Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë (VIDEO)
Berisha e cilësoi Peleshin si vasal të Ramës dhe armik të integrimit, duke kritikuar qëndrimin e qeverisë ndaj ndryshimeve ligjore dhe procesin e integrimit të vendit.
20 Korrik 2026, 12:29Nga G.M
TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha, është përplasur me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, gjatë seancës plenare të mbajtur ditën e sotme, pas akuzave të ish-kryeministrit ndaj mazhorancës. Berisha e cilësoi Peleshin si vasal të Ramës dhe armik të integrimit, duke kritikuar qëndrimin e qeverisë ndaj ndryshimeve ligjore dhe procesin e integrimit të vendit.
Gajtë fjalimit të tij, ai theksoi se protestat e fundit qytetare kanë kërkuar anulimin e disa nismave të qeverisë. Pas deklaratave të Berishës, Peleshi i kërkoi të përdorte një gjuhë më të moderuar dhe t’i drejtohej me etikë institucionale. Kryeparlamentari paralajmëroi se do të ndërhyjë sa herë që deputetët shkelin rregulloren e Kuvendit ose përdorin gjuhë fyese gjatë diskutimeve.
"Berisha: Do të mbetesh në histiorinë e vendit si vasali më i shpifur i Edi Ramës si armik i egër i Kushtetutës dhe të drejtave kushtetuese të deputetëve, si armik i procesit të integrimit të vendit. Ka një muaj që janë dorëzuar amandamentet për amendimin e ligjit, për të cilat, BE, KE, PE kërkojnë të amendohen. Protesta më e fuqishme që nga vitet 90 kërkon të anulohet ligji. Ti me përgjegjësi personale
Peleshi: Mu drejto me etikë, nuk të drejtohem me ti. Do t’u ndërpres sa herë që shkel rregulloren, madje do të marr edhe masa për të gjithë ata që përdorin një përrua fjalësh që nuk na takon."/Dosja.al