që klasifikohet ndër të tjera nga BE dhe SHBA si organizatë terroriste dhe kursehen sa më shumë civilët. Përveç kësaj qeveria izraelite pohon se terroristët përdorin civilët si mburoja. Edhe zëdhënësi i të ngarkuarit të BE për politikën e Jashtme vëren një ndryshim të lehtë të atmosferës në marrëdhëniet dypalëshe. Për këtë Peter Stano bën përgjegjës ndër të tjera "katastrofën e madhe humanitare në Gaza dhe numrin disproporcionalisht të lartë të të vrarëve në popullsinë civile".

Në fillim të shtatorit Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock shkoi në rajon për të njëmbëdhjetën herë që nga 7 tetori 2023 dhe gjeti fjalë të qarta. Ajo tha se vetëm veprimet ushtarake në Rripin e Gazës nuk do ta zgjidhin konfliktin. Përveç kësaj Baerbock kërkoi armëpushim dhe kritikoi politikën e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor. Megjithatë sa jehonë gjejnë fjalët e partnerëve evropianë në Izrael, mbetet e diskutueshme. Në prill kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takua me Ministrin e Jashtëm britanik, David Cameron dhe homologen e tij gjermane. Pas takimit Netanyahu theksoi se i vlerëson "sugjerimet dhe këshillat", por vendimet i merr vetë dhe se do të bënte gjithçka të domosdoshme për vetëmbrojtjen e Izraelit.

A mund të ushtrojë BE ndikim mbi qeverinë e Izraelit?

"Për mendimin tim, problemi i BE nuk është mungesa e mjeteve për të ushtruar presion, por është dhe mbetet mungesa e konsensit të brendshëm", thotë Lovatt nga think tanku ECFR. BE sigurisht që ka mundësi të ndikojë te Izraeli: Kështu mund të vërë sanksione ose mund të shfrytëzojë marrëdhëniet ekonomike, përfshirë Marrëveshjen e Asociimit BE-Izrael. BE-ja pohon se është partnerja më e madh tregtare e Izraelit. Marrëveshja e asociimit krijoi në vitin 2000 "një kuadër institucional për një dialog politik dhe bashkëpunim ekonomik ndërmjet Izralit dhe BE. Ndër të tjera marrëveshja përfshin një klauzolë për të drejtat e njeriut dhe një zonë të tregtisë së lirë, megjithatë kjo e fundit nuk vlen për mallrat nga ngulimet izraelite në territorin e pushtuar palestinez.

Duke pasur parasysh situatën në Rripin e Gazës, disa shtete anëtare kishin kërkuar që marrëveshja të rishikohej. Kjo dështoi për shkak të mungesës së unanimitet, thotë Stano. Në vend të saj i ngarkuari i BE për politikën e jashtme të BE Borrell njoftoi në maj organizimin e një takimi të Këshillit të Përbashkët të Asociimit BE-Izrael. Sipas marrëveshjes komisioni duhet të mblidhet të paktën një herë në vit. Në vitin 2022 një takim i tillë u zhvillua për herë të parë pas një pauze dhjetëvjeçare. Për një takim tjetër po bëhen përgatitjet, thotë Stano.

Përfaqësia izraelite në BE thekson se Izraeli është partneri më i rëndësishëm i BE në Lindjen e Mesme dhe se marrëdhëniet bazohen në vlerat dhe historinë e përbashkët. Dhe se duke patur parasysh sfidat e përbashkëta, siç është lufta kundër terrorizmit, një takim vjetor është krejtësisht i natyrshëm dhe në interesin e përbashkët. BE vendosi në prill të këtij viti për herë të parë sanksione ndaj kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar. Në korrik pasuan sanksione të tjera për shkeljet e të drejtave të njeriut kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor. Për të vendosur sanksione të tilla, shtetet e BE duhet të votojnë unanimisht.

Çështja e zgjidhjes me dy shtete

Peter Stano thotë se të gjitha shtetet e BE janë dakord në një pikë: ata kërkojnë një zgjidhje me dy shtete - për një shtet palestinez krahas Izraelit. Në këtë qëndrim nuk kanë ndryshuar asgjë as ngjarjet që nga 7 tetori 2023. Për Bashkimin Evropian kjo është "zgjidhja e vetme e realizueshme”. BE punon për këtë së bashku me partnerët ndërkombëtarë, si në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Qeveria aktuale izraelite nën Benjamin Netanyahun e ka kundërshtuar disa herë qartë zgjidhjen me dy shtete. Së fundmi shumica e parlamentit izraelit u shpreh sërish kundër tij.

Nëse BE dëshiron ta avancojë vizionin e saj për një zgjidhje me dy shtete, ai duhet të ndërmarrë hapa konkretë, thotë Hugh Lovatt. Kjo mund të jetë njohja e Palestinës si shtet ose sanksione kundër kolonëve në Bregun Perëndimor. Në maj Irlanda dhe Spanja i njohën territoret palestineze si shtet. Sllovenia pasoi në qershor. Kështu gjithsej më shumë se një duzinë nga 27 shtetet e BE njohin shtetin palestinez. Gjermania nuk bën pjesë te ata./ DW

1 VITE ME PARE

Lufta shkatërruese e Izraelit në Gazë, ja bilanci në shifra gjatë një viti luftë

365 ditë terror që nga 7 tetori 2023/ Izraeli mban ceremoni
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Një vit më parë, Izraeli filloi një nga fushatat më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese të bombardimeve në historinë moderne në Rripin e Gazës. Nisi vetëm disa orë pasi Hamasi - grup palestinez që kontrollon Gazën, i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe BE-ja - kreu një sulm të paprecedentë kundër Izraelit më 7 tetor të vitit 2023 - më vdekjeprurësin në historinë e këtij vendi.

Qëllimi i Izraelit për të shkatërruar Hamasin, pasoi me dëme të mëdha për civilët dhe infrastrukturën në Gazë - njërën prej zonave më të populluara në botë. Më 7 tetor, Hamasi kreu një sulm disaorësh ndaj Izraelit nga Gaza. Izraeli tha se 1.139 persona u vranë, përfshirë 685 civilë izraelitë dhe 71 të huaj.

Hamasi po ashtu mori 251 pengje izraelite. Pothuajse gjysma e tyre janë liruar, disa janë shpëtuar e të tjerë janë liruar nga Hamasi. Pak më shumë se 100 nga pengjet besohet se janë në Gazë, ndërkaq të tjerët besohet se kanë vdekur. Disa u vranë pa dashje gjatë sulmeve ajrore izraelite.

Izraeli tha se 346 ushtarë të tij janë vrarë gjatë ofensivës tokësore në Gazë, të cilën e nisi disa javë pasi nisi sulmet ajrore ndaj enklavës. Mbi 41.000 palestinezë u vranë në Gazë që nga 7 tetori, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë enklavë, të drejtuar nga Hamasi. Shumica besohet se ishin civilë dhe një numër i konsiderueshëm prej tyre fëmijë, të cilët përbënin pothuajse gjysmën e popullsisë së Gazës prej 2 milionë banorësh.

Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, tha në prill se “çdo 10 minuta, një fëmijë vritet ose plagoset” në Gazë. Fëmijët, tha ai, “po paguajnë në mënyrë joproporcionale çmimin në këtë luftë”. Numri i të vrarëve besohet të jetë edhe më i lartë. Mbi 10.000 njerëz besohet se janë ende të varrosur nën rrënojat e ndërtesave të banimit në Gazë, sipas OKB-së.

Mbi 700 palestinezë, përfshirë më shumë se 150 fëmijë, u vranë gjithashtu në Bregun e pushtuar Perëndimor, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë. Forcat izraelite u akuzuan për përdorimin e paligjshëm të forcës vdekjeprurëse gjatë të shtënave fatale kundër palestinezëve, përfshirë edhe ekzekutimin e qëllimshëm të palestinezëve që nuk përbënin kërcënim të dukshëm për sigurinë.

Izraeli tha se 1.139 njerëz u vranë në sulmin e Hamasit më 7 tetor, përfshirë 685 civilë izraelitë dhe 71 të huaj. Sipas Izraelit, 346 ushtarë të tij u vranë në pushtimin tokësor të Gazës, i cili nisi disa javë pas fillimit të bombardimeve të tij ajrore atje. Gjatë sulmit të tij, Hamasi mori peng 251 izraelitë. Gati gjysma u liruan - disa u shpëtuan dhe të tjerë u liruan nga vetë Hamasi.

Pak më shumë se 100 pengje besohet se janë ende në Gazë, ndërsa të tjerët besohet të jenë të vdekur. Disa prej tyre u vranë pa dashje nga sulmet izraelite. Sipas OKB-së, Izraeli ka shkatërruar mbi gjysmën e të gjitha strukturave në Rripin e Gazës. Rreth 360 mijë njësi të tjera banimi janë dëmtuar. Shkatërrimi i infrastrukturës së Rripit të Gazës nga Izraeli Imazhet satelitore tregojnë se së paku 53 shkolla janë shkatërruar që nga fillimi i konfliktit.

Izraeli thotë se shënjestron infrastrukturën dhe ndërtesat e “terrorit” në Gazë dhe akuzon Hamasin se përdor civilët si mburojë njerëzore. Sulmet tokësore dhe ajrore të Izraelit në Gazë plagosën mbi 95.000 palestinezë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Së paku një e katërta e tyre përballen me lëndime që ua ndryshuan jetën, si amputime dhe rehabilitim i gjatë, tha OBSH-ja. Së paku 116 gazetarë dhe punonjës të mediave u vranë në Gazë, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Së paku pesë gazetarë ishin shënjestër e drejtpërdrejtë e forcave izraelite dhe organizata mbikëqyrëse e mediave me bazë në Nju Jork i klasifikoi ato si vrasje. Shifrat e bënë luftën e Izraelit në Gazë konfliktin më vdekjeprurës ndonjëherë për gazetarët. Gjatë punës në terren u vranë edhe punonjës të ndihmës. Sipas OKB-së, numri i tyre është mbi 250. Pothuajse e gjithë popullata e Rripit të Gazës përballet me uri, për shkak të mungesës së jashtëzakonshme të ushqimit, sipas Klasifikimit të Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore.

Organizata Human Rights Watch tha në dhjetor se Izraeli përdor vdekjen nga uria si armë lufte në Rripin e Gazës. Palestinezët e zhvendosur brenda vendit Më shumë se 85 për qind e banorëve të Gazës, ose mbi 1.9 milion njerëz u zhvendosën nëpër enklavë deri në fund të vitit 2023, sipas OKB-së./ REL

1 VITE ME PARE

Analiza e DW: Si ka ndryshuar Izraeli pas sulmit terrorist të 7 tetorit

365 ditë terror që nga 7 tetori 2023/ Izraeli mban ceremoni
Foto ilustruese

GAZA- Për pak kohë pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor, një valë e fuqishme solidariteti e bashkoi shoqërinë izraelite. Por çështja e pengjeve të Hamasit ka rihapur përçarjet e vjetra. Në shumë nga rrokaqiejt e Tel Avivit sheh flamurin izraelit dhe dy fjalë hebraike: "Beyachad Nenatze'ach" - "Së bashku do të fitojmë".

Por një vështrim më nga afër të zbulon një pamje tjetër në rrugët e metropolit ekonomik dhe kulturor të Izraelit: Nga njëra anë posterat nga të afërmit e pengjeve të Hamasit, të cilët kërkojnë një marrëveshje që do t'i sjellë të dashurit e tyre në shtëpi - edhe nëse kjo do të nënkuptonte fundin e luftës kundër Hamasit. Në anën tjetër sheh fotografi të ushtarëve të rënë me thirrjen për të vazhduar luftën deri në "fitoren e plotë".

Ky kontrast është simbolik për ndarjen brenda shoqërisë izraelite. Bëhet fjalë për pyetjen që e trondit vendin në themelet e veta: A ia vlen t'i japë fund luftës kthimi i pengjeve?

Një shoqëri në gjendje shoku


Çarjet në shoqërinë izraelite ishin të dukshme në muajt që para sulmit terrorist më 7 tetor 2023. Prej muajsh kishte protesta kundër reformave në drejtësi që qeveria religjioze e djathtë e kryeministrit Benjamin Netanyahu donte t'i zbatonte.

Më pas erdhën luftëtarët e Hamasit nga kufiri me Rripin e Gazës, dhe vranë rreth 1200 njerëz, pothuajse të gjithë civilë dhe rrëmbyen më shumë se 250 pengje. Hamasi islamist, i cili ka qeverisur Rripin e Gazës që nga viti 2007, kategorizohet si organizatë terroriste nga Gjermania, SHBA-ja dhe vende të tjera si dhe BE-ja.

Pas sulmit terrorist, shoqëria izraelite fillimisht ishte në shok të plotë. Shumë vetë mendonin se qeveria e tyre nuk ishte në gjendje të përballonte krizën dhe jo pak civilë donin ta merrnin situatën vetë në dorë. Ata krijuan qendra emergjente civile që organizuan gjithçka. Nga dhurimi i parave për pajisjet luftarake të ushtarëve, te rregullimi i hoteleve dhe strehimit për mijëra të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërmjetësimi i punëtorëve të fushave bujqësore për të zëvendësuar punëtorët emigrantë që ikën për shkak të luftës. Në një farë mënyre, shoqëria civile dhe iniciativat private duket sikur morën rolin e qeverisë. Dhe nganjëherë të krijohej përshtypja, se ata ishin të vetmit që e mbanin vendin në funksionim.

Përçarje e hidhur në Izrael
Një vit më vonë, nuk ka mbetur shumë nga ajo frymë e unitetit në shoqëri. Përçarjet e vjetra janë hapur sërish: kërkesa për lirimin e pengjeve tashmë është bërë sinonim i refuzimit të politikës së luftës të qeverisë. Edhe fyerjet ndaj familjarëve të pengjeve tashmë janë të zakonshme - si në rrjetet sociale ashtu edhe në rrugë. Ka pasur edhe sulme fizike. Fjala që zgjedhin shumë njerëz është "Smolanim”, që do të thotë diçka si "majtist" e cila është konsideruar prej kohësh si fyerje në shumë pjesë të shoqërisë izraelite.

Sipas shumë mbështetësve të qeverisë së djathtë të Izraelit, fushata që bëhet për lirimin e pengjeve është në dorë të atyre pjesëve të shoqërisë izraelite që duan të rrëzojnë qeverinë aktuale. Ata i sulmojnë ashpër njerëz si Gil Dickmann. I afërmi i pengut Carmel Gat, i cili u vra në gusht 2024, është një figurë e njohur në fushatën e familjeve të pengjeve. Dickmann thotë, se në rrjetet sociale për shkak të qëndrimeve të tij ai është bërë madje përgjegjës për vrasjen e kushëririt të tij.

Shumë kundërshtarë të familjeve të pengjeve argumentojnë se fushata për lirimin e të afërmve të tyre forcon pozicionin negociues të Hamasit me Izraelin. Por Dickmann, nga ana tjetër, beson se argumente të tilla i shërbejnë vetëm një njeriu: kryeministrit Benjamin Netanjahu.

Për çfarë mund të arrihet ujdi?


Shmuel Rosner është një studiues opinioni dhe gazetar në Korporatën e Transmetimeve Publike të Izraelit. Në podkastin e tij, Rosner flet për të ashtuquajturën "sferë të ujdisë", ku i referohet kryq emëruesit të përbashkët çështjeve themelore mbi të cilat drejtimet e ndryshme politike të Izraelit ende mund të bien dakord me njeri-tjetrin.

Këta elementë përbashkësie kanë ndryshuar nga 7 tetori, shprehet Rosner. "Nga njëra anë, ka çështje që nuk vihen në diskutim tani, si për shembull prania e ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës." Ndërkohë që pushtimi prej dekadash i Bregut Perëndimor, i cili konsiderohet i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar, shihet tani si i nevojshëm nga një pjesë më e madhe e izraelitëve sesa përpara sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023.

Nga ana tjetër, thekson Rosner, lufta bëri që grupeve radikale në shoqërinë izraelite t'iu jepet mundësia për të legjitimuar idetë që më parë ishin tabu. Si shembull koncepti i ashtuquajtur "transferim" - që nënkupton dëbimin me forcë të palestinezëve nga e gjithë zona nga Jordani në Mesdhe. "Ide të tilla dikur ishin në periferi të shoqërisë izraelite, por tani shihet si legjitime të flitet për to”, shprehet Rosner. Rezultati është rikthimi i konflikteve që shumë izraelitë mendonin se ishin kapërcyer. "Kjo e bën më të vështirë arritjen e një emëruesi të përbashkët."

Shumë izraelitë nuk ndihen të sigurt


Një vit pas sulmit më të tmerrshëm terrorist në historinë e Izraelit dhe më pas luftës kundër Hamasit në Rripin e Gazës, ende shumë pengje mbahen nga Hamasi, dhjetëra mijëra që ende nuk kthehen në shtëpitë e tyre në veri të vendit, dhe tani një luftë me Hizbollahun në Liban që duket e pashmangshme shtrohet pyetja: a ndihen më të sigurt izraelitët duke parë se si qeveria e tyre po e trajton këtë situatë?

Një studim i shtatorit 2024 nga Instituti Izraelit për Studimet e Sigurisë Kombëtare (INSS) arrin në përfundimn e kundërt. Sipas sondazhit, 31 përqind e izraelitëve kanë një ndjenjë sigurie "të ulët" ose "shumë të ulët", vetëm 21 për qind thanë se ndjenja e tyre e sigurisë është "e lartë" ose "shumë e lartë".

Numri i izraelitëve që lenë vendi ishte në rritje që para 7 tetorit. Tani statistikat zyrtare nga Zyra Qendrore e Statistikave të Izraelit (ICBS) tregojnë se më shumë izraelitë u larguan nga vendi në vitin 2023 sesa në 2022-n. Sipas shifrave paraprake për vitin 2024, ky numër ka vazhduar të rritet.

Në këtë situatë të ndezur debatesh e mesazh politike, në rrugët e Tel Avivit sheh gjithashtu stikera më të vegjël dhe më pak të dukshëm me fytyra, emra dhe histori. Janë fytyrat e të vrarëve më 7 tetor ose gjatë luftës në Gaza. Historitë e tyre ndoshta mund të jenë gjëja e fundit që i mbetet shoqërisë izraelite për t'u bashkuar./ DW

1 VITE ME PARE

Hezbollahu sulmon Izraelin në njëvjetorin e luftës në Gazë

365 ditë terror që nga 7 tetori 2023/ Izraeli mban ceremoni
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Hezbollahu sulmoi me raketa qytetin e tretë më të madh të Izraelit, Haifa, tha policia izraelite të hënën. Ndërkohë, mediat izraelite raportuan se 10 njerëz u plagosën në veri të vendit nga sulmet në përvjetorin e parë të luftës në Rripin e Gazës, e cila është përhapur në Lindjen e Mesme. Hezbollahu, një aleati Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, i cili po e lufton Izraelin në Gazë – tha se e sulmoi një bazë ushtarake në jug të Haifës me një breshëri raketash “Fadi 1”.

Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, ndërsa BE-ja e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. Mediat izraelite thanë se dy raketa ranë në bregdetin mesdhetar të Haifës, ndërsa pesë të tjera goditën Tiberiasin, rreth 65 kilometra larg. Policia tha se disa ndërtesa dhe prona janë dëmtuar dhe se u raportua për disa të plagosur lehtë.

Ushtria izraelite tha se avionët e saj luftarakë goditën objektiva që i përkisnin Selisë së Inteligjencës së Hezbollahut në Bejrut, përfshirë mjete për grumbullimin e informatave, qendra komanduese dhe infrastruktura të tjera. Ushtria izraelite tha se në orët e fundit i bombardoi depot e armëve të Hezbollahut në zonën e Bejrutit. Sulmet ajrore goditën gjithashtu objektiva të Hezbollahut në Libanin e Jugut dhe zonën e Bekës, tha ushtria.

Izraeli e fajësoi Hezbollahun se qëllimisht i ka vendosur qendrat e komandës dhe ka fshehur armatimin nën ndërtesat e banimit në zemër të Bejrutit, duke rrezikuar popullsinë civile. Të hënën, izraelitët shënuan përvjetorin e parë të sulmit vdekjeprurës që Hamasi e kreu në jug të Izraelit. Ai sulm shkaktoi një luftë e cila ka nxitur protesta në mbarë botën dhe rrezikon të ndezë një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Ceremonitë dhe protestat në Jerusalem dhe në jug të Izraelit u planifikuan të fillonin rreth orës 6:29 të mëngjesit, në momentin kur militantët e udhëhequr nga Hamasi nisën raketa drejt Izraelit në fillim të sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar. Militantët i vranë afro 1.200 njerëz dhe i rrëmbyer rreth 250 pengje, sipas autoriteteve izraelite. Izraeli u përgjigj duke nisur sulme ajrore dhe tokësore në Gazë, të cilat e kanë bërë rrafsh me tokën shumicën e kësaj enklave dhe kanë vrarë mbi 42.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi.

Forcat e sigurisë janë në gatishmëri të lartë në gjithë Izraelin të hënën, thanë ushtria dhe policia, duke parashikuar sulme të mundshme palestineze të planifikuara për përvjetorin e 7 tetorit 2023, kur filloi përgjakja më e rëndë në konfliktin dekada të vjetër izraelito-palestinez. Për Izraelin, sulmi i befasishëm nga grupi militant palestinez, gjithashtu një aleat i Iranit, ishte një nga dështimet më të mëdha të sigurisë për një vend që krenohet me një ushtri të fortë dhe të sofistikuar.

Sulmi i Hamasit ndaj komuniteteve izraelite matanë kufirit të Gazës dhe fushata e pamëshirshme e Izraelit si pasojë, e kanë destabilizuar Lindjen e Mesme, ndërsa shkalla e vrasjeve dhe shkatërrimeve ka tmerruar njerëzit në mbarë botën. Izraeli i ka goditur rëndë Hamasin dhe Hezbollahun duke ua vrarë një numër të madh të liderëve dhe komandantëve të tyre, pjesë e "Boshtit të Rezistencës" të Iranit, që përfshin gjithashtu Houthit e Jemenit dhe grupe të armatosura në Irak që luftojnë kundër interesave të Izraelit dhe SHBA-së në Lindjen e Mesme.

Fokusi i luftës është zhvendosur gjithnjë e më shumë në veri të Libanit, ku forcat izraelite kanë shkëmbyer zjarr me Hezbollahun prej se grupi i mbështetur nga Irani nisi një breshëri raketash drejt Izraelit në mbështetje të Hamasit më 8 tetor.

Ato që filluan si shkëmbime të kufizuara të përditshme zjarri, janë përshkallëzuar në bombardime të fortifikatës së Hezbollahut në Bejrut dhe një ofensivë tokësore në fshatrat kufitare, me qëllim çrrënjosjen e luftëtarëve të tij dhe kthimin e dhjetëra mijëra izraelitëve të evakuuar nga shtëpitë e tyre në veri të vendit.

Sulmet izraelite kanë vrarë mbi 1.000 njerëz gjatë dy javëve të fundit dhe kanë detyruar mbi 1 milion njerëz të zhvendosen nga Libani. Përshkallëzimi ka rritur frikën se Shtetet e Bashkuara dhe Irani do të përfshihen në një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Irani nisi një sulm me raketa ndaj Izraelit javën e kaluar, si hakmarrje ndaj luftës së tij në Liban dhe Gazë, ku militantët e Hezbollahut dhe Hamasit janë aleatë të Teheranit në të ashtuquajturin Bosht i Rezistencës.Izraeli, i cili thotë se qëllimi i tij është kthimi i sigurt i dhjetëra mijëra qytetarëve në shtëpitë e tyre në veri të vendit, premtoi hakmarrje mes frikës se tensionet do të përshkallëzoheshin në një konflikt të përgjithshëm rajonal./ REL

1 VITE ME PARE

365 ditë terror që nga sulmi i 7 tetorit/ 41,000 palestinezë të vrarë dhe më shumë se 300 persona të marrë peng, Izraeli brenda një viti përballë 4 fronteve të hapura lufte

365 ditë terror që nga 7 tetori 2023/ Izraeli mban ceremoni
Foto ilustruese

GAZA- Në orët e para të 7 tetorit, saktësisht një vit më parë, brigadat Kassam dhe Hamasi pushtuan tokat e Izraelit kur askush nuk mund ta kuptonte se çfarë po ndodhte. Një nga vendet më të fuqishme në botë, një nga vendet me shërbimet sekrete më të afta dhe vendi me sistemet më të sofistikuara të vëzhgimit në planet – së bashku me SHBA-në ishin gjetur në qendër të synimeve terroriste të Hamasit. Çmimi për Izraelin është i rëndë: më shumë se 1000 civilë të vdekur, më shumë se 300 të marrë peng nga Hamasi brenda Gazës dhe terror kudo.


Brenda një viti Izraeli i shpall luftë të gjithë atyre që ishin para ose prapa planit të tij të shkatërrimit. Nga 8 tetori 2023 e deri më sot, forcat e vendit kanë çmontuar Rripin e Gazës. Prania tokësore e ushtrisë izraelite në Rrip është universale, ndërsa Ismail Haniya, njeriu që prej vitesh qëndron pas çdo plani të Hamasit, ka muaj që ka vdekur.

Kostoja për civilët palestinezë është e madhe. Më shumë se 20,000 gra dhe fëmijë kanë humbur jetën nga gjithsej 41,000 të vdekur nga operacionet izraelite. Por fronti me Hamasin nuk është i mbyllur për Tel Avivin pasi edhe sot pas kalimit gjithëpërfshirës të Izraelit nga enklava, raketat po bien ende në pjesët jugore të Izraelit.

 

Kur, një muaj më parë, ministri i mbrojtjes i Izraelit njoftoi se fronti i Gazës ishte nën kontrollin absolut të ushtrisë, analistët politikë dhe ushtarakë nxituan të flisnin për të nesërmen në rajon. Por për Izraelin, Gaza ishte vetëm fillimi. Që nga mesi i shtatorit, Tel Avivi e ka bërë të qartë se do të "pastrohet" sa më shpejt që të jetë e mundur me Hezbollahun  në Veri.

