LIVE UPDATES
Editorial

Pse nuk mund ta shpëtojë Ramën një ftesë në Washington?

Opozita arriti të provojë përpara opinionit publik vazhdimësinë e këtij pushteti të inkriminuar, i cili pengon ecurinë e Shqipërisë në integrimin europian.

15 Shkurt 2026, 15:42 Nga Agim Nesho
Pse nuk mund ta shpëtojë Ramën një ftesë në
Agim Nesho

Ka kohë që pushteti i korruptuar i Rilindjes ka marrë një goditje të pariparueshme dhe është afër pranimit pa kushte të lënies së pushtetit. Opozita arriti të provojë përpara opinionit publik vazhdimësinë e këtij pushteti të inkriminuar, i cili pengon ecurinë e Shqipërisë në integrimin europian. Por Rama, i kapur nga zverku nga cështja Balluku dhe vështirësia për tu larguar prej këtij skandali, po përpiqet të shpëtojë me aftësitë e tij klienteliste për të treguar se është akoma i dobishëm dhe i nevojshëm.

I frikësuar nga distancimi i liderëve europianë që nuk besojnë më në kamaleonizmin e qëndrimeve të tij, ai është turrur të bëhet protagonist në Lindjen e Mesme, ku mentori i tij politik Toni Blair gjithmonë ka fituar. Ai është përdredhur në parlamentin e Izraelit si një lider kristiano-ortodoks-mysliman dhe pse jo edhe hebre duke përsëritur aventurizmin e tij politik në vitet ’90, kur për të takuar dhe impresionuar James Baker III, krijoi partinë myslimane-kristiane. Shfaqja e tij e paramenduar në Jeruzalem, ku kryetari i Parlamentit izraelit tradhëtoi skemën duke deklaruar “e gjitha për ju”, i duhej Ramës për të blerë influencë në Washington. Do të ishte më e lehtë për Toni Blair dhe ndonjë afarist tjetër ti mundësonin një ftesë për Bordin e Paqes në Washington. Themelimi i Bordit të Paqes në Davos të Zvicrës e la Ramën jashtë skemës, pavarësisht se mblodhi parlamentin Shqiptar me urgjencë për të ratifikuar një dokument që nuk ishte firmosur prej qeverisë Shqiptare.

Takimi i Bordit të Paqes në Washington është takimi i radhës për të konsoliduar financat e organizatës për rindërtimin e Gazës. Sipas agjensisë Reuters, pritet që në takimin e Washingtonit, Presidenti Trump do të flasë për të planin multi-bilion dollar të financimit të Gazës dhe përbërjen e forcës ushtarake. Në shkrimin e Reuters, një zyrtar i lartë në Washington ishte shprehur se “SHBA nuk po bën presion për fondet, por janë ofruar lidera për të bërë kontribute të tilla.”

Nuk dihet nëse Rama për të fituar admirimin dhe faljen për përcaktimin e Presidentit Trump si turpi i civilizimit, apo talljen e tij me Makron në Bruksel, mund të bëjë një veprim të tillë për ta lënë popullin e tij më të uritur, pa shkolla dhe spitale, vetëm për të fituar kredibilitet personal. Njerëzit pranë Ramës thonë se ai do që të tregohet i dobishëm duke ofruar marrjen e palestinezëve në kampet shqiptare. Asgjë nuk dihet me saktësi por ajo që dihet është se autokratët e “kalbur” dhe të papranueshëm do të luajnë fort për të mbajtur pushtetet e tyre. Por a do të fitojë Rama nga ky takim?

Historikisht njihet që perandorët, mbretërit përdornin vasalët e tyre të padenjë, pa skrupull me detyrime të mëdha për ti poshtëruar, sidomos në rastet kur nuk bindeshin apo shprehnin kundërshti ndaj tyre. Në kohët moderne, autokratë të tillë të majmur si Lukashenko e Rama përdoren për ti diskretituar për të lëpirë atë që kanë bërë pis. Presidenti Trump u shpreh qartë në Davos se janë disa që nuk dua di shoh me sy. Por politika është politikë dhe pragmatizmi mëse i nevojshëm. Kur arabët po pasurohen në Bjellorusi, Serbi e Shqipëri me pronat publike të popullit sikur të ishte prona personale e Lukashenkos, Vucic dhe Ramës, pse të mos përfitojë edhe populli i vuajtur i Palestinës; Rama njihet mirë tani në Washington dhe lidhjet e tij me organizatën kriminale e Sinaloan. Ai nuk është njohur nga zgjedhjet e 11 Majit 2025 dhe nuk pranohet me shfaqjet e tij ekstravangante e të ngushta me Soros dhe të majtën ekstreme në SHBA. Ai do të jetë në Washington për të grisur parathënien e librit të Kamalës dhe dëshirën për të qëndruar në pushtet miqtë e tij të vjetër, në këmbim të një buzëqeshje nga Donald Trump.

agim nesho

Sondazh

Poll
Editorial 12 Janar 2026, 12:09 Meri Lika

Për besimin e një Opozite

Meri Lika Prej më shumë se një dekade, politika shqiptare po përballet me një krizë të heshtur, por të thellë:...

Editorial 11 Janar 2026, 13:09 Enver Robelli

Ligji për të gjithë apo për askënd...

Enver Robelli Para disa ditësh policia e Kosovës tregoi vigjilencë të lartë dhe ua ndaloi disa serbëve në veri të M...

Editorial 15 Dhjetor 2025, 11:36 Meri Lika

Të gjithë kundër Opozitës

Meri LIka Nuk kam qenë asnjëherë kundër opozitës. Kjo nuk është një fjali mbrojtëse e thënë sipas rr...

Editorial 13 Dhjetor 2025, 11:47 Ditmir Bushati

POST PAX AMERICANA

Foto ilustruese Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve mori një vëmendje më të madhe ndërkombëtare se...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet