LIVE UPDATES
Editorial

Ç’na treguan molotovët mbi shtëpinë e (artistëve) Enverit

Thelbin e përgjigjes që i dërgova po e bëj të njohur edhe për publikun shqiptar, pasi mendoj se kjo ngjarje meriton një debat të gjerë, ndonëse për fat të keq po ndodh në një moment të papërshtatshëm historik si brenda vendit, edhe në nivel botëror.

4 Mars 2026, 15:11 Nga Fatos Lubonja
Ç’na treguan molotovët mbi shtëpinë e
Fatos Lubonja

Një artiste e huaj që ka qenë me grupin e parë të atyre që qëndruan në vilën e Enver Hoxhës më dërgoi një mesazh, ku më kërkoi një mendim për çfarë ndodhi gjatë protestës së fundit, kur mbi vilën e Hoxhës u hodhën molotovë. Thelbin e përgjigjes që i dërgova po e bëj të njohur edhe për publikun shqiptar, pasi mendoj se kjo ngjarje meriton një debat të gjerë, ndonëse për fat të keq po ndodh në një moment të papërshtatshëm historik si brenda vendit, edhe në nivel botëror.


Ajo që i shkruaja pak a shumë ishte se molotovët mbi vilën e Hoxhës ishin një “displacement” (zhvendosje) e zemërimit. Pra, në vend që të sulmonin autokratin e gjallë, protestuesit sulmuan një zëvendësues simbolik të tij, shtëpinë e diktatorit të vdekur. Kjo pasi është më e lehtë ose më pak e rrezikshme të sulmosh simbolin e një autokracie të vdekur sesa autokratin e gjallë. Sigurisht, ky sulm lidhet edhe me faktin se partia e Ramës është trashëgimtare e partisë së Hoxhës dhe se kjo shtëpi pritjeje për artistët perëndimorë, që menaxhohet nga një fondacion francez me lidhje me presidentin Macron, është kthyer në një simbol të pushtetit pasi i shërben autokratit për të forcuar legjitimitetin e tij ndërkombëtar (përveçse për të kooptuar artistë e intelektualë shqiptarë). (Në një mesazh të dytë, për të ilustruar këtë i dërgova edhe një postim të debatikcenter, ku thuhej ndër të tjera: “kur Rama denoncon protestuesit e opozitës si terroristë të paqytetëruar, të pakulturuar, që e urrejnë artin – mos harroni se ky është një diskurs i koduar orientalist që vjen nga një mashtrues fashist, i cili ka plaçkitur sistematikisht pasurinë e vendit të tij për 13 vitet e fundit, duke e ofruar atë rregullisht për interesat e pista të fuqive imperiale dhe neokoloniale (SHBA dhe BE), ndërkohë që përdor artin për të veshur politikën e tij me një ajër të koduar perëndimor të kultivimit, rafinimit dhe sofistikimit. Kjo është e vërteta e të ashtuquajturit “bashkim” i artit dhe politikës në Shqipëri, dhe të gjithë artistët dhe punonjësit e kulturës që respektojnë veten duhet ta analizojnë me kujdes situatën dhe të distancohen nga përpjekje të tilla të hapura për kooptim.”)


Gjithsesi – vazhdova në mesazhin tim të parë – sulmin ndaj kësaj vile, në një rrafsh më të thellë psikologjik, unë e shoh si një përsëritje të traumës, si tregues se shqiptarët po e përsërisin të kaluarën, sepse nuk e kanë trajtuar atë siç do të duhej ta kishin trajtuar.

Për t’i shpjeguar çfarë desha të them i dërgova edhe një reagim të Andi Tepelenës të titulluar “Vila e Diktatorit e kamufluar me art bashkëkohor”:

“ Fantazmat e së kaluarës do na përndjekin ende si popull. Vendet e kujtesës me ngarkesa të forta simbolike duhet të shërbejnë si mundësi për të ruajtur kujtesën kolektive. Transformimi nga vende të krimit në vende të artit, jo vetëm nuk shërojnë dhimbjen, por shtrembërojnë vetëdijen dhe reflektimin. E thënë shkurt dhe troç, Vila e Enver Hoxhës në Bllok, nuk duhet të kamuflohet me një vend për zhvillimin e artin bashkëkohor që shikon nga e tashmja, por duhet të kthehet në muze të krimeve të komunizmit që mos të harrojmë ndër breza të kaluarën diktatoriale.

P.S. Keqardhje për artistët e huaj që u ndodhën aty, aq më shumë që nuk kanë lidhje me historinë tonë totalitare dhe nuk ndjejnë. Mund dhe të kishin rrezikuar jetën, njëlloj si artistët shqiptarë që desh gjetën vdekjen nën rrënojat e Teatrit Kombëtar nga rruspa Rama & Veliajt”

***

Me kaq u mbyll shkëmbimi im me të. Më pas iu ktheva poshtë-shënimit të Tepelenës që më bëri të shtroj vetmevete dy pyetje:

E para, po pse duhet të kenë kaq pak imagjinatë artistët e huaj që vijnë e flenë rehat atje? A nuk ishte Ernesto Sabato, një i huaj që nuk pranoi të flinte? Për hir të së vërtetës dua të them se artistja që më çoi mesazhin më kishte thënë që në Tiranë se e kishte ndjerë “aromën e krimeve me gjak shqiptari në muret e asaj godine”.

Por pyetja më e rëndësishme që më lindi ishte e dyta: mirë të huajt, që siç thotë Tepelena, nuk e kanë idenë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri, por si është e mundur që nuk e ndjejnë “aromën e krimeve” artistë dhe intelektualë shqiptarë? A mos vallë kjo është çështje moshe? Këtë punën e moshës e skartova menjëherë sepse fatkeqësisht kam parë të shkojnë atje me zell edhe artistë dhe intelektualë të moshuar. Ndër ta, madje, mund të fus edhe dorën vetë, arkitektin e këtij projekti, i cili kur ishte artist dhe intelektual i ri shkruante: “Denoncimi pa kompromis i veprimtarisë kriminale të PPSH-së deri në nxjerrjen e saj jashtë ligjit është i vetmi shteg nga duhet të kalojë PSSH-ja për të fituar të drejtën e qytetarisë në shoqërinë e ardhshme shqiptare dhe e vetmja mundësi për opozitën që atdheun e mbetur në duart e rrugaçëve të qosheve të errëta të nomenklaturës apo të kriminelëve ordinerë t’ua kthejë miliona njerëzve të ndershëm që e kanë humbur besimin. Për sa kohë PS nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’mund ta ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme”. ” Edi Rama “Refleksione”, fq. 184 (1991)

Duke lexuar këtë tekst e duke parë se çfarë po bën ky artist shqiptar sot në krye të PS edhe në raport me kujtesën, nuk mund të mos ngresh pyetjen: si shpjegohet kjo pandjeshmëri e shoqërisë shqiptare ndaj shndërrimit nga ana e pushtetit të shtëpisë së diktatorit në një fjetore të rehatshme për artistë me gjithë erën e kufomave që ndjehet aty? Pa pretenduar të shteroj problematikën që bart kjo pyetje, po përpiqem të cek disa prej mekanizmave historikë, politikë dhe psikologjikë që mund të ndihmojnë në shpjegimin e kësaj çmendurie morale dhe intelektuale që na ka pllakosur.

Pa dyshim rasti në fjalë ka të bëjë me kontrollin e memories kolektive që është punë shumë e rëndësishme për pushtetin. Po të analizojmë se çfarë ka shkruar Rama në vitin 1991 do të kuptojmë se ai ka synuar t’u hiqej ish komunistëve legjitimiteti dhe pushteti, pikërisht nëpërmjet ndërtimit të një memorie kolektive tjetër, të bazuar mbi denoncimin e krimeve të tyre sipas parimit “vërtetësi dhe drejtësi”. Në ato vite ndërtimi i kësaj memorie kishte shanse të triumfonte, por duhet thënë se me ardhjen në pushtet të PD-së me në krye ish-komunistin Sali Berisha, memoria kolektive nuk u ndërtua dot mbi vërtetësinë dhe drejtësinë, por u instrumentalizua me kulturën e trashëguar komuniste të manipulimit dhe simulimit për qëllime pushteti. Shoqëria shqiptare, në vend që të fillonte të dialogonte mbi platformën e parë të Sali Berishës “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë” (që kishte problemin se favorizonte ish komunistët) u nda shumë shpejt, po duke ndjekur synimet e këtij komunisti të kthyer në antikomunist në dy pole: në “viktima” dhe “xhelatë” që, në emër të pushtetit, filluan të konfliktojnë veç të tjerash edhe për kontrollin e memories kolektive. Natyrisht nuk mund të pretendohet që të dy memoriet të ishin të njëjta, por detyra e politikës së mirë dhe një elite të pjekur do të ishte të mundësonte dialogun, të njihte kompleksitetin e traumës, faktin se thellë thellë të traumatizuar nuk dolën vetëm viktimat dhe fëmijët e tyre, por edhe xhelatët e fëmijët e tyre. Thënë me fjalët e mendimtarit Dominick LaCapra në ato vite në vend të përpunimit të traumës nëpërmjet working through – integrimit kritik të saj në ndërgjegjen kolektive, shoqëria shqiptare e përjetoi atë nëpërmjet acting out – duke e rijetuar atë në mënyrë kompulsive, çka hodhi bazat e një polarizim të ri, të mitizimeve të reja, të nevojës për liderë të rinj autoritarë.

Pa u zgjatur në histori mund të them se pas vitit ‘97 me marrjen e pushtetit nga PS, memoria kolektive filloi të kontrollohet gjithnjë e më shumë nga trashëgimtarët e Enver Hoxhës. Edi Rama që në vitet ‘90 tundte flamurin e së vërtetës dhe drejtësisë, nën etjen për pushtet dhe në sajë të pushtetit e ka çuar manipulimin e memories kolektive në nivelet më mbrapshta të sofistikimit. Pjesa më artistike e këtyre manipulimeve janë operacionet që ka bërë me ato që sipas historianit Pierre Nora duhet të quheshin lieux de mémoire – vende kujtese, siç janë edhe shtëpia e diktatorit apo piramida.

Kuptohet, manipulimet që Rama ka kryer edhe me kontributin apo heshtjen e mjaft shkrimtarëve, artistëve dhe intelektualëve, kanë një histori të gjatë. Synimi i tyre ka qenë ruajtja e bazës historike të PS-së dhe familjarëve të tyre nostalgjikë, të vjetër dhe të rinj – shpesh edhe bashkëpunëtorë në krim – në një shoqëri që ka mbetur ende fisnore. Për këtë që në fillim të marrjes së pushtetit, PS iu fut rimodelimit të narrativës së krimeve të komunizmit të promovuar edhe nga Rama në fillim vitet ’90. Afërmendsh ky rimodelim nuk ka synuar dhe nuk synon mohimin e krimeve të njohura botërisht, por “normalizimin” e tyre duke i zbutur apo harruar, duka u ulur peshën morale dhe mbi të gjitha duke nxjerrë jashtë vëmendjes viktimat që trazonin plagën. Le të sjell për këtë shembullin e viktimave si Fadil Kokomani, Vangjel Lezho dhe Xhelal Koprencka (për të mos përmendur shumë të tjerë) që janë pushkatuar në vitin 1979, pra vetëm 12 vjet para rënies së diktaturës dhe nuk iu gjetën eshtrat, ndonëse një tufë ekzekutorësh kanë qenë gjallë në vitet ‘90 dhe vazhdojnë të jenë gjallë edhe sot.

Por le të kthehemi tek vendet e kujtesës dhe të shohim se si shprehet në to ky normalizim. Ndër shembujt më elokuent është fakti se me ardhjen e PS-së në pushtet, burgu i Burrelit ku kanë vuajtur dhe kanë vdekur që nga viti 1945 deri në vitin 1990 një numër shumë i madh kundërshtarësh politikë, ndër të cilët edhe mjaft intelektualë të shquar, u kthye (dhe vazhdon të jetë edhe sot) një burg i zakonshëm ordinerësh. Është e qartë se kjo nuk u bë pasi Shqipëria nuk kishte mjaftueshëm beton për të ndërtuar një burg të ri dhe prandaj s’mund ta linte atë muze siç ishte shndërruar pjesërisht sipas një projekti të papërfunduar. Qëllimi i përdorimit të tij si burg ordiner ishte që shoqërisë t’i përçohej mesazhi se nuk ka ndodhur ndonjë gjë e jashtëzakonshme, se diktatori dhe diktatura kanë qenë thjesht pjesë e historisë me të mirat dhe këqijat e veta. Me fjalë të tjera që krimet të mos konsideroheshin më si plagë, si një traumë që duhej kuruar, por që trauma të normalizohej, të desakralizohej. Ky desakralizim u pa edhe në rastin e vilës së Hoxhës, ku reagimet e “artistëve” të Ramës treguan se e shenjta që duhej ruajtur dhe respektuar atje nuk ishte trauma, por arti dhe artistët perëndimorë. Sipas qasjes së këtij rimodelimi normalizues, këto vende nuk duhen trajtuar si vende të kujtesës, si paralajmërime që e keqja të mos përsëritet, por si tejkalime të traumës. Kështu piramida është trajtuar me shkallët sipër si belvedere, mbi të cilat mund të ngjitesh i lirë që t’i gëzohesh zhvillimit modern të Tiranës, brenda si simbol i të ardhmes me teknologji dixhitale dhe rrotull me kafene e dyqane klientësh të pushtetit. Vetëm ndonjë mendim për diktaturën dhe diktatorin nuk të vjen dot më aty. Edhe vende si Bunk-Art 1 dhe Bunk-Art 2, që dikush mund të m’i sjellë si kundërargumente, janë konceptuar duke iu manipuluar në fakt autenticiteti për t’i shndërruar në atraksione turistike, në burim fitimesh financiare. Edhe “Shtëpia me gjethe” madje nuk është vend vuajtje. Ndërkaq, vendet autentike të vuajtjes dhe torturave si Burgu i Burrelit, apo dhe burgu i Tiranës, brenda të cilit përveç torturave janë bërë edhe gjyqe historike, vazhdojnë të punojnë si burgje ordinerësh. Kampet famëkëqij si Spaçi, Ballshi, Qafë – Bari etj., etj., janë lënë në rrënim dhe harresë të plotë.

Vlen të thuhet këtu se teknikat e këtij normalizimi kombinuar me ato të simulimit sikur e kemi kapërcyer traumën pa mbajtur zi veprojnë në shoqërinë shqiptare mbi sfondin e një mekanizmi psikologjik mjaft efikas: nevoja që kanë njerëzit për ta ndrydhur dhe minimizuar traumën në mënyrë që të largojnë ndjenjën e fajit apo të turpit.

Dhe kështu trauma e pa u metabolizuar nga zija – me ç’kuptoj reflektimin e thellë mbi shkaqet e saj, mbi përgjegjësitë, por edhe nëpërmjet ruajtjes së vendeve të kujtesës dhe vizitave të vazhdueshme në to – na është rikthyer në formën e nostalgjisë dhe të përsëritjes, që në thelb janë dy anë të së njëjtës medalje.

Për ta mbyllur me episodin e ditëve e fundit kur pamë ripërsëritjen e traumës nëpërmjet zhvendosjes së zemërimit ndaj autokratit të gjallë tek shtëpia e diktatorit të vdekur ngulmoj se, që të mos ndodhte kështu, do të ishte dashur mes të tjerave që vende si shtëpia e diktatorit mes shumë vendesh të tjera të memories, të ishin trajtuar:

si plagë,

si paralajmërim,


si muzeum.

Ndërsa ne, me regjinë e autokratit të radhës, i kemi trajtuar si skena të më të shëmtuarës shoqëri të spektaklit. Dhe për pasojë pas tridhjetë vjetësh e kusur jemi në kushtet kur na duket e pamundur ndërprerja e ciklit tragjik, kur traumat e vjetra na riprodhojnë autokratë të rinj dhe këta na ripërsërisin traumat e vjetra.

Sondazh

Poll
Editorial 21 Shkurt 2026, 10:29 Lutfi Dervishi

Gazi lotsjellës nuk është deodorant!

20 shkurt! Ora 20:23! Ura e Elbasanit mbushur me policë. Mbi 100 forca! Rreth 30 gazetarë dhe kameramanë! Dy makina ujehedhese! Asnje protestue...

Editorial 12 Janar 2026, 12:09 Meri Lika

Për besimin e një Opozite

Meri Lika Prej më shumë se një dekade, politika shqiptare po përballet me një krizë të heshtur, por të thellë:...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet