LIVE UPDATES
Editorial

Sektori farmaceutik: Koha për të ndërtuar, jo për të arnuar

Për sektorin farmaceutik, kjo do të thotë standarde më të larta, transparencë më të madhe dhe përgjegjësi më të qarta. Do të thotë që pacienti shqiptar duhet të ketë të njëjtin nivel sigurie dhe aksesesh si çdo qytetar europian.

18 Prill 2026, 08:30 Nga Dorian Sadiku*

Sektori farmaceutik: Koha për të ndërtuar, jo për të

Është e vështirë të flasësh për sektorin farmaceutik sot pa pasur ndjesinë se po përsërit të njëjtat gjëra. Prej vitesh diskutojmë të njëjtat problematika, ngremë të njëjtat shqetësime dhe propozojmë të njëjtat zgjidhje. Dhe megjithatë, ndryshimi mbetet i ngadaltë, në disa raste pothuajse i padukshëm.

Por këtë herë, reflektimi nuk vjen vetëm nga brenda sektorit. Vjen edhe nga një moment më i gjerë. Samiti i Diasporës, për shembull, ishte një kujtesë e fortë e një realiteti që të gjithë e dimë, por rrallë e artikulojmë siç duhet: diaspora jonë rritet çdo vit, ndërsa ne vazhdojmë ta shohim nga larg, pa arritur t’i ofrojmë një sistem ku ajo të mund të kthehet dhe të kontribuojë realisht.

Ishte e pamundur të mos më godiste nostalgjia kur pashë në panel Egesta Lopçin – dikur shoqe gjimnazi, sot mjeke dhe studiuese e mjekësisë bërthamore, me qindra artikuj shkencorë dhe një nivel dijeje që sot derdhet diku tjetër. Mendimi që më erdhi natyrshëm ishte i thjeshtë: çfarë do të bënte ajo nëse do të kthehej në Shqipëri? Dhe përgjigjja ishte po aq e thjeshtë: asgjë. Jo për mungesë vullneti apo aftësie, por sepse ne ende nuk kemi ndërtuar një sistem me themele të forta mbi të cilin mund të ndërtohet.

E njëjta gjë vlen edhe për ata që janë kthyer. Ka përpjekje reale, ka vullnet, por shpesh përfundon në përpjekje për të arnuar një sistem, jo për ta ndërtuar atë.

Në këtë kontekst, sektori farmaceutik është një pasqyrë shumë e qartë e këtij realiteti. Pas kaq vitesh, ne vazhdojmë të përballemi me të njëjtat probleme bazike.

Afatet kohore mbeten një mister. Nuk dihet kur miratohen çmimet, kur indeksohet lista, kur publikohet ajo e reja. Vendimet vijnë në momentin e fundit, duke krijuar kaos te pacientët, në treg dhe duke shkaktuar humbje për farmacitë dhe bizneset farmaceutike.

Metodologjia e listës së rimbursimit është një tjetër shembull i mungesës së evolucionit. Në një kohë kur industria farmaceutike dhe sistemet shëndetësore po ndryshojnë me ritme të shpejta në gjithë botën, ne vazhdojmë të operojmë pothuajse njësoj prej dy dekadash. Ndryshon komisioni çdo vit, por jo mënyra si funksionon sistemi.

Edhe imazhi i sektorit ka kaluar momente të vështira. Protestat e fundit treguan një solidaritet të rrallë mes farmacistëve, por njëkohësisht nxorën në pah edhe një problem serioz: tendencën për të futur të gjithë në një thes. Në një treg ku ka subjekte të audituara dhe korrekte, përgjithësimi është i padrejtë dhe dëmton besimin.

Në të njëjtën kohë, vazhdojmë të kemi kontrata që negociohen çdo vit, në një kohë kur teknologjia tashmë e bën të mundur monitorimin në kohë reale të çdo aktiviteti. Implementimi i plotë i recetës elektronike do ta bënte tregun edhe më transparent, por ne ende nuk e kemi shfrytëzuar këtë potencial.

Edhe çmimet e barnave dhe disponueshmëria e tyre mbeten problem. Janë bërë disa ndryshime, por ato nuk mjaftojnë. Në shumë raste, politika e çmimeve nuk përputhet me realitetin e tregut, duke ndikuar drejtpërdrejt në atë që qytetari gjen – ose nuk gjen – në farmaci.

Të gjitha këto çojnë në një pyetje të vetme: kur do të shohim ndryshime reale dhe të qëndrueshme?

Kjo pyetje bëhet edhe më urgjente në kontekstin e integrimit europian. Ky proces nuk është thjesht një objektiv politik. Është një transformim i thellë i mënyrës si funksionon sistemi, si rregullohet tregu dhe si mbrohet qytetari.

Për sektorin farmaceutik, kjo do të thotë standarde më të larta, transparencë më të madhe dhe përgjegjësi më të qarta. Do të thotë që pacienti shqiptar duhet të ketë të njëjtin nivel sigurie dhe aksesesh si çdo qytetar europian.

Por me ritmin aktual, jemi ende larg këtij realiteti. Dhe kjo nuk është për të krijuar pesimizëm, por për të qenë realistë: pa një ndryshim të qartë në qasje, rrezikojmë të hyjmë në këtë proces të papërgatitur.

Momenti është i rëndësishëm, sepse po punohet për afrimin me legjislacionin europian. Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur. Por për ta shfrytëzuar, kërkohet përfshirje reale e të gjithë aktorëve – institucioneve, biznesit dhe profesionistëve.

Duhet një dialog i vërtetë. Jo formal, jo sporadik, por i vazhdueshëm. Një dialog ku problemet nuk relativizohen, por adresohen. Ku zgjidhjet nuk shtyhen, por ndërtohen.

Sepse pa vullnet politik, çdo reformë mbetet në letër. Dhe pa përfshirjen e tregut, çdo reformë rrezikon të mos funksionojë në praktikë.

Po aq e rëndësishme është edhe përgjegjësia e vetë sektorit. Integrimi nuk është diçka që na ndodh nga jashtë. Është diçka që ndërtohet nga brenda – në mënyrën si operojmë, si respektojmë rregullat dhe si ndërtojmë besimin.

Në këtë pikë, bashkëpunimi midis Unionit të Biznesit Farmaceutik dhe Urdhrit të Farmacistëve bëhet thelbësor. Vetëm përmes një bashkëpunimi real mund të balancohet interesi tregtar me etikën profesionale dhe të garantohet mbrojtja e shëndetit publik.

Një hap konkret do të ishte krijimi i një tryeze teknike të përbashkët me institucionet, për të diskutuar çështjet kryesore të sektorit – nga kontratat te legjislacioni dhe funksionimi i sistemit.

Në fund, zgjedhja është e thjeshtë: ose ndërtojmë një partneritet real për të çuar sektorin drejt standardeve europiane, ose vazhdojmë të mbetemi në vend, duke e lënë pacientin të paguajë koston e vonesave tona.

Sektori farmaceutik ka kapacitetin për ta përballuar këtë sfidë. Ka njerëzit, përvojën dhe dijen. Ajo që mungon është kthimi i këtyre kapaciteteve në veprim të përbashkët dhe të qëndrueshëm.

*Dorian Sadiku është President i Unionit të Biznesit Farmaceutik

Sondazh

Poll
Editorial 9 Prill 2026, 10:21 Gjergj Erebara

Korrupsioni e ka vrarë sakaq ekonominë

Edi Rama Kryeministri Edi Rama, në përpjekjen e tij për të bërë fushatë zgjedhore pa zgjedhje si dhe me shpresën se...

Editorial 8 Prill 2026, 19:56 Ditmir Bushati

PËR PUNËT E SHQIPËRISË

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE po mbulohet nga mjegulla e një debati që nuk i shërben askujt. Opinion...

Editorial 4 Prill 2026, 08:17 DW

Ekonomia botërore e marrë peng

Përfaqësues nga rreth 40 vende morën pjesë në një takim virtual për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Kryeminist...

Editorial 14 Mars 2026, 12:38 Enver Robelli

Dallimi i madh…

Shumë mirë që ndërmjetësi i BE-së Sorensen u angazhua që jeta e qytetarëve serbë të Kosovës të leh...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet