Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Sektori përballet paralelisht me një goditje të fortë nga zhvlerësimi i Euros, ndërsa pjesa më e madhe e kostove paguhet në Lek.
Intervistë me Fatos Çerenishti, administrator i “Fafa Group”
Sezoni veror në Golem po jep sinjalet e para të një ngadalësimi, me kërkesën për rezervime individuale që ka nisur nën nivelet e një viti më parë. Hotelet po aplikojnë oferta edhe në kulmin e sezonit, një tregues i presionit mbi shitjet e minutës së fundit.
Ndërkohë, kontratat e garancisë me agjencitë vijojnë të mbajnë volume të kënaqshme nga Europa Qendrore dhe Lindore.
Sektori përballet paralelisht me një goditje të fortë nga zhvlerësimi i Euros, ndërsa pjesa më e madhe e kostove paguhet në Lek. Operatorët po amortizojnë humbjet përmes tkurrjes së marzheve, për të mos cenuar cilësinë e shërbimit.
Fatos Çerenishti, administrator i “Fafa Group”, në këtë intervistë për “Monitor”, thotë se sezoni mund të rezultojë më i dobët se vitet e fundit.
Si paraqitet aktualisht ecuria e turizmit në zonën e Golemit, tashmë që kemi hyrë në muajt kryesorë të sezonit veror?
Po vërejmë tkurrje të kërkesës nga klientët që rezervojnë drejtpërdrejt përmes platformave si Booking apo përmes recepsionit. Ne zakonisht punojmë me kontrata garancie, por një përqindje të kapaciteteve e lëmë të disponueshme për këtë kategori klientësh.
Korriku nuk ka nisur në nivelin që prisnim. Situata na kujton periudhën e para dhjetë viteve, kur sezoni fillonte rreth datës 10 korrik dhe përfundonte më 30 gusht. Aktualisht, ecuria është më e dobët krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.
Kjo mund të kuptohet edhe nga ofertat që po publikohen aktualisht në faqet e hoteleve në zonën e Golemit dhe të Durrësit.
Kur hotelet aplikojnë ulje çmimesh gjatë korrikut dhe gushtit, që konsiderohen muajt e pikut të sezonit, kjo tregon se kërkesa nuk është në nivelin e pritshëm. Ofertat po përdoren si një mënyrë për të tërhequr vizitorët që rezervojnë në momentin e fundit.
Cilat mund të jenë arsyet që kanë sjellë këtë tkurrje të rezervimeve të momentit të fundit?
Nuk mund të përcaktoj me siguri një arsye të vetme. Duket sikur ekziston një lloj pasigurie, frike apo mungese besimi te konsumatori.
Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar merrnim rreth 100 telefonata në ditë nga persona që kërkonin informacion apo interesoheshin për rezervime. Sot, numri i këtyre telefonatave mund të mos arrijë as në katër në ditë.
Kjo kategori klientësh përbëhet kryesisht nga diaspora shqiptare, shqiptarët e Kosovës, turistët nga rajoni, por edhe nga pushuesit vendas. Këtë vit po vërejmë mungesë të kërkesës pothuajse nga të gjitha këto grupe.
Si ka qenë ecuria e tregut të Kosovës këtë vit, veçanërisht gjatë sezonit veror?
Edhe tregu i Kosovës nuk ka pasur ecurinë që prisnim. Krahasimin e bëjmë me vitin e kaluar dhe, deri tani, kjo periudhë ka qenë nën nivelet e pritshme.
Disa përfaqësues të sektorit kanë ngritur shqetësimin se protestat dhe zhvillimet e brendshme mund të kenë ndikuar në rezervimet e momentit të fundit. Mendoni se ky faktor ka pasur ndikim?
Nuk mund të them me siguri nëse protestat kanë ndikuar drejtpërdrejt, por është e qartë se ekziston një faktor që ka sjellë këtë ndryshim dhe ai duhet të studiohet me kujdes.
Turizmi është një sektor që mbështetet te besimi, imazhi dhe siguria. Nëse një destinacion nuk perceptohet si i sigurt apo nëse imazhi i tij dëmtohet, efektet mbi kërkesën janë të menjëhershme. Turistët e kanë shumë të lehtë t’i devijojnë planet e tyre drejt një destinacioni tjetër.
Për këtë arsye, duhet të analizojmë seriozisht se nga po vjen kjo situatë dhe cilët faktorë kanë ndikuar në të.
Ndryshe nga rezervimet individuale, si ka qenë ecuria e turistëve që vijnë përmes kontratave të garancisë?
Situata me turistët që vijnë përmes kontratave të garancisë është krejtësisht e ndryshme. Këto kapacitete janë parablerë nga agjencitë turistike dhe ecuria deri tani ka qenë shumë e mirë.
Sipas kontratave, agjencitë kanë të drejtën që të mos realizojnë deri në 10% të volumit të parashikuar, por në përgjithësi nuk kemi pasur probleme.
Do të veçoja vetëm tregun gjerman, ku shitjet nuk kanë qenë në nivelin e pritshëm në raport me kontratën që kemi. Ndërkohë, tregjet e tjera kanë pasur ecuri pozitive. Polakët, çekët dhe sllovakët kanë performuar mirë.
Edhe tregu francez ka rezultuar shumë pozitiv. Turistët francezë janë një kategori shumë e mirë vizitorësh dhe nga agjencitë kemi marrë përshtypje mjaft pozitive. Ata kanë shprehur vlerësime të mira për destinacionin, duke nisur nga hotelet dhe cilësia e ushqimit, deri te plazhi dhe shërbimet.
