LIVE UPDATES
Editorial

Kur Vuçiçi izolohet, Rama gati t’i dalë në ndihmë (madje edhe në dëm të Kosovës)

Fajin për këtë ia lënë BE-së. Thonë se rajoni ka ndryshuar në mënyrë të paimagjinueshme.

1 Mars 2026, 07:11 Nga Enver Robelli
Kur Vuçiçi izolohet, Rama gati t’i dalë në
Enver Robelli

Në shkrimin e tyre të shkruar bashkë dhe të botuar në gazetën “Frankfurter Allgemeine Zeitung” kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç i përçojnë BE-së mesazhin se janë të gatshëm të pranojnë një anëtarësi të klasit të dytë pasi që nuk besojnë se anëtarësimi i plotë është i mundshëm. Fajin për këtë ia lënë BE-së. Thonë se rajoni ka ndryshuar në mënyrë të paimagjinueshme.

Theksojnë se sa i përket hyrjes në BE, shqiptarët mbesin optimistë, serbët janë skeptikë. E vërtetë – rajoni ka ndryshuar, por jo gjithkund për të mirë. Serbia sot është një shtet autokratik, me liri të kufizuar të mediave, pa drejtësi të pavarur, me korrupsion të madh. Më shumë se kurrë Beogradi po kritikohet nga BE për shkak të regresit në shumë fusha.

Pse serbët janë skeptikë? Për shkak se fushata antiperëndimore e regjimit të Vuçiçit si dhe afërsia me Rusinë dhe me Kinën kanë ndikuar që edhe më shumë të forcohet disponimi kundër BE-së në Serbi. Një pakicë e mbështet hyrjen në BE, shumica ëndërrojnë për një vëllazëri ruso-serbe. Beogradi është shndërruar në qendër të spiunazhit rus. Nga aty koordinohen shumë veprime të agjenturave ruse në rajon dhe më gjerë.

Para disa viteve një takim i opozitës ruse në Beograd është përgjuar nga autoritetet serbe dhe regjistrimet i janë dorëzuar Kremlinit. Kur opozitarët u kthyen në Moskë, ata u arrestuan menjëherë. Shqipëria përballet me shumë vështirësi dhe lëngon nga korrupsioni i qeverisë dhe partisë së Edi Ramës, por shoqëria shqiptare nuk është antiperëndimore. Këtu qëndron dallimi i madh me Serbinë.

Duke ia zgjatur dorën një autokrati që lufton për mbijetesë politike – dhe i tillë është Vuçiçi – Edi Rama edhe njëherë dëshmoi se në politikën e tij të jashtme ka dy konstante: tregimin e përrallave patriotike sa i përket Kosovës dhe kultivimin e një raporti pafalshëm përqafues ndaj liderit në Beograd.

Shkrimi në “Frankfurter Allgemeine Zeitung” nuk përmban ndonjë risi. Se dëshiron që Shqipëria të hyjë në BE pa të drejta të plota, këtë Edi Rama e ka thënë edhe më herët. Pse duhet ta thotë këtë bashkë me Vuçiçin? Sa herë që autokrati serb ndodhet në vështirësi, Edi Rama është i gatshëm t’i dalë në ndihmë. Kur BE kërkon nga Vuçiçi t’i vë sanksione Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, kryeministri i Shqipërisë i kërkon Brukselit dhe kryeqyteteve të tjera të fuqishme të mos i bëjnë presion Vuçiçit.

Në shtator 2022, pak muaj pasi Rusia nisi luftën për të pushtuar mbarë Ukrainën, Rama i tha gazetës austriake “Die Presse”: “Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbajtur kërcënimin potencial larg Ballkanit. Prandaj, nuk duhet të ushtrohet më presion ndaj Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë. Sanksione të tilla nuk janë të mundshme, sepse Serbia nuk mund të mbijetojë pa Rusinë.

Përveç kësaj, qeveria dhe presidenti Aleksandër Vuçiç nuk do t’i mbijetonin dot politikisht sanksioneve kundër Rusisë. Serbia tashmë ka mbajtur një qëndrim. Nuk duhet të harrojmë se Beogradi ka votuar tashmë tri herë kundër Rusisë në OKB. Kjo është një surprizë e madhe. Eshtë gjithashtu një shenjë se ka një vullnet të fortë në Beograd për t’u integruar në BE”.

Ka aq shumë të pavërteta në këtë deklaratë. Serbia mund të mbijetojë pa Rusinë. Serbia nuk mbijeton pa BE-në. Volumi tregtar i Serbisë me BE-në është mbi 60 për qind, me Rusinë nën 5 për qind. Serbia ka votuar në OKB për rezoluta që përkrahin integritetin territorial të Ukrainës, por vota e saj nuk ka qenë antiruse, siç pretendon Rama.

Vota e Serbisë ka qenë e tillë me qëllim të qartë: përkrahim integritetin territorial të Ukrainës dhe presim nga bota që të mbështet integritetin territorial të Serbisë (duke përfshirë Kosovën). E pasaktë është kur Rama thotë “se ka një vullnet të fortë në Beograd për t’u integruar në BE”. Ai vullnet nuk ka ekzistuar më 2022, nuk ekziston as sot.

Serbia ia shiti Rusisë industrinë e naftës vetëm pak muaj pasi Kosova shpalli pavarësinë më 2008. Dhe ia shiti me një çmim shumë të ulët, sipas ekspertëve. Për vetëm 400 milionë euro. Ky pazar nuk u bë për arsye ekonomike, por politike, sepse Rusia që nga atëherë, me veton e saj, bllokon çdo nismë për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Muajve të fundit situata ka ndryshuar falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat i kanë bërë presion të madh Serbisë që t’ua marrë rusëve pronësinë mbi NIS-in. Kompania hungareze MOL ka shprehur gatishmëri për të blerë aksionet e rusëve në NIS për mbi 1 miliardë euro. Ndonëse u detyrua t’ua marrë rusëve ndërmarrjen e naftës, Vuçiç po mbijeton politikisht.

Për çdo ditë ofendon parlamentarët europianë, parlamenti i kontrolluar prej partisë së tij ka miratuar një ligj që eleminon edhe pjesët e fundit të drejtësisë së pavarur, nëpërmjet një operacioni të gjerë po tenon të fusë nën kontroll edhe mediat e pavarura.

Kryeministri i Shqipërisë do të mund të shkruante një tekst të përbashkët me homologun e tij malazez, sepse është Mali i Zi që ka shumë gjasa të hyjë në BE, jo Serbia. Por ndaj udhëheqësve malazezë Rama sillet me përçmim dhe tallet me ta në forume ndërkombëtare.

Nga mesi i kësaj jave Aleksandar Vuçiç tha: “Nuk më shkon ndërmend të pranoj asnjë lloj njohjeje të Kosovës. (…) Nuk më shkon ndërmend të bisedoj për Kosovën jo me Marco Rubion, por as me Shën Pjetrin. Kosova është Serbi, ka qenë dhe do të jetë, dhe këtu mbyllet diskutimi”. Në fund të javës Edi Rama ia shtron qilimin e kuq Vuçiçit, shkruan një tekst bashkë me të, e merr përdore dhe tenton ta prezantojë para opinionit europian ai politikan manekin me xhaketë të kadifenjtë që beson dhe punon për vlera europiane.

Një lobim i tillë për Serbinë është vërtet i pashembullt në historinë e re të Shqipërisë. Që Kosova nuk përmendet fare në tekstin e kryetarit të Serbisë Edi Rama dhe kryeministrit të Shqipërisë Aleksandar Vuçiç nuk është befasi. Shumë shtete të BE-së kanë qëndrim se Serbia duhet ta pranojë Kosovën para hyrjes në BE. A beson edhe kryeministri i Shqipërisë në këtë apo po tenton t’ia hap rrugën Serbisë drejt një anëtarësimi të dorës së dytë, por pa e njohur Kosovën?

Edi Rama vazhdon të ketë një qasje shpërfillëse ndaj Kosovës. Para se BE të vendoste masa të padrejta ndëshkuese ndaj Kosovës (të propozuara nga ndërmjetësi proserb dhe miku i Jeffrey Epstein, Mirosllav Llajçak), Edi Rama anuloi mbledhjet e përbashkëta me qeverinë e Kosovës. S’ka ndodhur as në kohën e Enver Hoxhës që Shqipëria të jetë prijetare në ndëshkimin e Kosovës. Me Edi Ramën ndodhin çmeritje të tilla.
Në qershor të vitit 2023 kokë më vete i dorëzoi Gjermanisë dhe Francës një draftstatut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Pa asnjë konsultim me Kosovën. Rama mund të kultivojë vesin e hatërmbetjes për shkak se kryeministri i Kosovës në kohën e aventurave të tij politike deshi të bëjë karrierë politike edhe në Shqipëri, por ajo fazë ka marrë fund, andaj nuk ka asnjë arsye që qasja nënvleftësuese ndaj Kosovës të vazhdojë – me fjalë e me vepra. Për shembull: kur e quan veriun e Kosovës “tokë e askujt” (siç bëri në tetor 2023, pak ditë pas sulmit terrorist të një bande të dirigjuar nga Beogradi).

Më herët ishte aventura e tij me “Ballkanin e Hapur”, një shtirje bashkë me Vuçiçin që nuk prodhoi asgjë, ndonëse Rama deklaronte se “BE, Gjermania, Franca dhe SHBA janë të trishtuara që Kosova nuk është pjesë” e “Ballkanit të Hapur”.

Ky projekt tashmë është varrosur, pasi u kundërshtua edhe nga partitë kosovare që sot janë në opozitë. Askush nuk është i trishtuar, shtetet janë kthyer në kuadrin e “Procesit të Berlinit”, aty ku Kosova trajtohet si shtet dhe përfaqësuesit e saj nënshkruajnë në emër të Republikës së Kosovës.

Artikulli i botuar në “Frankfurter Allgemeine Zeitung” nuk është manifest i dy burrështetasve për anëtarësim në BE, as zotim për reforma, por një elegji e dy hallexhinjve që realisht heqin dorë nga ambicia e madhe (anëtarësimi) për shkak se e dinë që në këtë rrugë ata janë pengesa më e madhe si pasojë e skandaleve të pafundme korruptive.

enver robelli

Sondazh

Poll
Editorial 21 Shkurt 2026, 10:29 Lutfi Dervishi

Gazi lotsjellës nuk është deodorant!

20 shkurt! Ora 20:23! Ura e Elbasanit mbushur me policë. Mbi 100 forca! Rreth 30 gazetarë dhe kameramanë! Dy makina ujehedhese! Asnje protestue...

Editorial 12 Janar 2026, 12:09 Meri Lika

Për besimin e një Opozite

Meri Lika Prej më shumë se një dekade, politika shqiptare po përballet me një krizë të heshtur, por të thellë:...

Editorial 11 Janar 2026, 13:09 Enver Robelli

Ligji për të gjithë apo për askënd...

Enver Robelli Para disa ditësh policia e Kosovës tregoi vigjilencë të lartë dhe ua ndaloi disa serbëve në veri të M...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet