Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Në qendër të përplasjes ka qenë vendimi i qeverisë për alokimin e fondit prej 4.3 milionë eurosh nga buxheti i shtetit për mbështetjen e koncertit të bujshëm të Kanye West në Shqipëri.

TIRANË- Një debat i ashpër dhe me tone të larta është zhvilluar në Komisionin e posaçëm parlamentar mes deputetes së opozitës, Ina Zhupa, dhe ministrit të Turizmit, Blendi Gonxhja.
Në qendër të përplasjes ka qenë vendimi i qeverisë për alokimin e fondit prej 4.3 milionë eurosh nga buxheti i shtetit për mbështetjen e koncertit të bujshëm të Kanye West në Shqipëri.
Kryetarja e komisionit, Ina Zhupa, e ka marrë në pyetje ministrin Gonxhja duke kërkuar llogari mbi arsyet e këtij financimi të papritur, të cilin e cilësoi si një shpenzim të pajustifikuar për një event privat, në një kohë kur vendi ka emergjenca të tjera sociale dhe infrastrukturore.
Pjesë nga debati:
"Keni dhënë 4.3 mln euro për një koncert privat kur kishit premtuar që nuk do të jepnit asnjë lekë. Si e konceptoni ju urgjencën e një koncerti të parashikuar? Urgjencë ishte mos shitja e biletave? Cila ishte nevoja për t’u dhënë këto para? Ku është logjika e urgjenca e një koncerti privat? Na sqaroni ku janë ato 100 milionë eurot që do të na vinin për turizmin? Ju paratë i keni dhënë, supozoni sikur parlamenti nuk e miraton, çfarë ndodh z. Gonxhe, do ua kthejë Kanye West?",u shpreh Zhupa.
"Administrata ka vepruar sipas aktit normativ, menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Publiku nuk ka nevojë të dijë si funksionon mazhoranca dhe Partia Socialiste, nëse do të kishte mosmbarëvajtje të koncertit dhe koncerti nuk do të ishte realizuar, atëherë do të hynim në pyetjen tuaj si do t’i merrnim lekët etj.", tha Gonxhja.
Zhupa: Normal që eventi do të bëhej sepse për atë u kujdesët ju.
Gonxhja: Nëse s’do ketë mbështetje të parlamentin, këtë pyetje bëjeni mbrapa.
Zhupa: Më shpjego pse e morët këtë vendim, pse është nevojë dhe pse urgjencë? Pse këto para të shqiptarëve që mund t’i kishit përdorur realisht për emergjencë?
Gonxhja: Ju e dini që unë i di problemet se jam deputeti më i votuar në listë të hapur, pa mendjemadhësi.
Zhupa: Do të vinte zor që kërkon 4.3 milionë euro për një koncert, kur s’kemi avion për të fikur zjarret apo përdor dru për të ngrohur shkollat?
Gonxhja: Moral dhe hipokrizi për spitale e histori të tjera mos fillo se unë ua rrëzoj shumë kollaj.
Zhupa: Juve ju ka rënë tërmeti në qeveri, se e keni krejt të korruptuar.
Gonxhja: Po kaluam në politikë, do të transformohem dhe do të kthehem në politikan.
Gonxhja sqaroi se promotorit i është shprehur mbështetja për organizimin e eventit për aspekte të tjera të tij pasi shitja e biletave do të ishte e garantuar. Qeveria s’ishte e përgatitur për dhënien e fondeve për koncertin që nuk kishte garantuar ecuri në vetëfinancim, thotë Gonxhja dhe në këtë aspekt s’përfshihen vetëm biletat.
Gonxhja: Koncerti vjen si një nismë e konsultuar me qeverinë shqiptare prej 1 viti, dhe në fillim të këtij viti është marrë një informacion që nëse do ishte e mundur nga turi i Kanye West, do të jepnim mbështetjen tonë. Në fillim viti ne i kemi shprehur mbështetjen tonë promotorit për organizimin e këtij eventi. Mendohej nga promotorët që shitja e biletave do të ishte e garantuar, dhe mbështetja jonë duhet të ishte për aspektet e tjera. Nuk kemi qenë në dijeni, nuk ishim të përgatitur për financim pjesor të këtij eventi.
Zhupa: Kush ishte nevoja?
Gonxhja: Ishte në rrezik mosorganizimi i eventit për arsye se eventi nuk kishte garantuar ecuri në vetëfinancimin e eventit. Një event nuk financohet vetëm nga biletat, financohet nga një sponsor etj. Ishte e paparashikuar situata.
Zhupa: Po pse pra?
Gonxhja: Ne nuk e kemi luksin të krahasohemi me tregjet e huaja ku është anuluar koncerti. Nuk jemi as Italia, as Mbretëria e Bashkuar apo Polonia."/Dosja.al
Ilir Meta, TIRANË- Gjykata e Tiranës po shqyrton ditën e sotme kërkesën e bërë nga ish-presidenti Ilir Meta, ...
Erion Isai TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur shqyrtimin e seancës paraprake n...
Erion Veliaj TIRANË- Është shtyrë seanca e radhës gjyqësore në GJKKO për dosjen e SPAK ndaj kryebashkia...
Erion Veliaj TIRANË- Ka nisur në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës e gjykimit në themel ndaj kryebashkiakut t&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dalë në një mbrojtje të fortë të "Paketës së Maleve", du...
Edi Rama TIRANË- Në një reagim të fortë kundër protestave dhe thirrjeve për dorëheqjen e tij, kryeministri E...
Erion Veliaj TIRANË- Sot pritet të zhvillohet seanca e radhës në themel në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion V...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen lidhur me protestat masive që kanë përfshirë Tiranën dhe ...
Erion Veliaj TIRANA- Media e huaj Eureporter i ka kushtur një artikull çështjes së kryebashkiakut Erion Veliaj, për t...
Kuvendi TIRANË- Deputeti i PD-se Gazmend Bardhi ka kërkuar gjatë seancës së sotme plenare ndryshimin e rendit të ditës, ...