LIVE UPDATES
Politike

"Reflektimi i dalë nga bulevardi ishte i domosdoshëm”/ Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

Kjo pasi sipas tij, Shqipëria ishte vendi i prerjeve barbare të pyjeve, i gjuetisë së egër, i lumenjve të kthyer në vend grumbullime mbetjesh dhe i një shteti që shpesh nuk kishte mundësi, instrumente dhe kulturën për mbrojtjen natyrës. 

20 Korrik 2026, 15:01 Nga E.d
"Reflektimi i dalë nga bulevardi ishte i domosdoshëm”/
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë. Kjo pasi sipas tij, Shqipëria ishte vendi i prerjeve barbare të pyjeve, i gjuetisë së egër, i lumenjve të kthyer në vend grumbullime mbetjesh dhe i një shteti që shpesh nuk kishte mundësi, instrumente dhe kulturën për mbrojtjen natyrës. 

Në një video-mesazh në Facebook, Rama u shpreh se Shqipëria është renditur e para në Ballkanin Perëndimor me progresin më të madh në rajon gjatë 10 viteve të fundit. Ndërsa për zbutjen e ndryshimeve klimatike, ai tha se Shqipëria renditet e 21-ta në botë.

Kryeministri u shpreh se ky raport e bën krenar, ndërsa theksoi se është detyrimi i qeverisë për ta bërë Shqipërinë më të mirë. Lideri i qeverisë u ndal edhe tek protestat, për të cilën tha se reflektimi i dalë nga bulevardi ishte jo vetëm i nevojshëm, por i domosdoshëm.

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama:

Përshëndetje! Për javë të tëra u krijua përshtypja se Shqipëria ishte kthyer në armiken e natyrës së vet. U thanë shumë gjëra, u shkruan edhe më shumë, u ndanë miliona imazhe, akuza, gjykime dhe bindje të cekëta. Dhe për një çast u duk se zhurma triumfoi mbi realitetin, por realiteti flet.

Environmental Performance Index 2026, indeksi më prestigjioz global për performancën mjedisore, sapo e ka renditur Shqipërinë të parën në Ballkanin Perëndimor, të 46-ën nga 177 vende në botë, me progresin më të madh në rajon gjatë 10 viteve të fundit.

Ndërsa për zbutjen e ndryshimeve klimatike, Shqipëria renditet e 21 në botë.

Dhe këto nuk janë vlerësimet që ne i kemi bërë vetes, largqoftë, por janë përfundimet e institucioneve ndërkombëtare dhe akademike, të cilat prej një çerek shekulli masin me konsensus global, me të njëjtën metodologji performancën mjedisore të vendeve të botës.

Por sinqerisht ajo që mua personalisht më gëzon më shumë sesa renditja është fakti se kjo renditje tregon rrugën që kemi bërë. Nuk kanë kaluar shumë vite që Shqipëria ishte vendi i prerjeve barbare të pyjeve, i gjuetisë së egër të shfarosjes kriminale të shumë specieve, i lumenjve të kthyer në vend grumbullime mbetjesh dhe i një shteti që shpesh nuk kishte as mundësi, as instrumente, as kulturën për mbrojtjen natyrës por mbi të gjitha vëmendje.

Sot jemi një vend krejt tjetër edhe në këtë aspekt. Madje, kemi arritur deri aty sa të zhvillojmë protesta të mëdha për mjedisin dhe kjo pavarësisht çdo ekzagjerimi, manipulimi apo instrumentalizimi politik që iu bashkëngjit atyre protestave është në vetvete një arritje e madhe e shoqërisë. Sepse prania e aq shumë njerëzve që shqetësohen për flamengot, për lagunat, për pyjet apo për biodiversitetin, tregon se bashkë me Shqipërinë që ka ndryshuar, edhe shoqëria shqiptare ka ndryshuar.

Kjo është fitore qytetërimi.

Një shoqëri që debaton për natyrën është shumë e shumë më përpara se sa një shoqëri që e sheh në heshtje shkatërrimin e saj, siç ishte shoqëria e deri para 10 vjetëve. Prandaj unë nuk kam parë kurrë armiq tek ata që duan sinqerisht natyrën edhe kur nuk ndaj të njëjtin mendim me ta. Përkundrazi, ata më kujtojnë dhe duhet të na kujtojnë se zhvillimi nuk mund të jetë kurrë një justifikim për të harruar atë që na është besuar nga e shkuara dhe që duhet t’ua dorëzojmë më të mirë brezave që i përkasin të ardhmes.

A do të thotë kjo se ne kemi bërë gjithçka si duhet përderisa indeksi na ngre kaq lart? Sigurisht që jo. Sigurisht që jo. Sepse kush punon gabon, kush ndërton bën edhe zgjedhje të vështira e ndër to edhe zgjedhje të gabuara.

Kush qeveris nuk mund të pretendojë se ka gjithmonë të drejtë e jo më të ketë gjithmonë të drejtë.

Edhe ne kemi gabuar, edhe ne kemi shumë për të mësuar, edhe ne kemi ende shumë për të përmirësuar. Prandaj, ky raport nuk është një medalje për t’u vetëkënaqur dhe as për t’ia u përplasur në fytyrë atyre që mendojnë ndryshe nga unë, por është një përgjegjësi shumë e madhe dhe një kujtesë se duhet të dëgjojmë më shumë, të korrigjojmë më shpejt kur është e nevojshme dhe të mbrojmë me edhe më shumë vendosmëri ekuilibrin mes zhvillimit dhe natyrës, ama duke mos i harruar kurrë faktet, sepse Shqipëria europiane nuk ndërtohet as duke zgjedhur mes ekonomisë dhe mjedisit dhe as duke e zgjedhur mes zhurmës dhe fakteve.

Ajo ndërtohet duke i bërë të ecin së bashku ekonomia, mjedisi dhe faktet. Dhe nëse sot bota na thotë se kemi bërë një rrugë kaq të gjatë për mirë, përgjigja e mençur nuk është thjesht krenaria për rrugën e bërë, por është përulësia për të pranuar se kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë dhe po ashtu vendosmëria për ta bërë atë edhe shumë më mirë.

Ky është detyrimi ynë ndaj Shqipërisë dhe kjo është fjala ime pas një raporti që më bën sinqerisht krenar për gjithçka kemi bërë. Por nga ana tjetër, më bind se reflektimi i premtuar për atë që na vuri përpara pasqyra e bulevardit të flamengove është jo vetëm i nevojshëm, por i domosdoshëm dhe së shpejti do ta keni dhe atë./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë