Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Çështja e radhës në themel në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të pandehurve të tjerë është shoqëruar me mungesa dhe përplasje të forta mes palëve. Kryebashkiaku Veliaj ka vijuar bojkotin dhe refuzimin e tij për të marrë pjesë fizikisht në sallë, për sa kohë që i mohohet kërkesa për të mos qëndruar në kafazin prej xhami. Seanca është karakterizuar edhe nga mungesa e avokatit të tij, Plarent Ndreca, i cili ka paraqitur pamundësi objektive për shkak të një angazhimi në Gjykatën Civile të Tiranës. Për shkak të kësaj mungese dhe mungesës së palës mbrojtëse në sallë, trupi gjykues ka vendosur shtyrjen e procesit. Megjithatë, trupi gjykues e ka vlerësuar ndryshe sjelljen e avokatit Ndreca, duke i vendosur atij një gjobë prej 50 mijë lekësh pasi nuk kishte ngritur pretendime në seancën e kaluar për datën. Në qendër të vëmendjes së seancës ishte edhe kërkesa e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, e cila kërkoi pezullimin me dy muaj të procesit duke paraqitur raport mjekësor pas lindjes me operacion. Mbrojtja e Xoxës argumentoi se ajo nuk është në gjendje të ushtrojë në mënyrë efektive të drejtat e saj ligjore dhe të bëjë mbrojtjen në këtë gjendje. Nga ana e saj, Prokuroria e Posaçme kundërshtoi ashpër kërkesën për pezullim, duke argumentuar se ligji parashikon vetëm shtyrje seance dhe se ajo nuk është paraqitur fizikisht asnjëherë në gjyq. Trupi gjykues i GJKKO-së ka vendosur përfundimisht të rrëzojë kërkesën e Ajola Xoxës për pezullimin e afateve të procesit.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Është shtyrë seanca e radhës gjyqësore në GJKKO për dosjen e SPAK ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë, pasi mbrojtja nuk është paraqitur në sallë.
Shkak për shtyrjen e procesit është bërë mungesa e avokatit të Veliajt, Plarent Ndreca, i cili nuk u paraqit në seancë për shkak se kishte një tjetër angazhim gjyqësor në Gjykatën Civile të Tiranës.
Për këtë arsye, ai kishte depozituar një kërkesë formale për shtyrje, duke argumentuar se ndodhej në pamundësi objektive për të marrë pjesë.
Megjithatë, trupi gjykues e ka vlerësuar ndryshe këtë situatë. GJKKO ka vendosur t’i vërë avokatit Plarent Ndreca një gjobë prej 50 mijë lekësh, me argumentin se në seancën e kaluar ai nuk kishte ngritur asnjë pretendim apo rezervë për datën e caktuar për seancën e sotme, duke e konsideruar mungesën e tij si shkak për zvarritjen e procesit.
Për çfarë akuzohej Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
TIRANË- Ka nisur në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës e gjykimit në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe personave të tjerë të pandehur në këtë proces, një seancë e shënuar nga mungesa të bujshme dhe përplasje ligjore mes palëve.
Mësohet se, kryebashkiaku Veliaj nuk ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit, duke vijuar bojkotin dhe refuzimin e tij për të marrë pjesë për sa kohë që i mohohet kërkesa për të mos qëndruar në kafazin e sallës së gjyqit gjatë procesit. Në sallë kanë qenë të pranishëm dy prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Ols Dado, por kanë munguar të gjithë të pandehurit e tjerë.
Mungesë është regjistruar edhe nga ana e mbrojtjes, pasi avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, ka depozituar kërkesë për shtyrjen e seancës. Ai ka argumentuar pamundësinë objektive për të marrë pjesë, për shkak se ndodhej në një tjetër çështje në Gjykatën Civile të Tiranës lidhur me procesin ndaj Arbjan Maznikut.
Në seancën e sotme nuk është paraqitur as bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, e cila kishte kërkuar pezullimin e procesit me dy muaj duke paraqitur një raport mjekësor pas lindjes. Megjithatë, kërkesa e saj është rrëzuar nga GJKKO.
Xoxa është përfaqësuar në proces nga avokatët e saj, Gurali Brahimllari dhe Maksim Haxhia, të cilët kanë theksuar se pas lindjes me operacion ajo nuk është në gjendje të ushtrojë në mënyrë efektive të drejtat e saj ligjore.
“Zonja Xoxa ka bërë konsultën tek mjeku, i cili ka konstatuar se ajo vazhdon të jetë në të njëjtën gjendje, duke e pasur të pamundur të bëjë mbrojtjen në këtë proces,” deklaroi mbrojtja.
Nga ana e saj, Prokuroria e Posaçme ka kundërshtuar ashpër kërkesën për pezullim, duke argumentuar se ligji parashikon vetëm shtyrje të seancës dhe jo pezullim të procesit, si dhe ka vënë në dukje se Xoxa nuk është paraqitur fizikisht asnjëherë në gjyq.
Në përfundim të veprimeve paraprake, GJKKO ka vendosur gjithashtu pezullimin e afateve të paraburgimit për Erion Veliajn, ndërsa procesi ka vijuar mes mungesave dhe kërkesave të reja procedurale nga palët.
Për çfarë akuzohej Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
TIRANË- Sot pritet të zhvillohet seanca e radhës në themel në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku në qendër të vëmendjes do të jetë kërkesa e paraqitur nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.
Xoxa ka kërkuar pezullimin me 2 muaj të procesit gjyqësor, duke dorëzuar raportin e lindjes me operacion dhe duke argumentuar se pas ndërhyrjes nuk mund të ushtrojë në mënyrë efektive mbrojtjen. SPAK pritet të kundërshtojë kërkesën, me argumentin se ligji parashikon vetëm shtyrje të seancës dhe se ajo nuk është paraqitur asnjëherë më parë në gjyq.
Ndërkohë, gjatë procesit pritet të shihet vendimmarrja e gjykatës edhe lidhur me kërkesat e mëparshme të kryebashkiakut për transmetim live të seancave dhe daljen nga kafazi prej xhami, çështje që kanë shërbyer si argument për mosparaqitjen e tij fizike, duke preferuar përfaqësimin nga avokati.