Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
• Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të mërkurë në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku si pasojë dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë ndodhen në spital, duke marrë ndihmë mjekësore. • Blutë bënë me dije se të pestë personat ishin nga Kosova dhe ishin futur në det për tu larë, por janë rrëmbyer nga dallgët e forta. • Fatmirësisht tre personat që shpëtuan ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. • Të rinjtë ishin pjesë e një grupi turistësh nga Kosova, të cilët kishin ardhur me autobusë për të vizituar Shëngjin dhe zonat përreth.
3 artikuj për këtë temë.
LEZHË- Një ngjarje tragjike ndodhi pasditen e kësaj të mërkure në Shëngjin, ku dy të rinj humbën jetën, ndërsa tre të tjerë mbetën të lënduar. Mësohet se dy të rinjtë që humbën jetën pasi u përplasën nga dallgët në det janë Leonid Alia dhe Jetmir Çopa. Ndërkohë, të lënduar kanë mbetur Dion Myftari, Arbër Beqaj dhe Drilon Rustemi.
Të rinjtë ishin pjesë e një grupi turistësh nga Kosova, të cilët kishin ardhur me autobusë për të vizituar Shëngjin dhe zonat përreth./Dosja.al
LEZHË- Policia ka dhënë detaje lidhur me tragjedinë e ndodhur në zonën e Ranës së Hedhun, në Shëngjin, ku dy persona u mbytën në det. Blutë sqarojnë se pesë personat nga Kosova ishin futur në det për tu larë dhe si pasojë e dallgëve të shkaktuara nga era e fortë, dy prej tyre kanë humbur jetën dhe tre të tjerë po marrin ndihmë mjekësore. Blutë theksojnë më tej se falë reagimit të menjëhershëm të qytetarëve me Jet Ski, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, u bë e mundur nxjerrja nga deti e pesë personave nga Kosova.
Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në zonën e Ranës së Hedhun, në Shëngjin, disa shtetas që ishin futur në det për t’u larë, si pasojë e dallgëve të shkaktuara nga era e fortë, ndodheshin në vështirësi dhe rrezikonin të mbyteshin. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, si dhe ato të emergjencës.
Falë reagimit të menjëhershëm të qytetarëve me Jet Ski, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, u bë e mundur nxjerrja nga deti e 5 shtetasve nga Kosova, të cilët u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal Lezhë për marrjen e ndihmës mjekësore. Sipas informacionit paraprak nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë, 2 prej shtetasve kanë humbur jetën, ndërsa 3 shtetasit e tjerë po marrin ndihmë mjekësore. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Dosja.al
LEZHË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku katër persona janë marrë nga dallgët. Si pasojë dy prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në vijën bregdetare të kësaj zone, ndërsa paraprakisht thuhet se i mori dallga. Të rinjtë ishin nga Kosova dhe ishin një grup shoqëror, të cilët kishin ardhur me autobus nga Kosova dhe kishin ndaluar te Rana e Hedhun.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e shkaqeve që çuan në këtë pikë. /Dosja.al