Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Politike
Kapri: Policia blindon institucionet që t’u mbrojnë juve nga sulmet me vezë, por dhe sa kohë do mbroheni? (VIDEO)
Ai akuzoi mazhorancën se po përdor policinë për të mbrojtur institucionet dhe deputetët nga reagimet e protestuesve, ndërsa kërkoi zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.
20 Korrik 2026, 13:31Nga G.M
Erald Kapri
TIRANË- Deputeti Erald Kapri ka kritikuar qeverinë gjatë seancës plenare, duke deklaruar se protestat e qytetarëve vijojnë për shkak të humbjes së besimit ndaj institucioneve. Ai akuzoi mazhorancën se po përdor policinë për të mbrojtur institucionet dhe deputetët nga reagimet e protestuesve, ndërsa kërkoi te zhvillohen zgjedhje të parakohshme.
Gajtë fjalimit të tij ai u shpreh se qeveria ka humbur legjitimitetin dhe se përplasjet me qytetarët dhe Bashkimin Europian lidhen me vendimet e saj, përfshirë edhe çështjen e investimeve në zonat e mbrojtura.
“Protestat vijojnë. Policia blindon rrugën, institucionet, vetëm që t’u mbrojnë juve nga sulmet me vezë. Por dhe sa kohë do mbroheni?! Janë dhe 3 vite deri në përfundim të kësaj legjislaturë, Nëse nuk e keni kuptuar se kjo sallë e ka humbur legjitimitetin, por Rama nuk ka qeverisur në një ditë të vetme. Disa muaj pasi iu gëzua mandatit të ri, plasi skandali Balluku deh bëri disa ndryshime.
Madje iu shkel dhe syri për shkak të investimit të Zvërnec, ndodhi protesta e madhe. Ndaj po e sulmoni protestën. Kjo qeveri jo vetëm që ka humbur legjitimitetin, por është në përplasje me BE. Rama thotë se është ligji më i mirë i bërë ndonjëherë. Minimumi që duhet të bëjmë është që të shpallim zgjedhje të parakohshme!”, tha ai./Dosja.al