Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Eksperienca botërore ka treguar që shtete të tilla si Irlanda, Italia, Izraeli janë zhvilluar dhe kanë ecur përpara duke bashkëpunuar me diasporën e tyre dhe arritur rezultate në fuqizimin e vendit.
Një shtet serioz, që ka vizion për të ardhmen e tij, sigurisht pjesën e bashkëpunimit me Diasporën duhet ta ketë prioritare, sidomos kur shqiptarët e larguar përbëjnë një pjesë të madhe në raport me popullsinë e mbetur. Eksperienca botërore ka treguar që shtete të tilla si Irlanda, Italia, Izraeli janë zhvilluar dhe kanë ecur përpara duke bashkëpunuar me diasporën e tyre dhe arritur rezultate në fuqizimin e vendit.
Por për ta arritur këtë bashkëpunim kërkohet që shteti amë të ketë një vizion të plotë të zhvillimit të vendit, një frymë bashkëpunimi patriotike në funksion të zhvillimit dhe perspektivës së vendit, jo në funksion të interesave të pushtetit të radhës por një paritet në ide dhe propozime, pa përdorim të një palë për interesat e palës tjetër. Përpara se të bëhen shfaqje entuziaste e fjalime deklarative kërkohen hapa konkretë të bashkëpunimit. Japim rastin e Izraelit dhe bashkëpunimin e tij me diasporën.
Shteti i Izraelit angazhohet në fuqizimin e organizatave izraelite për të rritur influencën e tyre si grupe presioni në politikën e vendit ku kanë emigruar. Investon në shkolla, mësimin e gjuhës, në ndihmën ndaj individëve të talentuar duke ndjekur nga afër përparimin e tyre. Çdo familje izraelite ka detyrimin të dërgojë në atdheun e origjinës cdo vit fëmijët e tyre për tu lidhur me vendin, kulturën dhe atdheun duke paguar për qëndrimin e tyre dhe duke i siguruar Izraelit mbi një miliard dollarë në vit nga këto shpenzime.
Shteti i Izraelit ka krijuar një industri të re të teknologjisë moderne dhe kërkon që fëmijët e izraelitëve të vijnë të punojnë dhe zhvillojnë këtë industri. Izraeli i ka hapur rrugën diasporës kryesisht për investime prioritare në vendin e tyre. Etj. etj. Kthehemi në Shqipëri dhe si janë konceptuar marrëdhëniet me diasporën. Marrëdhëniet me diasporën sot në Shqipëri në regjimin e Ramës, konceptohen ashtu si zbulimi i Diellës në një vend ku ambienti digjital është primitiv. Por duhet për të tërhequr vëmendjen.
Marrëdhëniet e Ramës me diasporën janë marrëdhënie sipërfaqësore dhe shpërdoruese. Ai është drejtuesi i një qeverie të korruptuar që e ka mbyllur vizionin për zhvillimin e Shqipërisë vetëm në turizëm. Ajo që i ofron Rama diasporës është vetëm një shtëpi druri në male, ku një pjesë e investimit do të kalojë në marrjen e lejes së ndërtimit dhe plotësimin e kërkesave të burokratëve të pangopur të regjimit të Ramës. Rama, investimet e diasporës Shqiptare i ka bërë inekzistente me përjashtim të rasteve klienteliste të miqve të tij të vecantë.
Rama nuk mund të jetë arkitekt i bashkëpunimit me diasporën, kur vetë ai është autor i largimit në masë të shqiptarëve mbi 1 milion dhe kënaqësisë së tij për ti zëvendësuar me bangladeshas dhe afrikanë. Dhe kjo vetëm për të realizuar projektin e tij të kthimit të Shqipërisë në një projekt rental të pronave ku përfitues të tij është regjimi dhe oligarkët e tij.
Gjithë këto prona i janë dhënë investitorëve arabë për tu pasuruar me pronat e shqiptarëve. Samiti me Diasporën është në funksion të shfaqjeve të tij pa përmbajtje për të treguar “forcën” brenda hapësirave shqiptare si element përbashkues i shqiptarëve, për të justifikuar pushtetin e tij të korruptuar. Rama shfrytëzon naivitetin, dashurinë dhe patriotizmin e shqiptarëve të diasporës të cilët ndjehen “të vlerësuar” dhe harrojnë që përdoren në funksion të pushtetit të tij. Ai dekoron figurat e shquara shqiptare dhe mirë bën, por vetëm ata shqiptarë që nuk janë kritikë për regjimin e tij.
Nuk ka asnjë diasporë që intelektualët e saj të mos jenë kritikë për regjimet në vendet e tyre. Por ky evidenton ata që i ka kapur ose entuziastë nga ndërtesat e larta në Tiranë të ndërtuara nga paratë e drogës. Ai lavdëron në Tiranë puthadorët e tij, që i kanë bërë fresk politikave të tij me Vucic për Ballkanin e Hapur, apo shqiptarin pro-serb Abazovic që arritjen më të madhe të tij për cështjen shqiptare në Malin e Zi ka rifutjen e kishës serbe dhe influencën e saj nacionaliste në një vend anëtar të NATO-s. etj.etj
Më qesharakja, në këtë takim të unitetit shqiptar me Autokratin Rama ishte prania e qeveritarëve të Kosovës që për hir të unitetit pranojnë armikun më të madh të cështjes së Kosovës, e cila është karta e tij e vetme për tu pranuar nga qarqet anti-kombëtare pro-serbe si aktor ballkanik. Samiti i Diasporës nuk është gjë tjetër vetëm pjesë e propagandës së Edi Ramës për të justifikuar pushtetin e korruptuar, për të thënë se e duan shqiptarët. Por ai mbetet Autokrati që duhet të largohet menjëherë në interes të Shqiptarëve.
Një ditë pasi fitoi zgjedhjet, kryeministri i ardhshëm i Hungarisë, Peter Moxhar, arriti që me një fjali ta nervozojë presi...
Edi Rama Kryeministri Edi Rama, në përpjekjen e tij për të bërë fushatë zgjedhore pa zgjedhje si dhe me shpresën se...
Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE po mbulohet nga mjegulla e një debati që nuk i shërben askujt. Opinion...
Meri Lika Në historinë e politikës shqiptare post komuniste, nuk ka patur asnjë figura e cila ta ketë dominuar skenën në...
Përfaqësues nga rreth 40 vende morën pjesë në një takim virtual për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Kryeminist...
Enver Robelli (Nga seria: Vajzat e mërgatës shqiptare)Në fund të viteve 1970-të, gjyshi i Shasime Osmanit erdhi nga Maqedonia e v...
Agim Nesho Shkrimi i fundit në gazetën gjermane FAZ nga Rama-Vuçiç nuk kishte vlerën e sugjerimit të një alternative...
Shumë mirë që ndërmjetësi i BE-së Sorensen u angazhua që jeta e qytetarëve serbë të Kosovës të leh...
Ermal Mulosmani Opozita e Shqipërisë pas 13 vitesh në istikamin e pritësit ka dalë në një konkluzion të tmerrsh&eum...
Irena Beqiraj Më 23 mars 1933, brenda një dhome të ndriçuar dobët, ku ndihej aroma e ndenjur e tymit të purove, Ludwig Kaas...