LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"65.5 mln € të sekuestruara e konfiskuara gjatë 2024"/ Raporti vjetor, Dumani: U zbuluan 16 grupe kriminale, 10 u goditën. SPAK presione nga grupet kriminale

• Kreu i SPAK, Altin Dumani ka prezantuar raportin e vitit 2024 në Komisionin e Ligjeve. • Ai theksoi se SPAK ka sekuestruar 65.5 milionë euro pasuri të krimit gjatë vitit 2024 dhe sipas tij kjo shifër është 60% më shumë se në vitin 2023. • Gjatë raportimit Dumani shtoi se SPAK ka konfiskuar 66.5 milionë, 33 zyrtarë janë proceduar dhe 10 prej tyre janë dënuar me vendim të formës së prerë. • Më tej ai shtoi se 105 persona rezultojnë të dënuar për krim të organizuar dhe numri i të burgosurve nga hetimet e SPAK përbën vetëm 9.5% të totalit. • Ndër të tjera Kreu i SPAK nënvizoi se janë goditur 16 grupe kriminale, ku 10 kanë përfunduar në Gjykatë. • Sipas tij grupet kanë komunikime të koduara dhe pastrojnë paratë përmes kriptovalutave. • Gjithashtu ai theksoi se grupet kriminale mbeten aktive në trafikim kokaine dhe kanabis në shtete si Itali, Spanjë, Holandë, Gjermani Zvicër. • Në fund Dumani ka listuar disa problematikat që janë hasur gjatë vitit 2024. • Përveç presionit nga faktorë të jashtë, si faktorë politikë, mediatike e nga grupet kriminale, Dumani kërkoi ndryshime ligjore për ruajtjen e kriptovalutave. • Dumani theksoi se ekstradimi i shtetasve nga Emirateve e Bashkuara Arabe në Shqipëri, ka qenë problematike, gati e pamundur, të cilët ishin në kërkim për çështje kriminale në llogari të SPAK. • Ndër të tjera ai tha se gjatë vitit 2024 SPAK ka konfiskuar 11 milion euro pasuri në kripto. • Në Komisionin e Ligjeve Dumani foli edhe për aferën "Eco Parkun", dosjen “McGonigal” dhe dosjen "Aruba". • Ai theksoi se procedimi penal për aferën "Eco Parkun" është në fazën e hetimit paraprak dhe se procedimi është regjistruar kryesisht nga SPAK dhe se hetimet janë drejt përfundimit. • Sa i përket McGoniga, Dumani tha se çështja është në proces hetimor paraprak dhe aktualisht janë kryer veprime hetimore dhe ligjore aktive në territorin shqiptar dhe po priten përgjigje nga homologët e huaj, ndihma juridike dhe përgjigja nga gjykatat e huaja. • Kreu i SPAK gjithashtu theksoi se janë nënshkruar edhe memorandume dhe ngritur grupe të përbashkëta, ku në vendet latine për shembull kjo është tabu. • Ndërsa për dosjen Aruba, Dumani u shpreh se nuk e njeh këtë çështe dhe nuk ka asgjë për të ndarë me Kuvendin dhe për opinionin publik. 

23 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

"Ja ku i ke provat, pse nuk i heton"? Blushi i dorëzon Dumanit shkresat me firmë të Ramës, Agaçit dhe Veliaj

"65.5 mln € të sekuestruara e konfiskuara gjatë 2024"/
Altin Dumani

TIRANË- Komisioni i ligjeve u shoqërua me tensione ditën e sotme, ku deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi pati një përplasje me Kreun e SPAK, Altin Dumani. Gjatë debatit, Blushi u shpreh se i ka dorëzuar drejtuesit të SPAK shkresat me firmë të Edi Ramës, Engjell Agaçit dhe Erion Veliajt, duke e akuzuar për mosveprim ndaj rasteve të mundshme korrupsioni. Blushi u shpreh gjithashtu se Dumani është në varësi të Edi Ramës dhe merr urdhëra politikë prej tij, siç iu binde urdhrit për arrestimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës

"Ja ku i ke provat, pse nuk i heton. Je në varësi të Edi Ramës dhe merr urdhëra politikë prej tij, siç iu binde urdhrit për arrestimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Detyra e SPAK është të parandalojë korrupsionin, ti heton vetëm ish-zyrtarë. Ti me vetëdije i ke shërbyer shkatërrimit të pavarësisë së SPAK. Pse nuk heton Edi Ramën? The që vija e kuqe janë provat.

Ja ku e ke vendimin me firmë të Edi Ramës që i dha bonus 8% kompanisë së inceneratorëve kur kompania nuk ekzistonte. Ja ku e ke firmën e Engjell Agaçit. Ja ku e ke firmën e Veliajt. Pse nuk i heton? Doje prova ti, ja ku i ke. Ti paguhesh 10 fish të pagës minimale dhe nuk lufton korrupsionin, por bën luftë politike. Jep llogari para Kuvendit dhe mos u fshih," deklaroi Tedi Blushi.

Pyetjet e Tedi Blushit për drejtuesin e SPAK, Altin Dumani:

1. Arben Rakipi, Drejtori aktual i Shkollës së Magjistraturës, ish-Prokurori i Përgjithshëm i shkarkuar nga Kuvendi, ka deklaruar se ai është ‘mentori juaj’, që në periudhën kur ju caktoi prokuror në Tropojë në vitet 2000. Cilat janë raportet tuaja me Z. Rakipin dhe sa ndikon ai në punën tuaj?

2. Kryeministri, Edi Rama ju ka urdhëruar publikisht nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste për të arrestuar Sali Berishën dhe Ilir Metën. Bindja juaj ndaj urdhrit të Edi Ramës ju bën ju të pavarur apo vegël politike në duart e tij?

3. Gjetjet shumë të rënda të Avokatit të Popullit lidhur me rrëmbimin kriminal të ish-Presidentit të Republikës, Z. Ilir Meta në 21 tetor të vitit të kaluar janë një akt-akuzë e drejtpërdrejtë për SPAK-un. Sipas Avokatit të Popullit, ju e keni bazuar ligjshmërinë e urdhrit për rrëmbimin e Ilir Metës në ligjin Nr.8331, datë 21.04.1998 ‘Për ekzekutimin e vendimeve penale’, ndërkohë që ky ligj është shfuqizuar në datën 25 qershor 2020, me miratimin dhe hyrjen në fuqi të ligjit nr.79/2020 ‘Për ekzekutimin e vendimeve penale’. Si ka mundësi që tre prokurorë, që paguhen sa 10-fishi i pagës minimale dhe që prepuzohet të jenë ‘elita’ e hetimit’ firmosin një urdhër arresti mbi një ligj të shfuqizuar?

4. Gjykata urdhëroi Prokurorinë e Posaçme, Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë për ekzekutimin e vendimit për ndalimin e Z. Meta dhe jo njerëz me maska, të identifikuar më vonë si Forca Operacionale. Përse SPAK e shmangi qëllimisht BKH-në, pra veten, nga operacioni kriminal, dhe i la dorë të lirë policisë për atë shoë politik që ndodhi?

5. Prokurori i SPAK, Arben Kraja, në seancën e datës 23 tetor 2024 e ka cilësuar si të rregullt mënyrën e arrestimit të Z. Meta, kur ndërkohë dhe shkeljet e ligjit janë në dritë të diellit. Ju personalisht si e cilësoni mënyrën e rrëmbimit dhe a ndiheni përgjegjës për shkeljen e ligjit?

6. A mund të na e sqaroni deklaratën tuaj ‘Afërmendsh gjykatat vendosin çfarë kërkojmë ne (SPAK)’?

7. A mendoni se fakti që ju keni të drejtë t’i përgjoni gjyqtarët kjo humb pavarësinë e tyre sepse ata ndihen të shantazhuar prej SPAK?

8. SPAK ka pohuar se 251 drejtues dhe anëtarë organizatash kriminale janë në arrati. A përbën kjo deklaratë një dorëzim të SPAK dhe cilat janë arsyet që sipas jush ata ende nuk janë arrestuar?

9. A është hetuar Edi Rama nga SPAK, kur në kundërshtim me çdo ligj në fuqi, më datë 7.12.2016, firmosi dhënien e bonusit prej 8% të pikëve kompanisë ‘Integrated Energy BV sh.p.k’ për procedurën e konkurrimit, për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, por që në fakt kjo kompani NUK EKZISTONTE në momentin që Kryeministri firmosi bonusin që e favorizonte në procedurën konkurruese? (shkresa)

10. A është hetuar nga SPAK, Edi Rama kur ka firmosur në kundërshtim me ligjin ‘Për koncensionet dhe Partneritetin Publik/Privat’, për negocimin pa shpallje të kontratës koncensionare për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit edhe pasi Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjell Agaçi, u njoftua zyrtarisht nga Drejtori i Agjencisë së Prokurimeve Publike, z. Eduard Ahmeti, se procedura e përzgjedhur për dhënien e këtij koncensioni negocim pa shpallje është e paligjshme? (shkresa)

11. A është hetuar nga SPAK, Erion Veliaj kur është njohur botërisht prej kohësh firma e paligjshme e tij për miratimin e koncensionit 30-vjeçar të inceneratorit fantazmë të Tiranës, në shmangie të vendimarrjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe në shkelje të ligjit? (shkresa)

12. A është hetuar nga SPAK, Edi Rama kur është përfshirë kokë e këmbë në aferën McGonigal, ku përgjegjësitë e tij janë shumë të rënda dhe totalisht të certifikuara në procesin penal në SHBA?

13. A keni çuar letërporosi për Edi Ramën dhe McGonigal dhe nëse po, a ju ka mbërritur letërporosia nga SHBA?

14. Kur do nisin hetimet reale për aferën McGonigal? Dje Av. Adriana Kalaja ju ka bërë një kallëzim penal dhe për shkak të mosdhënies së informacionit dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, lidhur me dosjen McGonigal. Ku ndodhet kallëzimi i saj datë 21.3.2025 për McGonigal?

15. A jeni takuar ju me ish-kryeagjentin e FBI, Charles McGonigal?

16. A është hetuar Edi Rama, nga SPAK si përgjegjësi kryesor i çertifikuar në çështjen Beccheti ku për shkak të tij humbëm 150 milion euro dhe ku deklaratat e tij ishin përcaktuese në humbjen e Arbitrazhit?

17. A është hetuar Edi Rama si përgjegjësi kryesor për aferën e shembjes së Teatrit Kombëtar, për të cilin ka vendim të Gjykatës Kushtetuese, ku ai miratoi ligj të personalizuar për një kompani, në shkelje të hapur të interesit publik dhe duke e prishur në kulmin e pandemisë dhe të gjendjes së jashtëzakonshme duke rrezikuar në mënyrë kriminale shëndetin e njerëzve?

18. A është hetuar Edi Rama si përgjegjësi kryesor i certifikuar për aferën e Portit të Durrësit, ku u shkel çdo ligj, ku u shkel Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe ku Parlamenti Europian dhe BE u shprehën qartë dhe ndërprenë edhe kreditë?

19. A është hetuar Edi Rama si përgjegjës për miratimin e paligjshëm dhe mosmarrjen e masave për ndërprerjen koncesionit të sterilizimit, përkundrazi me ndërgjegje vazhdoi të mashtronte opinionin publik jo vetëm përpara, por edhe më pas kur SPAK kishte filluar arrestimet për këtë aferë?

20. A është hetuar Edi Rama si përgjegjës personal për ‘Dosjen 184’ të zgjedhjeve në Dibër ku vetë me zërin e tij vërtetohet si pjesë aktive e krimit zgjedhor?

21. A është hetuar Edi Rama për deklaratat që Policia e Shtetit të hiqte uniformat dhe të bënte vota për Partinë Socialiste në zgjedhjet politike të vitit 2021?

22. A është hetuar Edi Rama si përgjegjës direkt për takimet e tij në zyrën e Kryeministrit me personazhe të narkotrafikut ndërkombëtar dhe të klanit të Sinaloas?

23. A është hetuar Edi Rama si përgjegjësi i vetëm për shkeljen e Kodit Zgjedhor kur deklaroi më 17 prill 2025 faljen e gjobave ndërkohë që zgjedhjet u mbajten më 11 maj 2025?

24. Prej dy vitesh BE ka bllokuar fondet IPARD për fermerët shqiptarët. A është hetuar kjo aferë dhe kush i ka vjedhur fondet europiane? A mendoni se zvarritja e hetimeve po penalizon edhe për fajin tuaj fermerët? Çdo vit fermerët humbasin 112 milion euro. Ku është hetimi dhe roli parandalues pasi situate është alarmante për fermerët.

25. A i keni administruar dëshmitë publike të dhëna nga ish-Zv/Kryeministri, Arben Ahmetaj lidhur me aferat e Kryeministrit Rama dhe Zv/Kryeministres Balluku? A ka nisur ndonjë hetim për Tunelin e Llogarasë?

26. Sa ministra dhe deputetë janë sot nën hetim nga SPAK?

27. Përse prej 2-3 vjetësh nuk është kapur asnjë kg drogë në Portin e Durrësit?

28. A ka nisur ndonjë hetim ndaj vëllait të Kryeministrit Rama në lidhje me akuzat publike ndaj tij për përfshije në trafikun e drogës?

