Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
• Në një komunikim live në rrjetet sociale nga Thethi, kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj pretendimeve për anulimin e ligjeve të kontestuara si "Paketa e Maleve" dhe Ligji për Investimet Strategjike. • Duke hedhur poshtë çdo mundësi të ndryshimit të sistemit politik përmes rrugës së sheshit, Rama ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj protestuesve dhe kundërshtarëve, duke theksuar se përpjekjet e tyre nuk do të sjellin rëzimin e strukturës aktuale. • Ai i ka cilësuar protesuesit si, delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë. • Kreu i qeverisë i është kundërpërgjigjur akuzave lidhur me "Paketën e Maleve", duke kërkuar që qytetarët të informohen më parë mbi përmbajtjen e ligjit. • Rama theksoi se nisma nuk synon shitjen apo tjetërsimin e territoreve, por u jep mundësinë reale qytetarëve dhe emigrantëve që kanë trashëguar prona t'i kthejnë ato në asete ekonomike, në funksion të zhvillimit të turizmit.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dalë në një mbrojtje të fortë të "Paketës së Maleve", duke hedhur poshtë akuzat dhe kërkesat për anulimin e saj, të cilat i ka cilësuar si keqkuptime apo qëndrime të atyre që i shohin malet vetëm nga qyteti.
Në një reagim të gjerë live në rrjete sociale, Rama sqaroi se thelbi i paketës nuk është tjetërsimi i territoreve, por dhënia e mundësisë reale për qytetarët dhe emigrantët që kanë trashëguar prona, për t'i kthyer ato në asete ekonomike.
Kreu i qeverisë theksoi se turizmi po shndërrohet në një shtyllë gjithnjë e më domethënëse të ekonomisë, ndërsa kjo paketë shërben pikërisht si një politikë mbështetëse për njerëzit dhe zhvillimin e pronës.
“Këtu nuk jemi në kushtet ku shiten malet. Këtu jemi në kushtet kur malet po hapen për ata që në male kanë trashëguar një pronë. Jemi në kushtet kur mijëra emigrantë kanë shprehur interes sepse duan të investojnë. Turizmi do shkojë duke u bërë ekonomi gjithnjë e më domethënëse. Paketa e maleve është politikë për njerëzit, të drejtën e pronës, zhvillimit të pronës. Politikë që u shkon për shtat atyre që për vite nuk kanë mundur ta kthejnë pronën në aset financiar. Ca do me thënë të anulohet paketa e maleve, dmth që këto njerëz të mbeten pezull sepse disave që malet i shohin nga qyteti, nuk kam parë ndonjë komunitet nga këta që preken se për shkak nuk e kanë këtë paketë, të çohen të thonë që kjo paketa po na merr pronat.
Ata mezi e presin, kjo është rezultat i shumë bisedave, i shumë përpjekjeve, nuk është diçka që lindi sa hap e mbyll sytë. Ka turizëm elitar dhe ndaj fshatrat e Zvicrës janë aq të pasur, sepse turistët atje paguajnë shumë lekë. Është një paketë për emigrantët se janë me të drejta të njëjta, dhe nuk mund t’i gëzojnë se ligjit 7501 nuk ua jep se nuk kanë letrat. Chestnut hill është në një zonë ku ha guri pulën dhe kujt do i shkonte ndër mend se do shkohej atje për biznes dhe sukses. Sa për sharjet më bëhen vetëm shëndet dhe forcë, janë problem i atyre që i bëjnë se si hynë këtu ashtu edhe dalin.” u shpreh Rama./Dosja.al
TIRANË- Në një reagim të fortë kundër protestave dhe thirrjeve për dorëheqjen e tij, kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë çdo mundësi të ndryshimit të sistemit përmes rrugës së sheshit, duke përdorur një gjuhë të ashpër ndaj protestuesve.
Në një komunikim live në rrjetet sociale, Rama u shpreh se përpjekjet e fundit nuk do të sjellin kurrë rëzimin e strukturës politike, duke i cilësuar kritikanët dhe protestuesit me terma të rëndë.
Duke u ndalur te zhvillimet e fundit dhe hapësira e bulevardit, ai shtoi se reflektimi i tij personal do të vijojë në ditët në vijim, por ndarja mes dy vizioneve mbetet e qartë.
“Nuk kthehet më përmbys ky sistem, edhe pse duan ta kthejnë disa korba. Për çfarë kam reflektuar personalisht nga pasqyra e bulevardit të flamingove është temë tjetër dhe do ta ndaj me të gjithë në ditët në vijim. Por ai bulevard është për mua qartësisht i ndarë. Historia e flamingove është historia e Shqipërisë së re, ndërsa historia e sorrave nuk ka lidhje me të ardhmen, është vetëm e shkuara që vjen në forma shumë të rrezikshme dhe shqetësuese, po të shohim historinë. Ekstremet e majta e të djathta që vijnë për të sjellë përmes delirantësh, injorantësh dhe dështakë-zemërakësh, më të keqen. Sorrat e korbat shajnë e ofendojnë dhe ju duket se po ndryshojnë botën, asgjë nuk ndryshojnë ata”, deklaroi ai./Dosja.al
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen lidhur me protestat masive që kanë përfshirë Tiranën dhe vendin gjatë 52 ditëve të fundit, ku qytetarët dhe opozita kërkojnë dorëheqjen e tij dhe anulimin e ligjeve të kontestuara, si “Paketa e Maleve” dhe Ligji për Investimet Strategjike.
Në një komunikim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale nga Thethi, kryeministri u ndal pikërisht te Paketa e Maleve, duke iu kundërpërgjigjur kritikëve dhe protestuesve. Rama u bëri thirrje qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë që të informohen më parë mbi përmbajtjen e ligjit, përpara se të ngrenë akuza apo të marrin pjesë në tubimet kundër qeverisë.
“Përshëndetje të gjithëve për në Theth, për paketën e maleve. Çfarë kanë me paketën e maleve? A e dinë vallë se çfarë ka ligji? E kanë kuptuar arsyet se pse lindi paketa e palëve?! E thashë në mënyrë të drejtpërdrejtë, doja të ndaja disa informacione. Nuk e di sa janë të informuar ata që malet i shohin nga qyteti, politikën e gjykojnë nga kafeneja. Në Shqipëri ka disa territore, në mënyrë të posaçme në veriun e vendit, ku banorët, komunitetet nuk e kanë njohur, pranuar ligjin e ndarjes së tokës. Për këtë arsye, ata kanë ndarë tokën mes veti, sepse “1501-i), nuk kanë ndarë se çfarë kanë pasur në të shkuarën.”, tha Rama./Dosja.al