20 Korrik 2026, 13:52
Nga G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar gjatë seancës plenare se reforma zgjedhore dhe ajo territoriale janë dy nga çështjet kryesore që duhet të realizohen në kuadër të procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Ai tha se opozita ka marrë pjesë në grupet e punës për këto reforma, me kushtin që të merret ekspertiza e institucioneve ndërkombëtare si ODIHR dhe Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.
Gajtë fjalimit të tij në seancën plenare, Berisha akuzoi kryeministrin Rama se është tërhequr nga reforma territoriale dhe se po ndjek një projekt që çon në shpopullimin e zonave të ndryshme të vendit. Ai kundërshtoi reduktimin e numrit të bashkive, duke deklaruar se një vendim i tillë prek komunitetet lokale dhe interesat e qytetarëve.
Me tej, ai u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protesta për të mbrojtur interesat e komuniteteve të tyre. Ai tha se protesta qytetare në Tiranë duhet të shërbejë si një mënyrë për të kërkuar ndryshime dhe për të ushtruar presion ndaj qeverisë.
"Të nderuar deputetë, e vërteta është se pavarësisht se ky parlament në mënyrë absolute nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë, BE në procesin e integrimit, në krye të radhës përcaktoi dy detyra më kryesore: reformën gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe reformën gjithëpërfshirëse territoriale. Të bindur se me Edi Ramën ka vetëm antireformë, por në mbështetje të kërkesave te qytetarëve të shumtë nga mbarë territori i vendit, në mbështetje të përpjekjeve tona për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, ne morëm pjesë në dy grupet e ngritura për këto reforma themelore. Me një kusht të vetëm: për reformën zgjedhore të merret ekspertiza e ODIHR, për reformën territoriale të merret ekspertiza e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.
E vërteta është se përfaqësuesit e opozitës në këto komisione kanë dhënë një kontribut shumë të çmuar. nPor mbi të gjitha kanë qenë zëdhënës të interesave të qytetarëve. Qeveria e konfederatës helvetike, por edhe përfaqësuesi i BE në Tiranë, kanë treguar mbështetje të plotë dhe interes të madh për këto dy reforma. Papritmas, Edi Rama tërhiqet de facto nga reforma territoriale dhe mbyll procesin duke vazhduar projektin e tij të shpopullimit të plotë të mëtejshëm të Shqipërisë. Ka parashikuar reduktimin me 25 bashki nga Konispoli në Krumë në të gjithë territorin e vendit.
Dhe kjo përbën një praktikë të qartë shpopullimi. Ndaj dhe unë jam këtu për t’iu drejtuar qytetarëve shqiptarë: ngrihuni në këmbë për të mbrojtur interesat jetike të komuniteteve tuaja. Një protestë qytetare, e pashembullt në 30 vite, mblidhet çdo natë në rrugët dhe sheshet e Tiranës, bashkojuni kësaj proteste për të mbrojtur interesat më jetike të komuniteteve tuaja.", u shpreh Berisha./Dosja.al
sali berisha kuvendi seanca plenare
Politike
20 Korrik 2026, 13:47
D.S
Taulant Balla
TIRANË- Seanca plenare është shoqëruar me debate të ashpra dhe gjuhë të rëndë mes deputet&e...
Politike
20 Korrik 2026, 13:38
D.S
Selia PS
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të premte një mbledhje të zgjeruar, ku do të bëhen bash...
Politike
20 Korrik 2026, 13:35
D.S
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi,
DURRËS- Në portin e Durrësit, prej datës 1 korrik, ka hy...
Politike
20 Korrik 2026, 13:31
G.M
Erald Kapri
TIRANË- Deputeti Erald Kapri ka kritikuar qeverinë gjatë seancës plenare, duke deklaruar se protestat e qytetarëv...
Politike
20 Korrik 2026, 13:19
G.M
Redi Muçi
TIRANË- Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi ka deklaruar gjatë seancës plenare se protesta e qyteta...
Politike
20 Korrik 2026, 13:18
G.M
TIRANË- Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka kundërshtuar qëndrimin e mazhorancës për çështjen e zonave të mbro...
Politike
20 Korrik 2026, 13:03
G.M
TIRANË- Deputetja demokrate Albana Vokshi ka deklaruar gjatë seancës së sotme plenare se Partia Demokratike nuk i ka humbur zgjedhjet, por...
Politike
20 Korrik 2026, 12:47
G.M
Belind Këlliçi
TIRANË- Deputeti Belind Këlliçi ka kritikuar mazhorancën gjatë seancës plenare të ditë...
Politike
20 Korrik 2026, 12:32
D.S
Kuvendi i Shqipërisë
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën për bllokim t&e...
Politike
20 Korrik 2026, 12:29
G.M
TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha, është përplasur me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, gjatë seancës plenare të...