Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë.
TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 50-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ata do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.
Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë.
Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.
Gjatë marshimit të djeshëm, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi".
Kërkesat e protestuesve:
1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.
5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./Dosja.al
Foto ilustruse SHKODRA- Të shtëna me armë u raportuan mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:15, në fshatin Barbullush, Vau i ...
Foto ilustruse Intervistë me Fatos Çerenishti, administrator i “Fafa Group” Sezoni veror në Golem po jep sinjalet e para t&eu...
Foto ilustruse Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të shërbimit spitalor, ishin në dispozicion 8,911 sh...
Foto ilustruse TIRANË- Këtë të dielë vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme d...
Enrik Mehmeti VLORA- Një ngjarje e rënë ndodhi mbrëmjën e djeshme, ku gazetari Enrik Mehmeti humbi jetën si pasojë ...
Enrik Mehmeti VLORA- Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku një si pasojë e një aksidenti rrugor gazetari&nbs...
Pamje TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur protestën e 49-të, përmes së cilës kanë kërkuar dorëheqjen e kr...
Tirana nuk ka qenë e qetë që nga 1 qershori. Një incident në Zvërnec, ku po planifikohet të ndërtohet një resort ...
Foto ilustruse VAU I DEJËS- Të shtëna me armë janë regjisturar në fshatin Barbullush, në bashkinë Vau i Dejës....
Foto ilustruse LLOGARA- Pesë turistë gjermanë kanë mbetur të bllokuar në malin të Çikës dhe kanë k...