20 Korrik 2026, 12:32
Nga D.S
Kuvendi i Shqipërisë
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën për bllokim të qëllimshëm të katër nismave ligjore të opozitës për më shumë se shtatë javë.
Bardhi denoncoi standardet e dyfishta të socialistëve, të cilët sipas tij po shqyrtojnë projektligjet e tyre ndërsa refuzojnë të trajtojnë nismat opozitare për investimet strategjike, zonat e mbrojtura, trashëgiminë kulturore dhe Paketën e Maleve.
Ky reagim erdhi pas kërkesës së Taulant Ballës për ndryshimin e rendit të ditës, me argumentin se projektligji për shoqëritë europiane duhet të shtyhet për shkak të detyrimeve në kuadër të procesit të integrimit.
Bardhi e cilësoi këtë qasje si një cenim të rëndë të parlamentarizmit, duke kërkuar që edhe nismat e opozitës të përfshihen në kalendarin e punimeve për hatër të procesit të integrimit.
“Dua të ngre një shqetësim që tregon se rendin e ditës e bëni sipas qejfit tuaj. Keni 7 javë që mbani të bllokuara 4 iniciativa të deputetëve të opozitës, i keni futur në kalendar si ligje pa datë për seancë plenare dhe nuk pranoni t’i shqyrtoni në komisionet parlamentare. Ka nisur puna për çdo projektligj të depozituar nga kolegë të maxhorancës javë më vonë inicitative të propozuara nga opozita, pranoni të shqyrtoni këto iniciativa, dhe ju ato i merrni në shqyrtim ndërkohë 4 tonat, që kërkojnë me detyrime për integrimin, nuk pranoni t’i shqyrtoni.
Cenim i rëndë i parlamentarizmi. Nuk und ti trajtoni deputetët si ca të nënës dhe të njerkës. Iniciativat tuaja i fusni sipas qejfit, ndërsa 4 ligje që presin prej javësh refuzoni t’i shqyrtoni. Meqenëse hoqëm për hatër të integrimit një projektligj, të fusim për hatër të integrimit 4 iniciativat tona, ligjin për investimet strategjike, zonat e mbrojtura, paketën e maleve dhe trashëgiminë kulturore.”, tha Bardhi./Dosja.al
bardhi
Politike
20 Korrik 2026, 12:29
G.M
TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha, është përplasur me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, gjatë seancës plenare të...
Politike
20 Korrik 2026, 12:14
D.S
Tomáš Zdechovský
TIRANË- Eurodeputeti i EPP-së, Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza të fo...
Politike
20 Korrik 2026, 12:10
D.S
TIRANË- Kreu i PD-së, Berisha dhe deputetët demokratë janë nisur drejt godinës së Kuvendit për t’iu ...
Politike
20 Korrik 2026, 12:00
G.M
Pamje
TIRANË- Ish-presidenti Bamir Topi ka deklaruar se një strukturë ushtarake, pasi dilte nga Plani i Përhapjes, nuk ishte më n&...
Politike
20 Korrik 2026, 11:54
D.S
TIRANË- Seanca plenare e ditës së sotme është shoqëruar me tensione të larta përpara godinës së K...
Politike
20 Korrik 2026, 11:23
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të ashpra ndaj Strukturës së Posa&ccedi...
Politike
20 Korrik 2026, 11:04
D.S
Sali BERISHA
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka hedhur akuza të forta mbi bazueshmërinë e procesit gjyqësor të &...
Politike
20 Korrik 2026, 10:52
D.S
Bamir Topi
TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme ka nisur sot seanca e radhës për dosjen “Partizani”, ku v&e...
Politike
20 Korrik 2026, 10:42
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk ka kursyer ironinë as ndaj Presidentit të Republikë...
Politike
20 Korrik 2026, 10:40
D.S
Sali berisha
TIRANË- Pas përfundimit të procedurave të detyrimit për paraqitje në SPAK, lideri i opozitës, Sali Berisha...