Turistët francezë kanë hyrë për herë të parë këtë vit përmes kontratave të garancisë. A keni nisur negociata për kontrata të reja për vitin e ardhshëm?
Ende jo. Besoj se diskutimet dhe negociatat për kontratat e vitit të ardhshëm do të nisin në muajin shtator, pasi të ketë përfunduar fluksi kryesor i sezonit veror.
Në atë periudhë do të kemi edhe një panoramë më të plotë të rezultateve dhe të vlerësimeve të agjencive dhe turistëve.
Duke marrë parasysh ecurinë e deritanishme, cilat janë pritshmëritë tuaja për pjesën tjetër të korrikut dhe për muajin gusht?
Po e ndjekim situatën me shumë kujdes dhe presim të shohim se si do të nisë pjesa e dytë e korrikut, për të kuptuar më qartë tendencën e sezonit.
Nëse situata vazhdon në të njëjtat nivele, do të detyrohemi të aplikojmë oferta të tjera. Kjo nuk na favorizon si biznes, pasi kostot tona janë të larta dhe ulja e çmimeve ndikon drejtpërdrejt në marzhet e fitimit.
Në tërësi, mendoj se ky sezon veror nuk do të jetë i njëjtë me sezonet e viteve të fundit. Ka një lloj ndalimi apo ngadalësimi të menjëhershëm të kërkesës dhe ky është një problem mbi të cilin duhet të reflektojnë të gjithë aktorët e sektorit.
Duhet të vlerësohet me kujdes burimi i kësaj situate, pasi ndryshimi ishte i papritur. Qershori pati ecuri shumë të mirë dhe edhe ditët e para të korrikut nisën pozitivisht, por më pas kërkesa u ndal.
Shpresojmë që muaji shtator të rikuperojë një pjesë të diferencës që po vihet re aktualisht. Në vitet e fundit, shtatori ka pasur ecuri shumë të mirë dhe shpresojmë që e njëjta tendencë të vazhdojë edhe këtë vit.
Një nga problematikat që sektori i turizmit ka ngritur vazhdimisht është zhvlerësimi i Euros. Duke qenë se një pjesë të të ardhurave i siguroni në Euro, ndërsa shpenzimet i kryeni në Lek, si ka ndikuar forcimi i monedhës vendase në aktivitetin tuaj?
Zhvlerësimi i Euros na ka goditur jashtëzakonisht shumë. Rreth 90% të pagesave për ushqimet, pagat e punonjësve dhe shpenzimet e tjera i kryejmë në Lek, ndërsa pjesën më të madhe të të ardhurave e arkëtojmë në Euro.
Si rezultat i zhvlerësimit të vazhdueshëm të Euros, i cili po thellohet nga viti në vit, ne llogarisim se jemi rreth 30% në minus. Kjo situatë nuk duket se po ndalet dhe po ushtron presion të vazhdueshëm mbi financat e bizneseve turistike.
Deri tani, efektin e kemi amortizuar duke ulur marzhin tonë të fitimit, në mënyrë që të mos cenojmë cilësinë e shërbimit. Qëllimi ynë është të rrisim vlerën e destinacionit dhe të kontribuojmë që turizmi të jetë i qëndrueshëm në afat të gjatë.
Parapëlqejmë të fitojmë më pak, por ta mbajmë cilësinë e shërbimit në nivele të larta.
Si paraqitet situata me punonjësit dhe cilësinë e shërbimit gjatë këtij sezoni?
Ne jemi përpjekur të ruajmë gjithmonë një bërthamë të qëndrueshme punonjësish gjatë gjithë vitit. Gjatë sezonit veror, kur rritet ndjeshëm volumi i aktivitetit, bëjmë edhe zgjerimin e stafit.
Jemi munduar që rreth 90% e punonjësve të jenë shqiptarë, ndërsa afërsisht 10% e stafit përbëhet nga punonjës të huaj.
Vështirësia kryesore që hasim është gjetja e punonjësve të kualifikuar. Për të plotësuar nevojat, jemi përpjekur të tërheqim nxënës nga shkollat profesionale, si dhe punonjës nga zonat përreth.
Kemi rekrutuar staf edhe nga qytete si Lushnja, në mënyrë që të sigurojmë numrin e nevojshëm të punonjësve dhe të ruajmë nivelin e shërbimit në muajt me fluksin më të lartë./Monitor
Foto ilustruse Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të shërbimit spitalor, ishin në dispozicion 8,911 sh...
Foto ilustruse TIRANË- Këtë të dielë vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme d...
Enrik Mehmeti VLORA- Një ngjarje e rënë ndodhi mbrëmjën e djeshme, ku gazetari Enrik Mehmeti humbi jetën si pasojë ...
Enrik Mehmeti VLORA- Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku një si pasojë e një aksidenti rrugor gazetari&nbs...
Pamje TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur protestën e 49-të, përmes së cilës kanë kërkuar dorëheqjen e kr...
Tirana nuk ka qenë e qetë që nga 1 qershori. Një incident në Zvërnec, ku po planifikohet të ndërtohet një resort ...
Foto ilustruse VAU I DEJËS- Të shtëna me armë janë regjisturar në fshatin Barbullush, në bashkinë Vau i Dejës....
Foto ilustruse LLOGARA- Pesë turistë gjermanë kanë mbetur të bllokuar në malin të Çikës dhe kanë k...
Enrik Mehmeti VLORA- Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën si pasojë e një aksident rrugor, i cili ka ndodhur në plazhin e ...
Pamje TIRANË- Qyetarët po vijojnë marshimin e tyre kilometrik, ndërsa kanë ftuar qytetarët të cilët gjenden të...