Organizata shiite, që në orët e para të reagimit izraelit ndaj Gazës, filloi të gjuante qindra raketa drejt veriut izraelit, duke deklaruar hapur partneritetin e saj me Hamasin. Izraeli brenda 20 ditëve i ka zhveshur nga njëra anë organizatës pro-iraniane të gjithë udhëheqjen e saj - jo vetëm  Nasrallah ka vdekur, por edhe pasardhësi i tij - dhe nga ana tjetër, me njësitë speciale të ushtrisë së tij, po pushton sërish Libanin jugor. Fronti i dytë është i hapur dhe aktualisht punëson mijëra rezervistë, si dhe pjesën më të madhe të luftëtarëve izraelitë.


Izraeli, në mes të gjithë kësaj lëvizje lufte nga Veriu në Jug, u godit nga një sulm raketor nga Irani për herë të dytë. Sulmi i parë i 13 prillit ishte edhe hera e parë në historinë mes dy vendeve që një nga të dyja vendosi të godasë drejtpërdrejt dhe jo me “ndërmjetës”. E dyta të martën e kaluar ishte për Izraelin dhe rasti që kërkonte për të hapur një front të tretë – paralel, ndoshta më thelbësori për Tel Avivin.


Benjamin Netanyahu  ka deklaruar se përgjigja që do të marrë Irani do të jetë "e ashpër" dhe sot ai i ka të gjitha opsionet në duart e tij: bërthamore, naftë, infrastrukturë ushtarake. Ky front i veçantë, paralelja e tretë për Tel Avivin, nuk është një front që "pret" dhe duhet marrë si e mirëqenë që Izraeli do të lëvizë menjëherë.


Izraeli gjithashtu ka një front të hapur me Houthit nga Jemeni. Raketat dhe dronët nga perëndimi i Jemenit kanë goditur objektiva edhe në Tel Aviv jo shumë kohë më parë dhe e kanë kthyer kalimin përmes Adenit në ferr për të gjitha anijet perëndimore. Aleatët e Izraelit, SHBA-të dhe Britania kanë qenë gjithashtu të përfshirë hapur me Houthi, të cilët brenda një viti kanë goditur disa objektiva nga ajri në portin e madh në jug të Gadishullit Arabik. Për Tel Aviv-in, Houthi-t nuk janë një sasi e papërfillshme dhe është e qartë se ata do të tentojnë ta eliminojnë këtë kërcënim pas Libanit dhe Iranit.

Kryeministri i Izraelit, vetë Netanyahu dhe jo vendi i tij, përveç ushtrisë, ka frontin e tij të hapur me shoqërinë. Netanyahu nuk ka mundur të kthejë pengjet e 7 tetorit dhe protestat në Tel Aviv kanë qenë të përjavshme dhe masive ndër vite. Përshkallëzimi i frontit në Veri dhe synimi për eliminimin e Hezbollahut ka “ngrirë” përkohësisht sulmet e brendshme. Por problemi është aty dhe në varësi të zhvillimeve do të bëjë sërish pamjen.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Një vit nga sulmi i Hamasit, mbahet ceremoni përkujtimore për viktimat, qindra persona u mblodhën jashtë banesës së Netanyahut: Lironi pengjet!

365 ditë terror që nga 7 tetori 2023/ Izraeli mban ceremoni
Gaza

GAZA- Një ceremoni përkujtimore për viktimat e sulmit të Hamasit u mbajt këtë mëngjes në Kibbutz Reim në Izraelin jugor në një vjetorin e sulmit të Hamasit në festivalin muzikor Nova. 

Gjatë ceremonisë përkujtimore u dëgjua pjesa muzikore e fundit e dëgjuar nga ata që ishin në festival në kohën e sulmit të Hamasit. Kur ora shënoi 06:29, koha kur filloi sulmi terrorist i Hamasit, muzika u ndal dhe ata që ishin në vend mbajtën një minutë heshtje.

Në festival humbën jetën mbi 370 persona. Në të njëjtën kohë, në orën 06:29 të mëngjesit të sotëm, qindra qytetarë u mblodhën jashtë shtëpisë së kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu në Jerusalem, duke kërkuar lirimin e pengjeve dhe armëpushim.

lindje e mesme

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje