LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Detaje tronditëse nga atenati në Elbasan/ Autori i maskuar me paruke ngatërroi shënjestrën! Lidhjet e forta të dyshuara me emrat e botës së krimit si Suel Çela dhe "Ot Kila"

• Hetimet e intensifikuara nga Prokuroria dhe grupi i posaçëm i hetimit për të shtënat me armë zjarri të regjistruara në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan kanë marrë një rrjedhë të re, ndërsa ekspertët e Policisë Shkencore po analizojnë të gjitha provat e sekuestruara në vendngjarje. • Nga ky sulm i armatosur mbetën të plagosur lehtë tre persona, konkretisht Armando Tomorrica, Renaldo Mance dhe kamarieri 19-vjeçar Biorgi Hoxha, të cilët fatmirësisht lanë spitalin vetëm pak orë pas marrjes së ndihmës mjekësore. • Grupi hetimor po verifikon me kujdes dëshmitë e marra nga të plagosurit, të cilët kanë deklaruar para hetuesve se nuk e njohin autorin dhe nuk kanë konflikte të hershme me askënd. • Kjo deklaratë ka nxitur dyshimet se ngjarja mund të jetë një ngatërrim shënjestre ose një sulm i porositur mirë, ku shënjestër kryesore dyshohet të ketë qenë nipi i Kastriot Kilës, i njohur gjerësisht në qytet si “Ot Kila”. • Autori i këtij atentati ka ndjekur një skemë mjaft të ftohtë dhe të detajuar për t'iu shmangur identifikimit nga kamerat e sigurisë dhe dëshmitarët okularë, ai dyshohet se është maskuar duke përdorur një maskë silikoni dhe një paruke me flokë të gjatë. • I veshur totalisht me rroba të zeza, xhup të errët dhe doreza për të mos lënë asnjë gjurmë ADN-je, ai është afruar pranë verandës ku qëndronin të rinjtë, ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar shtatë herë në drejtim të tyre. • Menjëherë pas krismave, një efektiv policie që ndodhej rastësisht jashtë shërbimit në të njëjtin lokal është vënë në ndjekje të armatosur të tij. • Gjatë arratisjes nëpër rrugicat e errëta të lagjes, autori ka hedhur armën e zjarrit, e cila u sekuestrua menjëherë nga uniformat blu si provë materiale bashkë me gëzhojat e gjetura në vendngjarje, por ka arritur të largohet duke humbur gjurmët. • Pista kryesore e hetimit po lidhet ngushtësisht me përplasjet e vjetra dhe larjen e hesapeve mes grupeve kriminale rivale në qytetin e Elbasanit, ku përmenden emra të njohur të drejtësisë. • Hetuesit po risjellin në vëmendje historikun e konflikteve të kaluara dhe përplasjet e bujshme të lidhura me emra si Suel Çela apo dëshmitë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, duke analizuar çdo lidhje të mundshme mes shënjestrave të këtij sulmi dhe ngjarjeve të mëparshme kriminale. • Mbledhja e pamjeve filmike nga kamerat e sigurisë së bizneseve përreth, ekzaminimi i balistikës dhe verifikimi i lëvizjeve të dyshimta po vijojnë me intensitet të lartë nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e plotë të dinamikës dhe identifikimin e autorit.

5 artikuj për këtë temë.

9 ORE ME PARE

Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës"

Detaje tronditëse nga atenati në Elbasan/ Autori i maskuar me paruke
Atentati i Elbasanit

ELBASAN- Janë zbardhur detaje të reja dhe tejet të bujshme nga ngjarja e rëndë e regjistruar pak kohë më parë në qytetin e Elbasanit, ku mbetën të plagosur me armë zjarri tre të rinj, Armando Tomorrica, Renaldo Mance dhe kamarieri 19-vjeçar Biorgi Hoxha.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, objektiv kryesor i këtij sulmi dyshohet të ketë qenë nipi i Kastriot Kilës, i njohur gjerësisht në qytet si “Ot Kila”. Një nga elementët më tronditës të zbuluar nga hetimet paraprake është mënyra se kaipërshkoi dhe ekzekutoi planin autori i ngjarjes. Për të fshehur identitetin e tij dhe për të mos lënë asnjë gjurmë pas, ai dyshohet të ketë vepruar i maskuar duke përdorur një maskë silikoni dhe një paruke me flokë të gjatë.

Autori ka qenë i veshur totalisht me rroba të zeza, xhup të errët dhe doreza, duke ndjekur një skemë kriminale mjaft të detajuar.  Kujtojmë se emri i "Ot Kilës" është i njohur për drejtësinë dhe strukturat e rendit, duke qenë se është llogaritur më parë si kundërshtar i figurave të njohura të botës së krimit, si Suel Çela.

Sipas dosjeve të kaluara hetimore dhe dëshmive të penduara të drejtësisë, Çela më herët kishte porositur vrasës me pagesë, si Nuredin Dumani në vitin 2022 për eliminimin e Elton Kilës, atentat i cili dështoi pasi Dumani mbeti i plagosur në Cërrik, ngjarje që i dha fund edhe karrierës së tij kriminale para se të përfundonte i arrestuar dhe të kthehej në bashkëpunonjës të drejtësisë./Dosja.al

9 ORE ME PARE

 Atentati në Elbasan/ Të plagosurit mohojnë konfliktet, hetohet pista e shënjestrës së ngatërruar

Detaje tronditëse nga atenati në Elbasan/ Autori i maskuar me paruke
Pamje

ELBASAN- Hetimet për atentatin e ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen 'Vullnetari' të Elbasanit vijojnë, ndërsa grupi hetimor po shqyrton disa pista. Tre persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një lokal, mes tyre edhe kamerieri 19-vjeçar Biorgi Hoxha, i cili dyshohet se u plagos aksidentalisht.

Sipas të dhënave paraprake, objektiv i sulmit dyshohet se ishin Armand Tomorrica dhe Renaldo Mance. Fillimisht u dyshua se autori kishte pasur një konflikt të mëparshëm me ta dhe kishte shkuar për hakmarrje. Megjithatë, në dëshmitë e dhëna para hetuesve, të tre të plagosurit kanë deklaruar se nuk njohin autorin dhe se nuk kanë konflikte me askënd.

Për këtë arsye, hetuesit po verifikojnë edhe mundësinë që autori të ketë ngatërruar shënjestrën. Ndërkohë po merren në pyetje dëshmitarë dhe klientë të tjerë që ndodheshin në lokal në momentin e sulmit. Të plagosurit kanë dalë nga spitali dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori vijon të jetë në kërkim nga Policia./Dosja.al

11 ORE ME PARE

Detajet e reja nga atentati në Elbasan/ Si u plagos aksidentalisht 19-vjeçari? Shënjestra ishin...

Detaje tronditëse nga atenati në Elbasan/ Autori i maskuar me paruke
Elbasan

ELBASAN-  Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e së dielës në lagjen “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit, ku mbetën të plagosur me armë zjarri tre persona.

Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se shënjestër e këtij sulmi dyshohet se kanë qenë Armando Tomorrica dhe Renaldo Mance, ndërsa i plagosur aksidentalisht ka mbetur 19-vjeçari Biorgi Hoxha, i cili punonte si kamarier në lokal.

Sipas hetimeve paraprake, autori i dyshuar kishte pasur një konflikt të mëparshëm me Tomorricën dhe Mancen, çka dyshohet të ketë qenë motivi kryesor i sulmit. Mbrëmjen e ngjarjes, dy shënjestrat ndodheshin të ulura në një tavolinë në verandën e lokalit, në shoqërinë e kamarierit të ri. Autori është afruar drejt tyre, i ka ofenduar verbalisht dhe më pas ka nxjerrë armën, duke qëlluar disa herë dhe plagosur të tre personat.

Në vendngjarje janë sekuestruar 6 gëzhoja për ekspertizë balistike. Të plagosurit morën ndihmë mjekësore në Spitalin e Elbasanit dhe janë larguar në banesat e tyre, pasi janë jashtë rrezikut për jetën. Policia vijon kontrollet intensive për kapjen e autorit që është ende në arratisje./Dosja.al

12 ORE ME PARE

Plagosja në Elbasan/ Të plagosurit nuk ishin objektiv i atentatit

Detaje tronditëse nga atenati në Elbasan/ Autori i maskuar me paruke

ELBASAN- Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e kaluar në Elbasan, ku mbetën të plagosur tre persona. Burime policore bëjnë me dije se asnjëri prej të plagosurve nuk ka qenë shënjestër e atentatit, por objektivi i këtij sulmi ka qenë një person tjetër që ndodhej në të njëjtin lokal.

Sipas hetimeve paraprake, autori ka qenë i veshur me xhup dhe dyshohet se ka qenë i maskuar me paruke për të fshehur identitetin e tij.

Sapo është afruar pranë verandës së lokalit, ai ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë dhe ka qëlluar 7 herë drejt ambientit ku ndodheshin personat. Si pasojë e breshërisë së plumbave kanë mbetur të plagosur, Renaldo Mançja, 31 vjeç, Armand Tomorrica, 32 vjeç dhe Bjorgi Hoxha, 19 vjeç, kamarieri i lokalit./Dosja.al

13 ORE ME PARE

Plagosja e trefishtë në Elbasan/ Dalin detajet e reja: Si i shpëtuan mrekullisht plumbave tre të rinjtë, roli i efektivit të policisë jashtë shërbimit

Detaje tronditëse nga atenati në Elbasan/ Autori i maskuar me paruke

ELBASAN-  Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit, ku mbetën të plagosur me armë zjarri tre persona. Burime spitalore bëjnë me dije se të plagosurit, të identifikuar si Bjorgi Hoxha, 19 vjeç, Armand Tomorrica, 32 vjeç dhe Renaldo Mance, 31 vjeç, kanë lënë spitalin vetëm dy orë pasi morën ndihmën mjekësore.

Fatmirësisht, plagët e marra nuk kanë rezultuar të rrezikshme për jetën, ndërsa ata janë kthyer tashmë në banesat e tyre. Sipas të dhënave paraprake, njëri prej tyre ka marrë një plagë të lehtë në shpatull, tjetri është goditur në këmbë, kurse personi i tretë ka pësuar vetëm një gërvishtje nga plumbi.

Në vendin e ngjarjes, ekspertët e Policisë Shkencore kanë sekuestruar 6 gëzhoja, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës balistike. Hetimet janë përqendruar në disa pista, ndërsa grupi hetimor ka siguruar pamje filmike nga kamerat e sigurisë dhe ka marrë në pyetje të plagosurit për të zbardhur dinamikën.

Një element kyç i ngjarjes është prania e një oficeri policie jashtë shërbimit brenda lokalit në momentin e të shtënave. Sapo ka dëgjuar krismat, ai është vënë menjëherë në ndjekje të autorit. Gjatë arratisjes, autori ka hedhur armën e zjarrit, e cila është sekuestruar nga policia si provë materiale – por ka arritur të largohet në thellësi të lagjes, duke humbur gjurmët.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive. Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen të gjitha veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të sulmit dhe kapjen e autorit./Dosja.al

atentati ne elbasan elbasan

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë