LIVE UPDATES
Politike

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time, kjo gjykatë është shërbëtore e qeverisë

Në një prenoncim për mediat, Berisha bëri të ditur se kërkesa e tij ndaj Gjykatës Kushtetuese për masën e sigurisë është dorëzuar prej 10 muajsh, por gjykata ka vendosur ta shtyjë shqyrtimin për në tetor.

20 Korrik 2026, 10:40 Nga D.S
Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të
Sali berisha

TIRANË- Pas përfundimit të procedurave të detyrimit për paraqitje në SPAK, lideri i opozitës, Sali Berisha, ka hedhur akuza të rënda ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si 'shërbëtore të qeverisë'.

Në një prenoncim për mediat, Berisha bëri të ditur se kërkesa e tij ndaj Gjykatës Kushtetuese për masën e sigurisë është dorëzuar prej 10 muajsh, por gjykata ka vendosur ta shtyjë shqyrtimin për në tetor.

Sipas kryedemokratit, gjykata ka tejkaluar tre herë afatin ligjor tremujor, ndërkohë që kërkesat e eksponentëve të qeverisë si Veliaj, janë shqyrtuar me përparësi.

Fjala e Berishës:

"Kush ishte nga ata? Ishte Gjykata Kushtetuese, e cila zotohej se nuk ia shqyrtojmë çështjen Sali Berishës. Se ju më keni pyetur këtu mua a e ke dërguar në Gjykatë Kushtetuese masën e paraqitjes çdo dy javë? Sa kohë që e kam dërguar, thoni ju? E kam dërguar para 10 muajve.
Ajo gjykatë që është notere e turpshme e akteve kriminale të qeverisë shqiptare, ajo gjykatë që shqyrton brenda një muaji kërkesën e Lubi Ballukut, që shqyrton brenda dy muajve kërkesën e Erion Veliajt, që ka detyrim ligjor që masat e sigurisë t’i shqyrtojë në afat maksimumi tremujor, shtyn shqyrtimin e kërkesës time për në tetor.

Domethënë shtyn me pothuajse 11 muaj, tre herë afati ligjor. Është kjo gjykatë shërbëtore e qeverisë, me një pjesë të mirë të atyre, nuk them secili prej tyre, një nga shkaqet kryesore që ka nxjerrë ata dhjetëra mijëra djem e vajza në protestë prej 50 e sa ditësh. Pse? Sepse grupi parlamentar i PD ka kundërshtuar në parlament dhe ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese ligjin e investimeve strategjike. Gjykata Kushtetuese, pavarësisht kërkesave të prera të Komisionit Evropian dhe Bashkimit Evropian, e ka lënë në fuqi ligjin.

PD ka dërguar në këtë gjykatë ligjin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe ishte fjala konkretisht për parkun absolutisht më të bukur, më të mirë në Evropë, që është parku i Butrintit.
Gjykata Kushtetuese firmosi për shkatërrimin e tij, vendimin e qeverisë. Gjykata Kushtetuese mbajti në fuqi amendimin e ligjit për mbrojtjen e zonave të mbrojtura dhe peizazheve natyrore, të kundërshtuar me forcë nga PD. Ja, ajo gjykatë. A mund të imagjinoni ju një grup gjykatësish, paçka se të gjitha këto nuk janë vetëm kërkesa të opozitës.

Të gjitha këto nuk janë vetëm kërkesa të protestës rinore qytetare, por janë kërkesa të prera të institucioneve të BE, të Parlamentit dhe Komisionit Evropian. Megjithatë ajo vazhdon notere, ish-kryetarja se ku kaloi në një post të rëndësishëm kushtetues. Shkoi tek Banka e Shqipërisë, e cila hesht si fija e barit për narko-euron. A e kuptoni ju sa i pushtuar është ky vend? Pra, këtu thashë ishin dengjet me narko-euro. Banka e Shqipërisë është e zhytur gjer në çati në narko-euro dhe nuk guxon të shqiptojë njëherë fjalën narko-euro, e cila po shkatërron ekonominë e vendit, po shpunëson mijëra qytetarë. Ata mijëra qytetarë nuk shohin perspektivë në këtë vend.", u shpreh Berisha./Dosja.al

berisha spak

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit