LIVE UPDATES
Editorial

Bota nuk rrezikohet nga njerëzit e këqij, por nga ata që shohin dhe lejojnë që e keqja të ndodh pa bërë asgjë

Kur shoh zhvillimet e fundit rreth projektit të investimit në Zvërnec, përtej propagandës qeveritare dhe slloganeve shkëlqyese për "rilindjen e turizmit elitë", si audituese syri më kap menjëherë ato që ne në zhargonin tonë profesional i quajmë "flamuj të kuq". Kemi të bëjmë me një proces të mbushur me mungesë totale transparence, vendime të dyshimta institucionale dhe një tjetërsim të hapur, pothuajse arrogant, të pasurisë sonë të përbashkët.

3 Qershor 2026, 10:34 Nga Meri Lika
Bota nuk rrezikohet nga njerëzit e këqij, por nga ata që shohin
Meri Lika

Nga pikëvështrimi i profesionit tim, çdo pasuri publike mbart një vlerë të jashtëzakonshme për komunitetin. Ajo nuk është thjesht një numër në inventarin e shtetit apo një zë në bilancet e ministrive, por një aset kombëtar që duhet t'u nënshtrohet parimeve më themelore të menaxhimit: transparencës, ligjshmërisë dhe, mbi të gjitha, dobisë ekonomike për qytetarët. Kur shoh zhvillimet e fundit rreth projektit të investimit në Zvërnec, përtej propagandës qeveritare dhe slloganeve shkëlqyese për "rilindjen e turizmit elitë", si audituese syri më kap menjëherë ato që ne në zhargonin tonë profesional i quajmë "flamuj të kuq". Kemi të bëjmë me një proces të mbushur me mungesë totale transparence, vendime të dyshimta institucionale dhe një tjetërsim të hapur, pothuajse arrogant, të pasurisë sonë të përbashkët.

Dante Aligieri, në veprën e tij gjeniale, i vendoste ata që abuzonin me fondet dhe postet publike në rrethet më të tmerrshme të Ferrit, por dënimin më të madh e ruante për "të paanshmit", për ata që qëndronin indiferentë në kohë krizash morale. Aforizmi i njohur se bota nuk shkatërrohet nga ata që bëjnë ligësinë, por nga ata që qëndrojnë duarkryq dhe thjesht vështrojnë, sot merr një kuptim të frikshëm përpara aferës së Zvërnecit. Indiferenca jonë kolektive nuk duhet të kthehet në miratimin më të madh për grabitjen e radhës.

Pyetja e parë që më lind natyrshëm, përpara se të shoh çdo lloj shifre, maketi 3D apo premtimesh për miliarda dollarë që do të derdhen, është ajo që do të bënte çdo profesionist përpara një dosjeje të dyshimtë: Si u përftua kjo tokë dhe cili është titulli i vërtetë i pronësisë?

Në praktikën më minimale të biznesit, çka përbën edhe rregullin numër një të sigurisë financiare, ekziston një protokoll i panegociueshëm. Edhe firma më e vogël e ndërtimit në Shqipëri, qoftë edhe ajo me më pak peshë dhe pa asnjë emër në këtë sektor, përpara se të hedhë firmën në një kontratë sipërmarrjeje apo shkëmbimi me pronarët e një toke, bën një gjë elementare: kontrollon me imtësi statusin juridik të pronës. Asnjë ndërtues nuk rrezikon kapitalin e tij pa u siguruar nëse ajo tokë ka konflikte pronësie, mbivendosje titujsh apo procese gjyqësore të hapura. Ky quhet vlerësim i riskut (due diligence). Dhe unë e kam të pamundur të besoj se një invesitor kaq gjigand siç po na paraqitet të jetë kaq naiv dhe të mos ketë as minimumin e sigurisë për investimin e tij.

Zvërneci është një nga xhevahiret e fundit të virgjër të bregdetit tonë në Vlorë, një zonë me ekosistem delikat dhe e mbrojtur me ligj për vlerat e saj unike mjedisore. Sot, ky aset po dorëzohet përmes procedurave që ngrenë pikëpyetje të tmerrshme juridike. Kur shteti kalon sipërfaqe gjigante të tokës publike në duart e investitorëve privatë pa një garë të hapur ndërkombëtare, pa një vlerësim të pavarur dhe real të çmimit të tregut, dhe mbi të gjitha, përmes ligjeve që ndryshohen brenda natës me porosi të veçantë, siç ndodhi me ndryshimet famëkeqe në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, kemi të bëjmë me një cënim të rëndë të parimit të konkurrencës. Në terma auditi, ky nuk është investim; ky është një transaksion me palë të lidhura ku interesi publik është përjashtuar plotësisht nga ekuacioni.

Në qendër të kësaj skeme dhe si arkitekt i këtij modeli qeverisës qëndron Edi Rama. Ky projekt në Zvërnec nuk është një rast i izoluar, por pasqyra më e qartë e asaj që quhet "kapje e shtetit". Është një model ku burimet publike dhe bregdeti nuk përdoren për të zhvilluar ekonominë lokale apo për të krijuar mirëqenie për qytetarët e thjeshtë, por si monedhë shkëmbimi për favore politike ndërkombëtare dhe për të forcuar pushtetin personal. Ky lloj korrupsioni është më i rrezikshmi; është korrupsion strukturor, ku vetë institucionet përdoren si instrumente për të ligjëruar grabitjen.

Kur analizon "hyrjet" dhe "daljet" e këtij projekti, bilanci del me humbje të thellë për ne. Por më keq akoma peshon tallja publike përmes deklaratave të njëpasnjëshme të vetë kryeministrit. Daljet e tij publike për këtë çështje kanë kaluar çdo kufi të llogaridhënies zyrtare, duke u shndërruar në shfaqje të dobëta arrogance. Kulmi i kësaj retorike arriti kur ai deklaroi para shqiptarëve se "kishte menduar të ikte e të kthehej në katund", të merrej me punët e tij, por ja që "nuk ikën dot se e do Shqipërinë" dhe nuk e lë dot pa e parë të përfunduar këtë projekt të madh.

Si profesioniste e numrave, kjo lloj logjike më duket sa absurde, aq edhe fyese. Ky pretendim se ai po qëndron në karrige nga "dashuria e madhe" është thjesht një ambalazh emocional për të mbuluar interesat e mëdha financiare që fshihen pas këtyre marrëveshjeve. Nuk iket në katund kur ke nënshkruar kalimin e qindra hektarëve zonë të mbrojtur te dhëndri i Trump-it; nuk iket sepse obligimet e këtij modeli ekonomik të lidhin fort pas asaj karrigeje. Dashuria e vërtetë për vendin do të përkthehej në mbrojtjen e ligjit, në ruajtjen e mjedisit të Vlorës dhe në hapjen e garave të ndershme ku përfitojnë shqiptarët, jo duke u vetëshpallur "shpëtimtar" që bën dhurata me pronat e shtetit.

Por në këtë mes, sjellja e opozitës zyrtare, dhe konkretisht e Partisë Demokratike, kërkon një auditim të dytë, po aq të rreptë. Është e dhimbshme të shohësh se si PD po shfaq një mungesë të theksuar dëshire për të organizuar apo mbështetur protesta të vërteta e radikale kundër këtij projekti. Pse kjo heshtje dhe ky reagim me "gjysmë zëri" nga ata që duhej të ishin zëri i qytetarëve? Përgjigja është e lidhur sërish me kalkulimet e ftohta të interesit: emrat e Jared Kushner dhe Ivanka Trump peshojnë politikisht në Uashington. Në kalkulimet e tyre të vogla elektorale, udhëheqësit e PD-së druhen se po prekën këtë investim, do të prishin marrëdhëniet me administratën e mundshme të ardhshme amerikane. Ky është një gabim i rëndë në vlerësimin e riskut politik: duke sakrifikuar mbrojtjen e pasurisë kombëtare për interesat e tyre të lobimit jashtë vendit, ata thjesht humbasin kredibilitetin përballë qytetarëve shqiptarë që presin një opozitë pa ekuivoke.

Kjo amulli dhe ky pazar i heshtur politik e bën jetike, më shumë se kurrë, protestën qytetare. Kur institucionet dështojnë dhe opozita kalkulon, mbrojtja e territorit mbetet në duart e njerëzve të thjeshtë. Por, ashtu si çdo proces që kërkon integritet për të dhënë rezultat, edhe kjo protestë duhet të "auditohet" mirë nga vetë ne, qytetarët, për të mos lejuar që të manipulohet. Kauza e Zvërnecit nuk duhet të kthehet në një vegël për lojërat e ditës të partive apo për axhendat personale të kryetarucëve të partive të vogla që kërkojnë të përfitojnë politikisht. Kur politika përpiqet të marrë frenat e një revolte organike, ajo thjesht e zhvlerëson atë, duke e shndërruar mbrojtjen e mjedisit dhe të pronës në një mjet presioni për të negociuar poste apo imunitete në tavolina të mbyllura. Protesta për Zvërnecin duhet të mbetet e pastër, qytetare dhe e udhëhequr vetëm nga parimi i mbrojtjes së interesit publik.

Në punën time të përditshme unë besoj te dokumentet, te standardet dhe te rregullat e qarta. Dhe këtu po shkelen të gjitha. Nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm kur "hyrjet" e një projekti janë ligjet me porosi, deklaratat cinike për "sakrifica" kryeministrore dhe korrupsioni, sepse "daljet" do të jenë gjithmonë humbja e asaj që na takon. Zvërneci nuk është thjesht një parcelë e bukur në bregdet; ai është testi i fundit nëse si shoqëri jemi ende të aftë të bëjmë një auditim publik dhe të kërkojmë llogari, apo nëse do të ulim kokën në heshtje, duke u bërë bashkëfajtorë në një skenë ku të gjithë shohin dhe askush nuk vepron.

meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 1 Qershor 2026, 21:14 Irena Beqiraj

Ti vetëm ik!

Ik sot, po munde, se mund të mbrohemi nga të huajt më lehtë sesa ç’mund të mbrohemi nga budallallëku funksional q&e...

Editorial 24 Maj 2026, 14:23 Meri Lika

DOKTORI FITOI!

Le ta themi hapur: Sali Berisha fitoi!Ai e tregoi se është bërë nga brumi i atyre që nuk dorëzohen.Ndërsa të tjerë...

Editorial 23 Maj 2026, 18:30 Xheni Karaj

Sot nuk po marshojmë vetëm për krenari

Sot nuk po marshojmë vetëm për krenari.Po marshojmë për mbijetesë.Po marshojmë në një kohë kur politika shqi...

Editorial 12 Maj 2026, 15:30 Agim Nesho

Djalli vishet me atlete të bardha

Për kombin tonë, integrimi europian është më shumë se pranimi në familjen europiane. Ky është momenti historik ku...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet