Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Meta i është drejtuar gjykatës me kërkesën për të detyruar organin e akuzës që të nisë hetimet për punonjësit e institucionit të paraburgimit 313.
TIRANË- Gjykata e Tiranës po shqyrton ditën e sotme kërkesën e bërë nga ish-presidenti Ilir Meta, i cili ka ushtruar të drejtën e ankimit për të kundërshtuar vendimin e Prokurorisë për mosfillimin e hetimeve lidhur me kallëzimin e tij.
Meta i është drejtuar gjykatës me kërkesën për të detyruar organin e akuzës që të nisë hetimet për punonjësit e institucionit të paraburgimit 313. Ish-kreu i shtetit ka denoncuar shkelje të të drejtave të tij themelore për të komunikuar nga qelia, si dhe ka ngritur pretendime për shpërdorim detyre dhe trajtim të papërshtatshëm ndaj tij brenda këtij institucioni.
Nga ana e saj, Prokuroria e Tiranës kishte vendosur mosfillimin e çështjes penale me argumentin se në kallëzimin e dorëzuar nuk plotësohen elementët e veprës penale.
Megjithatë, duke mos u pajtuar me këtë vendim, ish-presidenti ka kërkuar shqyrtimin e çështjes deri në zbardhjen e plotë të pretendimeve të tij. Mësohet se, procesi po zhvillohet në dhomë këshillimi nën shqyrtimin e gjyqtares Vjollca Spahiu, e cila do të vlerësojë argumentet e palëve për të vendosur.
Dosja Meta:
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe ish-deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK./Dosja.al
Erion Isai TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur shqyrtimin e seancës paraprake n...
Erion Veliaj TIRANË- Është shtyrë seanca e radhës gjyqësore në GJKKO për dosjen e SPAK ndaj kryebashkia...
Erion Veliaj TIRANË- Ka nisur në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës e gjykimit në themel ndaj kryebashkiakut t&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dalë në një mbrojtje të fortë të "Paketës së Maleve", du...
Edi Rama TIRANË- Në një reagim të fortë kundër protestave dhe thirrjeve për dorëheqjen e tij, kryeministri E...
Erion Veliaj TIRANË- Sot pritet të zhvillohet seanca e radhës në themel në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion V...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen lidhur me protestat masive që kanë përfshirë Tiranën dhe ...
Erion Veliaj TIRANA- Media e huaj Eureporter i ka kushtur një artikull çështjes së kryebashkiakut Erion Veliaj, për t...
Kuvendi TIRANË- Deputeti i PD-se Gazmend Bardhi ka kërkuar gjatë seancës së sotme plenare ndryshimin e rendit të ditës, ...
Niko Peleshi TIRANA- Seanca plenare në Kuvend është mbyllur, pas dy ndërprerjeve dhe bllokimit të foltores nga deputetët e op...