LIVE UPDATES
Editorial

Prangat mbi një fëmijë janë aktakuza e një shteti dhe sistemi të dështuar

Jo deputetët, jo partitë, jo politikanët që sot përpiqen të shfaqen si mbrojtës të të drejtave, ndërkohë që për dekada kanë ndërtuar dhe mirëmbajtur një sistem që i ka lënë fëmijët romë dhe familjet e tyre në harresë totale.

25 Janar 2026, 15:16 Nga Xheni Karaj
Prangat mbi një fëmijë janë aktakuza e një shteti dhe
Xheni Karaj

Në fakt, nëse flasim për legjitimitet moral, ndoshta dje i vetmi person realisht i legjitimuar për të protestuar ishte pikërisht ai fëmijë. Jo deputetët, jo partitë, jo politikanët që sot përpiqen të shfaqen si mbrojtës të të drejtave, ndërkohë që për dekada kanë ndërtuar dhe mirëmbajtur një sistem që i ka lënë fëmijët romë dhe familjet e tyre në harresë totale.

Sipas deklarimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, i mituri i arrestuar dje ka qëlluar me gurë në drejtim të forcave të rendit. Ndërkohë, sipas dëshmisë së nënës së tij, fëmija ndodhej pranë xhamisë duke kërkuar shishe plastike në kazanët e mbeturinave, për të siguruar bukën e gojës për veten dhe familjen. Sido që të qëndrojë e vërteta faktike mes këtyre dy deklaratave, një gjë është e qartë dhe e padiskutueshme: veprimet e policisë ndaj një të mituri janë totalisht të pajustifikueshme. Vendosja e prangave, dhuna fizike dhe trajtimi penal i një të mituri përbëjnë shkelje të rëndë të parimeve bazë të mbrojtjes së fëmijëve, të të drejtave të njeriut dhe të çdo standardi minimal të shtetit ligjor.

Nëse ai fëmijë do të ishte duke protestuar, nuk do të protestonte për pushtet, për protagonizëm politik dhe as për interesa partiake. Ai do të protestonte sepse sistemi i ka ofruar vetëm një alternativë për të jetuar: të gërmojë në kazanët e plehrave për të mbijetuar. Do të protestonte sepse e ardhmja e tij është zëvendësuar me mbijetesë ditore. Do të protestonte sepse shkolla për të është luks, ndërsa uria është realitet.

Ky është një sistem që ka shtypur sistematikisht këta fëmijë dhe familjet e tyre si gjatë qeverisjes së Sali Berishës, ashtu edhe gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Një sistem që ka dështuar t’u ofrojë strehim, mbrojtje sociale, arsim dhe një jetë dinjitoze, duke i detyruar fëmijët të lypin rrugëve dhe të kalojnë ditët në kazanët e plehrave, në vend që të jenë në bankat e shkollës si bashkëmoshatarët e tyre.

Për këtë arsye, deputetët e Partisë Demokratike nuk kanë asnjë lloj legjitimiteti moral të shfaqen si heronj. Ata vetë kanë kontribuar në ndërtimin dhe ruajtjen e këtij realiteti, ku komunitetet rome dhe egjiptiane vazhdojnë të përballen me sfidën më bazike: mbijetesën. Programet sociale dhe politikat e strehimit kanë dështuar në mënyrë të përsëritur dhe pasojat i paguajnë fëmijët.
Në këtë histori, figura më e pastër nga hipokrizia politike është pikërisht ky i mitur. Dhe ndoshta ky është akti më i fortë akuzues ndaj një shteti që zgjedh të prangosë fëmijët në vend që t’i mbrojë ata./Dosja.al

xheni karaj

Sondazh

Poll
Editorial 12 Janar 2026, 12:09 Meri Lika

Për besimin e një Opozite

Meri Lika Prej më shumë se një dekade, politika shqiptare po përballet me një krizë të heshtur, por të thellë:...

Editorial 11 Janar 2026, 13:09 Enver Robelli

Ligji për të gjithë apo për askënd...

Enver Robelli Para disa ditësh policia e Kosovës tregoi vigjilencë të lartë dhe ua ndaloi disa serbëve në veri të M...

Editorial 15 Dhjetor 2025, 11:36 Meri Lika

Të gjithë kundër Opozitës

Meri LIka Nuk kam qenë asnjëherë kundër opozitës. Kjo nuk është një fjali mbrojtëse e thënë sipas rr...

Editorial 13 Dhjetor 2025, 11:47 Ditmir Bushati

POST PAX AMERICANA

Foto ilustruese Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve mori një vëmendje më të madhe ndërkombëtare se...

Editorial 12 Nëntor 2025, 16:41 Ditmir Bushati

Frikë, Poshtërim, Shpresë

Teksa po lexoja raportet vjetore të Komisionit Europian për vendet që synojnë anëtarësimin në BE, së bashku me komunik...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen