20 Korrik 2026, 14:40
Nga E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se do të dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara, ndërsa theksoi se nga kjo do të përfitojnë 11 mijë fëmijë. Gjatë fjalës së tij në aktivitetin e zhvilluar në Qendrën Sociale “Jonathan”, Rama u shpreh se shteti do të paguajë sigurimet shoqërore e shëndetësore për të gjitha nënat dhe gjithë kujdestaret njësoj sikur të ishin në punë.
Lideri i qeverisë theksoi se ky vendim është marrë, pasi një nënë e cila shkon në punë përballet me problemin e mungesës së sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Sipas kryeministrit kjo i cënon asaj edhe mundësinë për të marrë një pension në të ardhmen.
“Nuk është asnjëherë mjaft, po është bërë e pamjaftueshme duke pasur parasysh kostot e jetesës. Jam shumë i lumtur që sot mbështetja për ta është dyfishuar. Janë 11 mijë fëmijë që do të përfitojnë. Por kemi marrë edhe një masë të tjetër që ishte kërkesë e vazhdueshme për kujdestarët. Duke qenë se një nënë nuk shkon në punë përballet me problemin e mungesës së sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe cënojnë mundësinë për të marrë një pension nesër. Dhe vendosëm që shteti, ti paguajë sigurimet shoqërore e shëndetësore për të gjitha nënat dhe gjithë kujdestaret njësoj sikur të ishin në punë. Duhet ta kuptojnë të gjithë që ne nuk jemi jashtë realiteti, jemi këtu për të bërë më shumë dhe jo për të fjetur mbi dafinat e arritjeve të sukseseve”, tha ai./Dosja.al
edi rama
Politike
20 Korrik 2026, 14:16
D.S
Zegjine Çaushi
TIRANË- Seanca e sotme plenare u karakterizua nga një debat i ndezur mes deputetes së Partisë Socialiste, Z...
Politike
20 Korrik 2026, 14:00
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretend...
Politike
20 Korrik 2026, 13:52
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar gjatë seancës plenare se reforma zgjedhore dhe ajo territoriale j...
Politike
20 Korrik 2026, 13:47
D.S
Taulant Balla
TIRANË- Seanca plenare është shoqëruar me debate të ashpra dhe gjuhë të rëndë mes deputet&e...
Politike
20 Korrik 2026, 13:38
D.S
Selia PS
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të premte një mbledhje të zgjeruar, ku do të bëhen bash...
Politike
20 Korrik 2026, 13:35
D.S
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi,
DURRËS- Në portin e Durrësit, prej datës 1 korrik, ka hy...
Politike
20 Korrik 2026, 13:31
G.M
Erald Kapri
TIRANË- Deputeti Erald Kapri ka kritikuar qeverinë gjatë seancës plenare, duke deklaruar se protestat e qytetarëv...
Politike
20 Korrik 2026, 13:19
G.M
Redi Muçi
TIRANË- Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi ka deklaruar gjatë seancës plenare se protesta e qyteta...
Politike
20 Korrik 2026, 13:18
G.M
TIRANË- Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka kundërshtuar qëndrimin e mazhorancës për çështjen e zonave të mbro...
Politike
20 Korrik 2026, 13:03
G.M
TIRANË- Deputetja demokrate Albana Vokshi ka deklaruar gjatë seancës së sotme plenare se Partia Demokratike nuk i ka humbur zgjedhjet, por...