"Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë"/ Rama nga Thethi: Sistemi nuk përmbyset! "Paketa e Maleve" nuk tjetërson pronat
“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet 21 ...
“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet 21 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Ai tha se protestuesit nuk janë të lidhur me format e vjetra të politikës, por janë të rinj që përdorin rrjetet sociale dhe kërkojnë ndryshim.
TIRANË- Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi ka deklaruar gjatë seancës plenare se protesta e qytetarëve e cila ka hyrë në ditën e 51-të, përfaqëson një reagim të një brezi të ri. Ai tha se protestuesit nuk janë të lidhur me format e vjetra të politikës, por janë të rinj që përdorin rrjetet sociale dhe kërkojnë ndryshim. Muçi u shpreh se protesta do të vijojë dhe se qytetarët janë të vendosur t’i kundërshtojnë vendimet e qeverisë që dëmtojnë interesin publik.
Gjatë fjalimit të tij në seancën plenare, deputeti akuzoi mazhorancën se po humbet mbështetjen dhe kërkoi që deputetët të reflektojnë duke marrë përgjegjësi politike. Ai paralajmëroi se protestat do të vijojnë edhe në muajt e ardhshëm nëse qeveria miraton nisma që kundërshtohen nga qytetarët. Gjatë fjalës së tij, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ndërhyri me një batutë, duke i kërkuar të mos krijojë probleme me Argjentinën duke iu referuar komenteve të Muçit për Botërorin.
"Dje ishte dita e 50-të e një proteste të vazhdueshme qytetare. Jam i bindur që as jua merrte mendja se do të vinte kjo ditë në mes të vapës, Botërorit, të sharave të Ramës dhe Taulantit që nuk lë rast pa i quajtur sorra. Sado të përpiqesh që këtë luftë të rinjsh ta kanalizosh te llogoret e vjetra, ke të bësh me protestues krejt ndryshe, të rinj e të reja që i përdorin rrjetet sociale më mirë se ti. Nga Botërori mund të themi që puna e të rinjve fitoi mbi shkelmat e ish-ëve. S’po flas për Messi-n, por për ata druvarët që vazhduan.
Protestuesit e kanë kuptuar që s’është sprint, por maratonë dhe e kanë vullnetin për t’i qëndruar sepse falë saj do të bëjnë të mundur pengimin e planeve djallëzore të Edi Ramës që në muajin e korrikut s’keni guxuar të kaloni në seancë plenare ligjet shkatërrimtare. Gjatë gushtit, nëse guxoni përsëri të shtrini duart, të rrethoni sërish me tela me gjemba Shqipërinë, përsëri protesta do iu dalë në ballë deri në momentin kur Rama të kuptojë që protesta do ia pamundësojë qeverisjen. Ju si deputetë mund të ikni me nder para këtij mandati duke dhënë dorëheqjen.", u shpreh Muçi.
"Muçi, mos na hapni probleme me Argjentinën.", tha Peleshi./Dosja.al
TIRANË- Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka kundërshtuar qëndrimin e mazhorancës për çështjen e zonave të mbro...
TIRANË- Deputetja demokrate Albana Vokshi ka deklaruar gjatë seancës së sotme plenare se Partia Demokratike nuk i ka humbur zgjedhjet, por...
Belind Këlliçi TIRANË- Deputeti Belind Këlliçi ka kritikuar mazhorancën gjatë seancës plenare të ditë...
Kuvendi i Shqipërisë TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën për bllokim t&e...
TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha, është përplasur me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, gjatë seancës plenare të...
Tomáš Zdechovský TIRANË- Eurodeputeti i EPP-së, Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza të fo...
TIRANË- Kreu i PD-së, Berisha dhe deputetët demokratë janë nisur drejt godinës së Kuvendit për t’iu ...
Pamje TIRANË- Ish-presidenti Bamir Topi ka deklaruar se një strukturë ushtarake, pasi dilte nga Plani i Përhapjes, nuk ishte më n&...
TIRANË- Seanca plenare e ditës së sotme është shoqëruar me tensione të larta përpara godinës së K...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të ashpra ndaj Strukturës së Posa&ccedi...