LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha: Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para jashtë shtetit! Mediat po heshtin për deklaratën ‘bombë’ të eurodeputetit

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratave të eurodeputetit çek Tomas Zdeçovski, i cili akuzon kryeministrin Edi Rama lidhur se me anë të familjarëve të tij, po transporton para jashtë vendit. • Gjatë konferencës së sotme për mediat, Berisha deklaroi se heshtja e Ramës dhe e mediave shqiptare për këtë çështje është një tregues i kontrollit që, sipas tij, kryeministri ushtron mbi informacionin publik. • Sipas kryetarit të PD-së, eurodeputeti Zdeçovski ka përdorur një nga parimet kryesore të hetimit të krimit të organizuar, atë të ndjekjes së parave. • Ai akuzoi Edi Rama se nuk ka dhënë asnjë përgjigje për deklaratat e eurodeputetit. Lideri i opozitës akuzoi mediat e kapura nga pushteti i Edi Ramës se kanë censuruar lajmin. • Berisha bëri të ditur se Partia Demokratike do të rikthejë kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për këtë çështje, duke kërkuar hetim edhe nga institucionet ndërkombëtare. • Kryetari i PD-së Sali Berisha, u shpreh se, ka të dhëna që kërkojnë verifikim për përdorimin e avionit privat të kryeministrit dhe për lëvizjet jashtë vendit. • Lideri i demokratëve Sali Berisha i bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare që të përfshihen në hetim.

3 artikuj për këtë temë.

10 ORE ME PARE

Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën që transporton paratë me avion si diktator afrikan

Berisha: Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka kërkuar nisjen e hetimeve ndërkombëtare ndaj kryeministrit Edi Rama, duke iu drejtuar Prokurorisë Publike Evropiane, Interpolit, Europolit dhe Eurojust-it. Gjatë deklarates së tij, Berisha ngriti akuza për përfshirje të Ramës në veprimtari të dyshuara financiare dhe kërkoi një hetim të plotë për këtë çështje.

Ai tha se këto pretendime kërkojnë verifikim nga institucionet ndërkombëtare, ndërsa shtoi se PD do të vijojë kërkesën për një hetim të thelluar. Berisha i bëri këto deklarata duke iu referuar edhe akuzave të eurodeputetit Tomas Zdecovski ndaj kryeministrit shqiptar.

"Nga ana tjetër i bëj thirrje Prokurorit Publik të BE të ndërmarrë menjëherë hetime për këtë problem tmerrësisht shqetësues. I bëj thirrje Interpolit, Europolit dhe Eurojust të angazhohen në hetimet më serioze të Edi Ramës që sillet si diktatorët e dikurshëm të Afrikës, që mbushin avionët me kartëmonedha dhe i sjellin në banka të ndryshme. Ky hetim ka një vlerë dhe rëndësi të jashtëzakonshme për shqiptarët. PD do të vazhdojë kërkesën e saj për hetimin më të plotë të mundshëm.", u shpreh Berisha./Dosja.al 

11 ORE ME PARE

Deklarata ‘bombë’ e eurodeputetit/ Berisha: Rama i transportoi paratë me avionin privat, do rikthejmë kërkesën për komision hetimor

Berisha: Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sjellë në vëmendje shifrat alarmante të fluturimeve të kryeministrit Edi Rama, duke i lidhur ato me dyshime të forta ndërkombëtare për abuzim me pushtetin dhe lëvizje të dyshimta financiare.

Berisha theksoi se 140 fluturimet e kryer në dy vite me avionin në dispozicion kanë ngjallur dyshime të ligjshme në mbarë Evropën, ndërsa u bëri thirrje mediave të mos censurojnë informacionin e bërë publik nga autoritetet evropiane.

Sipas tij, Partia Demokratike nuk do të mjaftojë vetëm me denoncimet publike, por do të ndërmarrë hapa konkretë institucionalë.

"140 fluturime të Edi Ramës në dy vite me avion në dispozicion, kanë ngjallur dyshime të ligjshme në mbarë Evropën. Dëshiroj dhe uroj që mediat të mos e censurojnë këtë deklaratë bombë të një autoriteti të vërtetë në Parlamentin Evropian, ndaj dhe i lutem zyrës së shtypit t’ia dërgojë pa përjashtim të gjitha medieve me shpresë se do heqin dorë nga censura e një lajmi për të cilin është i interesuar çdo shqiptar i ndershëm pavarësisht nga përkatësia partiake. PD nuk është mjaftuar me kaq. PD ka paraqitur kërkesën për komisionin hetimor parlamentar për këtë çështje, si një çështje themelore dhe Edi Rama e ka refuzuar në mënyrë kategorike komisionin.
Ka të dhëna tronditëse.

Ka të dhëna që provojnë transportin e parave. Ka të dhëna që faktojnë se valixhet diplomatike të qeverisë shqiptare, me Ismail dhe pa Ismail, janë numerikisht më të shumta se të gjitha valixhet diplomatike të Evropës. Ju keni parë dhe keni konstatuar ambasadat tona të implikuara në transporte droge. Por, deklarata bombë e europarlamentarit cek është një kontribut madhor pasi PD do rikthejë përsëri kërkesën për krijimin hetimor parlamentar për të hetuar transportin e parave dhe të drogës me avionin privat taksi të Edi Ramës në mbarë Evropën dhe më gjerë.", u shpreh Berisha./Dosja.al

11 ORE ME PARE

Berisha: Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para jashtë shtetit

Berisha: Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që
Sali BERISHA

TIRANË- Deklarata e eurodeputetit çek Tomas Zdecovski ishte në qendër të konferencës për mediat e zhvilluar nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ai tha se deklaratat e eurodeputetit përbëjnë akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe familjarëve të tij.

Gjatë fjalimit të tij, Berisha u shpreh se Zdechovský ka deklaruar se po ndiqen paratë, duke pretenduar se bëhet fjalë për para të përfituara nga veprimtari kriminale ose nga trafikantë shqiptarë. Sipas tij, këto janë ndër akuzat më të forta të bëra ndonjëherë ndaj një drejtuesi të një vendi evropian.

Kreu i demokratëve e cilësoi deklaratën e eurodeputetit si të paprecedentë dhe tha se ndjekja e parave është mënyra kryesore për të zbuluar aktivitetet kriminale, teksa shtoi se këto pretendime duhet të hetohen nga institucionet përgjegjëse.

"Të nderuar qytetare dhe qytetarë, sot jam këtu për deklaratën e deputetit të Parlamentit Evropian, Tomas Zdeçovski, i cili denoncoi dje në një nga mediat e Tiranës, Edi Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para jashtë shtetit. Zoti Zdeçovski thekson se ne po ndjekim paratë. Po ndjekim pra këtë veprimtari kriminale të Edi Ramës me paratë e grabitura shqiptarëve ose paratë e trafikantëve shqiptarë.

Kjo deklaratë në Parlamentin Evropian është bërë vetëm për diktatorë të tipit Gedafi dhe jo ndonjëherë tjetër për ndonjë lider të një vendi të lirë evropian. Deklarata e europarlamentarit në mediat shqiptare është aktakuza më e rëndë që i bëhet personalisht Edi Ramës dhe familjarëve të tij nga një personalitet i shquar në Parlamentin Evropian, i cili shprehet se po ndjekim paratë. Rikujton pra parimin e kapjes së mafies duke ndjekur paratë. E pashembullt! E paprecedent!", u shpreh Berisha./Dosja.al

sali berisha eurodeputeti zdeçovski

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës