Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Në fund të viteve 1970-të, gjyshi i Shasime Osmanit erdhi nga Maqedonia e varfër në Zvicrën që kërkonte krahë pune.
(Nga seria: Vajzat e mërgatës shqiptare)
Në fund të viteve 1970-të, gjyshi i Shasime Osmanit erdhi nga Maqedonia e varfër në Zvicrën që kërkonte krahë pune. Më 1993, në Zvicër u shpërngul i ati, ndërsa në vitin 1999 - vitin e çlirimit të Kosovës - Shasimja erdhi me të ëmën në tokën helvetike. Një çerek shekulli më vonë, më 2024, Shasimja, studente e drejtësisë në Universitetin e Bernit, u zgjodh asambleiste në parlamentin e qytetit të Bernit.
Po çfarë ndodhi sot?
Sot u mbajtën zgjedhjet për parlamentin kantonal të Bernit dhe Shasimja triumfoi përsëri! Kësaj radhe ajo bëri një hap tjetër të rëndësishëm në politikën zvicerane: u zgjodh deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernit. Mediat zvicerane e prezantuan Shasimen si “një zë për ata që nuk kanë zë”. Shasimja u rrit në lagjen Bümplitz-Bethlehem të Bernit. Nuk është një lagje e të pasurve; është lagje e atyre që punojnë shumë e fitojnë pak, e shpeshherë edhe e të diskriminuarve. Që në fëmijëri, ajo e kuptoi se varfëria dhe mungesa e shanseve për arsimim nuk duhet të trashëgohen. Për ta ndryshuar këtë realitet, duhej angazhim politik. Kështu, Shasimja nisi rrugëtimin e saj si socialdemokrate.
Për të ilustruar gjendjen: në Bümplitz-Bethlehem vetëm 11 për qind e nxënësve marrin pëlqimin për të ndjekur gjimnazin, ndërsa në lagjet e tjera kjo shifër shkon në gati 40 për qind. Barazia dhe shanset e barabarta janë motoja e punës së saj politike, zëri i së cilës tashmë do të dëgjohet në Parlamentin e Kantonit të Bernit.
Sot, në ditën e fitores, fotografia e parë që ajo postoi në Instagram ishte një tepsi me fli, shoqëruar me shënimin: “If you know, you know”. Fotoja e radhës: një përqafim me një kolege partie dhe njoftimi prekës: “Aktualisht po rrjedhin vetëm lot”.
Shumë urime, Shasime Osmani!
Agim Nesho Shkrimi i fundit në gazetën gjermane FAZ nga Rama-Vuçiç nuk kishte vlerën e sugjerimit të një alternative...
Shumë mirë që ndërmjetësi i BE-së Sorensen u angazhua që jeta e qytetarëve serbë të Kosovës të leh...
Ermal Mulosmani Opozita e Shqipërisë pas 13 vitesh në istikamin e pritësit ka dalë në një konkluzion të tmerrsh&eum...
Irena Beqiraj Më 23 mars 1933, brenda një dhome të ndriçuar dobët, ku ndihej aroma e ndenjur e tymit të purove, Ludwig Kaas...
Meri Lika Në vitet 2000, ndoshta edhe pak më përpara, në shumë vende, përfshirë edhe Shqipërinë numrat me pref...
Fatos Lubonja Një artiste e huaj që ka qenë me grupin e parë të atyre që qëndruan në vilën e Enver Hoxhës...
Enver Robelli Në shkrimin e tyre të shkruar bashkë dhe të botuar në gazetën “Frankfurter Allgemeine Zeitung” krye...
Agim Nasho Shumë gazetarë, analistë dhe intelektualë u cuditën ngashpërthimi sezonal i Ramës ndaj udhëheqjes së...
Agim Nesho Takimi në Bordin e Paqes në Washington, i cili u propagandua si një arritje diplomatike e Ramës, nuk ishte gjë tjet&eum...
20 shkurt! Ora 20:23! Ura e Elbasanit mbushur me policë. Mbi 100 forca! Rreth 30 gazetarë dhe kameramanë! Dy makina ujehedhese! Asnje protestue...