LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

“AKSHI histori suksesi”/ Rama: “Albanian Digital Solution” synon modernizimin e shërbimeve publike! Lajm i rremë që shteti po fal Zvërnecin

• Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot shoqërinë e re “Albanian Digital Solution” që sipas tij, synon modernizimin e shërbimeve dhe forcimin e inovacionit teknologjik në vend. • Gjatë fjalës së tij, Kryeministri tha se kjo kompani do të garantojë standarde të larta për sektorin publik, si dhe do të jetë një garanci për mirëmbajtjen e sistemeve dixhitale të institucioneve shtetërore duke mos qenë më peng i sektorit privat. • Kreu i qeverisë vlerësoi punën e AKSHI-t, duke e quajtur një histori suksesi që nisi me pak shërbime, ndërkohë që tani është zgjeruar në mbi 1200 shërbime publike online. • Sa i përket raportimeve se shteti po shet Zvërnecin, Rama i cilësoi lajme të rreme, duke thënë se shteti nuk ka pjesë aty. • Ai theksoi se ajo është një pronë private dembabadem dhe investitorët që e kanë marrë përsipër janë tejet serioz. • Kreu i qeverisë sqaroi se shteti shqiptar ka në pronësi vetëm pjesën që lidhet me ishullin e Sazanit, ku sipas tij negociatat ende nuk kanë përfunduar.

2 artikuj për këtë temë.

5 DITE ME PARE

"Lajm i rremë që shteti po fal Zvërnecin"/ Rama: Ajo është tokë private ‘dem baba dem’, shteti aty nuk ka asgjë

“AKSHI histori suksesi”/ Rama: “Albanian Digital
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i cilësoi lajme të rreme pretendimet se shteti po fal Zvërnecin. Duke folur në prezantimin e themelimit të një kompanie në fushën e teknologjisë “Albanian Digital Solution”, Rama tha se sa i përket Zvërnecit, shteti nuk ka pjesë aty. Ai theksoi se ajo është një pronë private dembabadem dhe investitorët që e kanë marrë përsipër janë tejet serioz.

Kreu i qeverisë sqaroi se shteti shqiptar ka në pronësi vetëm pjesën që lidhet me ishullin e Sazanit, ku sipas tij negociatat ende nuk kanë përfunduar.

"Më vjen të them diçka mbi këtë zhurmën e një lajmi të rremë me demek që shteti po fal Zvërnecin. Shteti nuk po fal asgjë. Ajo është një pronë private dembabadem. Dhe investitorët e përfshirë në atë proces janë tetej serioz të cilën atë pronë e kanë marrë nga privatët. Shteti po ka pasuri në anën tjetër të projektit ishullin e Sazanit, ende sot nuk kam mbaruar negociatat pasi KSHI është pjesë e investimeve. Shteti do jetë aty. Toka e ishullit aty e shtetit shqiptarë," tha Rama./Dosja.al

5 DITE ME PARE

Rama: AKSHI histori e jashtëzakonshme suksesi! “Albanian Digital Solution” synon modernizimin e shërbimeve publike

“AKSHI histori suksesi”/ Rama: “Albanian Digital
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot shoqërinë e re “Albanian Digital Solution” që sipas tij, synon modernizimin e shërbimeve dhe forcimin e inovacionit teknologjik në vend. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri vlerësoi punën e AKSHI-t, duke e quajtur një histori suksesi që nisi me pak shërbime, ndërkohë që tani është zgjeruar në mbi 1200 shërbime publike online.

Sa i përket “Albanian Digital Solution”, Rama tha se kjo kompani do të garantojë standarde të larta për sektorin publik, si dhe do të jetë një garanci për mirëmbajtjen e sistemeve dixhitale të institucioneve shtetërore duke mos qenë më peng i sektorit privat.

"Sot ne bëjmë publike një kompani të re, e cila krijohet si një domosdoshmëri në këtë fazë të re të zhvillimit të qeverisjes elektronike. AKSHI është histori e jashtëzakonshme suksesi, e cila ka kaluar përmes një rruge aspak të lehtë, një rrugë që ka nisur me një grusht shërbimesh dhe që pastaj ka kulmuar në 1200 shërbime publike online. Rrugë që ka nisur me një grusht njerëzish dhe më pas ka kulmuar me mbi 3 milionë përdorues, si rezultat edhe i momentit dramatik të pandemisë, ku e-Albania u bë shpëtimtare për shëndetin e shqiptarëve, ku përmes saj u zbatuan edhe masat e domosdoshme kufizuese. Një rrugë ku sigurisht nevoja për financim ka ardhur duke u rritur, pasi sistemet e ndërtuara kërkojnë financim qoftë për t’u ndërtuar, qoftë për t’u mirëmbajtur. Një rrugë ku qartësisht lindi nevoja për të ndarë udhëheqjen e qeverisjes elektronike, përcaktimin e standardeve, rritjen e arkitekturës, koordinimin e forcave të përfshira dhe kontrollin e cilësisë me gjithë nivelin operacional.

Për ta ndarë jo më mes sektorit publik dhe privat, por atij publik, duke krijuar një kompani të re, ADS, që do të zhvillojë sisteme pa pasur gjithmonë nevojë që shteti t’i drejtohet privatit. Me ambicien që shteti të krijojë kompaninë më të suksesshme publike të zhvillimit të sistemeve dhe mirëmbajtjes së tyre. Kompaninë më të suksesshme në treg, e cila të ketë kapacitetin të kthehet në një hapësirë për të gjithë talentet, që të ketë pagat më të larta në tregun e shërbimeve dixhitale. Që të ketë kapacitetin që talenteve t’u ofrojë mundësinë që të bëhen pjesë e saj, duke kombinuar qoftë punën në zyrë, qoftë në distancë në funksion të qëllimeve. Një kompani që të jetë garanci për institucionet e vendit që nuk mund të mbeten peng i privatëve në mirëmbajtjen e sistemeve të tyre. Të garantojë vazhdimësinë teknike, por edhe të ofrojë përgjegjshmërinë më të lartë institucionale dhe qytetare në raport me publikun, duke garantuar matshmërinë e shërbimit”, tha Rama.

 

edi rama

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë