Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Ajo që e bëri Vuçiqin të humb nervat ishte akuza e Moxharit se pas miqësive të mëdha të Orbanit me Vuçiqin dhe me kryeministrin sllovak Robert Fico qëndron një kumbar. (Moxhar nuk përmendi emra, por mund të merret me mend se kumbara është Vlladimir Putini).

Një ditë pasi fitoi zgjedhjet, kryeministri i ardhshëm i Hungarisë, Peter Moxhar, arriti që me një fjali ta nervozojë presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Moxhar tha se me qejf do të takonte udhëheqjen serbe, por “e di se çfarë lidhje ekzistojnë” mes Vuçiqit dhe Viktor Orbanit, humbësit të zgjedhjeve dhe kryeministrit hungarez për 16 vjet.
Ajo që e bëri Vuçiqin të humb nervat ishte akuza e Moxharit se pas miqësive të mëdha të Orbanit me Vuçiqin dhe me kryeministrin sllovak Robert Fico qëndron një kumbar. (Moxhar nuk përmendi emra, por mund të merret me mend se kumbara është Vlladimir Putini). Vuçiq, i cili lehtë e humb kontrollin, reagoi menjëherë: “Hajde përgjigju, meqë e di, trego kush kumbaron. Lidhje nuk ka. Kjo është ‘hajde të flas pak, të mos them çdo gjë deri në fund, por që të mendohet se ai është Putini apo dikush’”.
Përgjigja e Vuçiqit është pavullnetshëm vetëdemaskuese: ku dhemb dhëmbi, shkon gjuha. Natyrisht që Rusia e Putinit prej shumë vitesh përpiqet të krijojë një aleancë autokratësh në Europën Lindore, të cilët do ta sabotonin BE-në nga brenda (Hungaria e Sllovakia) dhe ta dëmtonin duke u bërë qendra të influencës ruse (rasti i Serbisë). Në të vërtetë këto shtete po e bëjnë këtë tashmë duke i shërbyer Putinit dhe destabilizuar Europën.
Ka dyshime që pak para zgjedhjeve në Hungari dhe me qëllim që t’i ofrohet ndihmë elektorale Orbanit, në veri të Serbisë u inskenua një sulm ndaj gazsjellësit që furnizon Serbinë e Hungarinë me gaz rus. Si pala serbe ashtu edhe ajo hungareze me pompozitet njoftuan se ishte shmangur një sulm. Orbani e nxori ushtrinë për ta mbrojtur gazsjellësin në territorin hungarez. Kështu ai prodhoi fotografi luftarake duke e prezantuar veten si mbrojtës të interesave hungareze. Mes rreshtave për këtë gjoja sulm u akuzua Ukraina.
Partia Tisza e Peter Moxhar e quajti krejt lajmin për “sulmin” ndaj gazsjellësit një manovër mashtruese të Orbanit. Moxhar ka paralajmëruar se parlamenti hungarez do të hetojë rrethanat e këtij “sulmi”. Vuçiq tani reagoi me nervozizëm duke thënë se “ky nuk është vend i Moxharit dhe ai nuk ka ingerenca që të zhvillojë hetime në Serbi”. Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) shkruan në numrin e nesërm se pas fitores së Moxharit, në Ballkan po i afrohet fundi rrjetit të Orbanit. Si partner kryesorë të Orbanit në rajon gazeta përmend presidentin serb Vuçiq, liderin separatist të serbëve të Bosnjës Millorad Dodik dhe kryeministrin maqedonas Hristijan Mickoski.
Në shtator 2024, sipas FAZ, Orban i premtoi Mickoskit një kredi në vlerë prej 500 milionë euro. Po ashtu biznesmenë të afërt me Orbanin kanë blerë disa media në Maqedoninë e Veriut, për shembull televizionin Alfa. Këto media, shkruan e përditshmja gjermane, raportojnë rregullisht sipas interesave të Mickoskit dhe Orbanit.
Edi Rama Kryeministri Edi Rama, në përpjekjen e tij për të bërë fushatë zgjedhore pa zgjedhje si dhe me shpresën se...
Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE po mbulohet nga mjegulla e një debati që nuk i shërben askujt. Opinion...
Meri Lika Në historinë e politikës shqiptare post komuniste, nuk ka patur asnjë figura e cila ta ketë dominuar skenën në...
Përfaqësues nga rreth 40 vende morën pjesë në një takim virtual për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Kryeminist...
Enver Robelli (Nga seria: Vajzat e mërgatës shqiptare)Në fund të viteve 1970-të, gjyshi i Shasime Osmanit erdhi nga Maqedonia e v...
Agim Nesho Shkrimi i fundit në gazetën gjermane FAZ nga Rama-Vuçiç nuk kishte vlerën e sugjerimit të një alternative...
Shumë mirë që ndërmjetësi i BE-së Sorensen u angazhua që jeta e qytetarëve serbë të Kosovës të leh...
Ermal Mulosmani Opozita e Shqipërisë pas 13 vitesh në istikamin e pritësit ka dalë në një konkluzion të tmerrsh&eum...
Irena Beqiraj Më 23 mars 1933, brenda një dhome të ndriçuar dobët, ku ndihej aroma e ndenjur e tymit të purove, Ludwig Kaas...
Meri Lika Në vitet 2000, ndoshta edhe pak më përpara, në shumë vende, përfshirë edhe Shqipërinë numrat me pref...