29. Përse kallëzimin e Av. Adriana Kalaja për Edi Ramën dhe bashkëshorten e tij në lidhje në lidhje me grabitjen e pronave në Surrel e kalove fillimisht për kompetencën në Prokurorinë e Tiranës dhe megjithëse kishin kaluar afatet për të vendosur me mosfillim, me ndihmën e gjyqtares Irena Gjoka, Maneku, Shpata e bëtë, më 31 korrik 2025, pra gati pas 1 viti?

30. Si ka mundësi që edhe pasi e bën më mosfillim, prokurore Anita Jella, sërish ankimimi i Av. Adriana Kalaja shqyrtohet nga gjyqtarja Irena me tre mbiemra?/Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Dumani në Komisionin e Ligjeve: Irena Gjokën po e hetojmë, kemi një procedim penal...

"65.5 mln € të sekuestruara e konfiskuara gjatë 2024"/
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet në Komisiinin e Ligjeve nga demokrati Gent Strazimiri edhe për Irena Gjokën. Në përgjigje Dumani tha se gjyqtarja është nën hetim paraprak nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kreu i SPAK nënvizoi gjithashtu se për gjyqtaren Gjoka është regjistruar procedim penal në qershor 2025 dhe hetimet janë në fazën paraprake.

Deputeti i PD, Gent Strazimiri: Ka një dënim për Irena Gjokën. PP e referoi te ju, është materie e SPAK. SPAK i di dhe i ka këto informacione. Pse nuk veproni me që i keni të dhënat, për më tepër kur keni vepruar në kohë rekord për një koleg, Luan Daci? Është pranuar dhe prej saj shkarkimi dhe s’e ka shënuar në formular, rasti është identik me Luan Dacin e s’ka asnjë masë nga ana juaj, ndërsa vijon jep drejtësi?

Altin Dumani: Është një pyetje për çështje konkrete, është në fazën e hetimit paraprak e s’japin informacion. Kemi një procedim penal të regjistruar në qershor 2025 dhe po kryejmë veprimet hetimore për këtë procedim. Rastri Luan Daci është bërë në bazë të kallëzimit të një qytetari, ka marrë kohën e vet dhe është dënuar./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Nuk e di si mundë të bësh një pyetje të tillë"/ Dumani- Blushit: Pa pikë përgjegjësie keni mbushur opinionin publik sikur kam takuar McGonigal-in

"65.5 mln € të sekuestruara e konfiskuara gjatë 2024"/
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur në Komisionin e Ligjeve nga deputeti i PL-së, Tedi Blushi nëse ishte takuar me Charles McGonigal, ish-agjentin e FBI-së. Në përgjigje, Dumani tha se ka mësuar për figurën e McGonigal për herë të parë në vitin 2023, atëherë kur u publikuan të dhëna mbi një aferë të mundshme të tij.

“Ishte e bukur kjo, a jam takuar me Charles McGonigal. Se si mund të bësh një pyetje të tillë, nuk e di. Që të bësh një pyetje të tillë duhet një indicie, një e dhënë. Ku është një indicie, një e dhënë?! Ore unë jam Altin Dumani, përfaqësoj prokurorinë e posacme. Opinionin publik e mbushët, ka takuar McGonigal, pa asnjë përgjegjësi, pa pikë përgjegjësie! Edhe emrin dhe figurën për herë të parë në janar 2023 u publikuan të dhëna apo fakte për një aferë të mundshme të McGonigal”, u shpreh Dumani./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Prokurorët s’marrin urdhra nga Rama"/ Dumani: Nuk jam dakord me mënyrën si u arrestua Meta, por s’ndihem përgjegjës

"65.5 mln € të sekuestruara e konfiskuara gjatë 2024"/

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani duke folur në Komisionin e Ligjeve u shpreh se nuk është dakord me mënyrën si u arrestua Ilir Meta, por theksoi se as nuk ndihet përgjegjës për këtë çështje, pasi nuk e ka ezkektuar vetë ai masën e sigurimit. Dumani gjithashtu tha se Prokurorët e SPAK nuk marrin urdhra as nga kreyministri Edi Rama dhe as nga askush.

“Prokurorët e SPAK nuk marrin urdhra as nga Edi Rama, as nga askush, për këtë të jesh i sigurt. Sa i përket arrestimit të Metës, nuk ndihem përgjegjës për shkeljen e ligjit sepse nuk e kam ezkektuar unë masën e sigurimit. Kjo mënyrë lë shumë për të dëshiruar dhe jam kundër asaj mënyre, e kam deklaruar dhe herë të tjera. Prokuroria nuk është përgjegjëse. Nuk e ekzekutuam ne masën e sigurimit”, u shpreh Dumani./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

“Deklaratat politike janë shqetësuese"/ Dumani: Gjuha e përdorur tejkalon cakun

"65.5 mln € të sekuestruara e konfiskuara gjatë 2024"/
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit në komisionet parlamentare, ka ngritur shqetësimin për ndikimin që kanë deklaratat politike ndaj sigurisë së prokurorëve të posaçëm. Duke folur në Komisionin e Ligjeve, Dumai u shpreh se edhe pse SPAK mban qëndrim të distancuar nga debati politik, sulmet që vijnë nga aktorë politikë krijojnë shqetësime serioze, pasi frymëzojnë edhe elementë të krimit të organizuar.

Gjithashtu Dumani theksoi se në punë e përditshme prokurorët kanë evidentuar që sa herë sulmet politike shtohem, shtohen edhe rastet e kërcënimeve të prokurorëve të posaçëm.

"Sa i takon deklaratave politike, siç edhe be keni vënë re, SPAK përpiqet të rrijë larg këtyre deklaratave duke mos u përfshirë ne debate apo në replika. Janë shqetësim, sidomos kur gjuha e përdorur tejkalon cakun dhe këto deklarata politike frymëzojnë dhe elementë të krimit të organizuar dhe bëjnë edhe më vurnerabël prokurorët e posaçëm dhe familjarët e tyre.

Ne këtë e kemi vënë re edhe në punë tonë të përditshme, sepse sa herë që sulmet politike shtohem vihen re edhe shtime të rasteve të kërcënimeve të prokurorëve të posaçëm. Ne, siç e thash edhe më pare, rrimë larg deklaratave politike, sepse nuk është pjesa jonë. Pjesa jona është të hetojmë çështje të bazuara në prova dhe në ligj," tha Dumani./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Deklaratat e kryeministrit i kam konsideruar retorikë politike"/ Protesta për Veliajn para SPAK, Dumani: Ngjarje e shëmtuar, s’u morën masa, u rrezikova edhe unë

"65.5 mln € të sekuestruara e konfiskuara gjatë 2024"/
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani i ka cilësuar protesta para godinës së SPAK pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj nga administrata e Bashkisë së Tiranës si ngjarje të shëmtuara. Dumani theksoi se kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë dhe nuk u morën masa. Kreu i SPAK theksoi nga Komisioni i Ligjeve se kjo ngjarje nuk duhet të ndodhë asnjëherë më.

Kurse për deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama pas arrestimit të Veliajt dhe a ka vija të kuqe për hetimin e kreut të qeverisë, të cilat SPAK nuk i shkel dot, ai u shpreh se deklaratën e kryeministrit e kam konsideruar si retorikë politike,. 

“Ishte një shfaqje e shëmtuar, isha atë ditë aty, ngjaje e shëmtuar. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë, u përjetua nga prokurorët. Në mënyrë institucionale njoftuam institucionet përgjegjëse, që nuk i kishin marrë masat e nevojshme. Sjell përvojën time, kur me vështirësi kemi kaluar, me rrezikun në turmat e njerëzve për të kaluar aty dhe ju e patë edhe vetë atë ditë, kisha emergjencë familjare, isha i detyruar që të bëja atë lëvizje se edhe mund ta vonoja dy orë, por isha i shqetësuar se kisha edhe trupën e shoqëruesve dhe mund të rrezikohej, por ata vepruan me profesionalizëm. Kjo ngjarje nuk duhet të ndodhë asnjëherë më. 

E thashë edhe njëherë, sa i përket pyetjes së dytë, nuk ka rëndësi emri, por prova. Për sa kohë ka prova, nuk ka më rëndësi emri i personit. Deklaratën e kryeministrit e kam konsideruar si retorikë politike, nuk më interesojnë deklaratat por provat. Dhe nëpërmjet provave ndërtohen çështje të suksesshme.

Policia e Shtetit ka djem e vajza shumë të mirë për detyrën, e me të cilët në bashkëpunojmë. Për rastet që kemi pasur kemi vepruar dhe kemi goditur grupet kriminale. Kemi përgatitur një material përkatës se si ne i konsiderojmë këto ndryshime të Kodit Penal. Kemi përfunduar pjesën e përgjithshme, po punojmë për pjesën e posaçme, jemi ende në proces, për të vlerësuar çështjet me kompetencën tonë. Do japim mendimet tona më vonë, s’mund të themi gjë për momentin. Do paraqesim kundërshtimet tona nëse do kemi”, tha Dumani./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Ne nuk bëjmë komente politike, por merremi me prova"/ Dumani: Rasti i kanosjes së Vokshit dhe zyrat elektorale nuk ishin kompetenca jonë

"65.5 mln € të sekuestruara e konfiskuara gjatë 2024"/

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani nga demokrati Klevis balliu në Komisionin e Ligjeve për disa nga çështjet politike dhe nëse është hetuar banda që kërcënoi gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit në Vorë deputeten Albana Vokshi, se do i merrnin peng të bijën.

Në përgjigje Dumani u shpreh se nuk mund të jap përgjigje jashtë detyrës dhe SPAK nuk merret me komente politike, por me prova. Ai shtoi më tej se veprimet hetimore i ka bërë Policia Tiranës dhe i ka përcjellë te Prokuroria e Përgjithshme dhe e Tiranës, sepse nuk është kompetenca e SPAK.

“Ka qenë në cilësinë e kallëzueses deputetja Vokshi dhe jo të kallëzueses. Ju jeni deputet që bëni edhe komente politike sepse jeni i mandatuar nga populli dhe është e drejta juaj të bëni komente, por nuk mund të jap përgjigje jashtë detyrës. Ne nuk merremi me komente politike, ne merrmi me prova. Nëse na bën përshtypje prova, nuk na intereson emri apo pozita e tjetrit. Për zyrat elektorale. 

Aq kemi mundësi dhe aq kemi bërë, jemi të gatshëm për të informuar për këtë. Veprimet hetimore i ka bërë Policia Tiranës dhe i ka përcjellë te Prokuroria e Përgjithshme dhe e Tiranës, sepse nuk është kompetenca jonë. Thashë se nuk njoh çështje me emrin Aruba. Edhe për Ecoparkun përgjigjen e dhashë. Prokurorët kanë rënë preh e kërcënimeve serioze dhe jo dosido, të grupeve kriminale. Por prokurorët e SPAK kanë vijuar punën e tyre duke i goditur ato, e thashë janë 16 grupe të goditura. A duhet bërë më shumë, po mund të bëhet më shumë”, tha Dumani.

7 MUAJ ME PARE

“Berisha dhe Meta u trajtuan me njëanshmëri nga SPAK”/ Dumani në Komisionin e Ligjeve: Unë skam kompetencë të ndërhyjë! Të gjitha trajtohen të barabartë para ligjit

"65.5 mln € të sekuestruara e konfiskuara gjatë 2024"/

TIRANË- Ivi Kaso i është drejtuar Altin Dumanit me disa pyetje në Komisionitn e Ligjeve, duke e vënë theksin tek perceptimi i qytetarëve për SPAK, që e shohin Prokurorinë e Posaçme si të njëanshme në gjykimin e saj. Kaso përmendi rastin e Belerit, ish-kryebashkiakut të Rrogozhinës dhe rastet e Berishës dhe Metës që janë trajtuar ndryshe nga funksionarët e tjerë të mazhorancës.

Në përgjigje Dumani tha se ai nuk ka kompetencë të ndërhyjë në çështjet në hetim, vetëm një rast ka kur jep udhëzime jo detyruese që nuk prekin thelbin e çështjeve. Sipas tij të gjitha çështjet trajtohen të barabartë para ligjit. 

Ivi Kaso: Kemi rastin e trajtimeve të ndryshme të funksionarëve të lartë, ndryshe të opozitës ndryshe të mazhorancës. Ndryshe për Berishën, që kërkohet arrest shtëpie ose për Metën që kërkohet arrest në burg dhe ndryshe  për zyrtarë të tjerë si Kryeministri ose ministrat apo zv. ministra që shpërdorojnë fonde publike pa fund dhe nuk i aplikohet asnjë masë sigurie.

Altin Dumani: Unë skam kompetencë të ndërhyjë në çështjet në hetim, vetëm një rast ka kur jap udhëzime jo detyruese që nuk prekin thelbin e çështjeve. Pas muajit të parë në detyrë një ndër gjërat e para që bërë është delegimi tek prokurorët e posacëm të të drejtës për të nënshkruar çdo akt dhe shkresë që lidhet me hetimin e një çështjet konkrete.

Unë kam garantuar pavarësinë  e prokurorëve. I them që ligji njeh ata dhe unë si drejtues po delegoi të drejtën time për të nënshkruar shkresa të ndryshme, apo urdhër thirrje apo vendim-këqyrje, ia kalojë prokurorëve të posaçëm sa kohë që ligji i thotë ju jeni zot të çështjeve. Sepse ashtu siç Kushtetua e parashikon unë besoj që prokurorët duhet të jenë të pavarur si nga jashtë si nga brenda.

Të gjitha trajtohen të barabartë para ligjit. Prokurori vendos strategjinë hetimore, çdo gjë kalon në filtrin e gjykatave. Çështjet që heton SPAK janë të komplikuara dhe kërkojnë kohë më tepër. SPAK i trajtonë të gjitha njësoj pavarësisht pozicionit të tyre publik duke shmangur ndikimin politik në vendimmarrje. Çdo veprim përputhet me kodin e procedurës penale. Sa I takon çështjes “McGonigal” e kam bërë publike që ajo është në hetim paraprak. Patjetër që është e nevojshme edh ndihma juridike nga autoritet gjyqësore të huaja”.

7 MUAJ ME PARE

A ka nisur hetim për Arubën? Dumani: Nuk njoh çështje me këtë emër! S’kam asgjë për të ndarë...

"65.5 mln € të sekuestruara e konfiskuara gjatë 2024"/
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet në Komisionin e Ligjeve nga demokratja Elda Hoti për dosjen Aruba dhe fondet OLAF. Në përgjigje Dumani u shpreh se nuk e njeh këtë çështe dhe nuk ka asgjë për të ndarë me Kuvendin dhe për opinionin publik. Sa i përket hetimit për shpërdorimin e fondeve të OLAF, Kreu i SPAK theksoi se po vijon dhe nuk mund të japë informacione të mëtejshme.

Elda Hoti: Aruba është e lidhur me pastrimin e parave, a mund të informojë SPAK publikun nëse është ngritur një grup ndër institucionale me Bankën e Shqipërisë, SHISH, për ndjekjen e flukseve financiare që mund të ketë dyshime në këtë aferë.

Altin Dumani: Drejtoreshën e OLAF e kisha në zyrën time. Është bërë publike si takim. Shprehu vlerësimin për takimin e që kemi patur mes zyrave tonë, kemi shkëmbyet informacione të shumta. Ka qenë dhe vazhdon dhe do vazhdojë për çështje të ndryshme nga të cilët, marrin në mbrojtje fondet e BE. Fonde që dyshohet se janë keqpërdorur nga administrata shqiptare. Çështja është në hetim që ju përmendni. Çështja është në fazën e hetimit dhe nuk mund të ndajë asgjë më tepër.

SPAK ka hetimet aktive për përdorimin e fondeve të BE-së, bashkëpunim me zyrën europiane kundër mashtrimit është intensiv. Ju përmendët çështja Aruba. Nuk njoh ndonjë çështja Aruba. Nuk kam asgjë për të ndarë me Kuvendin dhe për opinionin publik./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Po kryejmë hetime"/ Çështja “McGonigal”, Dumani: Presim dhe ndihmën juridike nga organet gjyqësore të huaja

"65.5 mln € të sekuestruara e konfiskuara gjatë 2024"/
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet në Komisionin e Ligjeve edhe për dosjen “McGonigal”. Në lidhje me këtë Dumani tha se çështja është në proces hetimor paraprak dhe aktualisht janë kryer veprime hetimore dhe ligjore aktive në territorin shqiptar dhe po priten përgjigje nga homologët e huaj, ndihma juridike dhe përgjigja nga gjykatat e huaja. Kreu i SPAK gjithashtu theksoi se janë nënshkruar edhe memorandume dhe ngritur grupe të përbashkëta, ku në vendet latine për shembull kjo është tabu. 

“E kam bërë publike se kjo çështje është në fazën e hetimit paraprak. Janë kryer një numër i madh veprimesh hetimore në territorin shqiptar. Por, patjetër që për këtë çështje është e nevojshme edhe ndihma e autoriteteve gjyqësore të huaja dhe jemi në pritje të përgjigjes së këtyre autoriteteve të huaja dhe po presim. 

Sa për bashkëpunimin me organet ligjzbatuese të huaja, marrëdhëniet janë shumë të mira dhe këtë  thonë edh vetë ato vende, që nga BE-ja dhe deri ën vendet e Amerikës Latine. Kemi nënshkruar edhe memorandume, kemi bërë dhe ngritur grupe të përbashkëta, ku në vendet latine për shembull kjo është tabu. Kemi bashkëpunim edhe me Serbinë tani, që nuk e kishim më parë. Apo me Eurojust, që i merr edhe shembull hetimet nga SPAK, si dhe me EUROPOL, siç është çështja e kriptomonedhave. Bashkëpunimi është i shkëlqyer me të gjitha këto vende”, tha kreu i SPAK./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Hetimet janë drejt përfundimit"/ Afera e ‘Eco Park’, Dumani: Procedimi është regjistruar kryesisht nga SPAK

"65.5 mln € të sekuestruara e konfiskuara gjatë 2024"/
Alitin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK Altin Dumani, tha gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve se procedimi penal për aferën "Eco Parkun" është në fazën e hetimit paraprak. Dumani u shpreh se procedimi është regjistruar kryesisht nga SPAK dhe se hetimet janë drejt përfundimit. 

"Procedimi penal për ‘Eco Parkun’ është në fazën e hetimit paraprak. Nga informacioni që kam, hetimet janë drejt përfundimit. Sa për ta saktësuar, procedimi është regjistruar kryesisht nga SPAK, para se ju të bëni kallëzimin. Pastaj ju keni bërë kallëzimin dhe ky kallëzim është trajtuar në kuadër të procedimit penal që është regjistruar më parë nga SPAK," tha Dumani./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Po përballemi me presione nga politika dhe krimi"/ Dumani në Komisionin e Ligjeve: Institucionet publike nuk referojnë rastet e korrupsionit

"65.5 mln € të sekuestruara e konfiskuara gjatë 2024"/

TIRANË -Kreu i SPAK Altin Dumani, tha gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve se SPAK po përballen me presionin e e jashtëm nga aktorë politikë, mediatikë, dhe krimi i organizuar. Sipas Dumanit kjo rrezikon integritetin institucional dhe të prokurorëve. 

Dumani tha se mungesa e përcaktimit të qartë ligjor për statusin e prokurorëve pas përfundimit të mandatit, krijon pasiguri dhe mund të cenojë vijimësinë e hetimeve.

“Doja të veçoja presionin e jashtëm nga aktorë politikë, mediatikë, dhe krimi i organizuar që rrezikon integritetin institucional dhe të prokurorëve, duke kërkuar një reagim të koordinuar institucional për mbrojtjen e pavarësisë kushtetuese.

Mungesa e përcaktimit të qartë ligjor për statusin e prokurorëve pas përfundimit të mandatit, krijon pasiguri dhe mund të cenojë vijimësinë e hetimeve”, tha Dumani./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Nuk është detyra jonë të arrestojmë njerëz"/ Dumani për operacionin Ura: SPAK kërkoi caktimin e masës që në muajin mars

"65.5 mln € të sekuestruara e konfiskuara gjatë 2024"/
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur nga demokrati Oerd Bylykbashi se përse dështoi operacioni “Ura”. Bylykbashit tha operacioni dështoi pasi personat e rëndësishëm nuk u arrestuan, pra patën mundësi të iknin dhe operacioni u zhvillua pas zgjedhjeve.

Oerd Bylykbashi: Pse u vonua aq shumë operacioni Ura, i cili nëse do kishte patur ndërhyre 10 ditë para zgjedhje jo 10 ditë pas, rezultati në Durrës do ishte tjetër. Patët 52 masa sigurie dhe numër i kufizuar u arrestua. Më kryesorët ikën, dikush i njoftoi përpara. A keni dijeni pse u vonua. Nëse dikush e dekonspiroi.

Në përgjigje Dumani theksoi se SPAK kërkoi caktimin e masave që në muajin mars dhe vendimi u dha 2 muaj më vonë. Dumani gjithashtu theksoi se nuk është detyra e tyre që të arrestojnë njerëz. 

Altin Dumani: Operacioni “Ura” e kam deklaruar SPAK ka depozituar për caktim mase në muajin mars 2025. Dhe vendimi i caktimi të masës është dhënë nga data 5 maj. Dhe të njëjtën ditë është komunikuar me kolegët e Barit, është koordinuar takimi në Shqipëri më 7 maj, kishin punë përgatitore për të bërë dhe u fiksua data 21. Pse u arrestuan pse jo, e dini mirë nuk detyra jonë të arrestojë njerëz. Nuk mund të na e kërkosh këtë përgjegjësi neve./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Shteti shqiptar, BE dhe SHBA kanë investuar..."/ Dumani: Unë s’do rikandidoj, por 11 prokurorëve të SPAK u mbaron mandati brenda 1 viti

"65.5 mln € të sekuestruara e konfiskuara gjatë 2024"/
Altin Dumani

TIRANË - Kreu i SPAK Altin Dumani, tha gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve se në përfundim të mandatit të tij nuk do të rikandidoj më dhe se 11 prokurorëve të posaçëm u mbaron mandati brenda 1 viti. Dumani tha se nuk ka aq burime njerzore sa ti zëvendësojmë këta prokurorë.

Ai tha se këta prokurorë kanë çështje që i ndjekin me vite, ndaj nuk mund të pengohet puna e tyre. Dumani u shpreh gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve se Shqipëria, BE dhe SHBA kanë investuar në këtë trupë prokurorësh për tu rritur profesionalisht për të krijuar imunitet ndaj politikës, biznesit e krimit të organizuar. 

“Në përfundim të mandatit tim nuk do rikandioj. Unë flas në emër të institucionit, të paktën 11 prokurorëve të posaçëm u mbaron mandati brenda 1 viti. Mund ta imagjinoni boshllëkun që krijohet. Vlerësoj se nuk kemi aq shumë burime njerëzore, se po të kishim s’do duhej gjithë ajo reformë, sa ti zëvendësojmë këta prokurorë, 11 prokurorë në një vit. E dyta është tjetra, këta prokurorë kanë çështje që i ndjekin me vite të tëra dhe në një moment ty bukur ti i thua mandati jot mbaroi s’ke më punë me çështjen, penohen hetimet në këtë drejtim.

Shteti shqiptar, BE dhe SHBA kanë investuar në këtë trupë prokurorësh për tu rritur profesionalisht për të krijuar imunitet ndaj politikës, biznesit e krimit të organizuar dhe megjithëse është bërë gjithë ky investimin, i thuhet prokurorit të posaçëm, pa paragjykuar prokurorët e përgjithshëm. Nuk kemi luksin që një prokuror i specializuar për hetimin e një kategorie të veçantë krimesh ta çojmë në një prokurori të përgjithshme, dhe nga një krim i sofistikuar të fillojë të hetojë vjedhje të thjeshta, kanosjen, shkeljet e rregullave të qarkullimi rrugor”, tha Dumani./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Nuk mund të them që Task-Forca ka dështuar"/ Dumani- Bylykbashit: Kam dërguar hetues në mes të natës, falenderove edhe prokurorin e posaçëm

"65.5 mln € të sekuestruara e konfiskuara gjatë 2024"/
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve ka pyetur Kreun e SPAK, Altin Dumanin në lidhje me hetimet për krimet zgjedhore. Në përgjigje Dumani tha se Task-Forca nuk ka dështuar dhe SPAK ka regjistruar 44 procedime penale.

Dumani gjithashtu theksoi se janë arrestuar disa persona vetëm për zgjedhjet e 2025 dhe 38 procedime penale që po ndjeken. Në fund Dumani përmendi edhe një rast, ku ka dërguar hetues dhe prokurorë në mes të natës, ku edhe vetë Bylykbashki i ka falenderuar. 

“Nuk mund të them që Task-Forca ka dështuar. Kemi regjistruar 44 procedime penale. Kemi të pandehur një kryetar bashkie për korrupsion aktiv. Kemi nën hetim një kryebashkiak tjetër për korrupsion aktiv. Kemi arrestuar disa persona vetëm për zgjedhjet e 2025, kemi dhe 38 procedime penale që po i ndjekim. Shpresojmë që edhe me këto të kemi rezultate konkrete.

Se tani ca gjëra duhen thënë. Ne kemi patur komunikim edhe bashkë (i drejtohet Oerd Bylykbashit). Çdo pretendim tuajin e kemi verifikuar në kohë reale. Kam dërguar hetues dhe prokurorë në mes të natës. Ju madje edhe e keni falenderuar prokurorin e posaçëm. Ne sapo organizojmë punën për të organizuar rastin shikojmë në media me titra që filan vend po blihen vota.

Ja ku është dhe z.Gjoni, ka bërë denoncim, kemi çuar prokuror, janë bërë verifikime. Rast në Shkodër, sërish të njëjtën gjë kemi bërë. Ne 20 prokurorë jemi. Jam njësoj i shqetësuar njësoj si ju për blerjen e votës, vota është e shenjtë. Por kapacitetet dhe mundësitë e SPAK këto janë”, tha Altin Dumani./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"SPAK e ka rritur numrin e çështjeve për pastrimin e parave"/ Dumani te Ligjet: element i rëndësishëm është bashkëpunimi me homologët tanë...

"65.5 mln € të sekuestruara e konfiskuara gjatë 2024"/
Altin Dumani

TIRANË - Kreu i SPAK Altin Dumani, tha gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve se SPAK e ka rritur numrin e çështjeve për pastrimin e parave. Dumani tha se është rritur vlera e pasurive të sekuestruar dhe të konfiskuara dhe se po kryejnë hetim pasuror për personat që kanë të identifikuar.

Kreu i SPAK theksoi se një element i rëndësishëm për këtë është bashkëpunimi me homologët tanë jashtë Shqipërisë. Në fund Dumani deklaroi se ka ardhur koha që të diskutohet  me homologët për ndarjen e pasurive të konfiskuar mes shteteve.

“Tani është momenti që të kemi një sektor analize, sepse ato punë që janë bërë ndër vite, kanë nevojë të analizohen. Pasi një njësi analize  e mirë, shërben jo vetëm për të hetuar. Po ta shohësh ndër vite SPAK e ka rritur numrin e çështjeve për pastrimin e parave. Është rritur ndjeshëm vlera e pasurive të sekuestruar dhe të konfiskuara. Ne po kryejmë gjithmonë hetim pasuror kur kemi persona të identifikuar. Një element i rëndësishëm është bashkëpunimi me homologët tanë jashtë Shqipërisë.

Ku për shtetas shqiptar që janë dënuar për një cështje që ka të bëjë me krimin e organizuar, ne me partnerët tanë, kemi regjistruar procedime pasurore në Shqipëri. Po flas për shtetas shqiptar që nuk kanë kryer vepra penale në Shqipëri, por kanë transferuar pasuritë në Shqipëri, ne kemi regjistruar procedimet pasurore, ne kemi sekuestruar dhe konfiskuar. Ka ardhur koha që ne të diskutojmë me homologët tani, ndarjen e pasurive të konfiskuar mes shteteve. Këtu ka nevojë të ndërhyhet në sistem për të përmirësuar këtë aspekt, pasi janë dy shtete që kanë kërkuar ndarjen e pasurive të konfiskuara”, tha Dumani./Dosja.al

 

7 MUAJ ME PARE

"Kemi sekuestruar 11 milionë euro pasuri në kripto"/ Dumani: Ekstradimi i shtetasve nga Emirateve e Bashkuara Arabe në Shqipëri, ka qenë problematike

"65.5 mln € të sekuestruara e konfiskuara gjatë 2024"/
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK Altin Dumani, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve ka listuar disa problematikat që janë hasur gjatë vitit 2024. Përveç presionit nga faktorë të jashtë, si faktorë politikë, mediatike e nga grupet kriminale, Dumani kërkoi ndryshime ligjore për ruajtjen e kriptovalutave.

Dumani theksoi se ekstradimi i shtetasve nga Emirateve e Bashkuara Arabe në Shqipëri, ka qenë problematike, gati e pamundur, të cilët ishin në kërkim për çështje kriminale në llogari të SPAK. Ndër të tjera ai tha se gjatë vitit 2024 SPAK ka konfiskuar 11 milion euro pasuri në kripto.

"Presioni i jashtë nga faktorë të jashtëm politikë, mediatike dhe krimi i organizuar, që kërcënon integritetin e prokurorëve dhe që cenojnë vijimësinë e hetimeve. Përfundimi elektronik i çështjeve është ende në proces. SPAK bën 6 vite dhe është e nevojshme ngritja e një njësie analize. Kompetencat për njohjen e kompetencave të huaja janë problematike, ekstradimet nga jashtme, pasi këto kompetenca i takojnë Prokurorisë së Përgjithshme.

Ekstradimi i shtetasve nga Emirateve e Bashkuara Arabe në Shqipëri, ka qenë problematike, gati e pamundur, të cilët ishin në kërkim për çështje kriminale në llogari të SPAK. Ndryshime ligjore sa i takon ligjit 1902, sa i takon ruajtjes së kriptomonedhave, pasi ne si institucion nuk kemi një portofol për të ruajtur kriptomonedhat në kriptovalutave të sekuestruara. Vetëm gjatë vitit 2024 kemi konfiskuar 11 milion euro pasuri në kripto. Jemi në proces të grirjes së një shume më të madhe se 11 milionë euro, jemi në proces për sekuestrim, po kemi vështirësi," tha Altin Dumani. 

7 MUAJ ME PARE

"Blejnë kokainë në Amerikën Latine, 10 prej tyre i goditëm"/ Dumani: Kemi evidentuar 16 grupet kriminale shqiptare, janë aktive në disa shtete të BE

"65.5 mln € të sekuestruara e konfiskuara gjatë 2024"/
Altin Dumani

TIRANË- Altin Dumani deklaroi gjatë raportimit në Komisionin e Legjeve se SPAK ka evidentuar 16 grupeve kriminale shqiptare që veprojnë në disa vende të botës. Kreu i SPAK tha gjithashtu se këto grupe e kokainën e blejnë në Amerikën Latine dhe ushtrojnë veprimtari në disa shtete të BE-së. Dumani vuri në dukje se këto grupe janë aktive në Shqipëri në qarqet Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Vlorë, Elbasan e Kukës. Në fund ai theksoi se 10 prej këtyre grupeve kriminale janë goditur.

“Janë aktive në disa shtete të BE, si Itali, Spanjë, Belgjikë, Holandë, Gjermani, Norvegji. Këto grupe blejnë kokainë në Amerikën Latine. Grupet janë të përfshirë edhe në trafikimin e qenieve njerëzore dhe krimin kibernetik. Gjatë 2024 janë identifikuar 16 grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë, nga të cilat 10 janë provuar në gjykatë për aktivitetin e tyre. Karakterizohen nga strukturë hierarkike, përdorimi i komunikimeve të koduara, dhe pastrimi i parave. Janë aktive në Tiranë, Durrës, Shkodër, Kukës, Lezhë, Elbasan dhe Vlorë”, tha Altin Dumani./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Në 2024 janë krijuar 10 skuadra të përbashkëta hetimore"/ Dumani: Bashkëpunimi me ndërkombëtarët, efektiv në luftën kundër korrupsionit

"65.5 mln € të sekuestruara e konfiskuara gjatë 2024"/
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se korrupsioni pasiv i zyrtarëve të lartë, ka pasur tendencë në rritje. Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, Dumani shtoi se bashkëpunimi me ndërkombëtarët, ka rezultuar efektiv. Ndër të tjera kreu i SPAK nënvizoi se ushtrimi i ndikimit të paligjshëm mbetet tipike e ndërhyrjes në administratën publike.

“Mashtrimi kompjuterik, call center, ka pasur dëm 6 milionë euro. Sa i takon korrupsionit, kemi një tendencë në rritje kundër korrupsionit të funksionarëve publikë. 67.4 përqind e çështjeve do të mbeten për t’u hetuar për vitin 2025. Korrupsioni pasiv ruan trend të lartë, stabël. Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm mbetet tipike e ndërhyrjes në administratën publike. Korrupsioni përbën kërcënim të vazhdueshëm.

Në 2024 janë krijuar 10 skuadra të përbashkëta hetimore. Sektori për bashkëpunimin ndërkombëtar shënoi një rritje të volumit të punës. Komunikimi me homologët europianë dhe ndërkombëtarë ka intesifikuar baashkëpunimin dhe efektivitetin kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Dumani./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Trafikimi i qenieve njerëzore është në nivel mesatar..."/ Dumani: Grupet kriminale mbeten aktive në trafikim kokaine dhe kanabis 

"65.5 mln € të sekuestruara e konfiskuara gjatë 2024"/
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se trafikimi i narkotikëve dhe qenieve njerëzore mbetet në vlera të larta. Duke raportuar në Komisionin e Ligjeve, Dumani janë goditur 16 grupe kriminale, ku 10 kanë përfunduar në Gjykatë. Sipas tij grupet kanë komunikime të koduara dhe pastrojnë paratë përmes kriptovalutave. Gjithashtu kreu i SPAK theksoi se grupet kriminale mbeten aktive në trafikim kokaine dhe kanabis në shtete si Itali, Spanjë, Holandë, Gjermani Zvicër.

“Prokurorët kanë marrë pjesë në 6094 seanca gjyqësore. Në 2024 janë dyfishuar numri i rekursve të shqyrtuara. Në rënie janë vendimet e pafajësisë. Në 2024 janë përfunduar raportet e pasurisë për 55 subjekte. Buxhetit ka ardhur duke u rritur duke përmbushur kapacitetet. Nga 51 për qind në 93 për qind duke treguar një administrim efikas të burimeve.

SPAK ka rreth 36 për qind punonjëse të gjinisë femërore ku mbahen nga gratë 28 poste drejtuese. Ka pasur rreth 128 kërkesa zyrtare për informacion dhe mbi 430 mijë vizita në faqen zyrtare. Ka pasur takime informues me gazetarët, dalje televizive dhe në rrjetet sociale. Në trajnime, janë ndjekur 38 trajnime brenda vendit dhe 20 jashtë Shqipërisë. Pastrimi i parave dhe grupet kriminale mbeten në shifra të larta.

Trafiku i narkotikëve ka ruajtur vlera të larta, megjithëse në 2024 ka një ulje të lehtë. Trafikimi i qenieve njerëzore është në nivel mesatar, por me potencial rritjeje. Grupet kriminale mbeten aktive në trafikim kokaine dhe kanabis në shtete si Itali, Spanjë, Holandë, Gjermani Zvicër. Sigurojnë blerjen e kokainës në vende Latine. Gjatë 2024 janë identifikuat 16 grupe prej të cilëve 10 janë në Gjykatë. Ata kanë komunikime të koduara dhe pastrim të parave përmes kriptovalutave," tha Altin Dumani./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"105 persona rezultojnë të dënuar për krim të organizuar"/ Dumani: Numri i çështjeve të përfunduara është rritur me 13% krahasuar me vitin e kaluar

"65.5 mln € të sekuestruara e konfiskuara gjatë 2024"/
Altin Dumani 

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani duke raportuar në Komisionin e Legjive deklaroi se 105 persona rezultojnë të dënuar për krim të organizuar. Dumani tha më tej se masat e sigurimit, numri i të burgosurve nga hetimet të SPAK përbën vetëm 9.5% të totalit. Gjithashtu Kreu i SPAK nënvizoi se numri i çështjeve të përfunduara nga SPAK u rri me 13%  krahasuar me vitin e kaluar.

"Krimet zgjedhore. Nga këto të dhëna tregojnë përmirësim. Masat e sigurimit, numri i të burgosurve nga hetimet të SPAK përbën vetëm 9.5% të totalit. 105 persona rezultojnë të dënuar për krim të organizuar. Referuar të dhënat rezulton se një numër i konsideruar i personave, 40% e personave 2024, tregon që krimi i organizuar ka marrë një masë të ashpër. Gjatë vitit 2024 janë ekzekutuar, 94 masa arresti, 206 persona janë dënuar me burgim. Në vitin 2024 SPAK ka shpallur në kërkim, 140 persona. Numri i çështjeve të përfunduara nga SPAK u rri me 13% krahasuar me vitin e kaluar," tha Altin Dumani./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"Rritje e bashkëpunimit me Eurojust"/ Raporti vjetor, Dumani: 10 zyrtarë të dënuar, 66.5 milionë euro pasuri të konfiskuara

"65.5 mln € të sekuestruara e konfiskuara gjatë 2024"/
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi se SPAK ka konfiskuar 66.5 milionë euro pasuri dhe theksoi se ka pasur rritje të bashkëpunimit me Eurojust. Duke prezantuar raportin e vitit 2024 në Komisionin e Ligjeve, Dumani tha se 33 zyrtarë janë proceduar, e 10 prej tyre janë dënuar me vendim të formës së prerë.

“Krahasuar me vitin 2023, numri i çështjeve në hetim për trafik droge është rritur në masën 3.3 përqind. Kjo ka sjellë numrin e bashkëpunimit me Eurojust. Janë ekzekutuar 46 vendime gjykate. Janë hetuar 854 procedime penale. Krahasuar me një vit më parë, ka një rritje me 13 përqind te hetimeve.

Janë proceduar 33 zyrtarë të artë, 10 të dënuar me vendim të formës së prerë. Sa i përket terrorizmit, në 2024 u regjistruan 9 çështje të reja. Sa i takon vlerës së pasurisë së konfiskuar, është 66.5 milionë euro. Prej totalit, 43.8 përqind janë pasuri të sekuestruar, dhe 56.2 përqind janë pasuri të konfiskuara. 45.8 përqind e zënë pasuritë e zyrtarëve”, tha Dumani./ Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

"60% më shumë se në 2023"/ Dumani raporton te 'Ligjet': 65.5 milionë euro të sekuestruara gjatë vitit 2024

"65.5 mln € të sekuestruara e konfiskuara gjatë 2024"/
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK Altin Dumani duke raportuar në Komisionin e Ligjeve theksoi se SPAK ka sekuestruar 65.5 milionë euro pasuri të krimit gjatë vitit 2024. Dumani theksoi se kjo shifër është 60% më shumë se në vitin 2023. Ndër të tjera kreu i SPAK theksoi se numri i prokurorëve u rrit në 20, u rritën dhe trajnimet ndërkombëtare dhe sipas tij u rritën me 8% çështjet në hetim.

"Gjatë vitit 2024 SPAK ka patur ndjekjen e rekomandimeve të BE, rezolutës së Kuvendit dhe rekomandimeve prioritare të Këshillit të Ministrave në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit. Numri i prokurorëve u rrit në 20, u rritën dhe trajnimet ndërkombëtare. U rritën me 8% çështjet në hetim.

Në nëntor 2024 u miratua udhëzimi për masat administrative dhe procedura për kryerjen e hetimit pasuror dhe financiar, që i zhvillon paralelisht me hetimin penal. Gjatë vitit 2024, janë sekuestruar 65.5 milionë euro, një rritje me 60% krahasuar me 2023, duke përfshirë pasuri të paluajtshme, bankare dhe kriptovaluta," tha Altin Dumani/Dosja.al

altin dumani spak komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!