20 Korrik 2026, 14:54
Nga G.M
Korreshi
TIRANË- Një debat i ashpër është zhvilluar gjatë seancës plenare mes deputetit të opozitës Saimir Korreshi dhe kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. Përplasja nisi pasi Korreshi kërkoi vëmendjen e kryeparlamentarit gjatë diskutimeve, duke e kritikuar për mënyrën e drejtimit të seancës dhe zbatimin e rregullores.
Peleshi iu përgjigj duke i kërkuar Korreshit të ruante gjuhën dhe etikën institucionale, ndërsa theksoi se Kuvendi nuk është vend për sjellje jashtë rregullave. Korreshi vijoi kritikat ndaj mazhorancës dhe drejtimit të parlamentit, duke deklaruar se deputetët janë aty si përfaqësues të qytetarëve dhe jo si punonjës të qeverisë.
Korreshi: E mira është të mbash içik veshin nga salla se nuk po flasim për muret. O shoku kryetar, alo! Alooo. Shoku kryetar.
Peleshi: Shokun kryetar shko edhe takoje aty ku ke shokët! Aty bërtit.
Korreshi: Mbaje mendjen në mësim se për ty po flasim.
Peleshi: Këtu nuk është festivali folklorik. Këtu është seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë.
Korreshi: Po ty po të kërkojmë ne.
Peleshi: Atë ty mos ma trego mua se unë nuk të drejtohem ndonjëherë me ti apo me emër.
Korreshi: Shoku kryetar p iu drejtohem juve ju për këtë rregullore. Nëse e keni bërë. E votuat me pompozitet. Se nëse e votuar për letër higjienike ta bënit më të hollë të paktën se na gërric. Po të drejtohem si anëtar i sekretariatit të procedurave.
Na bëni mëngjes orë pilafi dhe na çoni në Komision të Ligjeve sot që ke seancë. I di juve ju këto gjëra që ndodhin në parlament dhe vini këtu e na mallëngjeni shyqyr që erdhët. Nuk jemi punonjësit e tu. Kemi ardhur me votat e atyre që nuk janë me juve ju si kryetar dhe si qeveri./Dosja.al
korreshi pelleshi seanca plenare
Politike
20 Korrik 2026, 14:40
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se do të dyfishohet mbështetja për fëm...
Politike
20 Korrik 2026, 14:16
D.S
Zegjine Çaushi
TIRANË- Seanca e sotme plenare u karakterizua nga një debat i ndezur mes deputetes së Partisë Socialiste, Z...
Politike
20 Korrik 2026, 14:00
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretend...
Politike
20 Korrik 2026, 13:52
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar gjatë seancës plenare se reforma zgjedhore dhe ajo territoriale j...
Politike
20 Korrik 2026, 13:47
D.S
Taulant Balla
TIRANË- Seanca plenare është shoqëruar me debate të ashpra dhe gjuhë të rëndë mes deputet&e...
Politike
20 Korrik 2026, 13:38
D.S
Selia PS
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të premte një mbledhje të zgjeruar, ku do të bëhen bash...
Politike
20 Korrik 2026, 13:35
D.S
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi,
DURRËS- Në portin e Durrësit, prej datës 1 korrik, ka hy...
Politike
20 Korrik 2026, 13:31
G.M
Erald Kapri
TIRANË- Deputeti Erald Kapri ka kritikuar qeverinë gjatë seancës plenare, duke deklaruar se protestat e qytetarëv...
Politike
20 Korrik 2026, 13:19
G.M
Redi Muçi
TIRANË- Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi ka deklaruar gjatë seancës plenare se protesta e qyteta...
Politike
20 Korrik 2026, 13:18
G.M
TIRANË- Deputeti demokrat Gent Strazimiri ka kundërshtuar qëndrimin e mazhorancës për çështjen e zonave të mbro...